Irina

Ndërgjegjësimi për hipertensionin – Vlorë, matje tensioni për qytetarët

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë organizoi sot aktivitetin në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit ku të pranishëm ishin ekipi i kujdesit shëndetësor parësor si dhe njësia vendore Vlorë.

Gjatë këtij aktiviteti, u realizuan 250 matje të tensionit arterial, si dhe u dhanë rekomandime për 6 hapat për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut.

Gjatë vizitave u dhanë rekomandime. Personat të cilët vuajnë nga kjo sëmundje duhet të mbanin nën kontroll peshën trupore, të ulnin konsumimin e kripës, si dhe të alkoolit, si dhe të shtonin konsumimin e tepërt të frutave dhe zarzavateve, si dhe të kishin një jetë aktive. Marrja e ilaçeve rregullisht sipas rekomandimit nga mjeku është e domosdoshme.

Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi i popullatës lidhur me presionin e gjakut, si dhe sfida që do të jetë depistimi i më shumë se 1.000.000 adultëve për tensionin e gjakut.

Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror, kjo evidentuar sipas studimit të Barrës Globale të kohëve të fundit të sëmundjeve dhe e theksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë. Megjithatë, disa hapa të thjeshtë e të përballueshëm duhet të përfshihen në rutinën e përditshme për vlerësimin e presionit të gjakut, në programet e komunitetit dhe në vendet e punës, ku një rol të rëndësishëm mund të luajnë të gjitha institucionet shëndetësore.

Presioni i lartë i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore si hipertensioni, është faktor i madh rreziku për sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe madje edhe sëmundjeve të syrit. Kur presioni i gjakut tejkalon një kufi të caktuar, ne e quajmë atë si tensioni i lartë i gjakut. E vetmja mënyrë për të gjetur se cili është tensioni juaj i gjakut, është matja e tij duke përdorur pajisjet matëse të pranueshme.

Në vendin tonë hipertensioni takohet në 36% të grupmoshave 25 vjeç e sipër. Te burrat e grupmoshave 25 vjeç e sipër takohet në rreth 40%, dhe te gratë e grupmoshave 25 vjeç e sipër në rreth 32% (OBSH, World Health Statistics, 2014). Gjithashtu, 80% e femrave dhe 90% e meshkujve me hipertension nuk ishin të vetëdijshëm për gjendjen e tyre (ADHS, 2010). Sipas vlerësimeve të GBD 2010, niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë që i atribuohet tensionit të lartë të gjakut në Shqipëri ka patur një rritje domethënëse gjatë njëzet viteve të fundit, nga 27% që ishte në vitin 1990 ka shkuar në 35% në vitin 2010. /atsh

Ndërgjegjësimi për hipertensionin – Vlorë, matje tensioni për qytetarët Read More »

Parashikimi i motit, e shtunë, 18 maj 2019

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Mjegull e mjegullinë lokale në orët e mëngjesit pranë zonave luginore dhe malore.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi 1-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/27 Diell re
Kukës 10/24 Diell re
Lezhë 11/28 Diell re
Dibër 9/22 Diell re
Durrës 12/27 Diell re
Tiranë 11/29 Diell re
Elbasan 11/29 Diell re
Berat 9/29 Diell re
Vlorë 12/28 Diell re
Korçë 7/22 Diell re
Gjirokastër 9/28 Diell re
Sarandë 13/27 Diell re/atsh

Parashikimi i motit, e shtunë, 18 maj 2019 Read More »

Ambasada amerikane, shtetasve të saj: Kujdes nga protestat, mund të jenë të dhunshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ditën e sotme ka paralajmëruar sërish shtetasit e saj në Shqipëri që të shmangin lëvizjet në vendet ku pritet që të zhvillohen sërish protesta.

“Demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në të gjithë Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar kohore, me mundësinë që të bëhen të dhunshme. Datat e sakta dhe zgjatja e këtyre demonstrimeve janë të panjohura. Demonstrimet e fundit kanë përfshirë dhunë, me disa protestues që kanë përdorur mjete shpërthyese, bomba Molotov dhe gurë. Forcat e sigurisë janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, thuhet në mesazhin e Ambasadës amerikane në Tiranë për shtetasit e vet.

“Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Monitoroni mediat për përditësime dhe mos u ekspozoni”, është njoftimi i Ambasadës për shtetasit e saj. /atsh

Ambasada amerikane, shtetasve të saj: Kujdes nga protestat, mund të jenë të dhunshme Read More »

Kryemadhi me të rinjtë: Ne dështuam ta bëjmë Shqipërinë shtet, bëjeni ju

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me gjimnazistë të kryeqytetit, me të cilët diskutoi për problemet e arsimit parauniversitar dhe Maturës Shtetërore.

Në fjalën e saj, Kryemadhi theksoi se “maturantët dhe gjimnazistët janë një gjeneratë shumë energjike. Dua t’ju falenderoj dhe është e rëndësishme që tryeza të tilla të bëhen shpesh, pasi ndihmoni në zgjidhjen e të gjithë problematikave në sistemin tonë arsimor”.

