Irina

28-vjetori i PS-së/ Balla: Na gjen në një moment të rëndësishëm, nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

Sot jemi në një nga momentet më të rëndësishme, brenda 5 vite e gjysmë të qeverisjes sonë jo vetëm morëm statusin e vendit kandidat, por Partia Socialiste sot teksa qeveris e vetme është në momentin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Kështu deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në aktivitetin e organizuar me rastin e 28-vjetorit të krijimit së Partisë Socialiste të Shqipërisë.

“Kjo është festa më e bukur qe kemi organizuar për ditëlindjen e PS-së. Kjo ditëlindje e 28 e ka gjetur PS në një moment shumë të rëndësishëm, që do të jetë pikë reference për mënyrën se si do të jetë Shqipëria në 30 vitet e ardhshme”, – theksoi Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, u shpreh se “në gjithë 28 vitet e ekzistencës së partisë më të madhe jo vetëm brenda Shqipërisë, por në të gjitha trojet shqiptare festimi dhe udhëheqësia, qeverisja dhe kontributi i PS-së ka qenë pikësëpari përpjekja jonë për ta bërë vendin tonë me një shtet të fortë, me institucione të forta dhe demokraci institucionale”.

“Sa herë që PS ka marrë detyrën për të qeverisur vendin e ka nisur nga një pikë e vështirë, e ka marrë Shqipërinë nga një humnerë e lënë gjithmonë nga Saliu dhe e ka ngritur atë”, – tha Balla.

Ky 28-vjetor, vijoi Balla, e gjen Shqipërinë në një moment të rëndësishëm që lidhet me zgjedhjet. Këto nuk janë si të tjerat, këto janë më të rëndësishmet. Kush thotë se në këto zgjedhje nuk kemi kundërshtarë e ka gabim, kundërshtari jonë në këto zgjedhje ndoshta është edhe më i vështirë, sepse janë ata kundërshtarë që nuk duan që në Shqipëri të mos ketë zgjedhje.

“Ne do ta kalojmë këtë moment të rëndësishëm për vendin dhe shumë deciziv për mënyrën si do duket Shqipëria pas 30 qershorit”, – përfundoi Balla./atsh

28-vjetori i PS-së/ Balla: Na gjen në një moment të rëndësishëm, nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE Read More »

“Kala Festival”, mbërrijnë 250 turistët e parë anglezë në portin e Himarës

Porti i Himarës mirëpriti sot turistët e parë anglezë, që kanë ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në “Kala Festival”, që do të zhvillohet në dy faza, në datat 12-19 qershor dhe 20-25 qershor.

Drejtori i portit të Vlorës, Admir Malaj, tha për ATSH-në se “gjatë ditës së sotme kanë ardhur 250 turistë anglezë, të cilët kanë udhëtuar me Katamaranin e linjës Himarë-Korfuz”.

Sipas tij, pritet që të vijnë rreth 4000 turistë në Portin e Himarës për të marrë pjesë në këtë festë që tashmë është bërë traditë.

“Nga porti i Himarës këto ditë do të vijnë 3000 turistë, ndërsa nga porti i Sarandës do të vijnë 1000 të tjerë”, tha Malaj.

Për herë të dytë, bregdeti me bukuri mahnitëse i Dhërmiut, do të presë Festivalin e dytë Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike në Shqipëri. Ky festival, përveç atmosferës që do të krijojë për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë. Përgjatë ditëve në festival do të jenë të pranishëm DJ të famshëm ndërkombëtarë.

Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës Shqiptare.

Këtë vit në festival do të jenë 5 mijë të rinj, jo vetëm nga Britania e Madhe, por edhe nga Zelanda e Re, Australia, Amerika. Organizatorët shpresojnë që të ftuarit të përjetojnë me të vërtetë bukurinë e vendit./atsh

“Kala Festival”, mbërrijnë 250 turistët e parë anglezë në portin e Himarës Read More »

Vitamina C ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Limoni përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë. Madje sipas ‘Healthline’ në një limon gjenden 31 mg vitaminë C.

Disa studime kanë treguar se konsumi jo vetëm i limonit, por edhe i shumë frutave që janë të pasura me vitaminën C, çojnë në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Veç vitaminës C te limoni gjejmë edhe fibra, të cilat e ndihmojnë shumë shëndetin tonë, e sidomos zemrën.

