Irina

Edhe kafeina shkakton migrenë?

Sipas statistikave, më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën vuajnë nga migrena, veçanërisht gratë.

”Është një dhimbje koke e fortë, simptomat e së cilës mund të përfshijnë nauze, ndjeshmëri ndaj dritës dhe tingullit dhe ndryshime të humorit”, është rezultati i një studimi të fundit të qendrës amerikane ”Beth Israel Deaconess Medical Center” dhe përcjellë nga gazeta italiane ”Il Giornale”.

Megjithëse çështja në sferën shkencore është e diskutueshme, ndër shkaqet e mundshme të migrenës gjithashtu duket se ekzistojnë disa ushqime, brenda të cilave mund të ekzistojnë substanca teorikisht të afta për të shkaktuar çrregullimin.

Disa përbërës aktivë, në të vërtetë, mund të veprojnë në enët e gjakut me aktivitet vazodilator, me çlirimin e pasojave të substancave kimike të cilat aktivizojnë sistemin trigeminal-vaskular, të cilit i detyrohemi ndjesinë e dhimbjes.

Në një studim të fundit, autorët vlerësuan edhe rolin e pijeve me kafeinë si shkaktare të mundshme për migrenën.

Studiuesit zbuluan se midis atyre që vuajnë nga migrena episodike, tre ose më shumë kafe mund të shoqërohen me shanse më të mëdha për migrenë atë ditë ose në ditën tjetër./ atsh

Edhe kafeina shkakton migrenë? Read More »

Shoqëria me papagallët stimulon vëmendjen e të moshuarve

Tre papagallë për të bashkëvepruar me njerëzit e moshuar është nisma e ashtuquajtur “terapia e përkëdheljes”, e miratuar nga qendra e shërbimit “Villa delle Magnolie”, që prezantoi përdorimin e papagallëve në ndihmë të personave me vështirësi në komunikim.

“Gjatë terapisë së përkëdheljes me papagallët pati një përmirësim të hapësirës së vëmendjes dhe një rritje të aftësisë për të kontrolluar trupin e një personi”, thanë autorët e studimit.

”Njerëzit mësohen gjithashtu të flasin me kafshën dhe të shprehin emocionet e tyre. Kafshët e përdorura për përvojën i përkasin racave Grande Alessandrino, Amazzone dhe Cacatua”, shtuan ata./

Shoqëria me papagallët stimulon vëmendjen e të moshuarve Read More »

Zviceranët i adhurojnë pushimet në Shqipëri

Kërkesat për rezervime për vendin ballkanik po rriten nga viti në vit, shkruan faqja e njohur zvicerane m20min, në një shkrim kushtuar Shqipërisë.

”Sidomos kryeqyteti, Tirana, është shumë popullor për turistët zviceranë”, thekson m20min.

”Shqipëria është një destinacion turistik në rritje mes zviceranëve. Kjo është e dhëna e fundit statistikore nga platforma online Ebookers.

Mes janarit dhe korrikut 2019, kërkesat për rezervime në hotele u rritën 80%, krahasuar me vitin e kaluar.

Dhe, nëse krahasojmë vetëm për kërkesat për muajin korrik, rritja është 180% krahasuar me një vit më parë.

Sipas Ebookers, gjysma e rezervimeve u bënë për destinacionet bregdetare.

Nëse Tirana është në krye të kërkesave, Durrësi dhe Saranda janë shumë popullore për pushime në det”, përfundon faqja e njohur zvicerane m20min./atsh

Zviceranët i adhurojnë pushimet në Shqipëri Read More »

Moti i nxehtë dhe i thatë/ 239 vatra zjarri gjatë gushtit

239 vatra zjarri janë shënuar vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti në qytete të ndryshme të vendit. Kushtet e pazakonta atmosferike me thatësira të tej-zgjatura, temperatura të larta dhe erëra të forta në zona të caktuara, por edhe veprimtaria e pakujdesshme njerëzore kanë shkaktuar vatra zjarresh në pyje, kullota e pemëtari.

Për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve ka patur nja angazhim maksimal të kapaciteteve të Forcave të Armatosura me mjete edhe me personel si dhe strukturave të tjera shtetërore. Rreth 180 mjete zjarrfikës nga strukturat vendore të shërbimit të MZSH-së si dhe 2000 forca (MZSH, AZM, ushtarë nga FA, vullnetarë, etj.) janë angazhuar për të shuar zjarret në këtë periudhë.