“Angazhimi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm, një sensibilizim për ne, sepse pjesëmarrja juaj në aktivitetet tona rrit detyrimin tonë ndaj bindjeve politike. Dua të them që arsimi është shumë i rëndësishëm, është prioriteti ynë kryesor”, – nënvizoi ajo.

Duke u shprehur se politika ka dështuar në bërjen e Shqipërisë shtet, Kryemadhi i bëri apel të rinjve që të kontribuojnë në ndryshimin e saj.

“Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë por, duhet t’ju japim kurajon që ta bëni atë Shqipëri që duhet. E them këtë me bindjen e plotë sepse në 30 vite tranzicion ia kam kushtuar të rinjve, por edhe atyre që nuk janë sot këtu, janë në emigracion”, – theksoi Kryemadhi.

Duke folur për protestat e opozitës, Kryemadhi tha se “shqiptarët me protestat e fundit kanë treguar se e kanë vrarë frikën, madje e kanë kapërcyer paksa. Por, qëllimi nuk është që të tregojmë muskujt përballë kundërshtarëve”./atsh

Kryemadhi me të rinjtë: Ne dështuam ta bëjmë Shqipërinë shtet, bëjeni ju Read More »

Drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri prezantoi sot zyrtarisht ekipin garues për zgjedhjet e 30 qershorit në Vlorë

Drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri prezantoi sot zyrtarisht ekipin garues për zgjedhjet e 30 qershorit në Vlorë.

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Vlorës, Gjiknuri prezantoi kryetarin aktual Dritan Leli, si kandidat për kryetar bashkie, si dhe grupin e këshilltarëve bashkiakë që do të kryesohet nga kryetari i PS-së Vlorë, Anduel Tahiraj.

Gjiknuri shprehu besimin se “ky ekip do të çojë përpara projektet për Vlorën që duam në 4 vitet e ardhshme.

Po ashtu në vijim të prezantimit të ekipit të kandidatëve për zgjedhjet vendore në Qarkun e Vlorës, Gjiknuri prezantoi zyrtarisht para strukturave kandidatin për bashkinë e Selenicës Pëllumb Binaj.

“Më 30 qershor, qytetarët e kësaj njësie vendore do të bëjnë zgjedhjen e duhur, duke i besuar Pëllumbit dhe rikthyer Partisë Socialiste drejtimin e bashkisë, për të bërë realitet projektet për Selenicën që duam”, tha Gjiknuri./atsh

Drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri prezantoi sot zyrtarisht ekipin garues për zgjedhjet e 30 qershorit në Vlorë Read More »

Rama: Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë është i dënuar të turpërohet e të dështojë

“Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë është i dënuar të turpërohet e të dështojë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar protestave të dhunshme të opozitës.

Kreu i qeverisë publikoi foto nga puna që po bëhet për pastrimin e fasadës së Kryeministrisë, e cila ka qenë vazhdimisht objekt i akteve të dhunshme nga protestuesit e opozitës.

“Kush ka zgjedhur të pastrojë e të ndërtojë, është i dënuar të durojë dhe të vazhdojë”, tha Rama./atsh

Rama: Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë është i dënuar të turpërohet e të dështojë Read More »

Parashikimi i motit, e premte, 17 maj 2019

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Prej orëve të mesditës deri pasdite do të ketë reshje shiu në intensitet të ulët dhe mesatar. Përkohësisht përgjatë maleve marrin karakterin e shtrëngatave.

Mjegull e mjegullinë lokale.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/22 Diell shi
Kukës 11/18 Diell shi
Lezhë 13/22 Diell shi
Dibër 10/17 Diell shi
Durrës 14/23 Diell shi
Tiranë 13/23 Diell shi
Elbasan 13/22 Diell shi
Berat 11/24 Diell shi
Vlorë 11/22 Diell shi
Korçë 9/17 Diell shi
Gjirokastër 10/23 Diell shi
Sarandë 14/23 Diell shi/atsh

Parashikimi i motit, e premte, 17 maj 2019 Read More »

Meta: Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim për interesa tërësisht egoiste dhe okulte.

Duke folur për mediet, pas pjesëmarrjes në Konferencën e tretë Kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Kreu i Shtetit theksoi se, “kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vitesh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq”.

Meta u shpreh se “të gjithë duhet t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim. Dhe As shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sisteme përjashtuese që në vitin ’90”.

I pyetur se kush i ka këto interesa okulte, Meta tha se, “nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimeve dhe jo anulimin e rezervimeve”.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit, i cili ka thënë që Presidenti nuk e ka ftuar për një tryezë për të zgjidhur krizën politike, dhe nëse do ta ndërmarrë Meta një hap të tillë, ai tha se, “askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët, aq më tepër tek Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit”.atsh

Meta: Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim Read More »