Irina

Xheison Baftit i realizohet ëndrra,bëhet me shtëpi të re

Ëndrra e Xheison Baftit ishte që kur të rritej ta bënte familjen e tij me një shtëpi të re. Por ai nuk do të ketë nevojë të presë kaq shumë, pasi kjo ëndërr tashmë iu bë realitet, falë spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”. Nisma e prezantuar pak kohë më parë u finalizua me sukses këtë mbrëmje finale.

Thirrjes së Alketa Vejsiut iu përgjigjen shqiptarë të shumtë nga e gjithë bota, biznesmenë e kompani të shumta në vend, të cilët të gjithë sëbashku bënë të mundur që “Taramelja” dhe familja e tij të bëhej me një apartament në Tiranë.

Gjithashtu, nismës së spektaklit iu bashkua edhe Bashkia e Tiranës, duke bërë me shtëpi edhe gjyshërit e Xheison, duke e sjellë kështu të gjithë familjen në kryeqytet.

Në këtë mbrëmje finale të spektaklit, Alketa Vejsiu ndau me gjithë publikun një klip, në të cilin shfaqej apartamenti ku Xheison do të jetojë bashkë me familjen e tij, si dhe reagimin e tij kur hapi derën e shtëpisë.

“Shumë faleminderit ju kam shumë xhan, ju kam shumë zemër…” ishin fjalët e Xheison për të gjithë ata që i plotësuan ëndërr.

E pasi u fut në shtëpi, Xheison vuri në dyshim nëse ishte në ëndërr… “Ndoshta jam në ëndërr”, tha ai mes lotëve.

Edhe në skenën e madhe të “Piter Pan”, në Televizionin Klan, Xheison ishte i përlotur nga gëzimi.

Xheison Bafti: Me lot gëzimi jam duke qarë, me lot emocionesh.

Alketa Vejsiu: Ky njeri ka një dritë speciale se nuk ka mundësi, po ku i gjen këto fjalë, o Zot i madh.

Xheison Bafti: Nuk e di, mi sjell Zoti me magji…

Xheison Bafti: Një minutë, pushoni pak publiku ju lutem. Përshëndës Lali Erin, të gjithë ata që na kanë ndihmuar për blerjen e shtëpisë, edhe mësuesn time, shkollën time dhe Myshqetanë./tvklan

Xheison Baftit i realizohet ëndrra,bëhet me shtëpi të re Read More »

Letra e gjashtë publike Lulzim Bashës

LETER E GJASHTE PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti kryetar,

letrave të mia po i vjen fundi. E fundit për të tentuar Dialogun është edhe kjo javë, e cila mbyllet me çeljen zyrtarisht të fushatës së 30 qershorit.

S’ka mbetur nga ana ime ndonjë gjë e rëndësishme pa shkruar në këto letra dhe çka mbetet ende ndoshta, është detyrimi për të përmbledhur disa nga gjërat kryesore që janë thënë e shkruar.

1. Dy vjet më parë Ju bëtë fiks të njëjtën gjë dhe fiks për të njëjtat arsye: Paniku nga zgjedhjet dhe frika nga drejtësia. Asokohe kishit ikur nga Kuvendi dhe ishit mbledhur në Çadrën e Republikës së Re, për të mbrojtur drejtësinë e vjetër duke refuzuar të votoni Vetingun. Dihet si shkuan gjërat, s’po zgjatem.

2. Sivjet Ju i jeni rikthyer po atij avazi, por nga një nivel i ri papërgjegjshmërie, me mandate të djegura, bojkot zgjedhjesh dhe kërcënime për të ndaluar forcërisht popullin të zgjedhë në 30 qershor. Përsëri frika nga zgjedhjet dhe paniku nga drejtësia, Ju kanë qorruar e shurdhuar dhe shtyrë në rrugën e një lufte imagjinare çlirimtare nga tirania! Të cilën duhet ta bëni me veten ne fakt, për të përmbysur tiraninë e frikës brenda Jush, sepse Shqipëria s’është në duart e asnjë tiranie, po në duart e një shumice të zgjedhur demokratikisht, për të qeverisur deri në vitin 2021.

3. Siç e shihni dhe vetë, mbështetja Juaj në aventurën pa rrugëdalje vjen duke rënë, e sado t’i tërhiqni e t’i shtriqni trupat e ndjekësve si çamçakiz në bulevard, për të krijuar efekte fotografike e televizive masiviteti, nuk bëni tjetër veçse gënjeni veten Tuaj dhe ata që duan të gënjehen me idenë, se disa mijëra punonjësit e bashkive blu dhe masa modeste e militantëve bashkëngjitur tyre, janë populli i Shqipërisë në protestë kundër qeverisë! Kjo gënjeshtër mund t’Ju mbajë me gajret edhe për ca kohë, Juve e lidershipin politik të grupimit Tuaj. Por besomëni që zgjimi nga ëndrra me sy hapur e largimit të qeverisë pa zgjedhje apo e moslejimit të zgjedhjeve, do të jetë shumë i dhimbshëm për atë grupim e për Ju si udhëheqësi i saj, nëse do të vijoni shurdhërisht në rrugën pa dalje, ku po marshoni verbërisht.

