Irina

Sportisti shqiptar bëhet baba për herë dhe zbulon emrin e veçantë të fëmijës

Marash Kumbulla është bërë baba për herë të parë dhe fëmija i parë është një vajzë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi i Kombëtares përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kumbulla ka ndarë foto së bashku me partneren e tij dhe të voglën të cilën e kanë quajtur Matilde. Mbrojtësi i Romës shfaqet tepër i lumtur teksa mban në krahë vajzën e tij.
“Mirëseerdhe Matilde, mami dhe babi tashmë janë marrëzisht të dashuruar me ty”, shkruan Kumbulla në “Instagram”. Një gëzim i madh për familjen Kumbulla, me mbrojtësin e Romës që u dëmtua dhe humbi pjesën e fundit të sezonit, përfshirë edhe ndeshjet me ekipin kombëtar.

Matilde është bekimi i parë i çiftit, të lidhur që para 3 viteve kur Kumbulla ishte pjesë e Veronës. Partnerja Greta Manzato e ndoqi në Romë dhe tashmë sollën në jetë një vajzë.

Sportisti shqiptar bëhet baba për herë dhe zbulon emrin e veçantë të fëmijës Read More »

I vuri zjarrin lokalit të Noizyt, lihet në burg kushëriri, dëshmia: ‘Po meditoja…’

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën arrest në burg për kushëririn e Noizyt,

Erlado Musteqjen, i cili i vendosi dy herë zjarrin lokalit të këngëtarit.

Ndaj 26-vjeçarit Eraldo Musteqja prokuroria e Durrësit ka ngritur dy akuza,

atë të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Në sallën e gjyqit, 26-vjeçari nuk ka pohuar, as ka mohuar akuzën për zjarrvënie,

ndërsa ka deklaruar se ka reaguar pasi policët kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Musteqja ka thënë se ka qenë në zonë pranë lokalit për të medituar dhe ka qenë duke u larguar nga aty, kur është përballur me policinë.

Përveç zjarrit të 29 qershorit, Musteqja dyshohet se është autor dhe i dy zjarrvënieve të tjera,

njëra më 11 qershor në të njëjtin lokal i cili u shkrumbua thuajse plotësisht dhe më 10 qershor në derën e shtëpisë së familjes së këngëtarit./albeu.com/

I vuri zjarrin lokalit të Noizyt, lihet në burg kushëriri, dëshmia: ‘Po meditoja…’ Read More »

Juristja: Jam një myslimane me shami që ka vizituar kisha katolike dhe ende s’ka shkuar në…

Destinacionet e pushimeve verore nuk janë vetëm për t’u çlodhur, por edhe për të mësuar mbi kultura të ndryshme. Juristet Kiti Shabanaj dhe Suela Lala tregojnë për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan se si i organizojnë pushimet e tyre verore. Suela thotë se pavarësisht mbulesës, ka vizituar edhe kisha katolike por ende nuk ka shkuar në një prej vendeve më të mëdha të fesë islame.

Kiti Shabanaj: Unë nuk i konceptoj dot pushimet duke ndenjur në të njëjtin vend. përveçse muzetë, aktivitete të tjera kulturore, ne gjithmonë praktikojmë edhe ngjitjen në mal. Kudo ku ka det, ne zgjedhim që të ketë edhe mal.

Suela Lala: Më ka ndodhur që të vizitoj shumë vende që janë të besimit katolik. Çuditërisht në Turqi akoma nuk kam qenë dhe çuditen shpesh.

Orinda Huta: Vërtet?

Suela Lala: Po, e kam në plan por nuk kam qenë. Tek vendet katolike më ka interesuar gjithmonë që të vizitoj edhe kishat dhe është dukur ndonjëherë e çuditshme ose më kanë parë çuditshëm si një vajzë myslimane me shami, po viziton kishën.

Juristja: Jam një myslimane me shami që ka vizituar kisha katolike dhe ende s’ka shkuar në… Read More »

Burri, gruas: ‘Për punë të morëm, si Marigoja…’

Martesa 30-vjeçare e Fadilit dhe Violetës ndodhet në një krizë të fortë e cila i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”. Është Violeta ajo që ka thirrur bashkëshortin në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan pasi thotë se pavarësisht se e kanë ndarë jetën e tyre midis Shqipërisë e Greqisë ku jetojnë prej 28 vjetësh si dhe kanë sjellë në jetë 3 fëmijë, ajo ndihet e shtypur.

Sipas saj, Fadili ka qenë gjithnjë neglizhent dhe nuk i ka shprehur dashurinë, ndërsa ajo vetëm ka punuar teksa ai dilte e takohej me shokët. Violeta madje thotë se në shtëpinë bashkëshortore është detyruar t’iu lajë edhe këmbët vjehërrve të saj.

Violeta: Visheshe e lyheshe e dilje dhe mua më lije në shtëpi!! Për çfarë më ke marrë mua ti? Për gomar më ke marrë?
Fadil: Për çfarë më solle këtu ta di unë?

Violeta: Për çfarë? Se tërë jetën për ty kam ndenjur! Kam marrë legenin në shtëpinë tënde dhe një nga një iu kisha larë këmbët! Ka mbaruar kjo! Ka mbaruar po të them!

Fadil: Po shumë mirë, ashtu ishte zakoni atëherë dhe atë do bëje.

Violeta: Akoma po e ndjek atë zakon!

