Irina

Parashikimi i yjeve për sot

Dashi – Ju mund të ndiheni sikur po ecni zbathur duke inkurajuar miqtë tuaj, ose duke luajtur me fëmijët. Do të jetë një ditë e mrekullueshme në vend, ku të gjithë janë të lumtur ta shohin njëri-tjetrin, përqafojnë dhe tregojnë histori të vjetra familjare për herë të njëqindtë. Këto ditë i bëjnë të rinjtë dhe të moshuarit të buzëqeshin.

Demi – Aspektet aktuale planetare po rrisin mëshirën tuaj për njerëzit e tjerë. Marrëdhëniet tuaja do ju pushtojnë mendjen sot. Ju ndiheni mirë për veten! Njerëzit janë tërhequr ndaj jush dhe dëshirojnë të marrin pjesë në qetësinë tuaj shëruese. Dëgjoni pa gjykim kur njerëzit duan të flasin me zemër të hapur. Kjo është një aftësi shumë e çmuar. Binjakët – Ju keni lindur me një hije dhe bukuri të caktuar. Sot do të jeni në gjendje të kultivoni dashurinë tuaj për gjëra të bukura. Ju mund të ndiheni gati për të provuar rroba ose të shfaqni talentin në pikturë. Sot pesë shqisat tuaja do ju udhëheqin me ndihmën e imagjinatës tuaj dhe temperamentin e artistit që keni brenda.

Gaforrja – Ju keni disa dëshira shumë urgjente, por ato mbeten sekret për të gjithë të tjerët. Në vetmi, kultivoni interesin tuaj në filozofi. Sot jeni larg prej pjesës tjetër të botës. Trupi dhe veprimet tuaja janë në botën reale, por keni shkuar aq larg me mendje sa që do të jetë e vështirë për njerëzit rreth jush që t’ju nxjerrin jashtë! Çfarë përqendrimi të pabesueshëm keni!

Luani – Ju jeni zakonisht jeta e festës, por sot ju mund të dëshironi të futeni në dhomën tuaj, larg nga bota dhe zhurma e saj. Ju duhet të zbrazni veten nga të gjitha idetë dhe mendimet negative. Është koha për të bërë një pastrim të mendjes.

Virgjeresha – Gjykimi juaj për njerëzit mbështetet shumë në opinionin e përgjithshëm. Sapo të takoni dikë, ju pranoni atë që të tjerët mendojnë për të, pa u përpjekur për të zbuluar më shumë. Kjo mungesë kurioziteti mund t’ju çojë në marrjen e një vendimi të nxituar për dikë. Nëse merrni kohë për të dëgjuar me zemrën, mund të arrini në një vendim më të mirë.

Peshorja – A keni tendencë për t’i dhënë më shumë peshë opinionit popullor se sa ndjenjave tuaja? Ndoshta vetëm doni të shihni filmat për të cilat flasin të gjithë, të dëgjoni muzikën popullore apo të lexoni librat më të shitur. A është kjo ajo që ju dëshironi? Edhe kur nuk ju pëlqen një film, mund të thoni “PO” sepse i pëlqen të tjerëve. Dëgjoni idetë tuaja sot.

Akrepi – Mendimet tuaja janë fiksuar në të kaluarën. Ju nuk jeni duke ecur prapa, por mund të dëshironi të kontaktoni me të kaluarën në mënyrë që të ecni para në të ardhmen. Ju gjithashtu do të dëshironit të kuptonit më mirë gabimet e së kaluarës. Sot do të jeni psikoanalist.

Shigjetari – Njerëzit mund t’ju lexojnë si një libër sot. Për shkak të pozicioneve të tanishme planetare, ju jeni pak më i prekshëm se zakonisht. Reagimet tuaja në situata të caktuara janë shkruar në fytyrën tuaj. Ju skuqeni dhe duart djersiten dhe dridhen. Secili nga gjestet tuaja zbulon emocione. Nëse jeni ende beqarë, kjo do të ishte një kohë e mrekullueshme për të rënë në dashuri.