Për këtë arsye është mjaft i këshillueshëm konsumi i limonit dhe i produkteve të tjera që përmbajnë vitaminën C. /atsh

Vitamina C ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës Read More »

Parashikimi i horoskopit për çdo shenje

Dashi

Mos lejoni që të mashtroheni nga fjalët e bukura të një ish-it tuaj, pasi shpesh janë fjalë me dy kuptime. Mos hiqni dorë nga e tashmja për të jetuar një të shkuar aspak të rehatshme. Ata që janë vetëm, mund të mbështeten tek njohjet e reja dhe të kalojnë një ditë të këndshme. Sa i takon punës, projektet tuaja po shkojnë drejt konsolidimit.

Demi

Venusi iu fton që të jetoni një ditë të lirshme me njeriun tuaj të zemrës, duke i dhënë hov pasionit dhe duke rikuperuar kohën e humbur. Ata që janë vetëm do të bëjnë njohje të reja interesante. Në sferën profesionale situata paraqitet e suksesshme.

Binjakët

Kapriçot e planetit Mars do të krijojnë shqetësime në jetën në çift, duke iu krijuar shumë njerëzve dëshirën për tu larguar. Mundohuni që të mos hyni në krizë. Për ata që janë vetëm, do të ketë emocione të reja pozitive. Në punë prej disa kohësh zgjedhjet tuaja nuk kanë qenë të drejta, po fatmirësisht yjet do ju qëndrojnë pranë dhe do ju mbështesin.

Gaforrja

Parashikohet një periudhë interesante për gjithë ata çifte që duan të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Ndërsa për të tjerë ndonjë keqkuptim i vogël mund të jetë fatal. Kush ka ndërmend që të kërkojë seriozisht shpirtin binjak, do të marrë kënaqësi të mëdha. Në punë do të përballeni me të papritura të cilat do të ngadalësojnë projektet tuaja.

Luani

Parashikohen emocione shumë të forta për gjithë ata që kanë në plan të konsolidojnë një raport dashurie. Planetet parashikojnë projekte të reja jetëgjata. Ata që janë vetëm, do të tërhiqen shumë pas një personi. Në sferën profesionale do jeni të ngarkuar, por kjo ngarkesë do të sjellë rezultate të kënaqshme.

Virgjëresha

Parashikohen momente të mbushura me intensitet të madh për të gjitha çiftet, të cilat do të kenë dëshirë për të dashuruar dhe për të qenë të dashuruar. Venusi premton që ta jetoni sa më mirë këtë ditë. Ata që janë vetëm, duhet ti bëjnë sytë katër ndaj mashtruesve. Në punë, do t’iu duhet të përfundoni një projekt brenda një limiti kohe, por bëni kujdes të mos hiqni dorë, pasi do ia dilni.

Peshorja

Gjatë kësaj të mërkure mund të arrini një sintoni perfekte me njeriun tuaj të zemrës dhe do të jeni në humor. Ju pret një ditë e bukur! Ata që janë vetëm mund të kenë mundësi të shumta për t’ia nisur nga e para pas një zhgënjimi. Ndërsa në sferën profesionale do të ketë të papritura të kënaqshme.

Akrepi

Parashikohen ndryshime të papritura të cilat do ju lejojnë që të merrni vendime të rëndësishme në dashuri, ndaj bëni kujdes që të mendoheni mirë. Ata që janë vetëm, do të jenë në kërkim të aventurave të reja. Mërkuri do të lejojë që të merrni rezultatet e synuara në sferën profesionale, në sajë të kurorëzimit të disa projekteve tuaja ambicioze.

Shigjetari

Dita do të nisë me disa vështirësi në komunikim me njeriun tuaj të zemrës. Fatmirësisht partneri/ja, do të jetë shumë më i kuptueshëm se sa ju. Ata që janë vetëm, do të bëjnë njohje të reja premtuese. Në punë, nuk do të mungojnë tensionet, ndaj bëni kujdes.

Bricjapi

Në raport me njeriun e zemrës do të përjetoni ndjesi të reja, ndonëse do të keni disa momente pasigurie. Ata që janë vetëm, do të duhet të komunikojnë me një person që nuk e keni përzemër. Në punë, yjet ju ftojnë që të tregoheni të durueshëm dhe të mos dramatizoni çdo gjë.

Ujori

Parashikohen takime magjike, të cilat do të bëjnë që të trokasë zemra fortë. Lidhjet që janë në krizë do të jenë të dominuara nga polemikat. Ndërsa ata që janë vetëm, do të kenë një ditë të mbushur me emocione të forta. Në punë, planetet do ju ndihmojnë në arritjen e synimeve tuaja. Do të dini që të vlerësoheni për aftësitë tuaja.

