Irina

Dita e Pavarësisë, sot 106 vite nga ngritja e Flamurit në Vlorë

Diten e sotme senohet dita e Pavarësisë, një festë e madhe për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga patriotët e drejtuar nga Ismail Qemali.

Kjo ditë u zgjodh sepse në vitin 1443 heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti me forcat e tij çliroi Krujën dhe ngriti flamurin kuq e zi.

106 vite më pas nga dita kur në Vlorë u ngrit Flamuri dhe Shqipëria u shpall e pavarur kanë kaluar kohë vërtetë të vrullshme. Shqipëria ka kaluar shumë peripeci, kohë të vështira dhe të mira.

Pavarësisht gjithçkaje shqiptarët ndjehen krenare për vendin dhe origjinën e tyre dhe kjo falë sakrificës së patriotëve që 106 vite më parë në një kohë të errët për Ballkanin krijuan shtetin shqiptar.

Dita e Pavarësisë, sot 106 vite nga ngritja e Flamurit në Vlorë Read More »

Politika e ndarë për festat e Nëntorit

Edhe ky 28 Nëntor e gjeti të ndarë maxhorancën dhe opozitën. 106 vjetorin e Pavarësisë qeveria e përkujtoi me një ceremoni zyrtare në qytetin e Vlorës, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në ngritjen simbolike të flamurit në sheshin e Pavarësisë qeveria e Kosovës u përfaqësua me zëvendëskryeministrin, Behxhet Pacolli.

Më pas u vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

I vetmi që foli pas ceremonisë ishte Presidenti Ilir Meta. Ai tha se dita e pavarësisë është moment gëzimi për çdo shqiptar.

“Emocion i veçantë të merrja pjesë sot në Vlorë, “kryeqytetin” e Festës së Pavarësisë, në ceremoninë shtetërore për nder të simbolit më përbashkues të shqiptarëve. Përkulem me respekt para veprës së përjetshme të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali”.

Kryeministri Rama zgjodhi që urimin e tij për shqiptarët ta bëjë në rrjetet sociale, përmes një fotoje të shkrepur mes tij dhe homologut kosovar Haradinaj mbi flamurin kombëtar, pas takimit të dy qeverive; asaj shqiptare dhe kosovare pak ditë më parë në Pejë.

Teksa përfaqësuesit më të lartë të shtetit kremtonin në Vlorë festën e pavarësisë, demokratët në Tiranë përkujtuan në të njëjtën ditë 106- vjetorin e Pavarësisë dhe 74-vjetorin e çlirimit të vendit.

Nga Varrezat e Dëshmorëve Basha ftoi shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të lirë e demokracisë.

“Përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944, ndjesë 1444. Jam në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre dhe e konsideroj ditën e sotme edhe një ftesë për një bashkim të madh të gjithë shqiptarëve në një betejë të përditshme dhe pa pushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacënuar dhe e garantuar ashtu siç është në ligj dhe Kushtetutë.”

Gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve ishin vetëm përfaqësues të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Politika e ndarë për festat e Nëntorit Read More »

Shqiptarët heqin flamurin grek dhe e vendosin flamurin kuqezi në Greqi

Në këtë 106 vjetor Pavarësie aktivistë të “Aleancës Kuq e Zi”, kanë ndërmarrë një akt simbolik në Thesprotia, njësi rajonale e Greqisë me qytet qendror Igumenicën.

Shqiptarët kanë postuar foto në Facbeook teksa heqin flamurin grek nga një monument historik dhe vënë atë shqiptar, ndërkohë që shumë pranë këtij vendi janë edhe zyrat e Agimit të Artë.

Media greke “Tilestwra” shrkuan:

“Ky është një provokim dhe të gjithë po pyesin se çfarë po bëjnë Autoritetet që lënë ekstremistët shqiptarë të sillne në një shtet të huaj si në shtëpinë e tyre?!
Kjo është padyshim një përpjekje për të nxitur një klimë kundër Greqisë dhe për t’i dhënë zë Çamërisë , e cila pretendon për prona në fshatrat e prefekturës së Thesprotisë.”

Ky veprim ka bërë bujë në të gjitha mediat e shtetit fqinj, që haptazi e quajnë provokim, por kujtojmë që kur Kacifas ngriti flamurin grek në fshatrat e Gjirokastrës e quajtën heroizëm.

Me pak fjalë aktivistët e Aleancës Kuq e Zi bënë për minoritetin çam atë që bëri Kacifas për Vorio Epirin.

Komentet u takojnë ju./JOQ

Shqiptarët heqin flamurin grek dhe e vendosin flamurin kuqezi në Greqi Read More »

Pacolli në Vlorë, do të nderohet me titullin “Doctor Honoris causa”

Me rastin e festës kombëtare të shqiptarëve, sot më datën 28 nëntor, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, do të jetë në Vlorë për të marrë pjesë në aktivitetet shtetërore dhe mbarëshqiptare të organizuara atje, me ftesë të autoriteteve të vendit.

Po në këtë ditë, kryediplomati kosovar, Pacolli, do të nderohet, gjithashtu me titullin akadamik, “Doctor Honoris causa” nga Universiteti “Ismail Qemali”, i Vlorës në një ceremoni, që do të zhvillohet në mesditë dhe me praninë e autoriteteve më të larta shtetërore, akademike të Shqipërisë dhe të rajonit të Vlorës.

Titulli i jepet si vlerësim i kontributit të tij me propozime dhe veprime në favor të forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, kontribut që nxit mendimin shkencor kombëtar në këtë drejtim.

