Irina

Ish kryeministri Berisha ka postuar foto e rralle me Ibrahim Rugoven

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të rrallë, ku shihet me liderin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Në 106 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, Berisha ka publikuar një fragment nga festimi i 80 vjetorit e Pavarësisë së Shqipërisë. Në pamjet në fjalë shihet Berisha teksa mban një fjalim në sheshin Flamuri në Vlorë, Rugova, si dhe kryeministrat e dy vendeve të asaj kohe, Aleksander Meksi dhe Bujar Bokshi.

“Me Presidentin Ibrahim Rugova, Kryetarin e Parlamentit Pjeter Arbnori, Kryeministrat Aleksandër Meksi dhe Bujar Bukoshi në Vlorë në 80 vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Berisha.

Ish kryeministri Berisha ka postuar foto e rralle me Ibrahim Rugoven Read More »

Horoskopi ditor, 29 nëntor 2018

DASHI:

Do t’iu duhet të zgjidhni konflikte të mundshme të brendshme, duke punuar me veten. Gjithçka me synim që të mos komprometoni raportin me personat më të shtrenjtë tuaj, si në sferën e ndjenjave edhe në atë profesionale.

DEMI:

Do të ndiqni rrugëtimin tuaj me një transformim të madh së brendshmi, gjë që do të prek çdo sektor. Kjo e enjte do të sjellë mundësi të shumta si në sferën profesionale edhe atë sentimentale.

BINJAKËT:

Duhet të mundoheni të reduktoni stresin e akumuluar në këtë 29 nëntor. Nga pikëpamja sentimentale mund të ndjeni nevojën për të marrë një pozicion vendimtar, duke u munduar të ruani qetësinë dhe përqendrimin në vendin e punës.

GAFORRJA:

Do të gëzoni një ndikim të shkëlqyer të yjeve nga pikëpamja sentimentale, pavarësisht problematikave të muajve të fundit. Kjo ditë parashikon që të pushoni më shumë dhe të dëgjoni trupin tuaj.

LUANI:

Yjet do të kenë një ndikim mjaft të favorshëm në të gjitha fushat, e sidomos ato profesionale. Ndërsa sa i takon fushës së ndjenjave, do të keni një sërë pakënaqësish.

VIRGJËRESHA:

Të gjithë sektorët do të jenë të bekuar nga ndikimi i yjeve gjatë kësaj të enjteje. Do të jeni të mbushur gjithë energji dhe do të shkëlqeni si sa i takon fushës së ndjenjave edhe në atë profesionale.

PESHORJA:

Do mund të rikuperoni një raport të mirë, sidomos në sferën e ndjenjave, duke u munduar të lini pas kurrizi çdo lodhje profesionale. Po ashtu gjatë kësaj dite nuk do t’iu kushtoni aspak rëndësi kritikave.

AKREPI:

Parashikohet një ditë e cila do të mundësojë realizimin e një sërë objektivash në sferën profesionale dhe sentimentale. Në sajë të ndikimit të Venusit, do të arrini të shkëlqeni.

SHIGJETARI:

Do të gjeni intensitetin e duhur me partnerin/en, duke përmirësuar sferën e ndjenjave. Ndërsa sa i takon sferës profesional, mund të jeni të hapur ndaj polemikave të reja.

BRICJAPI:

Kjo e enjte favorizon projektet e reja, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme si anës profesionale edhe asaj personale. Dita parashikon që të jetë mjaft pozitive.

UJORI:

Do ju duhet të përballeni me një sërë të papriturash në sferën profesionale. Për rrjedhojë do ju duhet të lini në plan të dytë sferën e ndjenjave dhe raportet me familjen dhe partnerin/en.

PESHQIT:

Yjet do të mbështesin maksimalisht sferën profesionale. Por edhe ajo sentimentale nuk do të jetë aspak e keqe. Do të rigjeni dëshirën për të bërë plane dhe projekte të reja.

Horoskopi ditor, 29 nëntor 2018 Read More »

Çfarë nuk u pa nga pritja në Presidencë për 106 vjetorin e Pavarësisë(foto)

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka organizuar një pritje shtetërore në nder të 106-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku të pranishëm ishin me dhjetëra politikanë, diplomatë e personalitete të fushave të ndryshme.