Bricjapi – Aftësitë e shkëlqyera analitike nuk do të jenë normale gjatë ditëve të ardhshme. Ju dukeni të zhytur plotësisht në emocionet tuaja. Po kaloni kohë të vështirë dhe nuk mundeni të fshihni ndjenjat dhe të përpunoni informacionin që merrni. Në vend që të përpiqeni të kuptoni njerëzit, tentoni të interpretoni veprimet e tyre dhe të imagjinoni gjëra që nuk janë të vërteta. Kini kujdes për gjykimin tuaj për momentin.

Ujori – Sot do të shprehni ndjenjat. Një deklaratë dashurie, autobiografi, rrëfim shpirtëror, falje, ose pajtim do ju pushtojë ditën. Të gjitha këto lloje të komunikimit sjellin një lloj zbulimi intime. Ky mund të jetë frymëzimi i momentit që ju duhet.

Peshqit – Kjo është një kohë e shkëlqyer për të ndarë ndjenjat me personin që doni. Mund të duket pak e frikshme për ty. Ju jeni zakonisht një person i rezervuar, por mund të habiteni me deklaratat e pasionuara që pasqyrojnë lumturinë tuaj tani. Përfitoni nga kjo dëshirë e momentit, sepse gjërat mund të ndryshojnë gjatë ditëve të ardhshme.

Parashikimi i yjeve për sot Read More »

Braçe: Fitimet me mallra të skaduara, vepër e rëndë penale

Zv.kryeministri Erion Braçe përshëndeti bllokimin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i 762 kg produkte ushqimore të skaduara në kufi, duke përcjellë mesazhin se do të ketë ndëshkime për të gjithë ata që kryejnë këto vepra.

“Hiqni dorë! Boll keni fituar duke shitur ushqime të skaduara! Hiqni dorë tani! Pak javë më pas, fitimet në këtë mënyrë do konsiderohen vepër e rëndë penale, ndëshkohen me burg!

Agjencia Kombëtare e Ushqimit është rikthyer në detyrë, qëllimi: Rikthimi i sigurisë ushqimore në çdo cep të këtij vendi, dyqane e fabrika, pika doganore e transport”, tha zv.kryeministri Erion Braçe.

Sipas tij, mallra të ndaluar janë bllokuar jo vetëm në rastin e sotëm në kufi, por edhe në supermarkete me emër.

Ndryshimet ligjore në Kodin Penal parashikojnë ndëshkime më të ashpra për të gjithë shkelësit e sigurisë ushqimore. /atsh

Braçe: Fitimet me mallra të skaduara, vepër e rëndë penale Read More »

Katër bajame në ditë, aleate të një shëndeti të mirë

Të pasura me acide yndyrore Omega-3, vitamina dhe minerale, antioksidantë që frenojnë veprimin e radikalëve të lira në organizëm, zink, vitaminë E, kalcium dhe magnez, bajamet janë padiskutim aleatet më të mira për të pasur shëndet të plotë.

Mjaftojnë vetëm katër kokrra në ditë që të mund të përfitoni nga të gjitha këto vlera ushqyese.

Ju ndihmojnë të keni flokë sa më të shëndetshëm

Hapi i parë për të pasur flokë të bukur është të ushqeheni shëndetshëm. Për këtë arsye mos e privoni veten nga vlerat ushqyese të bajameve si magnezi, kripërat minerale, vitamina dhe vitamina B, të cilat forcojnë folikulat, dhe u kthejnë shkëlqimin e humbur flokëve tuaj. Mjaftojnë vetëm 4 bajame në ditë dhe ato do të duken plot jetë.

Ju ndihmojnë të bini nga pesha

Në përgjithësi besojmë se frutat e thata janë të parat që stimulojnë shtimin në peshë, por në fakt është krejt e kundërta. Katër kokrra bajame në ditë furnizojnë trupin me sasinë e duhur të acideve yndyrore Omega -3, kurse vitaminat A dhe E na mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Si rrjedhojë hani më pak se zakonisht.