4. Unë Ju ftoj përsëri që sa pa u djegur çdo afat kohor, të nisim Dialogun pa kushte dhe të fillojmë të shkruajmë bashkarisht, një faqe të re bashkëpunimi politik duke mos humbur më tej kohë, energji, mundësi zgjidhjeje, me këtë avaz të padobishëm për vendin, për njerëzit e për opozitën po se po!

5. Jini i sigurtë zoti Lulzim se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Kjo shumicë qeverisë do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësinë e saj edhe për të paktën dy vjet të tjera, kur i mbaron mandati i saj legjitim. Vetingu dhe Reforma në Drejtësi do të vijojnë pa asnjë lëkundje, asnjë ndalesë dhe asnjë rishikim, për sa kohë koha nuk do të sjellë nevojën për ndërhyrje të mundshme në korpusin ligjor të drejtësisë dhe vetëm me konsensusin e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Kujtesë: Shqipëria duhet të hapë negociatat për anëtarësim patjetër këtë vit dhe fatkeqësisht, Ju po bëni çmos t’i pengoni ato. Por jini po ashtu të sigurtë se populli shqiptar, përfshirë edhe çdo demokrat të arsyeshëm, që kurrë s’ka votuar e mbase s’do votojë ndonjëherë për Partinë Socialiste, nuk ka për t’Jua falur një paudhësi të tillë.

Shqiptarët janë shumë më të mençur se sa për fat të keq, shumë gabimisht, politikanë e parti të ndryshme i kanë kujtuar në momente të ndryshme të historisë së zhvillimeve demokratike. Mos e nënvleftësoni forcën e gjykimit dhe fuqinë e ndëshkimit të tyre, sepse çfarë keni parë e provuar në zgjedhje të shkuara, do t’Ju duket lule në krahasim me mësimin që do merrni kur t’Ju kërkoni përsëri votën një ditë, nëse s’do të ktheni rrugë sot përpara se sa nesër të jetë shumë vonë.

Me shëndet,

Edi Rama

27 maj, 2019

Letra e gjashtë publike Lulzim Bashës Read More »

Këto çifte të zodiakut janë destinuar të qëndrojnë bashkë

Nëse nuk ke patur fat në marrëdhëniet e tua të dashurisë, kjo mbase ka të bëjë me faktin se ende nuk ke takuar shpirtin tënd binjak, por astrologjia mund të të ndihmojë.

Ashtu si kjo ‘shkencë’ na ndihmon të kuptojmë disa anë të personalitetit të secilit prej nesh, shërben për të na ndihmuar të gjejmë njeriun e duhur me të cilin mund të ndajmë jetën.

Ja cilat janë çiftet e shenjave të horoskopit që kuptohen aq mirë me njëri tjetrin, sa të mbeten gjithmonë bashkë:

Bricjapi dhe Peshqit

Bricjapët janë dinamikë, elastikë dhe të motivuar ndërsa Peshqit janë të ndjeshëm, kompleksë dhe intuitivë. Kur këto dy shenja bashkohen, japin dhe marrin atë që u nevojitet më shumë.

Luani dhe Peshorja

Luanët janë shumë social, të shkëlqyer dhe e duan vëmendjen, ndërsa njerëzit e Peshores janë të këndshëm, miqësorë dhe ekstroversë. Kur takohen, janë një çift perfekt dhe kanë biseda të pafundme mbi gjithçka.

Virgjëresha dhe Ujori

Virgjëreshat janë observues dhe punëtorë, ndërsa Ujorët janë progresivë dhe origjinalë. Këta të dy inspirohen teksa mendojnë në mënyrë të ndryshme.

Binjakët dhe Shigjetari

Binjakët dhe Shigjetari e duan lirinë dhe aventurën. Ky çift nuk mërzitet kurrë nga njëri tjetri. Vazhdimisht janë në kërkim të aventurave dhe zgjedhin të ndjekin këshillat e njëri-tjetrit.

Këto çifte të zodiakut janë destinuar të qëndrojnë bashkë Read More »

Ggjimnazistja shkon në mbrëmjen e maturës me arkivol

Shpesh i kemi parë maturantët që të konkurojnë mes tyre se kush është veshur më mirë dhe se kush do të vendoset në qendër të vëmendjes.

Por një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në SHBA, ku një maturante I ka çuditur të gjithë me performancën e saj.
Megan Flaherty i befasoi të gjithë kur arriti në ceremoninë festive të maturantëve me një makinë funerali e future brenda në arkivol.

Në një video të shpërndarë në internet, e cila tashmë është kthyer në virale, shihet e reja e cila shoqërohej nga dy persona dhe që zbriste nga një makinë furnerali.

Meghan u shpreh se e bëri performancën me arkivol pasi I pëlqente të dukej ndryshe.