Meta tha gjatë fjalës së tij “Jemi mbledhur për të festuar sot sëbashku, ditën e sakrificës. Është një ngjarje që na bën të ndihemi mirënjohës pa fund. Është një moment historik që na bashkon më shumë se kurrë në luftën e lirisë dhe sovranitetit. Historia dhe vepra e Skënderbeut është sa shqiptare por edhe europiane.

Këtë ndjenjë e përjetova dhe në takimin me arbëreshët. Në këtë vit u bashkuan dy 28 nëntor të lavdishëm. Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracionit. Kjo është kambanë alarmi për klasën politike për të krijuar kushte për të rinjtë. Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”.

Por ndërkohë reporteri i agjencisë LSA, Malton Dibra, ka fiksuar disa momente nga kjo pritje, ku përfshihen krerë të komuniteteve fetare, diplomatë, politikanë dhe ish-presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç.

Për më shumë shini fotot e mëposhtme:

Çfarë nuk u pa nga pritja në Presidencë për 106 vjetorin e Pavarësisë(foto) Read More »

“10 Shqiponjat e Tërbaçit”, grupi i vetëm i grave që këndojnë iso polifoni

Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët anekënd botës, sepse sot festojmë 106-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. Dhe në kuadër të kësaj dite në studion e “Rudina” ishin të ftuara “10 Shqiponjat e Tërbaçit” dhe Albert Habazaj, bibliograf, poet, studiues i Etnologjisë dhe Folkorit.

Ato janë 10 gra, 8 prej të cilave janë bija të fshatit Tërbaç të Vlorës, ndërsa 2 të tjera janë nuse në këtë fshat. Ato janë bashkuar para 2 vitesh për të formuar një grup polifonik, të cilin e kanë quajtur “10 Shqiponjat e Tërbaçit”. Të gjitha ato janë nëna, madje disa prej tyre dhe gjyshe dhe kanë vendosur të rizgjojnë traditën e hershme të këngës labe të grave tërbaçiote. Ky grup i polifonisë femërore labe sot është unikal.

Shpresa Kapo Çelaj, Liri Gaçe Shkurtaj, Vito Shiroku Vera, Evgjeni Habili Seferi, Liljana Rrapaj Kapo, Antoneta Goxho Mehmeti, Hava Çelaj Muçaj, Lavdie Goxho Xhaka, Meme Ribaj Habazaj dhe Fatmira Hodo Skëndaj ishin anëtaret e grupit, të cilat gjatë emisionit rrëfyen historinë e krijimit të grupit.

“Kemi qenë në klasë të 3-të kur ka nisur historia e krijimit të grupit. Kam qenë bashkë me Lirien dhe Albertin në një klasë. Rapsodi i Tërbaçit zgjodhi zërat më të mirë që quhej “Fatosat e Tërbaçit”. Kështu nisi, edhe në gjimnaz krijuam një tjetër grup. Por më pas u shkëputëm për disa kohë, sepse secili nga ne mori drejtime të tjera në shkollë. Më vonë e diskutuam dhe bëmë një thirrje dhe të gjitha anëtaret e grupit që janë sot ishin të gatshme për t’u bërë pjesë. Rezultuam mirë”, tha Shpresa Kapo Çelaj.

Ndërkohë Meme Ribaj Habazaj shtoi: “Tërbaçi është një fshat plot me ngjyra, me të gjithë ngjyrat e jetës. Është i bukur jo vetëm në natyrë, por edhe në njerëz dhe kjo na ka bërë ne që t’i bashkohemi grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”./tvklan.al

“10 Shqiponjat e Tërbaçit”, grupi i vetëm i grave që këndojnë iso polifoni Read More »

Në sy të grekëve, pjesëtarë të Policisë së Kosovës festojnë me shqiponjë

Shqiptarët anë e mbanë botës kanë festuar sot “Ditën e Flamurit”.

Patriotë nga anë e mbanë botës kanë mbushur rrjetet sociale ditën e sotme me foto ku kanë shfaqur simbolet kombëtare.

Por një foto mjaft speciale këtë herë vjen nga Jordania.

Pjesëtarë nga Policia e Kosovës, të cilët ndodhen atje kanë shkrepur një foto duke bërë shqiponjën me duar, sipas Indeksonline.

Deri këtu gjithçka është normale.

Por ajo që ka tërhequr vëmendje është fakti se këtë gjë ata e bëjnë në sy të policëve grekë.

Fotoja po bëhet virale në rrjetet sociale.

