Irina

Lleshaj: Fenomeni “kanabis” histori e shkuar, dokumentari i Rai 3 mishmash i denjë i ‘fake news’

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka cilësuar dokumentarin e Rai3 për fuqizim të grupeve kriminale shqiptare në trafikun e lëndëve narkotike, si një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’.

Në një reagim për mediet, Lleshaj deklaron se lufta kundër kanabisit është një bast i fituar për mazhorancën dhe se për këtë ka dokumente dhe shifra zyrtare, të cilat thekson se nuk janë evidentuar në asnjë pjesë të shkrimit.

“Një emision i televizionit italian “Rai 3” i pak ditëve më parë i mjaftoi opozitës që, si përherë, të nxitonte për të kërcyer tek konkluzione haluçinante, të cilat meritojnë vërtet keqardhje. Disa histori nga e shkuara si Lazarati, kjo “markë” autentike e PD, apo edhe episode të tjera të shkuara (përzier në një sallatë televizive sensacionale, pa asnjë vlerë dokumentare, po me synimin e vetëm audiencën e interesuar për show) kanë frymëzuar opozitën e plandosur jashtë-parlamentare. Ajo ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe Qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin ne pushtet. E vërteta është krejt ndryshe nga ç’ka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian. Falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, lufta kundër kanabisit si fenomen, është një luftë e fituar e shtetit shqiptar”, thekson ministri.

Ai thekson se rezultatet në këtë fushë, të konfirmuara nga monitorimi i specializuar i partnerëve italianë, janë kokëforta dhe të mirënjohura.

“Kultivimi apo sasitë e kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapura nga vendet fqinje, kanë rënë në minimumet historike. Monitorimi nga ajri vijon intensivisht, duke provuar ecurinë e shkëlqyer të përpjekjes sonë. Ndërkohë, goditja në tokë dhe në det nga Policia e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese, është konstante dhe shkurajuese për krimin. Rrjetet dhe organizatat kriminale që kanë vepruar në këtë fushë janë goditur rëndë në të gjitha aspektet, përfshirë edhe atë financiar”, shprehet ministri.

Fenomeni ‘Kanabis’, vijon Lleshaj është tanimë një histori e të shkuarës dhe lufta kundër tij një “bast” i fituar i kësaj mazhorance. Të gjitha shifrat provojnë këtë fakt.

“Fatmirësisht, autoritetet italiane e njohin shumë mirë dhe nga shumë afër, të vërtetën e luftës kundër kanabisit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer policor mes dy vendeve. Ato kanë folur në të gjitha nivelet për këtë dhe unë besoj se do te shprehen edhe pas këtij reportazhi të Rai 3 – një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’”, tha ministri Lleshaj.atsh

Lleshaj: Fenomeni “kanabis” histori e shkuar, dokumentari i Rai 3 mishmash i denjë i ‘fake news’ Read More »

Madhështia e malit të Gjallicës

Në ditën e festës së malit të Gjallicës, pjesë e Parkut natyror Korab-Koritnik, të rinjtë e grupit Smile Albania së bashku me punonjësit e AdZM Kukës organizuan një udhëtim njohës e promovues të vlerave natyrore dhe turistike të kësaj zone.

Ata zhvilluan një itinerar turistik duke kaluar nëpër monumentet e natyrës që kjo zonë ka nga Kroi i Bardhë, Rrobulli Laku i Topojanit, Kroi i Kuq, Kroi i Kishës, Kroi i Tanzot deri në Majën e Gjallicës.

Gjithashtu grupi i Smile Albania Kukës, Agjencia e Zonave të Mbrojtura Kukës dhe Ermal Hallaçi, drejtues i guidës turistike të qytetit të Kukësit, bënë ngjitjen e Malit të Gjallicës, 2489 m mbi nivelin e detit pjesë e Parkut Natyror Korab- Koretnik.

Maja e Gjallicës është tashmë një destinacion për turistët dhe të pasionuarit e ngjitjes të cilët gjatë udhëtimit të tyre, shoqërohen edhe nga mikpritja e banorëve të zonës ku është pikënisja e udhëtimit.

Gjallica është mali më i lartë në rrethin e Kukësit me lartësi prej 2489 m mbi nivelin e detit. Ai ngrihet në lindje të qytetit të Kukësit, mes Malit të Koritnikut dhe atij të Kolesjanit.

Lumi i Lumës ka gërryer një kanion të thellë mes Malit të Koritnikut dhe Gjallicës, duke formuar Grykën e Vanave, kurse në jug, Gjallica ndahet nga Mali i Kolesjanit nga një përrua që ka formuar një kanion po ashtu të thellë. /atsh

Madhështia e malit të Gjallicës Read More »

Mbyllet Havana në plazhin jonian, Rama: Askush s’është mbi ligjin dhe çdokush do goditet

“Askush s’është mbi ligjin dhe çdokush do goditet nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke folur për operacionin kundër informalitetit që ka nisur të zbatohet me kontrolle intensive në terren.

Havana e famshme në plazhin jonian është penalizuar për mos dhënie të kuponit tatimor.

