Irina

Ndarja/Fansat e Norës fajësojnë Robertin

Ndarja e Nora Istrefit me Robert Berishën nuk është pritur aspak mirë nga fansat e këngëtares.
Mbrëmë, këngëtari bëri postimin e bujshëm në Instagram ku njoftonte vendimin e rëndësishëm që kishte marrë me bashkëshorten e tij, për t’i dhënë fund rrugëtimit të tyre të përbashkët.
Ai shprehej se ndarja nuk e pengon atë që të jetë shok me Norën, nënën e vajzës së tij, të cilës thotë se “i ka borxh gjithë jetën”.
Por ky vendim i çiftit nuk është pritur mirë nga fansat e Norës, të cilët kanë nisur me komente fyese për Robertin në njërin nga postimet e saj!

“Atë burrin tënd e ka lënë mendja!”, shkruan një komentues.
“Këta u bë kohë që janë ndarë.. Këta në komente e bënë namin.. Gjithsesi ke shpëtuar o Norë”, vijon një tjetër.
“Me vjen keq për ndarjen po hajt se prap ti ma e bukur je. S’është fundi i botës”.
“Ti dhe @robertberishaofficial Jeni ndarë?? Pse ndodhi kjo, ju shkoni shumë me njëri-tjetrin, të gjitha portalet shkruajnë për ju ,SHOK SHOK SHOK”.

Ndarja/Fansat e Norës fajësojnë Robertin Read More »

Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë me kthjellime dhe zhvillime vranësirash. Reshjet e shiut do të jenë të përkohshme në mesditë e pasdite parashikohet të përfshijnë kryesisht zonat malore në veri të vendit. Në afat të shkurtër këto reshje do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/36 re diell
Kukës 18/33 re diell shi rrufe
Lezhë 24/34 re diell
Dibër 16/31 re diell shi rrufe
Durrës 23/35 re diell
Tiranë 23/38 re diell
Elbasan 22/38 re diell
Berat 19/38 re diell
Vlorë 22/35 re diell
Korçë 17/31 re diell
Gjirokastër 17/38 re diell
Sarandë 22/36 re diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Veliera turistike “Sea Cloud” për të tretën herë në Durrës

Veliera “Sea Cloud” me 61 turistë të huaj në bord ka mbërritur sot paradite në portin e Durrësit.

Ajo ka lundruar gjatë natës së kaluar nga Saranda drejt Durrësit dhe në mbrëmje do të vijojë drejt Dubrovnikut (Kroaci).

Nga të dhënat e agjencisë së lundrimit “Intermed Shiping ” mësohet se veliera “Sea Cloud” që nga fillimi i këtij sezoni turistik vjen për të tretën herë në port.

Veliera që vjen në Durrës prej 8 vitesh u ankorua në kalatën 5 të portit më të madh të vendit. 55 nga turistët vijnë nga SHBA, ndërsa të tjerët nga Kanadaja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Hollanda.

Veliera po zhvillon një tur 10-ditor në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, duke u ndalur në disa porte të Greqisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.

Veliera “Sea Cloud” me një personel prej 58 vetësh ka një gjatësi 110 metra dhe është e regjistruar në portin e La Valetas./atsh

Veliera turistike “Sea Cloud” për të tretën herë në Durrës Read More »

109-vjetori i lindjes së humanistes Nënë Tereza

Sot shënohet 109 vjetori i lindjes së humanistes dhe nobelistes shqiptare Nënë Tereza.

Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, u bë më njeriu më popullor në botë për shkak të manifestimit të ndjenjës së humanizmit. Ajo kaloi 45-vjet në shërbim të plotë të varfërve, të të sëmurëve, jetimëve duke ofruar dhe kërkuar ndihma për ta në mbarë botën.

Nënë Tereza u lind në Shkup në 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptarë. Në moshën 18 vjeçare, e nxitur nga dëshira për t’u bërë misionare, Gonxhia u largua nga shtëpia atërore për të hyrë në Institutin e Motrave të Loretos.
Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë.

Më 10 shtator 1946, gjatë shtegtimit me tren nga Kalkuta, në Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, motër Tereza, profesoreshë gjeografie në shkollën e mesme të vajzave, ndjen thirrjen në thirrje. Del nga mjediset e qeta të Institutit drejt e në rrugë të madhe, ku e thërret zëri i Krishtit. Bëhet e varfër, në mes të varfërve, si Zoti, të cilit ia kushtoi gjithë jetën. Më 17 gusht 1948 vesh për herë të parë sarin e bardhë me vija blu të grave të varfëra indiane. E veshur me këtë rrobe të përvuajtur, me këmbët mbathur me sandalet, më pas simbol i shtegtimeve të saj në lagjet më të varfra të mbarë botës, ajo nisi t’i kërkonte të varfërit më të varfër nëpër të gjitha skutat e Planetit.

Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Shqiptarja trupvogël ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë.

“Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, do të shprehej Nënë Tereza.

Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilën ia dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombëtar John Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjitha Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e Lirisë, shpërblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes./atsh

109-vjetori i lindjes së humanistes Nënë Tereza Read More »

Festivali i Bashtovës, Margariti: Festë për të mos u humbur

“Bashtova Festival” do të dhurojë për tri netë muzikën më të bukur në magjinë e natyrës në Kalanë e Bashtovës në Shqipëri.

Në fund të këtij muaji, në Bashtovë do të mblidhen shumë artistë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria për të performuar në netët e bukura të këtij festivali.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se Festivali i Bashtovës është një festë për të mos u humbur. “Ruani datat 30, 31 gusht e 1 shtator dhe shijoni natyrën magjepsëse nën tingujt e muzikës”, – thotë ministrja.
Ky festival, i cili është i ndërtuar me fokus mjedisin dhe trashëgiminë e që synon të ofrojë shkëputje për tri ditë nga jeta dinamike urbane.

Në Kalanë e lashtë të Bashtovës do të performojnë artistë të veçantë të muzikës shqiptare, e ndër ta edhe Dren Abazi, grupi “Asgjë Sikur Dielli”, Shpat Deda e Genc Salihu. Festivali ‘Bashtova Festival 2019′ do të mbahet nga 30 gushti deri më 1 shtator. /atsh

Festivali i Bashtovës, Margariti: Festë për të mos u humbur Read More »

Pas 9 viteve sorollatje i shkruan Bashkëqeverisjes për pensionin e nënës, emigranti shqiptar: Drejtësia u vendos

Problemit të mosnjohjes së gjysmës së viteve të punës të nënës së emigrantit shqiptar i është dhënë zgjidhje menjëherë pasi iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar mesazhin e një emigranti, i cili e falënderon për platformën e krijuar, e cila sipas emigrantit shqiptar ka sjellë ndryshime rrënjësore në Shqipëri.

“Përshëndetje zoti Kryeministër. Nuk mund të rrija pa ju shprehur një falenderim që ka të bëjë me ndryshimet rrënjësore që keni ndërmarrë. Nëna ime është rritur jetime, pa nënë, dhe kjo brengë e ndjek pas gjithmonë. Në kohën kur plotësoi moshën, aplikoi për pension por rezultoi se i kishin humbur gjysma e viteve të punës. Hapëm proces gjyqësor dhe përsëri nuk mori atë që i takonte. Falë Zotit prindërit e mi nuk janë nevojtarë ekonomikisht dhe nuk rrojnë me pensionin që marrin, por nëna ime e vuante këtë dhe gjithmonë shprehej se ishte e pafat prandaj dhe Zoti e kishte lënë jetime, thjesht dua atë që e meritoj, dhe kjo më vriste shumë. Në kohën kur prindërit e mi hapën gjyqin para 9 vitesh, babai im nuk pagoi sa duhej dhe çështja u mbyll. Para pak kohësh kunati im shkruajti në portalin e qeverisë dhe për një kohë rekord drejtësia u vendos, u gjend që në dokumente ishte gabim një shkronjë dhe nëna ime mori paratë e nëntë viteve. Nuk po e shkruaj këtë falenderim për paratë, se falë Zotit nuk kanë nevojë, banojnë në USA dhe Shqipëri por për lehtësimin shpirtëror që ndjeu, mori djersën e saj. Nëna ime quhet Fatmire Pllaha. Edhe një herë faleminderit dhe pushime të këndshme familjarisht”, thuhet në mesazhin e emigrantit shqiptar drejtuar Kryeministrit./atsh

Pas 9 viteve sorollatje i shkruan Bashkëqeverisjes për pensionin e nënës, emigranti shqiptar: Drejtësia u vendos Read More »

33 fëmijë të qendrave sociale, pushime në Velipojë

Fëmijët e qendrave të përkujdesit social po pushojnë pranë detit këtë sezon turistik, një risi kjo që vjen për herë të parë pas shumë vitesh.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu ka bërë të ditur se tridhjetë e tre fëmijë të dy Shtëpive të Fëmijëve në Shkodër po kalojnë disa ditë argëtimi pranë detit para përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Pushimet nuk kanë përfunduar për fëmijët e qendrave tona të përkujdesit social në Shtëpinë e Pushimit në Velipojë. 33 fëmijë të dy Shtëpive të Fëmijëve në Shkodër po kalojnë disa ditë argëtimi pranë detit para përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor”, -thotë Manastirliu.

Me mbështetjen e qeverisë u rijetësua Shtëpia e Pushimit në Velipojë. Gjatë periudhës korrik-gusht fëmijët e qendrave të përkujdesit social kanë mundësinë të pushojnë pranë detit, nën kujdesin maksimal të edukatoreve. /atsh

33 fëmijë të qendrave sociale, pushime në Velipojë Read More »

Qeveria, lëvizja për pushime brenda kufijve të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj disa medieve shqiptare në lidhje me pushimet që ato thanë se ai po bënte në Greqi.

“Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi? Jo në Greqi, po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si KM, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X”, theksoi Kryeministri.

“Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat. Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia”, tha Kryeministri Rama. /atsh

Qeveria, lëvizja për pushime brenda kufijve të Shqipërisë Read More »