Në sy të grekëve, pjesëtarë të Policisë së Kosovës festojnë me shqiponjë Read More »

‘Stop’/ Bashkia e Mallakastrës i grabit qytetarit pronën

Emisioni “Stop” është ndalur në fshatin Visok të Ballshit për denoncimin e qytetarit Gramoz Malaj. Ai thotë se Bashkia e Mallakastrës i ka hyrë në pronën që ka me dokumente dhe merr rërë bituminoze. Kryetari i Bashkisë, Agron Kapllanaj thotë në intervistë se vendi i gërmimit është në kufi me pronën private, ndaj mund të ketë prekur pak.

Kapllanaj pohon se nuk ka leje shfrytëzimi dhe asnjë lloj dokumenti tjetër që ta lejojë të kryejë këtë aktivitet. Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier deklaron se për këtë aktivitet, Bashkia e Mallakastrës duhet të ketë patjetër leje shfrytëzimi e leje mjedisore. Sipas tij, puna jo vetëm do të bllokohet, por do të shkojë edhe në prokurori.

“Quhem Gramoz Malaj, jam bashkëpronar në një sipërfaqe toke të trashëguar nga gjyshërit e mi. Dhe gjithë këtë kohë, ne i jemi drejtuar gjykatave të ndryshme për ta rimarrë këtë pronë dhe në vitin 2015 Gjykata e Rrethit Fier na e ka rikthyer, madje e kemi fituar edhe në Apel. Kemi ardhur këtu, kur kemi parë që disa persona po na shkëtërronin pronën. Siç e shikoni edhe vetë, faktet flasin, personat që janë futur këtu nuk janë individë privatë, por është një institucion shtetëror që quhet Bashkia Ballsh.”

Gazetarja: Pranë redaksisë së emisionit tonë është ankuar Zoti Malaj, i cili në bazë të dokumenteve që ka njihet pronar i ligjshëm i një sipërfaqe toke në fshatin Visok dhe deklaron që i është cënuar prona, pasi Bashkia juaj po ndërhyn pikërisht në pronën e tij, duke marrë rërë bituminoze. Doja të dija cila është e vërteta dhe cili është pretendimi i Bashkisë.

Kryetari Agron Kapllanaj: Bashkia Mallakastër nuk ka hyrë në pronën e zotërisë. Meqenëse jemi duke punuar në kufi prone, ndoshta mundet edhe që mjeti të kenë hyrë edhe brenda pronës së zotërisë. Ne jemi të gatshëm që nëse kemi ndërhyrë, të rikthejmë, ashtu sikurse do të rikthejmë edhe pjesën tjetër, në gjendjen e mëparshme.

Gazetarja: Keni një leje shfrytëzimi?

Kryetari Agron Kapllanaj: Leje shfrytëzimi për çfarë?

Gazetarja: Për të marrë bitum?

Kryetari Agron Kapllanaj: Po ne nuk kemi hapur barrierë bitumi atje, jemi duke bërë rikonstruksionin e rrugës dhe sigurisht që gjatë kohës që punojmë, këto inerte po i shfrytëzojmë për shtrimin e disa rrugëve të tjera.

Gazetarja: Gjithsesi, pa leje unë nuk besoj, se mund të ndërhyhet?

Kryetari Agron Kapllanaj: Ok! Dakord!

Gazetarja: S’e keni lejen?

Kryetari Agron Kapllanaj: Jo, s’kemi leje!

Gazetarja: Një qytetar kur ndërton minimumi merr një leje, po s’e pati lejen futet në burg, kështu që si i bie?

Kryetari Agron Kapllanaj: Edhe ne me leje punojmë.

Gazetarja: Punoni me leje, por këtë herë s’ashtu…

Kryetari Agron Kapllanaj: Në të gjithë territorin, ne punojmë me leje.

Gazetarja: E kuptoj! Po këtu pikërisht, pse s’keni punuar me leje?

Kryetari Agron Kapllanaj: Edhe aty me leje jemi! Jemi duke bërë rrugë. Duke rehabilituar rrugën e fshatit.

Gazetarja: Po pra po, ju ok, po bëni punë publike, sepse ky është detyrimi juaj.

Kryetari Agron Kapllanaj: Nuk po bëjmë krim!

Gazetarja: Nuk po bën krim, por ti nuk ke një leje?