Në Delvinë dhe Finiq të enjten u riaktivizuan dje vatrat e zjarrit. Gjashtë mjete zjarrfikëse nga Delvina, Saranda dhe Gjirokastra dhe 70 punonjës të shërbimit zjarrfikës u angazhuan në operacionin për shuarjen e flakëve. Autoritet lokale raportuan për vetëm dy shtëpi të braktisura prej 15 vjetësh të dëmtuara nga zjarri. Situata është tërësisht nën kontroll, ndërsa efektivët e FA në Detashmentin e Mbrojtjes Rajonale të Gjirokastrës janë në gatishmëri për çdo situatë.

Zjarret e rëna kanë dëmtuar rreth 500 hektarë pyje, shkurre e disa mijëra rrënjë ullinj.
Në shumë raste është konstatuar së zjarret kanë qenë të qëllimshme, ndaj institucionet ligj zbatuese janë angazhuar për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve përgjegjës./atsh

Moti i nxehtë dhe i thatë/ 239 vatra zjarri gjatë gushtit Read More »

Gjirokastër/ Shpërdorim detyre, ndalohet ish-drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social

Arrestohet në flagrancë ish-drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimin Ekonomik e Financiar në D.V.P. Gjirokastër u ndalua shtetasi A.M., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Po ashtu sipas Policisë, u bë arrestimi në flagrancë, i shtetases L.B., 40 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetësia E.Zh., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi në depon e A.M.K.S. Gjirokastër është konstatuar një kabull elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katesh, ambient i përshtatur për aktivitet tregtar, në përdorim nga shtetësia L.B dhe E.Zh., veprim i cili është kryer me miratimin e ish drejtorit të A.M.K.S. Gjirokastër A.M, i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme.

Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme. /atsh

Gjirokastër/ Shpërdorim detyre, ndalohet ish-drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social Read More »

Parashikimi i horoskopit për ju

Dashi

Të gjithë kanë kërkesa për ju tani, gjë që mund t’ju bëjë të dëshironi të zhdukeni. Një sukses në karrierë mund të “shkatërrohet” nga partneri/partnerja për shkak të komunikimit tën dobët. Do ishte ide e mirë po të shmangnit shqetësimet, prandaj ftojeni partnerin/partneren për të festuar me ju.

DEMI

Kjo do të jetë një ditë me fat, përfshirë dashurinë, karrierën, paratë dhe shëndetin. Planet për një udhëtim do të realizohen. Ju ndiheni entuziastë dhe optimistë për të ardhmen tuaj. Madje mund të keni guxim për të bërë më shumë gjëra. Vazhdoni të kërkoni për punë që ka shumë para dhe mos u surprizoni kur ta gjeni.

BINJAKËT

Nëse prisni dicka, sot mund të vijë ose mund të japë shenja që është rrugës. Kjo është ditë e shkëlqyer për të investuar në shtëpi, por mos nënshkruani asgjë pasi mendja juaj mund të jetë e mjegullt. Cdo gjë që do të bëni kërkon më shumë përqendrim se zakonisht.

GAFORRJA

Disa letra mund të kërkojnë vëmendje të madhe. Ndoshta do të kaloni edhe shumë kohë në telefon. Komunikimi duhet të jetë i qartë, i hapur dhe i sinqertë që të arrini gjithcka keni nevojë. Një bisedë intime dhe e dashur mund të të bashkojë me një mik ose të dashur.

LUANI

Fizikisht, ju ndiheni të fortë dhe energjik. Kjo është një ditë e mirë për të zgjeruar horizontin. Do të keni sukses nga ana profesionale dhe do të ndiheni mirë shpirtërisht. Disa komunikime me miqtë ose fqinjët mund të sjellin një informacion surprizues. Ju e dini cfarë të bëni me të, prandaj ndiqni instiktet.

VIRGJERESHA

Zotësia dhe prakticiteti do ju cojnë drejt suksesit. Dicka që keni dashur do të realizohet dhe ju do të ndiheni të kënaqur. Madje për këtë mund të mblidheni me miq ose me familjarë që të festoni.

PESHORJA

Ju mund ti jepni shumë rëndësi pamjet së shtëpisë suaj. Disa njerëz, të cilëve doni ti bëni përshtypje, do vijnë tek shtëpia juaj sonte. Ju duhet të jeni shumë intuitiv, kështu që mos u surprizoni nëse bëheni pjesë në bisedat e të tjerëve.

AKREPI

Një grup me të cilin shoqëroheni shpesh mund të kërkojë që të mblidheni në lagje. Edhe pse jeni më sensitiv e intuitivë se të tjerët, sot do e tregoni për të gjithë aftësinë tuaj. Mos u surprizoni nëse arrini të lexoni mendjen e të tjerëve.

SHIGJETARI

Ky është momenti kur biznesi juaj dhe interesat financiare “fluturojnë”. Ju mund të ndiheni të corientuar disa herë, por gjithcka mund të bëni është të qetësoheni. Bëni mirë të rrethoheni nga miqtë dhe të dashurit që të harroni për pak shqeësimet e punës.

