Irina

Reagon Ministria e Kulturës pasi Lahuta u njoh si trashegimi e Serbise nga UNESCO: Ja e verteta

Ministria e Kulturës përgënjeshtron lajmin e përhapur në media një ditë më parë, se lahuta është njohur nga UNESCO si trashëgimi kulturore e Serbisë.

“Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se ‘lahuta nuk është shqiptare, por serbe’”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Kulturës.

“Praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj. Të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin”, sqaron më tej ministria.

Reagimi i plotë

Ministria e Kulturës, në komunikim edhe me Misionin tonë të Përhershëm pranë UNESCO-s, sqaron se:

Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se “lahuta nuk është shqiptare por serbe”.

Në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u bë regjistrimi i nominimit “Të kënduarit në shoqërimin e Gusle” (instrumenti që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Ministria e Kulturës, ashtu sikurse u theksua edhe në këtë mbledhje nga delegacioni i Shqipërisë, vë sërish në dukje se:

Praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj.

Të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin.

Ministria e Kulturës së Shqipërisë është tashmë në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrjes në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Europës Juglindore, që kanë dëshirë t’i bashkohen këtij procesi për këtë aset kulturor specifik.

Çdo vend ndjek prioritete të ndryshme në punën përgatitore për regjistrimin e pasurive kulturore në listat e trashëgimisë botërore dhe aktualisht Shqipëria është në fazën përfundimtare të procesit të regjistrimit të dosjes së pasurisë kulturore dhe natyrore të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkohë që ka në proces përgatitjen e propozimeve për regjistrim në listat përkatëse disa pasuri të tjera materiale dhe jo materiale, si për shembull, Parku Arkeologjik i Apolonisë.

Ndajmë gjithashtu me publikun lajmin e mirë se falë punës së mirëkoordinuar të Ministrisë së Kulturës dhe të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, në po të njëjtin takim, u miratua kërkesa e Shqipërisë për asistencë ndërkombëtare për projektin e krijimit të Inventarit Kombëtar të Pasurive Kulturore Jomateriale që do të krijojë një bazë të dhënash në nivel rajonal dhe kombëtar për këtë kategori

Reagon Ministria e Kulturës pasi Lahuta u njoh si trashegimi e Serbise nga UNESCO: Ja e verteta Read More »

Thane se ishte sllave, del e verteta: “Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda ishte shqiptare, nga Pollogu i Iliridës”

Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmat e Skënderbeut, nga pushteti i atëhershëm jugosllav u d*nova me 4 vjet b*rg të rëndë të cilin b*rg e vuajta në Idrizovën famëkeqe të Shkupit. Ky studim i imi është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me pretendimet e disa historianëve greko-serbo-sllavë rreth origjinës së Skënderbeut po edhe nënës së tij Voisavës.

Pas një kohe bukur të mirë të hulumtimit, deshifrimit e studimit të dokumentave në Arhivin e Stambollit, arrita që në Universitetin e Shkupit, para komisionit special i formuar vetëm nga historianë maqedonas, studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte dhe argumente të shumta dhe në mënyrën më shkencore, ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij nga nëna po edhe nga babai.

Dokumentat e reja që i zbulova në Arhivin e Stambollit, ku flitet për origjinën shqiptare të Gjergjit po edhe prindërve të tijë më ndihmuan që komisioni i formuar me atë rast, i Universitetit të Shkupit, të mbetej pa tekst dhe mos ta hapte gojën.

Nëna e Kastriotit, në shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar me emërin Voisllava (sllave) dhe jo Voisava ose Veisava; e që eshtë emër i sllavizuar. Në latinishten dhe sllavishten e vjetër emri i nënës së Skënderbeut deshifrohet dhe lexohet si Voisava ose Viosava dhe nuk mundet të lexohet si Voisllava, sepse te emri origjinal në gjuhën latine po edhe në sllavishten e vjetër nuk eshtë e shenuar shkronja ,, LL,,.

Se emri i nënës së Skënderbeut;Viosava-Voisava-Vjosava nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava, ( sllave ) kam marrë dhe analizuar edhe përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh. XVIII ku emri i nënës se Skënderbeut është i përkëthyer, deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava.

Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që historianët e politizuar nuk duan ti marrin parasyshë. 1.Gjon Muzaka, bashkëkohas i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë shqiptare të asajë kohe, në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend nënën e Gjergj Kastriotit-Voisavën, por ai duke e ditur dhe duke qenë i sigurtë se ajo dhe babai i sajë vinin nga një trevë pastër shqiptare ,,Pollogu i Dardanisë,, dhe se ata gjithëqysh ishën me origjinë shqiptare, nuk e ka parë të arsyeshme që të flasë edhe për origjinën apo prejardhjen e tyre etnike.