Duke publikuar ketë rast, kryeministri Edi Rama deklaron se të gjithë ata që nuk presin kuponin tatimor, nuk respektojnë ligjin dhe fusin duart në xhepin e njerëzve dhe të arkës së shtetit, do të ketë zero tolerancë.

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane. Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën. Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin STOPINFORMALITETIT”, ka deklaruar kryeministri Rama. /atsh

Mbyllet Havana në plazhin jonian, Rama: Askush s’është mbi ligjin dhe çdokush do goditet Read More »

Saranda ‘pushtohet’ nga turistët e huaj, 3150 me kroçerën “Msc Musica”

Qyteti i Sarandës me plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore po shënon një fluks të lartë turistësh të huaj në ditët e para të gushtit, që përkojnë edhe me kulmin e sezonit turistik.

Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “rreth 1500 turistë vijnë çdo ditë të javës vijnë me tragetet e linjës Sarandë Korfuz-Sarandë”.

“Ndërsa gjatë ditës së djeshme në portin e Sarandës mbërriti kroçera Msc Musica, e cila vjen çdo të enjte nga Pireu në orën 12.00 dhe largohet për Dubrovnik në orën 20.00. Në bordin e kroçerës ishin rreth 3150 turistë të huaj”, thekson porti.

“Turistët janë nga vende të ndryshme si “Austri, Belgjikë, Brazil, Bullgari, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Iran, Itali, Spanjë, Zvicër, Ekuador, Poloni, Rusi, Uruguaj, Zelanda e Re, etj.

Turistët e huaj vizituan pikat turistike të Sarandës si Butrintin, Ksamilin, Syrin e kaltër, kalanë e Lëkurësit, Mesopotamin, etj.

Saranda po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj, ku vetëm për këtë vit në portin e qytetit bregdetar kanë rezervuar 42 kroçera.

Kapiteneria e portit dhe autoritetet e tjera që operojnë në të ofrojnë mbështetje maksimale për turistët.

Plazhi i Pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një manastir, plazhi i Pasqyrave, i Ksamilit, etj., ofrojnë për turistët vendas e të huaj gjatë verës pushime mbresëlënëse.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëravjeçare. /atsh

Saranda ‘pushtohet’ nga turistët e huaj, 3150 me kroçerën “Msc Musica” Read More »

Vijon aksioni për çlirimin e plazheve nga zaptuesit, Rama publikon videon: Hajt shnet edhe ti

Aksioni për rivendosjen e ligjit në çdo centimetër katror të bregut të Shqipërisë vijon me ritme të larta.

Task Forca e Turizmit dhe strukturat përgjegjëse për menaxhimin e sezonit turistik 2019 po punojnë për lirimin e hapësirave publike të plazheve, duke ia rikthyer ato qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje ku shfaqet largimi i shezlonëve në zonën e zaptuar në mënyrë të kundraligjshme.

“Hajt shnet edhe ti”, shkruan Rama duke publikuar rezultatet e një tjetër aksioni të ndërmarrë gjatë ditës së sotme.

Ky operacion do të vijojë gjatë gjithë sezonit veror dhe forcat e rendit janë të porositura që të ruajnë këto hapësira për publikun dhe të menaxhojnë në mënyrë sa më të sigurt sezonin turistik./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/744214326009757/?t=0

Vijon aksioni për çlirimin e plazheve nga zaptuesit, Rama publikon videon: Hajt shnet edhe ti Read More »

Lushnjë/ Memorial për ikonën e skenës shqiptare, Vaçe Zela në “Sheshin e Qytetarëve”

Së shpejti memoriali kushtuar Artistes së Popullit, Vaçe Zela do të vendoset në “Sheshin e Qytetarëve” në qytetin e Lushnjës. Lajmi bëhet i ditur nga Bashkia Lushnjë duke theksuar se “në këtë memorial i cili është një vlerë e shtuar për qytetin e Lushnjës, Vaçe Zela është me kitarë e cila duket se do të këndojë këngët që nuk harrohen kurrë”.

Ky projekt u miratua nga Këshilli Bashkiak rreth një vit më parë më kërkesë të Kryetarit të Bashkisë, Fatos Tushe.

Vaçe Zela kishte një zë të rrallë si ai i flladeve dhe i ujëvarave pranverore, zë ky që për më shumë se 40 vjet hyri në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Atdheut.

Vaçe Zela që në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë” ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Zëri dhe repertori i pasur që la trashëgimi vijojnë të mbeten gurë shndritës në gjerdanin e traditës shqiptare të këngës.

Vaçe Zela lindi në vitin 1939 në buzë të kënetës së Tërbufit në Lushnjë. Që e vogël u dallua për karakterin e saj artistik. Fillimisht u vu re dëshira e saj e madhe për të kënduar dhe për të kërcyer. Prandaj, më vonë vijoi mësimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, për të qenë në grupin e artistëve të rinj që do të përfaqësonin Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Moskë, në vitin 1956, kur ishte vetëm 17 vjeçe. Ky ishte ballafaqimi i saj i parë me skenën ndërkombëtare. Kështu, dalëngadalë, që nga ajo ditë filloi të bëhej e njohur edhe brenda vendit. Pjesëmarrja e saj në estradën e qytetit dhe në shfaqjet nëpër mbarë Shqipërinë ishin një ogur i mirë për rrugën që kishte nisur. Në vitin 1961 filloi të ishte pjesë e Estradës së Ushtarit.