Parandalojnë shfaqjen e rrudhave

Të kujdesesh për lëkurën është më e thjeshtë nga ç’e keni menduar, dhe mbi të gjitha më lirë nga ç’keni harxhuar deri më sot. Ne jemi ajo që hamë, dhe lëkura është e para që reflekton shenjat e mirë ushqyerjes apo abuzimit me alkoolin, ushqimet e pashëndetshme, duhanin etj. Bajamet janë shumë të pasura me mangan, një element shumë ushqyese që ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e kolagjenit, një proteinë shumë e rëndësishme që ndihmon në elasticitetin e lëkurës si dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

Ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak

Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet si nga mëlçia, por edhe ushqimet që konsumojmë çdo ditë. Ekzistojnë dy lloje të kolesterolit: kolesteroli i mirë HDL dhe kolesteroli i keq LDL. Ky i fundit arrin të bllokojë gradualisht arteriet, duke formuar në brendinë e tyre pllaka gjaku toksike.

Për të ulur kolesterolin e keq në gjak duhet të zgjidhni një regjim ushqimor të shëndetshëm, në të cilin nuk duhet të mungojnë bajamet. Këto të fundit konsiderohen si ushqimi ideale për të luftuar njëkohësisht edhe yndyrat e larta. Mjaftojnë katër kokrra në ditë dhe do të vini re reduktimin e tij gradualisht. /atsh

Katër bajame në ditë, aleate të një shëndeti të mirë Read More »

Zgjedhjet vendore, regjistrohen 16 kandidatë për kryetarë bashkie

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi sot të regjistrojë 16 kandidatë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kështu KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 16 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Mat, Qarku Dibër, Agron Malaj të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 65 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Poliçan, Qarku Berat, Adriatik Zotkaj të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 77 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Tepelenë, Qarku Gjirokastër, Tërmet Peçi të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 69 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Pustec, Qarku Korçë, Pali Kolefski të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 89 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Finiq, Qarku Vlorë, Leonidha Hristo të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 80 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Dropull, Dhimitraq Toli të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 62 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Ura Vajgurore, Qarku Berat, Juliana Memaj të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 78 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Gjirokastër, Qarku Gjirokastër, Flamur Golemi të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në bashkinë Fier, të Armando Subashi të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në bashkinë Lushnjë, të Fatos Tushe të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në bashkinë Kamëz, të Rakip Suli të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në bashkinë Korçë, të Sotiraq Filo të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në bashkinë Tiranë, të Erion Veliaj të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në bashkinë Vlorë, të Dritan Leli të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në bashkinë Elbasan, të Gledian Llatja të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në bashkinë Shkodër, të Valdrin Pjetri të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

Gjithashtu sot KQZ vendosi lirimin dhe emërimin e anëtarëve në disa KZAZ, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

Po ashtu, KQZ vendosi caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr. 9, ZAZ-së Nr. 10, ZAZ-së Nr. 11, në Qarkun Kukës./atsh

Zgjedhjet vendore, regjistrohen 16 kandidatë për kryetarë bashkie Read More »

AKU bllokon në Morinë 762 kg produkte ushqimore të skaduara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, 762 kg produkte ushqimore (majonezë, ketchup dhe xhel karameli) të skaduara.

AKU bën të ditur se, nëse sot do të kishim gati ndryshimet në Kodin Penal dhe nuk do të ekzistonte vakuumi ligjor që kemi, një rast si ky që goditëm në pikën kufitare të Morinës do të shkonte për ndjekje penale dhe subjekti do të ndëshkohej me burg.

Sipas AKU-së, ngarkesa me këto produkte ishte nisur nga Kosova dhe pretendohej për rieksport në Shqipëri. Inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar mangësi në mos përputhje të dokumentacioni që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve dhe mungesë të datës së skadencës në etiketë.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ngarkesa me produktet ushqimore të skaduara u kthye në vendin nga ishte nisur. Me ndryshimet në Kodin Penal që do të miratohen së shpejti masat ndëshkuese ndaj kujtdo që abuzon me sigurinë ushqimore do të jenë tejet të ashpra dhe parashikojnë dënim me burg.

Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë dhe për asnjë rast nuk do të ketë tolerim ndaj abuzuesve. Ftojmë konsumatorët të jenë bashkëpunues me AKU-në duke denoncuar rastet që konstatojnë se ka abuzim. Siguria ushqimore është një çështje e të gjithëve dhe që kërkon angazhim të përbashkët, citon njoftimi i AKU-së. /atsh

AKU bllokon në Morinë 762 kg produkte ushqimore të skaduara Read More »

Mbi 780 fotografi të rralla të Shqipërisë në vitet 1928-1931, për herë të parë në COD

Mbi 780 fotografi të digjitalizuara të arkivit personal të fotografëve italianë Pietro dhe Larissa Quaroni të Shqipërisë në vitet 1928-1931 do të prezantohen për herë të parë në Tiranë në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD).

Ekspozita e titulluar “Arkivi Fotografik i Pietro dhe Larissa Quaroni “Shqipëria 1928 -1931” do të hapet më 17 maj nga Ambasada Italiane në Shqipëri dhe Instituti Italian i Kulturës.

Fotografitë janë realizuar nga çifti Quaroni gjatë misionit të tyre diplomatik në Ambasadën Italiane në Shqipëri. Të pabotuara më parë, 86 fotografitë i përkasin periudhës 1928-1931, shoqëruar nga dy dokumentarë të periudhës së asaj kohe.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij arkivi familja Quaroni i ka dhuruar shtetit shqiptar, në formë digjitale, të gjithë arkivën e familjes së saj, me 780 fotografi.

Të gjitha fotot e digjitalizuara, mund të shihen sipas një renditjeje kronologjike në formë projeksioni filmik, po në këtë ekspozitë. Është dëshira e familjes Quaroni, që gjithë Arkiva Fotografike Quaroni, Albania 1928–1931 të jetë e përdorshme për të gjithë të interesuarit për historinë e Shqipërisë, si nga historianët, studiuesit, diplomatët, gazetarët, ashtu dhe studentët shqiptarë e të huaj.

Vizitorët do të zbulojnë ngjarje, njerëz, jetën e përditshme, peizazhet dhe traditat e Shqipërisë, ashtu si janë vëzhguar dhe përjetuar nga Pietro dhe Larissa Quaroni.

Ekspozita përcjell një kontekst me interes të madh historik dhe social: imazhe befasuese dhe origjinale, një përshkrim i rrallë dhe unik, veçanërisht i figurave politike dhe i personazheve që kanë dominuar skenën shqiptare të viteve ’20 dhe ’30.

Arkivi është ruajtur në Itali nga familja Quaroni dhe është sjellë në Shqipëri nga mbesa e Pietro dhe Larissa Quaroni-t, Cristina Quaroni, e cila, nëntëdhjetë vjet pas gjyshërve të saj, vjen në Shqipëri si bashkëshortja e Ambasadorit të Spanjës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në COD deri më 29 qershor 2019. /atsh

https://www.facebook.com/CODalbania/videos/2382024588722951/?t=0

Mbi 780 fotografi të rralla të Shqipërisë në vitet 1928-1931, për herë të parë në COD Read More »

Major Klodian Tanushi shpallet “Dëshmor i Atdheut”, nesër ditë zie kombëtare

Këshilli i Ministrave nderon major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare.

Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve. /atsh

Major Klodian Tanushi shpallet “Dëshmor i Atdheut”, nesër ditë zie kombëtare Read More »

Basha pas mbledhjes së kryesisë së PD-së: Përballje me të gjitha format

Partia Demokratike dhe aleatët e saj, kanë vendosur të vazhdojnë protestat me kërkesën për largimin e Kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore.

Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, kreu i kësaj partie Lulzim Basha tha se vendimi unanim i opozitës është përballja ballore me të gjitha format.

“Vendimi unanim i opozitës është përballje ballore me të gjitha format. Që nga ky moment do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë bashkë me qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia”, tha Basha pas mbledhjes së kryesisë.

Sipas Bashës, vendimi është marrë pasi forumet më të larta drejtuese të PD dhe kryetarët e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar atë që ai e cilësoi “gjendje e rëndë e grushtit të shtetit ku ndodhet vendi”.

Kryesia e PD-së ka vendosur që protesta e radhës e opozitës do të jetë në 25 maj në mbrëmje.

I pyetur nëse do të ketë bomba molotov në këtë protestë, Basha tha se “ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune”.

“Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre”, tha Basha. atsh

Basha pas mbledhjes së kryesisë së PD-së: Përballje me të gjitha format Read More »