Muzaka shkruan se Gjon Kastrioti me Voisava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Voisava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Voisavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga prindërit Voisava dhe Gjoni, e që Voisava ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut – familja Tribalda.

Muzaka,asnjëherë dhe në asnjë vënd në shkrimin e tij nuk e ve në dyshim origjinën shqiptare të Voisavës sepse ai e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu në kohën e Bardhylit, Agronit e Teutës ka qenë pjesë e Dardanisë ilire, e që gjithmonë ka qenë i banuar nga iliro-arbërit, e edhe gjatë periudhës bizantine, osmane,të Car Dushanit, po edhe sot, vazhdon të jetë 99% i banuar nga shqiptarët.

-Fan S. Noli, në veprën e tij për Kastriotin thote se Gjon Muzaka eshtë autori i parë që e ka përmendur mbiemrin e nënës së Skënderbeut-Tribalda. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i vajzërisë së Voisavës ka qenë Tribalda e që ka qenë edhe mbiemër i babait të sajë Gërgurit, princit të principatës së Pollogut.

-Kristo Frasheri , historiani jonë shumë i famshëm, thote se përkatësia etnike shqiptare e Voisavës ka qenë mirë e ditur dhe mirë e njohur, jo vetem prej Gjon Muzakës por edhe nga të gjithë bashkëkohësit e Muzakes, të trashgimetarëve të tyre, po edhe rrethit miqësorë më të gjerë që e kan rrethuar familjen e princit të Pollogut, Gërgur Tribalda.

2.Marin Barleti, 1508, eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Gjergjit, thotë se nëna e tij quhej Voisava, që ishte e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda te Principatës së Pollogut e që ka qenë princ dhe sundimtar i kesajë krahine shqiptare deri në kohën kur i gjithë Ballkani pushtohet nga osmanët. Barleti duke e ditur dhe duke e pasur të kjartë se krahina e Pollogut i ka takuar Dardanisë ilire dhe se e gjithë Dardania ka qenë shqiptare që nga koha ilire, pastaj ka vazhduar si krahinë shqiptare edhe në kohët që i përmendëm më lartë, nuk e ka parë të arsyeshme që të merret me përkatësinë dhe origjinën e sajë kombëtare ose te bente pyetje se cilës përkatësie etnike i takonte trungu i sajë familiarë.

3.Autori bullgar, Ivan Ivanov në veprën e tij ,,Bllgarski Starini,, 1990 Sofija, thotë se pas vrasjes së princit Vukashin nga osmanët, më 1371 te Beteja e lumit Marica, me pjesën e Maqedonisë së sotme lindore (Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij, Krali Marko, kurse me pjesën që sot i thonë Maqedonia Perëndimore vazhdon të sundojë princi i Pollogut me emrin Gërguri, i cili bëhet sundimtar i pollogut pas shkatërrimit të perandorisë serbe dhe dobësimit të asajë Bizantine.

Nga këto të dhëna del se babai i Voisavës-Gërguri udhëhiqte me principatën e Pollogut shumë më herët se sa këto troje të bienin nën sundimin Osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet pikërisht Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij në veriperëndim të Pollogut.

Bashkë me princat tjerë serbë të Ballkanit, Vuk Brankoviq e Krali Marko, po edhe princat e fuqizuar shqiptarë të familjeve bujare shqiptare të asajë kohe, Thopia, Skurra, Muzaka, Arianiti, Ballsha,Kastrioti; edhe princi i Pollogut-Gërguri, pranon që përkohësisht të bëhej vasal i Sulltanit me qëllim që të mbetej sundimtar i principatës shqiptare të Pollogut.

Për ta vërtetuar atë që thamë më lartë duhet të skjarojmë edhe njëherë se pas vdekjes së Car Dushanit dhe shkatërrimit të perandorisë serbe, feudalët shqiptar që i përmendëm më lartë me një shpejtësi të madhe fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre, kohë kjo kur edhe babai i Voisavës-Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me Shkupin bien nën sundimin Osman.

4.Boban Petreski, profesor i Universitetit te Shkupit, në shkrimet e tia citon të ketë hulumtuar dhe analizuar autorë si: Ivan Ivanov ,,Bëlgarski starini od Makedonija,,; Mihajlo Diniq, ,,Oblast Brankoviqa,,; Milan Shuica, ,,O Cezaru Gerguru,, ku ka gjetur dhe vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Voisavës, babait të sajë Gergurit dhe familjes së tyre më të gjerë dhe nuk ka të bëjë me fisin e Tribalëve, i cili fis asnjëherë nuk është shtrirë në Dardaninë ilire ku sot shtrihet krahina e Pollogut.

Petreski, me argumentet që prezenton, ka arritur ta shkëpusë në mënyrë të sukësesëshme lidhjen e Voisavës dhe babait të sajë Gërgurit me fisin e vjetër të Tribalëve, i cili zbulim eshtë më shumë në shërbim të shqiptarëve dhe nuk i ndihmon serbët,grekët e maqedonët që ta lidhin origjinën e Voisavës e Gërgurit me sllavët.

Dokumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bia e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm për ne shqiptarët sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por emri Gërgur eshtë shqiptarë, edhe sot përdoret në Kosovë si mbiemër e emër fisi dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur e as sot nuk përdoret nga sllavët.

Në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gërgurnica,, që eshtë emri i princit shqiptar ,Gërguri…..ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij. Njohuritë e këtilla që ne i marrim nga informatat e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Voisavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut, del se ai udhëhiqte me Pollogun deri në kohën kur këtu arritën osmanët.

Nga te dhenat vërtetohet se krahina e Pollogut nuk ra nën turqit pas betejës te lumi Marica më 1371, betejës te Fusha e Savrës më 1385 në Shqipëri, e as pas betejës në Fushë Kosovë më 1389. Krahina e Pollogut, territor ky që shtrihej nga vëndi i quajtur ,,Karpallak,, afër Shkupit e Zhelinës, në veri të Pollogut e deri te maja e malit Bukoçë në mes të Kërçovës e Gostivarit, në jug. Ky territor pra, bie nën osmanët menjëherë pas marrjes së Shkupit më 1392, koha kur edhe në dokumentet osmane si zotëri i Pollogut përmendet të ketë qenë princi me emrin Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Voisava.

Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Voisavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është i shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366. Ky manastir vazhdon te eksistoi edhe sot me te njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,, të Pollogut na ka lënë një shënim për Voisavën, të binë e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me lisa,,. (Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd, 1982)

Sado që të kërkojnë e hulumtojnë ata që shkruajnë e flasin kot për origjinën jo shqiptare të Voisava Tribalda, nuk do të mund të hasin ndonjë grek apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurët, si që janë Krasniqe, Berisha, Thaqi, Kelmend etj.

Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit të parë, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur babai i Skenderbeut- Gjoni e trashëgon dhe zavendëson babain e tij, dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufijtë dhe terrritorin e principatës së Kastriotëve shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Voisavën, që ka qenë fëmiu i vetëm i princit të Pollogut-Gërgurit, e që bashkë me nusen nga Pollogu, Gjoni trashigon edhe principatën e Pollogut .

Thane se ishte sllave, del e verteta: “Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda ishte shqiptare, nga Pollogu i Iliridës” Read More »

Kalaja e Gjon Bocarit në Tragjas

Kalaja e Gjon Bocarit është një monument i trashëgimisë kulturore në Tragjas, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri. Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “NR. 6, DT, 15. 01. 1963“.
Kalaja e Gjon Boçarit është ndërtuar në një kodër dominuese mbi fushën e Dukatit, Tragjasit dhe fshatit Radhimë, duke kontrolluar bregdetin dhe rrugët që të çojnë drejt qafës së Llogarasë dhe asaj të Shën Gjergjit. Kjo kështjellë formohet nga një katërkëndësh kënddrejtë (30xl8 m), me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit. Kurtinat kanë një trashësi prej 1,80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave. Gjithashtu e barabartë është edhe lartësia e tyre. Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes, arrin 4 m, ndërsa parapeti, i ruajtur vetëm si gjurmë, kishte një gjerësi prej 0,54 m. në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore.[3]
Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese. Muret e tyre, në pjesën e poshtme, përshkohen nga frëngji për armë zjarri, të mbuluara me rrasa horizontale guri. Ndërsa trashësia e plotë e kurtinave përshkohet vetëm prej dy frëngjish të vendosura në të dyja anët e portës. Arkeologu austriak Carl Patsch në vitin 1904 përshkruan keshtjellën dhe rrenojat e zgjeruara të ndertesave ne veri te saj. Ai mendon se garnizoni që qëndronte në këtë kala, ka ndenjur ne çadra ose ndërtime druri të lehta.
Nga elementët arkitektonikë kalaja përkon me rrethimet e manastireve shqiptare të ndërtuara në gjysmën e dytë të shekullit të XVII, dhe duhet studiuar akoma nëse ka pasur ndonjë ndërtim në kohën e Ali Pasha Tepelenës, pasi nuk rezulton që të ketë elementë tipikë të ndërtimeve nga ky i fundit.

Kalaja e Gjon Bocarit në Tragjas Read More »

Viktimat e trafikimit, 71% janë gra e vajza

71% e të gjitha viktimave të trafikimit në mbarë botën janë gra dhe vajza, sipas shifrave të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërsa trafikimi i qenieve njerëzore është fenomen mbarëbotëror, që nuk njeh kufij, Konventa e Këshillit të Europës për masat kundër trafikimit u drejtohet të gjitha shteteve në botë për të parandaluar këtë fenomen.

Vlera më thelbësore e Konventës është përqendrimi i saj në të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e viktimave.

