Irina

Siguria ushqimore/AKU bllokon në Morinë katër ngarkesa me produkte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nga kontrollet e kryera në Pikat e Inspektimit Kufitar Morinë, Hani i Hotit dhe Durrës ka bllokuar katër ngarkesa produktesh: lëngje frutash, pije energjike dhe kripë.

Në një njoftim për shtyp AKU bën të ditur se “nga kontrolli i ushtruar në praktikën e importit të një ngarkese me 20.4 ton lëngje frutash (nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri nga subjekti ALFA sha) u konstatua se produktet nuk përmbushnin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore për jetëgjatësinë (produkteve i’u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë, për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhrit Nr.250, datë 29.07.2011). Për këtë arsye, AKU ndaloi hyrjen e mallrave në Shqipëri dhe urdhëroi kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës”.

“Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në një ngarkesë me 2.7 ton “Krip Himalaje” (nisur nga Maqedonia me qëllim tregtimin në Shqipëri nga subjekti Lindi AL) për t’u përdorur për konsum human, u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut (Ligji nr 9942 datë 26.06.2008, neni 6)”, thekson AKU duke shtuar se pas kontrollit të ushtruar u konstatua se produkti kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues (nuk ka raport-analizë të vlefshme për nivelin e jodit si dhe etiketa nuk përcakton saktësisht përmbajtjen e jodit).

Sipas AKU u ndalua futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe urdhëroi kthimin e saj në vendin e origjinës.

“Po ashtu nga kontrolli i ushtruar në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit në një ngarkesë me 4043 kg pije energjike RED BULL (produkti vinte nga Rumania dhe importohej nga Barcen Distribution shpk), u konstatua se produkti nuk plotësonte kërkesat ligjore të importit (mangësi në dokumentacionin shoqërues). AKU bllokoi fillimisht ngarkesën dhe i kërkoi subjektit plotësimin e dokumentacionit shoqërues. Pas kalimit të afatit kohor për plotësimin e mangësive në dokumentacion dhe në kushtet kur subjekti nuk paraqiti dokumentacionin e nevojshëm për të garantuar sigurinë e produktit sipas kërkesave ligjore të importit, AKU urdhëroi kthimin e produktit në vendin nga ku është importuar””, theksoi AKU.

AKU shprehet se “nga kontrolli i ushtruar në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës në një ngarkesë me 21 ton kripë (produkt me origjinë nga Gjermania importuar për konsum human në Shqipëri) u konstatua mospërputhje e kërkesave ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut (Ligji nr. 9942datë 26.02.2008, neni 6). Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës si dhe pas kontrollit fizik të ngarkesës, ka rezultuar se etiketa e produktit kripë nuk përmbante të dhënat kryesore si: niveli i jodit, data e skadencës dhe e prodhimit. Për këto arsye, AKU vendosi masën administrative “Bllokim Produkti” për sasinë 21 ton kripë dhe masën administrative “kthim në vendin e origjinës ” së produktit”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon pa ndërprerje kontrollet për të garantuar zbatimin e legjislacionit të sigurisë ushqimore për mallrat që importohen për konsum human në vendin tonë./atsh

Siguria ushqimore/AKU bllokon në Morinë katër ngarkesa me produkte Read More »

Bonusi, 23 mjekë ofrojnë shërbim të specializuar në spitalet rajonale

Njëzet e tre mjekë specialistë kanë përfituar bonusin 2.5 milionë lekë plus pagën, duke ofruar shërbime të specializuara në spitalet rajonale dhe bashkiake.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se objektivi i programit të bonusit është ofrimi i shërbimit cilësor pranë vendbanimit. Sipas saj, falë këtij programi u rikthyen shërbimet e munguara në spitalet rajonale dhe bashkiake, që sot ofrohen nga mjekë specialistë.

Doktor Halit Karaxha, mjeku obstetër-gjinekolog që ka përfituar bonusin 2.5 milionë lekë plus pagën, ka rikthyer shërbimin për nënën dhe fëmijën në maternitetin e Burrelit.

“23 mjekë specialistë kanë përfituar pagesën e bonusit, duke ofruar shërbime të specializuara në spitalet rajonale dhe bashkiake”, – thotë ministrja./atsh

Bonusi, 23 mjekë ofrojnë shërbim të specializuar në spitalet rajonale Read More »

Braçe: Në 30 vite, të njëjtët politikanë dogjën dy breza dhe po përvëlojnë të tretin

Zv/kryeministri Erion Braçe deklaron se në 30 vite, të njëjtët politikanë dogjën dy breza dhe po përvëlojnë të tretin.

Në 30 vite, të njëjtët politikanë dogjën dy breza dhe po përvëlojnë të tretin

Sipas Braçes, në fillim këta politikanë dogjën brezin e babait, më pas të djalit e tashmë të nipit. “Të njëjtët politikanë, dogjën dy breza dhe, po përvëlojnë të tretin!”, – shkruan Braçe.

“Ne fillim brezin e babait, pastaj brezin e djalit, tani të nipit/mbesës! Janë të njëjtët shkatërrues, te njëjtët zjarrvënës, të njëjtët hajdutë, të njëjtët dhunues e vrasës!”, – thekson Braçe.