Kryetari Agron Kapllanaj: Ok! Ok! Dakord! Nëse s’ka leje, ka apo s’ka leje, ka dhe instanca të tjera që merren me lejet e me ato. Ok! Në qoftë se nuk ka leje, sipas ligjeve, kemi edhe ne ato kusuret tona, penalizohemi.

“Atëherë, pasi morëm takim me Kryet

arin e Bashkisë, i cili na tha se nuk është bërë dëm, vetëm sa është cënuar pak në pronën time… unë erdha për ta vërtetuar këtu, ku është një fushë, në qytetin e Ballshit. Të gjithë këtë material e kanë marrë nga prona ime. Këtu duken faktet vetë se është cënuar pak, apo është cënuar shumë…”, tha Gramoz Malaj.

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit tha se “i është kërkuar të gjithë bashkive, sipas bazës materiale të kërkuar! Ju kërkojmë informacion mbi karrierën e ndodhur në Visok, Bashkia Mallakastër. Sa më poshtë: Dokumentacionin e pronësisë, ku ushtrohet ky aktivitet! Licencat përkatëse për shfrytëzim, nëse është në aktivitet, duhet të ketë edhe licencë! Në rast të ushtrimit të aktivitetit pa lejen përkatëse, të merren masa për bllokimin e aktivitetit dhe njoftimit të ISHMP-së menjëherë. Normalisht, Bashkia Mallakastër është pronare të themi në thonjëza e të gjithë territorit të saj, por nuk mund të ushtrojë pa leje asnjë lloj veprimtarie, pa patur këto që unë citova.”

Gazetarja: Ka ardhur në zyrat tuaja kjo Bashki të kërkojë leje?

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: Asnjëherë! Urgjentisht do bllokohet ai!

Gazetarja: Do bllokohet?

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: Duhet të bllokohet, se nuk mund të ushtrosh një aktivitet pa leje! Ç’është kjo…?!

Gazetarja: Po jo, se nxjerr bitum dhe shtron rrugë!

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: Ç’më intereson?! Merr njëherë leje dhe pastaj… ka lejen përkatëse. Leje Shfrytëzimi, leje Mjedisore, duhet t’i ketë se s’bën. Do bllokohet! Do merret masë administrative! Në të kundërt do të çohet edhe në prokurori çështja!

Gazetarja: Ç’farë thua?

‘Stop’/ Bashkia e Mallakastrës i grabit qytetarit pronën Read More »

Flet nipi i Isa Boletinit: Gjyshi im nuk luftoi që kulla e tij të bashkohet me Serbinë

Në Veri të Kosovës, paralelizmi sot më 28 nëntor po prekte një nivel tjetër. Aty ku përfundonte vargu i flamujve kuq e zi, shfaqeshin ata të Serbisë. Vetëm trupat e KFOR’it që ishin shpërndarë në distanca jo shumë të mëdha, po e thyenin këtë rregull. Derisa në fshatin Boletin të Zveçanit, shqiptarët po vizitonin kullën e Isa Boletinit për Festën e Flamurit, në qendër të Mitrovicës, serbët po i thurnin vargje “tokës së shenjtë” Veriu sot ishte kthyer në destinacion i dy pelegrinazheve: i serbëve që po e vazhdojnë serinë e protestave ndaj vendimit të Qeverisë për taksën ndaj produkteve serbe, duke i kënduar Kosovës dhe Trepçës dhe i shqiptarëve, që shkonin në Kullën e Isa Boletinit për Festën e 28 Nëntorit.

Gjithçka po zhvillohej në një perimetër jo shumë të gjerë, në zonën e qyteteve veriore, që janë përfshirë në debatin e ‘korrigjimit të kufijve’. Ekipi i Gazetës Express në mesditë qëndroi në Kullën e Isa Boletinit. Aty po përfundonin vizitën e tyre kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Tema e ndryshimit të kufijve nuk ka kursyer as Kullën dhe varrin i Isa Boletinit. Kryeministri Ramush Haradinaj javë më parë deklaroi se bëhet fjalë për ndarjen e veriut. Sipas kryeministrit, plani i ndarjes e lë jashtë edhe fshatin Boletin, në të cilin janë rivarrosur eshtrat e heroit. Për këtë temë për Gazetën Express foli edhe Gazmend Boletini, nip i Isa Boletinit, i cili po bënte nikoqirllëk në kullën e stërgjyshit të tij. “Ne jemi Kosovë. Isa nuk ka luftuar që Kulla t’i mbetët në anën tjetër” , tha ai.

