Irina

Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, Thaçi uron Shqipërinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Kryeministrin Edi Rama për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Ky rekomandim uroj të shndërrohet në vendim nga ana e Këshillit të Bashkimit Europian, që Shqipëria në mënyrë meritore të bëhet pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar Presidenti Thaçi. /KosovaPress/

Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, Thaçi uron Shqipërinë Read More »

Parashikimi i motit

Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në qarqet e veriut e të qendrës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, do të ketë në të gjithë territorin, me përjashtim të pjesës veriore të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave të përkohshme.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-10m/sek, përgjatë brigjeve të detit Jon me shpejtësi deri në 15m/sek me rrahje, e pasuar nga një valëzim i forcës 3 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/21 Re shi/diell
Kukës 14/22 Re shi/diell
Lezhë 16/22 Re shi/diell
Dibër 13/23 Re shi/diell
Durrës 16/24 Re shi/diell
Tiranë 15/26 Re shi/diell
Elbasan 15/25 Re shi/diell
Berat 12/27 Re shi/diell
Vlorë 18/24 Re shi diell
Korçë 13/21 Re shi diell
Gjirokastër 14/24 Re shi diell
Sarandë 15/23 Re shi/diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Haradinaj: Bashkimi kombëtar Kosovë-Shqipëri, projekt i shekujve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për një bashkim të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë.

Në një konferencë për mediet, Haradinaj deklaroi se çështja e bashkimit kombëtar është një projekt shekullor dhe se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i heqin pengesat burokrate.

“Për çështjen e bashkimit kombëtar mund të them se është projekt i shekujve por në etapën që ndodhemi mendoj se është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria ta thellojnë bashkëpunimin e gjithanshme, t’i heqim pengesat burokratike, administrative e të tjera ose ta heqim taksën e rrugës që e kanë nxjerrë për qytetarët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se vetëm përmes veprimeve konkrete fuqizohen lidhjet Kosovë-Shqipëri.

“Do ishte mirë me vepru kështu ma konkret dhe me ndihmu lidhjen më të fuqishme ekonomike e gjithanshme Kosovë-Shqipëri”, tha Haradinaj./KosovaPress/

Haradinaj: Bashkimi kombëtar Kosovë-Shqipëri, projekt i shekujve Read More »

Komisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë

Komisioneri Europian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, duke lexuar progres raportin për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot se “Komisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Sipas Komisionerit Hahn, progresi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e kritereve të paracaktuara është mbresëlënës. Sipas tij, kusht i vetëm mbetet vijueshmëria e reformave.

“Shumë vende kanë arritur kriteret që kemi vendosur dhe në veçanti Ballkani Perëndimor. Angazhimi ynë ka dhënë rezultate konkrete. Kemi dhe arritje historike, kemi shumë sfida që mbeten ende të hapura dhe paketa e sotme tregon se duhet ecur mbi këto udhëzime”, tha Hahn.

Ai deklaroi se Shqipëria ka bërë progres me Reformën në Drejtësi dhe procesin e patjetërsueshme të vetingut. “Ky është një shembull edhe për vendet e tjera”, deklaroi Hahn.

“Në nivelin strategjik duhet t’i japim merita vendeve për atë që kanë arritur ashtu sikurse duhet theksuar se sigurisht që vendet, respektivisht do të duhet të japin rezultate”, vijoi Hahn.

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me lejoni t’ju them se të dyja vendet kanë ecur pozitivisht me rekomandimet, sigurisht duhet të ecet më tej me çështjet problematike. Duhet të ketë rezultate më të qëndrueshme për sundimin e ligjit, për stabilitetin në rajon”, tha ai.

“Të dyja vendet kanë dhënë rezultate mbi reformat dhe ato pika që i kemi caktuar në vitin 2018. Ne mbi këtë bazë rekomandojmë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ato duhet të mbeten të fokusuara në vijueshmëri me reformat e ndërmarra. Dua të shoh më shumë progres dhe duhet të vijojë implementimi reformave”, theksoi Hahn. “Ky është kushti për të ecur përpara në rrugën europiane dhe për të vijuar me kapitujt e negociatave që janë 23-24 të tillë”, theksoi Hahn.