Eni Çobani: Pse iu ka larë këmbët vërtet?

Fadil: Ashtu ishte zakoni zonja Eni.

Eni Çobani: Jo, ia ka larë këmbët vërtet të gjithëve?

Fadil: Po, të prindërve të mi ua ka larë.

Violeta: Të gjithëve ua kam larë! Në darkë vinin radhiteshin e unë me legen në dorë e peshqir në krah!

Fadil: Moj për këto gjëra më solle mua?

Violeta: Nuk u ngope me këtë punë? Nuk u ngope e akoma vazhdon këtë?

Fadil: Shumë mirë, për punë të morëm, si Marigoja./tvklan.al

Burri, gruas: ‘Për punë të morëm, si Marigoja…’ Read More »

‘Vajzat pas të tridhjetave quhen plaka’/ Gjinekologu sqaron deklaratën: Njeriu ka dy mosha…

Gjinokologu i famshëm Shkëlqim Balili ndërsa ishte I ftuar sot në “E diel” foli në lidhje e deklaratën e tij që mori bujë, se “vajzat pas të tridhjetave quhen plaka”.

Ai shpjegoi se çdo vajzë, zhvillimi i saj kalon në 5 faza të rëndësishme, dhe se faza e riprodhimit është më e rëndësishmja.

“Njeriu ka dy mosha, ka moshën kronologjike (ka datëlindjen), ka dhe moshën biologjike (e organeve). Fakti është që femrat kanë 5 periudha, është fëmijëria, puberteti, adoleshenca, periudha active e ripordhimit dhe pre-menopauza.

Dhe në këto 5 faza, e riprodhimit është më e rëndësishmja, sepse është biologjike”, tha gjinokologu.

‘Vajzat pas të tridhjetave quhen plaka’/ Gjinekologu sqaron deklaratën: Njeriu ka dy mosha… Read More »

Zhaklin Lekatari ironizon biznesin e ri të Kiarës: Kruajtëset e dhëmbëve së shpejti në tregun shqiptar

Ditën e djeshme Kiara Tito prezantoi prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos.

Shumë reaguan për biznesin e ri të Kiarës, e mes tyre edhe opinionistja e “Big Brother Vip Albania 2”, Zhaklin Lekatari.

Ajo ka postuar një foto të një pakoje kruajtëse dhëmbësh, ku me ironi thotë se do hedhë në treg këtë produkt.

“Kruajtëset e dhëmbëve, Zhaklin Lekatari. Soon në tregun shqiptar”-shkruan Zhaklina.

Zhaklin Lekatari ironizon biznesin e ri të Kiarës: Kruajtëset e dhëmbëve së shpejti në tregun shqiptar Read More »

17-vjeçarja shoqërohet me burrin e martuar, e ëma zbulon të vërtetën shokuese

Një grua kontaktoi dedektiven Shkënda Lili për të zbuluar rutinën e vajzës së saj 17-vjeçare gjatë daljeve të shpeshta dhe e vërteta që mësoi në fund e shokoi.

Zonja tregoi për “1 herë mat”, se vajza e saj është bërë agresive, nuk komunikon me prindërit dhe del shpesh nga shtëpia. Ajo tha se adoleshentja shoqërohet me një vajzë që i dukej e dyshimtë. “Vajzës i kemi plotësuar çdo dëshirë”, u shpreh gruaja, ndërsa shtoi se kontaktoi dedektiven pasi ajo dhe burri janë në zënë me punën në biznes.

Pasi u njohën me objektivin, grupi i hetimit nisi investigimin në terren.

Dita ditës, hetuesin kapën momente të vajzës që konsumon duhan dhe alkool, nën shoqërinë e miqve të saj, veçanërisht shoqes që përmendi dhe mamaja e saj.

Ndërsa në fundjavë, vajza i kërkoi leje të ëmës për të shkuar në ditëlindjen e shoqes. 17-vjeçarja u pa të shoqërohej me një zotëri dhe të shkonte në festë me makinën e tij.

Teksa pa fotografitë, zonja zbuloi se djali me të cilin shoqërohej vajza e saj, është një burrë i martuar që jeton në lagjen pranë shtëpisë së tyre.

17-vjeçarja shoqërohet me burrin e martuar, e ëma zbulon të vërtetën shokuese Read More »

Vajza të virgjëra, por të qepura/ Flet gjinokologu: Operacioni zgjat disa …

I ftuar në rubrikën “Në trotuar” në E diel, gjinokologu Shkëlqim Balili ka folur për fenomenin e virgjërisë, që ndodh edhe në ditët e sotme, ku djemtë kërkojnë vajza të virgjëra.

Ai tha se rikrijimi i virgjërisë, përmes operacionit nuk duhet të ekzistojë, sepse ky veprim nga pas mbart edhe hipokrizinë e partneres kundrejt personit të jetës.

Qepja nuk duhet të ekzistojë. E para, unë jam kirurg, nuk arrihet.
Nuk kam bërë kurrë, por edhe nuk arrihet. Operacioni zgjat disa orë dhe nuk arrihet, atë që ka bërë natyra, nuk e bën dot njeriu. Por ajo ka një gjë tjetër të rëndësishme, që është hipokriza.

Njeriu do të jetë gjatë gjithë jetës hipokrit ndaj personit të tij të jetës, tha gjinokologu në e Diell.

Vajza të virgjëra, por të qepura/ Flet gjinokologu: Operacioni zgjat disa … Read More »