BRICJAPI

Karriera dhe paratë po ecin në mënyrë të mirë, ashtu si vetëbesimi juaj që është tepër i lartë. Duhet të vazhdoni të tërhiqni pasuri. Prisni surpriza dhe disa rënie gjatë këtij muaji. Shtatori do ju sjellë edhe shumë miq të rinj.

UJORI

Ju e ndjeni gjithcka miqtë ndjejnë, pa e patur të nevojshme të thonë asgjë. Mos u surprizoni nëse njëri prej tyre ka të fshehur zemërim. Mundësia për të udhëtuar mund të vijë papritur, prandaj konsiderojeni për mirë. Ky nuk është momenti për tu tërhequr.

PESHQIT

Ju mund të konsideroni të përfshiheni në ndonjë biznes, ndoshta të bëheni ortak/e me dikë. Kjo duket gjë e mirë, por ka shans që njëri prej tyre të fshehë gjëra nga ty dhe kjo do ju nevrikosë. Komunikimi i sinqertë është i nevojshëm për të arritur sukses.

Parashikimi i horoskopit për ju Read More »

Zbulohet gjeni që rrit pagjumësinë

Zbulohet gjeni që rrit pagjumësinë, ai që të bën të zgjohesh dy orë më parë. E gjithë kjo vjen për faj të ndryshimit të gjenit Adrb1, që u identifikua nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Francisko në një familje që fle më pak se mesatarja.

Për të arritur në këtë përfundim neurologët zhvilluan një seri eksperimentesh tek minjtë që kishin një version të ndryshuar të gjenit. Këtu zbuluan se këto kafshë flinin mesatarisht 55 minuta më pak në raport me minjtë normalë.

Për më tepër studiuesit zbuluan se neuronet Adrb1 ishin më aktivë gjatë zgjimit dhe gjatë gjumit REM (periudha e gjumit kur sytë lëvizin shpjetë).

Ndërsa neuronet Adrb1 të ndryshuar ishin më aktivë se sa ata normalë, me shumë mundësi duke ndikuar në gjumin e shkurtër. Ky studim u publikua në revistën shkencore “Neuron”. /atsh

Zbulohet gjeni që rrit pagjumësinë Read More »

Biletat e falsifikuara/ Pronarët në shtëpi, punëtorët në burg; Drejtësia jonë

“Kjo është drejtësia e vjetër që kemi. Ky është produkti i kësaj drejtësie: pronarët e administratorët në shtëpi, punëtorët e tyre në burg”, deklaroi sot zv/kryeministri Erion Braçe, duke iu referuar vendimit të gjykatës për çështjen e evazionit me biletat e autobuzëve në Tiranë.

Braçe falënderoi “çdo inspektor të Tatimeve, çdo oficer të Policisë së Shtetit që merret me krimin në ekonomi, çdo prokuror që u mor drejtpërdrejt me hetimin e kësaj çështjeje dhe që sot ndjehet i tradhëtuar nga një pjesë e shtetit ku shërben”.

“Dua ta falënderoj për superpunën e bërë profesionalisht e në përputhje me ligjin, dua t’i them edhe që duhet bërë durim edhe pak, shumë pak: Në Veting ka radhë e radha po vjen shpejt, më shpejt seç këta kanë parashikuar në planin e tyre të biznesit”, tha Braçe.

Ai tha se “duhet që të gjithë bashkë të bëjmë punën qe kemi nisur, ndershmërisht,
drejt e në përputhje me ligjin”.

“Këta përballë do jenë me biznesin e tyre të paligjshëm që ka shkatërruar një sistem të tërë drejtësie. Ne nuk kemi punë me këta; me këta ka punë Vetingu! Ne kemi punë me Drejtësinë e Re, për çdo shkelës ligji, pavarësisht pushtetit politik e ekonomik, miqve në politikë dhe biznes, parave e pronave që kanë; por edhe për çdo gjyqtar që është mu si këta, shkel ligjin duke e bërë atë me gunga për punëtorët dhe magnet parash në njërën anë, sfungjer në anën tjetër për pronarët e paligjshëm”, tha Braçe.

Ndërkohë, tha Braçe, “do të vijoj të komunikoj me të paligjshmit në ekonomi”. “E keni kot, kot i digjni letrat, jemi një hap para jush, kemi çdo gjë në letër, zë e figurë! Mos u zhysni edhe më në krim, do ju kushtoj shumë shumë më shtrenjtë! Rruga e drejtë, e ligjshme dhe korrekte në pagimin e tatimeve e taksave, ju kushton shumë më lirë”, tha ai./atsh

Biletat e falsifikuara/ Pronarët në shtëpi, punëtorët në burg; Drejtësia jonë Read More »