“Kaq të lire e kemi jetën ne shqiptaret sa, çdo dhjetëvjeçar falim nga një brez tek politika e të njëjtëve terminatorë? Kanë dy partitë e tyre, por gjithnjë vjedhin bashkë”, dhunojnë bashkë, vënë zjarrin bashkë, vrasin bashkë, marrin jetën e brezave po bashkë!”, – tha Braçe.

“Jo më! Boll më! Nuk ka asnjë arsye që brezi i fëmijëve të sotëm të përvëlohet në zjarrin e këtyre! Përkundrazi, ky duhet të jetë brezi që bën drejtësi për dy të tjerët-prindërve e gjyshërve!”, – vijon zv/kryeministri.

“DREJTËSIA E RE është për ta, e ardhme për ta e për çdo brez që do i pasojë. Kurrë nuk do jenë të barabartë pa Drejtësinë e Re! Një vend pa këtë Barazi kurrë nuk do të ketë një brez tjetër, të ri dhe garanci për këtë vend!”, – shton Braçe.

“Te Barabartë tani, Drejtësia e Re është mundësia, garanti për të drejtat themelore, nisur nga e drejta e votës-sulmuar kriminalisht dje, aksesi i drejte dhe përfshirës në arsim e shëndetësi, pjesëmarrja në punësim, prodhim, të ardhura! Të Barabartë tani! Me votë, në 30 Qershor”, – përfundon Braçe./atsh

Braçe: Në 30 vite, të njëjtët politikanë dogjën dy breza dhe po përvëlojnë të tretin Read More »

Humbja e peshës mund të sjellë në zhdukjen e diabetit

Diabeti i tipit 2 mund të shërohet duke humbur peshë dhe të mos e rifitosh prapë atë, duke sjellë një largim të sëmundjes nëse është në fazën fillestare.

Ky rezultat vjen nga një studim i ri, “DIRECT”, i kryer mbi 300 pacientë dhe i prezantuar në kongresin e Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë (ADA), që konfirmon lidhjen mes peshës dhe zhdukjes së sëmundjes që është ngritur edhe nga studime të mëparshme.

Më shumë se një e treta e pacientëve (36%) që ka marrë pjesë në këtë studim duke zhvilluar një program të kontrollit të peshës, në fakt, ka pasur një zhdukje të sëmundjes që zgjati për dy vite.

“Personat me diabet 2 mund të kenë një zgjedhje dhe kjo sëmundje për ata nuk është një dënim i përjetshëm”, thekson bashkautori i kërkimit Roy Taylor, profesor për ilaçet dhe metabolizmin në “Newcastle University” në Britani të Madhe.

“Pra diabeti i tipit 22 mund të largohet dhe kjo gjendje shëndetësore mund të arrihet dhe të ruhet”, përfundon eksperti. /atsh

Humbja e peshës mund të sjellë në zhdukjen e diabetit Read More »

Një gotë ujë esëll në mëngjes, përfitime të jashtëzakonshme

Uji është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë.

Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet ndaj uji duhet pirë që në mëngjes. A jeni zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndjerë të etur dhe të dehidratuar? Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë. Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit. Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes.

Por, cilat janë arsyet përse duhet të pini ujë që në mëngjes?

Do të hidratoheni. Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë. Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm. Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.
Metabolizmi do të përmirësohet. Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 përqind.
Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.
Trupi do të pastrohet nga toksinat. Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve. Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje. 76% e indeve e trurit përmbajnë ujë. Kur jeni të dehidratuar, është njësoj sikur truri të mos ketë ushqim. Kështu, ju do të ndiheni të lodhur, të drobitur, do të keni dhimbje koke dhe luhatje humori.
Uji mbush stomakun. Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë. Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë. /atsh

Një gotë ujë esëll në mëngjes, përfitime të jashtëzakonshme Read More »

Zyrë e veçantë për Diasporën në çdo bashki, Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi projektligjin

Në drejtimin e kryetares Mimi Kodheli, komisioni për Politikën e Jashtme në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi shqyrtoi dhe miratoi në tërësi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.

I ftuar për të folur rreth projektligjit ishte dhe ministri për Shtetin dhe Diasporën, Pandeli Majko, i cili theksoi se ky projektligj parashikon hapjen e një zyre të veçantë për diasporën, migracionin dhe për shërbimet që kësaj kategorie do t’i ofrohet në çdo bashki.

“Një zyrë e tillë do t’i jepte akses një komuniteti që i ndjek zhvillimet nga distanca. Ky diskutim është kryer edhe në bashkëpunim me pushtetin lokal”, tha ndër të tjera Majko./atsh

Zyrë e veçantë për Diasporën në çdo bashki, Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi projektligjin Read More »

Miku më i madh i Kosovës, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot vjen për vizitë në Kosovë

Miku më i madh i Kosovës, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot vjen për vizitë në Kosovë.

Presidenti Clinton pritet nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gjatë pritjes nga presidenti Thaçi, Clinton edhe do të dekorohet.Kjo është vizita e dytë e ish-presidentit Bill Clinton në Kosovë.

Clinton urdhëroi forcat e NATO-s që të ndërhyjnë ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe gjatë vitit 1999, për të parandaluar gjenocidin e më tejmë ndaj shqiptarëve./KosovaPress/

Miku më i madh i Kosovës, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot vjen për vizitë në Kosovë Read More »

PD njofton krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë, njofton Partia Demokratike, do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues./atsh

PD njofton krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë Read More »