Konventa e përkufizon trafikimin si shkelje të të drejtave të njeriut dhe si shkelje të dinjitetit dhe integritetit të qenieve njerëzore. Kjo do të thotë që organet kombëtare janë përgjegjëse, në rast se ato nuk marrin masa për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore, për të mbrojtur viktimat dhe për të hetuar me efektivitet rastet e trafikimit./atsh

Viktimat e trafikimit, 71% janë gra e vajza Read More »

Regjistrimi i popullsisë dhe banesave fillon në vitin 2020

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka nisur përgatitjet për censin (regjistrimin) e popullsisë dhe banesave në Shqipëri, që do të nisë në vitin 2020.

Delina Ibrahimi, drejtore e INSTAT u shpreh sot gjatë një takimi konsultativ mbi draft “Pyetësorin e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020”, që u zhvillua në Tiranë, se, “të gjithë pyetjet thelbësore të censit, përveç pyetjeve mbi përkatësinë fetare dhe përkatësinë në grupe etno-kulturore do të jenë subjekt i verifikimit dhe vërtetësisë”.

Në ndryshim nga ai i vitit 2011, censi në vitin 2020 do të realizohet me tablet dhe të dhënat e plotësuara do të jenë online në kohë reale.

Sipas bazës ligjore të propozuar nga Këshilli i Ministrave qytetarët që nuk do të japin informacionin e kërkuar, ose do të japin informacion do të gjobiten deri në 100 mijë lekë.

Në cens do të regjistrohen ekonomitë familjare, individët, migracioni, banesat, arsimimi, punësimi, pakicat kombëtare, besimi fetar  si dhe numri i të huajve në vendin tonë. /atsh

Regjistrimi i popullsisë dhe banesave fillon në vitin 2020 Read More »

Reforma e ujit, vijon puna me ritme të larta në Vlorë

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë është e vendosur për formalizimin e të gjithë abonentëve të qytetit bregdetar.

Gjatë aksioneve të ndërmarra ditët e fundit ka vijuar ndërprerja e ujit të pijshëm për debitorët në disa lagje të qytetit si në lagjen “28 Nëntori”, “24 Maji”, etj.

“Ne kemi vendosur të ndërpresim ujin e pijshëm për të gjithë konsumatorët që nuk paguajnë, në mënyrë që të çojmë deri në fund reformën e ujit”, bën të ditur Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.

Po ashtu, Ujësjellës Kanalizime Vlorë shprehet se “po shkojmë derë më derë për zbatimin e reformës së ujit. Sot vijuam me të tjerë abonentë në lagjen ’28 Nëntori’”.

Reforma e ujit po vijon me ritme në të gjithë qytetin e Vlorës. Përveç ndërprerjeve të ujit të pijshëm për debitorët, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje kanë realizuar edhe kontakte me abonentët në lagjet e qytetit, të cilët i kanë njoftuar nëse janë debitorë.

Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka arritur rezultate të kënaqshme në reformën e ujit, ndërsa ka patur një angazhim të lartë nga të gjithë punonjësit e angazhuar në aksionet e ndërmarra. /atsh/

Reforma e ujit, vijon puna me ritme të larta në Vlorë Read More »

Inspektoriati Shëndetësor, inspektime për zbatimin e ligjit të duhanit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor po vazhdon inspektimet për monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit të ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Sipas ISHSH-së, inspektimet po kryhen në orë të ndryshme të ditës e natës.

“Në datë 3 dhjetor 2018, ISHSH dega rajonale Tiranë, ka marrë 3 masa administrative nga 300 000 lekë për shkelje të ligjit në qytetin e Tiranës në Bar Kafe Mokador, person fizik K. L. NIPT L82114017V dhe në Bar Kafe Artisti, person fizik B. C. NIPT L81530013K”, bën të ditur ISHSH.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor bën thirrje që nëpërmjet Platformës së Bashkëqeverisjes të telefononojnë në numrin pa pagesë 0800 4040 për të denoncuar çdo parregullsi apo shkelje ligji./atsh

Inspektoriati Shëndetësor, inspektime për zbatimin e ligjit të duhanit Read More »

106-vjetori i FA, MB ekspozitë fotografike në kryeqytet

Me rastin e 106-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes ka çelur edhe një ekspozitë fotografike në kryeqytet.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se kjo ekspozitë është krijuar për ministrin e parë të Mbrojtjes së Shqipërisë, Mehmet pashë Dëralla, i cili ka edhe 175-vjetorin e lindjes.

Në këtë ekspozitë, arkivi i Forcave të Armatosura dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ekspozuan disa fotografi dhe dokumente të papublikuara më parë, të viteve të para të krijimit të Forcave të Armatosura. /atsh

106-vjetori i FA, MB ekspozitë fotografike në kryeqytet Read More »