Nga këtu nisi edhe karrierën artistike në kryeqytet. Mori pjesë në festivalin e parë të këngës së lehtë në radio në vitin 1962, për të interpretuar deri në vitin 1981 në Radio- Televizion, ku u shpall dhe fituese e çmimit të parë. Studioi për art dramatik, por iu kushtua këngës së lehtë dhe këngës së përpunuar popullore. Ka marrë pjesë në 26 festivale kombëtare ku ka fituar 10 herë Çmimin e Parë.

Vaçe Zela ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit. Zërin e saj e dëgjojmë tek filmi “Në shtëpinë tonë”. Në vitin 2008, me rastin e 69-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i akordoi titullin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për vlerat e rralla si artiste e shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”. Gjithashtu ajo mbante edhe titullin “Artiste e Popullit”.

Numërohen rreth 55 këngë që prej fillimit të karrierës në vitet ’60 e deri në festivalin e fundit në RTSH.

Disa nga këngët që do të mbeten në kujtesën e publikut janë: “Fëmija i parë”, kompozim i Agim Krajkës, të cilën Vaçja e ka kënduar në vitin 1962 në Festivalin e Parë të Këngës, “E dua vendin tim”, “Djaloshi dhe shiu”, “Dritaren kërkoj”, “Lumi Ebro”, “Për ty o këngë”, “Manushaqja”, “Esperanca” këngë kubane kënduar po në vitin 1962 në shoqërinë e kompleksit ritmik, këngë nga filmi “Karmen”, “Një zambak i bardhë në gur” etj.

Vaçe Zela ka bashkëpunuar me kompozitorët më në zë të muzikës së lehtë shqiptare, si: Tish Daija, Agim Krajka, Kujtim Laro, Shpëtim Kushta, Avni Mula, Limoz Dizdari, Pjetër Gaci, Aleksandër Peçi, Agim Prodani etj.

Përfundimisht u largua nga skena në vitin 1990. Vaçe Zela u lind në Lushnje më 7 prill 1939 dhe vdiq në Bazel, Zvicër, më 6 shkurt 2014. Vaçe Zela ishte një nga këngëtaret ikonë të skenës shqiptare. /atsh

Lushnjë/ Memorial për ikonën e skenës shqiptare, Vaçe Zela në “Sheshin e Qytetarëve” Read More »

Parashikimi i motit

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak edhe gjatë ditës së sotme do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme e të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-5m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 10m/s, duke u shoqëruar me valëzim 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/36 diell
Kukës 20/34 diell re
Lezhë 21/36 diell/atsh
Dibër 18/33 diell re
Durrës 23/35 diell
Tiranë 23/36 diell re
Elbasan 22/38 diell re
Berat 19/38 diell
Vlorë 21/35 diell
Korçë 19/33 diell
Gjirokastër 17/38 diell
Sarandë 21/34 diell

Parashikimi i motit Read More »

Rama për Euronews: Anëtarësimi në BE pikësynimi i Shqipërisë

Europa nuk po vështron më nga Lindja. Procesi i zgjerimit të BE drejt Ballkanit duket se po pëson një goditje.

Këtë gjë e thekson kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një intervistë për rrjetin informativ paneuropian, Euronews, duke shprehur shqetësimin për precedentin që po përjeton Maqedonia e Veriut në krahasim me vendin e tij për negociatat e anëtarësimit, një fakt që sipas tij mund të destabilizojë të gjithë rajonin.

”Duhet të marrim parasysh faktin që gjithmonë e më shpesh procesi vendimtar i Këshillit nuk bazohet mbi ato që bëjmë, për ato që bëjnë vende si tonat, por mbi situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike të shteteve të ndryshme anëtare”, deklaroi Rama.

Sipas rezultateve të një hetimi të Këshillit Europian, opinion publik i BE-së po bëhet gjithnjë e më kundërshtues përballë vendeve të reja pretendente për anëtare. Frika ndaj migracionit janë rritur me përfshirjen e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë, por më tej opinioni publik ka ende shumë pengesa që Shqipëria duhet të kalojë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ka shumë fusha për të cilat institucionet shqiptare në kompleks duhet të vazhdojnë punojnë, thekson ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë. Lufta e përditshme kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiku i drogës që po ndryshon taktikë.

”Por, anëtarësimi në BE është pikësynimi i Shqipërisë”, siç e shpjegon vetë kryeministri.

”Për ne Europa nuk është thjesht një proces burokratik, një grup vendesh të zhvilluara në të cilat ëndërrojmë të përfshihemi, për ne është ajo që ishte për Etërit Themelues që e krijuan atë si një projekt paqeje dhe bashkëpunimi”, theksoi kryeministri Rama./atsh

Rama për Euronews: Anëtarësimi në BE pikësynimi i Shqipërisë Read More »