“Ne nuk mund të importojmë në BE problemet mes fqinjëve, kjo është urgjente për vendet e Ballkanit Perëndimorë”, theksoi Hahn. “Përshëndesim me këtë rast marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ekonomia ka probleme në Ballkanin Perëndimor dhe kjo nuk lejon që këto vende të përfitojnë plotësisht nga avantazhet që i japim ne (BE). Duhet luftuar papunësia dhe duhet forcuar stabiliteti ekonomik si bazë për stabilitet politik”, vijoi Hahn./atsh

Komisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë Read More »

Parashikimi i motit, e martë, 28 maj 2019

Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të dendura dhe intervale kthjellimesh.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën veriore e qendrore. Përkohësisht në mesditë në veri, reshjet do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim mesatare dhe e vrullshme në bregdet e pasuar nga një valëzim i forcë 4 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/22 Re shi/diell
Kukës 14/21 Re shi/diell
Lezhë 17/23 Re shi/diell
Dibër 12/20 Re shi/diell
Durrës 15/23 Re shi/diell
Tiranë 17/24 Re shi/diell
Elbasan 16/24 Re shi/diell
Berat 14/24 Re shi/diell
Vlorë 15/23 Re diell
Korçë 13/20 Re diell
Gjirokastër 14/23 Re diell
Sarandë 15/23 Re shi/diell/atsh

Parashikimi i motit, e martë, 28 maj 2019 Read More »

KPK shkarkon kryetarin e Gjykatës së Fierit, Roland Jaupaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Roland Jaupaj.

Trupi gjykues i cili shqyrtoi dosjen ndaj gjyqtarit Jaupaj përbëhej nga nga Genta Tafa(Bungo) kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Etleda Çiftja anëtare, ndërsa seance dëgjimore u monitorua edhe nga vëzhgues ndërkombëtar.

Në seancën dëgjimore të një dite më parë, Jaupaj u rivlerësua për tre kriteret e procesit të vetingut, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjyqtari Jaupaj u përball gjatë seancës së rivlerësimit me probleme të pasurisë. Për këtë arsye, KPK vendosi shkarkimin e tij nga detyra./atsh

KPK shkarkon kryetarin e Gjykatës së Fierit, Roland Jaupaj Read More »

Prezantohet portali “Mjekë për Shqipërinë”

“Sot ka 112 vende vakante për mjekë të përgjithshëm dhe specialistë dhe 79 vende vakante për mjekë në spitale, dhe mbi bazën e rankimit do të fillojë punësimi”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në lançimin e portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

Kryeministri e konsideroi këtë portal një dritare të re për ata që përfundojnë studimet rishtaz, për mjekët specializantë, për ata që janë endur prej vitesh në kërkim të një vendi pune dhe për ata që duan të rikthehen e të shërbejnë në Shqipëri.

Rama tha se portali “Mjekë për Shqipërinë” vjen në vijim të traditës së krijuar tashmë me portalet për punësimin e mësuesve dhe të infermierëve.

“Informimi në këtë portal është në kohë reale, procedurat për aplikim janë të shkurtuara dhe të shpejta dhe nuk ka më shanse që dikush të të parakalojë nëse ti e meriton”, tha Rama.

Kjo, sipas tij, “hap rrugën edhe për ata mjekë nga diaspora që duan të punojnë në Shqipëri.

“Kemi disa raste dhe ka interesim në këtë drejtim. Përmes këtij portali të interesuarit do të komunikojnë drejtpërdrejtë dhe pa filtra e pa pengesa”, tha Rama. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/342232119809405/?t=0

Prezantohet portali “Mjekë për Shqipërinë” Read More »

Sinoptikanët japin lajmin e keq për javët në vazhdim

Këtë javë mirëpresim zyrtarisht stinën e verës, por nëse nuk do të ishte për kalendarin, vetëm duke ngritur sytë nga qielli do të mendonim se jemi në vjeshtë.

Përveç uljes së temperaturave javët e fundit jemi përballur edhe me reshje të dendura shiu.

Këto reshje shiu parashikohen të na shoqërojnë jo vetëm gjatë kësaj jave, por edhe fillimin e javës së parë të qershorit, shkruan meganews.al

Vranësirat dhe shirat mbeten prezente deri në fillim të qershorit në pjesën më të madhe të vendit e kjo situatë sinoptike duket se nuk ka përmirësim pavarësisht ardhjes së verës.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, por edhe të pjesën më të madhe, shirat mbeten mesatare deri intensive në pjesën më të madhe të territorit.

Ndonëse temperaturat nuk kanë pësuar një ulje të ndjeshme, por qëndrojnë në vlerën minimale 14 gradë e atë maksimale 23 gradë, vlen të theksojmë se këto shifra nuk janë tipike për qershorin.

Gjatë dy javëve në vazhdim temperaturat ruajnë thuajse një konstnate, në rang vendi mbi 22°C dhe minimalja vlera e sipërpërmendur.

Sinoptikanët japin lajmin e keq për javët në vazhdim Read More »