Ai tutje tregoi që kishin pritur qindra grupe të vizitorëve që për 28 nëntor shkojnë në Boletin. Për Gazetën Express foli edhe ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, themeluesi KIPRED-it, Lulzim Peci, i cili ka qenë i zëshëm kundër idesë së ndryshimit të kufijve/ndarjes së Veriut. “Pas 99’ës, kjo është ideja më e rrezikshme që është përballur Kosova. Kjo ide ka qenë edhe më përpara, mirëpo nuk ka pasur përkrahës. Problemi është se tash janë gjetur përkrahësit”, ka thënë Peci për Gazetën Express dhe T7. Ai e quan tradhtinë më të madhe përkrahjen e opsionit të ndryshimit të kufijve, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit, kushdo që e quan tradhtar Hashim Thaçin është gomar. Në afërsi të kullës, trupat e KFOR-it ishin shpërndarë në dy-tre pika të ndryshme.

Nga ana tjetër, në udhëkryqin në dalje të Lagjes së Boshnjakëve qëndronte një veturë e policisë së Kosovës. Në të gjitha atë zonë, vetëm uniforma e policit që rrinte jashtë veturës kishte shenjë të Republikës së Kosovës. Lagjja e Boshnjakëve ishte mbuluar me flamuj kuq e zi për shkak të festës. Njëqind metra më në veri, të dy anët e rrugës ishin të mbushura me flamujt e shtetit serb. Vetura e Policisë dhe automjetet e KFOR’it po qëndronin larg qendrës së Mitrovicën Veriore, ku ishin mbledhur protestuesit serbë. Boletini dhe fshatrat përreth ishin mbushur me flamuj kuq e zi. Edhe veturat që destinacion kishin varrin dhe kullën e Isa Boletinit, mbanin flamujt e Shqipërisë. Në qytetet veriore, aty ku përfundonin flamujt kuq e zi, fillonte vargu i flamujve serbë. Mëngjitë situatës tensionuese në Veri, sot të dy palët po festonin. Shqiptarët 28 nëntorin, e serbët që sot u mblodhën për herë të tretë për të protestuar rreth taksës të qind për qindtë ndaj produkteve serbe.

Gazeta Express ka përcjellë edhe protestën e sotme, që po shoqërohej me një koncert. Protesta e thirrur për kundërshtim të taksës ndaj produkteve serbe, po i dedikohej “shefit të nëntokës”, Milan Radojciq. Serbët po bënin thirrje për ‘vëllanë’, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Flet nipi i Isa Boletinit: Gjyshi im nuk luftoi që kulla e tij të bashkohet me Serbinë Read More »

Kuvendi hap dyert për qytetarët, radhë për t’u ulur në karrigen e Ramës

Me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë, Parlamenti është vizituar nga shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Me urimet e tyre, për një Shqipëri të anëtarësuar në Bashkimin Europian, kishte edhe nga ato qytetarë që shprehën pakënaqësitë për klasën politike.

Ashtu si politikanët edhe qytetarët preferojnë më shumë postin e Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe të ministrave në sallën e Kuvendit.

Në kohën kur kreu i Qeverisë po merrte pjesë në festimet e 106 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, në sallën e seancës mbahej radhë për tu ulur në vendin e tij.

“Ky është vendi më i preferuar për të gjithë, të gjithë e synojnë atë, por historia ka treguar se në Shqipëri nuk e kanë njerëzit e denjë dhe të duhur”.

Në mesazhet për Ditën e Flamurit, qytetarët urojnë që vitin e ardhshëm vendi ynë të marrë një përgjigje pozitive nga vendet e unionit.

“Vitin tjetër të jemi sa më shpejt në BE. Gëzuar Ditën e Flamurit!”

“Me këtë politikë që kemi ta çojmë vendin më përpara dhe të ecim sa më mirë drejt sukseseve që do ky popull dhe ky vend”.

“Te parlamenti i kemi sytë dhe mendojmë për të ardhmen, jo vetëm tonë, por edhe të fëmijëve”.

Me dyer të hapura për qytetarët, Kuvendi shpërndau bluza për të pranishmit për të sensibilizuar qytetarët për mbrojtjen e mjedisit.

Edhe gjatë së enjtes, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë Parlamentin nga ora 17:00-19:00./Ora News

Kuvendi hap dyert për qytetarët, radhë për t’u ulur në karrigen e Ramës Read More »