Universiteti i Vlorës, me katër fakultete dhe mbi 10 mijë studentë, i ka fillesat e veta në Shkollën Normale të saj, krijuar në 1919.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, numri dy i Qeverisë do të vendosë lule në varrin e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali dhe do të nderojë flamurin kombëtar së bashku me krerët më të lartë të shtetit dhe autoritet vendore në ceremoninë e posaçme të 28 nëntorit. /Kosova.info

Pacolli në Vlorë, do të nderohet me titullin “Doctor Honoris causa” Read More »

Dita e Flamurit/ Rama pjesë e ceremonisë në Vlorë, Basha homazhe në Tiranë

Sot 28 nëntor, është festa kombëtare e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në Vlorë po zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit.

Të pranishëm në ceremoni janë kryeministri i vendit Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi.

Ndërkohë në Tiranë, po mbahen homazhe te “Dëshmorët e Kombit”, ku i pranishëm është kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të opozitës.

Më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga patriotët e drejtuar nga Ismail Qemali dhe kjo ditë u zgjodh sepse në vitin 1443 heroi kombëtar Gjergj Kastrioti me forcat e tij çliroi Krujën dhe ngriti flamurin kuq e zi.

Dita e Flamurit/ Rama pjesë e ceremonisë në Vlorë, Basha homazhe në Tiranë Read More »

Vlorë/ Rivarrosen eshtrat e Syrja Bej Vlorës, patriotit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare

“Nëse nuk flitet në këtë parlament për çështjen Shqiptare për cilën çështje do flitet vallë?!”. Është ky qëndrimi që Syrja Bej Vlora, mbajti në Mexhlisin Osman, kur diskutohej çshtja e gjuhës shqipe dhe alfabetitn të saj me shkronja latine.

Si një personalitet me kontribut të veçantë, Eshtrat e Syrja Bej Vlorës, u rivarrosën në një ceremoni dinjitoze nëfshatin Llakatund të Vlorës, prona e saraje të dikurshme të familjës Vlora.

Personalitiet i Syrja Bej Vlorës, u nderua me një përmendore të denjë për veprimtarinë e tij politike. Syrja bej Vlora ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare, deputet në Mexhlisin Osman, ideator dhe ndihmës kryesore në Shpalljen e Pavarësisë dhe përfaqësues i Përmetit në Vlorë kur e shpalli kushuriri i tij i dytë, Ismail Qemali.

Drejtori i institutit të Historisë, Beqir Meta , e cilësoi Syrja Bej Vlorën si pinjollin e parë të nacionalizmit shqiptar dhe krijuesi i parë i fermave kapitaliste në Vlorë e Shqipëri.

“Jemi mbledhur sot këtu për të nderuar partiotin e madh, Syrja Bej Vlora. Është një vlerë e madhe e Shqipërisë, shqiptarisë, që i kthehet vatrës së vetë, fshatit tuaj, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Me këtë rivarrim dhe këtë përmendore që atij iu mohua për shumë kohë, por që drama e tij, ka qenë drama e të gjithë shqiptarëve. Jeta e tij nuk është rrëfyer si duhet, ka patur shtrembërime të padrejta për jetën dhe aktivitetin e tij.”

Beqir Meta, Drejtori i institutit të Historisë
Pinjoll i familjes, nip i Syrja Bej Vlorës, ishte iniciatori i rivarrimit të eshtrave të tij dhe ndërtimit të përmendores. Ervin Vlora, tha se historia duhet rishkruar për të nxjerr në pah meritat e veçanta të personaliteteve të kohës.

Në radhë të parë falenderoj fshatin Llakatund, që ka bërë një punë të madhe për gjetjen dhe vënien e këtij burri në këtë vend që ka qenë. Është ditë e shënuar, falenderimet më të mëdha për të gjithë ju.

Ervin Vlora, pinjoll i familjes Vlora
Syrja Bej Vlora, Lindi në Sarajet e beut siç njiheshin pallatet e Vlorajve, i biri i Mustafa pashës dhe Naile hanëm Janinës nga dera e Asllan-Pashalive.

Ndër njerëzit e shquar nga familja e tij qenë vëllezërit Ferid Pasha dhe Namik beu, njëri Vezir i madh i Perandorisë dhe tjetri drejtor i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Shëndetësisë në Stamboll.

Vlorë/ Rivarrosen eshtrat e Syrja Bej Vlorës, patriotit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare Read More »

106 vjetori i Pavarësisë- Ngrihet në Vlorë flamuri kombëtar

Në qytetin e Vlorës u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar me rastin e 106-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në ceremoni morën pjesë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, etj.

Drejtuesit më të lartë të shtetit zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në monumentin funerar të Atit të Pavarësisë, Ismail Qemal bej Vlorës.

Të pranishëm kanë qenë edhe qytetarët shumtë, të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë në këtë ditë të rëndësishme për Shqipërinë.

Shqipëria feston sot 106-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

106 vjetori i Pavarësisë- Ngrihet në Vlorë flamuri kombëtar Read More »

Ngricë dhe erëra, moti parashikohet i acartë për festat e Nëntorit

Erë, ftohtë dhe shira lokalë, ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, 28 dhe 29 nëntorin, që përkojnë dhe me festat e pavarësisë dhe të çlirimit.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të shënojnë rënie gjatë ditëve të fundit të nëntorit dhe do të shkojë deri në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta e bregdet në 5 gradë, temperaturat minimale.

Gjatë natës do të ketë ngrica.

Ngricë dhe erëra, moti parashikohet i acartë për festat e Nëntorit Read More »