“Më pëlqen te dukem ndryshe. E mendova një gjest trishtues, para një mbrëmje të madhe.”

Ggjimnazistja shkon në mbrëmjen e maturës me arkivol Read More »

Klevis Balliu: Rama po i hedh benzinë zjarrit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, anëtar i kryesisë së saj, Klevis Balliu, i ftuar në News 24, ka komentuar protestën e djeshme të opozitës së bashkuar si dhe letrën më të fundit të kryeministrit Edi Rama drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha.

Sipas Balliut, kryeministri Edi Rama është në test dhe se letra e sjellë nga ai do t’i vërë flakën pushtetit të tij.

“Nuk ka asnjë mënyrë, apo cep apo dialog që e nxjerr Edi Ramën kryeministër. Sot, ai është në test. Letra e fundit që ai solli, ishte një turp dhe një provokim i pastër për datën 31 . Rruga që ka zgjedhur nuk do bëjë asgjë tjetër veçse do t’i vëjë flakën pushtetit të tij.

Nëse ai mendon se mendon se do mund të luajë me ndjenjat, sakrificat dhe fëmijët e këtyre banoprëve me disa letra, bën shumë gabim. Po ashtu edhe banorët e bregut të Lumit që ende nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim, të cilët janë ende në rrugë.

Ai nuk bën gjë tjetër veçse se i hedh benzinë zjarrit që është në revoltat e tyre. Unë nuk ndaloj dot asnjë qytetar të shprehë revoltën e tij ndaj një pushteti të inkriminuar dhe të degraduar. Ne kërkojmë zgjedhje. Nuk mund të kemi zgjedhje me një njeri që nuk bën zgjedhje në partinë e tij. Ai vodhi paratë, tani do të vjedhë edhe demokracinë.

Nuk mund të flasim për pasojat pa folur për shkakun. Nuk është faji ynë që rritet numri, ka qenë nga Presidenca te sheshi “Skëndërbej”, nuk është parë kurrë ky numër. Është ai arkitekti i kriminalizimit të parlamentit dhe kapjes së drejtësisë”, deklaroi Klevis Balliu.

Klevis Balliu: Rama po i hedh benzinë zjarrit Read More »

Parashikimi i motit, 27 maj 2019

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin të cilat në mesdite fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Më pas gradualisht prej orëve të pasdites, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare më tepër të theksuara në relievet malore.

Parashikohet mjegullinë përgjatë zonave luginore dhe malore. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje 1-15m/sek, kryesisht në bregdet. Valëzimi i forcës 1-2.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/22 Re shi/diell
Kukës 15/19 Re shi/diell
Lezhë 17/22 Re shi/diell
Dibër 14/18 Re shi/diell
Durrës 17/22 Re shi/diell
Tiranë 18/23 Re shi/diell
Elbasan 18/24 Re shi/diell
Berat 16/23 Re shi/diell
Vlorë 18/20 Re shi/diell
Korçë 13/19 Re shi/diell
Gjirokastër 15/22 Re shi/diell
Sarandë 17/22 Re shi/diell/atsh

Parashikimi i motit, 27 maj 2019 Read More »

Sezoni turistik-Tabela informuese në monumentet e kulturës në Sarandë e Vlorë

Monumentet kanë vlera historike dhe kulturore dhe janë një atraksion interesant për vizitorët vendas e sidomos të huaj që shfaqin kuriozitet për të mësuar mbi rrënjët e historisë shqiptare.

Në kuadër të çeljes së sezonit turistik veror 2019 dhe në zbatim të politikave të Ministrisë së Kulturës për promovimin e vlerave të kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë ka nisur një fushatë për rinovimin e tabelave informuese.

Ditët e fundit DRKK ka vendosur tabela të reja aty ku është e nevojshme për krijimin e kushteve optimale për pritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj në monumente.

Këtë javë fokusi punimeve ka qenë vendosja e tabelave të reja për vizitorët e huaj në Portin e Sarandës, vendosja e tabelave të reja dhe rinovimi i atyre ekzistuese në Parkun Arkeologjik të Orikut, në manastirin e 40 Shenjtorëve në Sarandë dhe në kishën e Marmiroit në Orikum.

Të gjithë duhet të përkujdesen t’i mirëmbajnë këto tabela, pasi i ofrojnë shërbim shumë herë më të mirë turistëve, të cilët duhet të njihen me historikun dhe vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.

Sipas DRKK Vlorë, kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur edhe tek brezat e ardhshëm. /atsh

Sezoni turistik-Tabela informuese në monumentet e kulturës në Sarandë e Vlorë Read More »

Basha: Ne jemi populli i Europës, asnjë hap pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha një ditë pas protestës në kryeqytet se “forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa”.

“Asnjë hap pas”, tha ai, në një reagim pas protestës së 25 majit.

“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu”, tha Basha.

“Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë”, tha kryetari i Partisë Demokratike. /atsh

Basha: Ne jemi populli i Europës, asnjë hap pas Read More »