Peshqit

Dashuritë e lindura prej pak kohësh do të kenë vështirësi në konsolidim. Vetëm raportet pasionante do të arrijnë që të shpëtojnë. Ata që janë vetëm, do të përjetojnë emocione të bukura. Në punë, do të jeni të pavarur dhe të zotët për të drejtuar çdo gjë, pa u ndalur në projektet tuaja.

Parashikimi i horoskopit për çdo shenje Read More »

Moti – Vendi po dominohet nga masat ajrore të nxehta

Vendi po dominohet nga masat ajrore të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se dita e mërkurë do të nisë me mot të kthjellët e gradualisht gjatë mesditës, vranësirat do të marrin zhvillim, përgjatë zonave malore.

Në këto zona, në orët me temperatura më të larta, parashikohen reshje shiu. Era do të fryjë e lehtë, e përkohësisht mesatare deri në 1-10 m/sek në bregdet nga kuadranti i jugut.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen të pësojnë rritje në mesditë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/34 Diell
Kukës 19/32 Diell re
Lezhë 21/34 Diell
Dibër 19/31 Diell shi
Durrës 22/34 Diell re
Tiranë 22/35 Diell
Elbasan 21/36 Diell
Berat 20/36 Diell
Vlorë 21/34 Diell
Korçë 17/30 Diell shi
Gjirokastër 18/36 Diell shi
Sarandë 20/34 Diell/atsh

Moti – Vendi po dominohet nga masat ajrore të nxehta Read More »

Matura shtetërore, sot provimi i gjuhë-letërsisë

Pas provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj të kryer më 7 qershor, mbi 36 mijë maturantë në Shqipëri do t’i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Testimi do të nisë në orën 10 dhe do të zgjasë dy orë e gjysmë. Maturantët duhet të paraqiten në gjimnazet përkatëse që në orën 8 sepse do të nisë leximi i emrave një për një si dhe kontrollohen me dedektorë në mënyrë që nxënësit që mos të kenë pajisje elektronike pasi në të kundërt do të ketë penalitete. Ata duhet të kenë me vete një mjet identifikimi.

Në fakt këtë vit ka ndryshime. Për herë të parë kurrikula çon drejt dy lëndëve jo një lënde të përbashkët siç ka qenë deri në 2018, ku gjuha dhe letërsia ishin bashkë, kështu që do operohet me dy pjesë brenda një testi. Pra, teknikisht testi ka ndryshuar.

Ndërkaq, maturantët janë njohur që në fillim të vitit me programin orientues me 15 vepra dhe 14 autorë. Testi do të përmbajë 34 pyetje, nga të cilat 20 do të jenë me alternativa. Kryesisht pyetjet me alternativa do të fokusohen te njohuritë gjuhësore, më pas do të ketë dy tekste letrare ku do të mbështeten pyetjet me zhvillim dhe në fund pjesa kreative eseja.

Veç testit, maturantët duhet të plotësojnë edhe një fletë tjetër ku do të mbushin me përgjigjet e sakta të pyetjeve me alternativa rrethet përkatëse, për të mundësuar për herë të parë korrigjimin digjital. Pikët në test janë shtuar gjithashtu, nga 50 vitin e shkuar, këtë maturë do të jenë 60./atsh

Matura shtetërore, sot provimi i gjuhë-letërsisë Read More »

PS feston 28-vjetorin, Veliaj uron socialistët: E vetmja forcë politike që bën shtet

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njëherësh edhe kandidat për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni ka uruar ditëlindjen e forcës politike që ai përfaqëson.

Veliaj ka thënë se Partia Socialiste është e i vetmi grupim politik që bën shtet dhe për këtë ka dhënë shembullin e transformimit të Tiranës.

“Gëzuar Ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë – e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk tradhëton kurrë vendin, se rimëkëmb ekonominë, se bën shtet e qytet si Tirana jonë”, thotë Veliaj. Më tej, ai thekson se PS është e vetmja forcë pro Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“E vetmja forcë qartësisht pro-🇪🇺 e pro-🇺🇸 sot për sot! Në 30 qershor voto PS Edi Rama Nr. 30”-, thotë Veliaj. Sot Partia Socialiste mbush 28 vjet që nga dita e themelimit të saj./atsh

PS feston 28-vjetorin, Veliaj uron socialistët: E vetmja forcë politike që bën shtet Read More »

28 vjetori i PS, Balla: Misioni historik, respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka theksuar sot me rastin e ditëlindjes së 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë se, teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.

“Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë🇦🇱, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale”, thekson Balla.

“Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator”, shton ai.

“Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar. Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialist”, nënvizon Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla./atsh

28 vjetori i PS, Balla: Misioni historik, respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit Read More »