Irina

Mesi: Do doja që në zgjedhje të kishte me shumë parti

Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi votoi sot në Shkodër.

Ajo deklaroi se do të donte më shumë kandidatë në zgjedhjet lokale.

“Unë do doja që këto zgjedhjet të kishte shumë konkurrentë. Do doja të kishim më shumë parti politike pjesëmarrëse. Kjo nuk ishte dëshira e PS”, tha Mesi.

“Ju e dini shumë mirë që nuk ka minimum për ta quajtur procesin të vlefshëm. Ne do respektojmë çdo vendim të çdo institucioni ligjor lidhur me këtë çështje”, u shpreh ajo./atsh

Mesi: Do doja që në zgjedhje të kishte me shumë parti Read More »

Indinjohet banori i zonës: “Abuzuesit më të mëdhenj janë pronarët e lokaleve në plazhin e Orikumit”

Një banorë i zonës së Orikumit i cili ka zgjedh të pushoj në bregdetin e Orikumit shprehet i indinjuar për shërbimin dhe çmimet që ofrojnë lokalet përgjatë gjithë vijës bregdetare të zonës.

Dhe me të drejtë pushuesi dhe banori i zonës Spartak Dano shkruan në rrjetin e tij social facebook:

“Abuzuesit me te medhenj jane pronaret e lokaleve ne plazhin e orikumit

Statusi i plotë

“Abuzuesit me te medhenj jane pronaret e lokaleve ne plazhin e orikumit ku detyrojne kamarjerat te mos çojne uje me kafe ne qofte se nuk e blen sa turp !!!!!!”
/orikuminews

Indinjohet banori i zonës: “Abuzuesit më të mëdhenj janë pronarët e lokaleve në plazhin e Orikumit” Read More »

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00, KQZ publikon të dhënat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postribë të qarkut Shkodër, ndërsa deri tani pjesëmarrja në votime është 12%.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, theksoi se “nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore”.

Sipas saj, 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.

Duke folur për pjesëmarrjen Hoxhaj tha se “deri tani (Ora 11.00) pjesëmarrja në votime është 12%. Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota./atsh

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00, KQZ publikon të dhënat Read More »

Pengoi zgjedhjet/ Procedohet penalisht kryetarja e bashkisë Shkodër

Policia e Shtetit bën të ditur sot se është proceduar kryetarja bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se “Ademi pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit”.

Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Shkodër për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal. /atsh

Pengoi zgjedhjet/ Procedohet penalisht kryetarja e bashkisë Shkodër Read More »

Voton senatori italian me shtetësi shqiptare: Vota është fitore e madhe, s’duhet të jetë kurrë problem

Këtë të dielë, qendrave të votimit në Tiranë i janë drejtuar edhe të huajt të cilët kanë marrë shtetësi shqiptare. Një prej tyre është edhe senatori Italian Luciano D’Alfonso, i cili nga viti 2003-2009 ka qenë kryebashkiak i Peskarës dhe ka shërbyer si President i rajonit të Abruzzos në Itali.

Në një prononcim për mediet, Luciano D’Alfonso theksoi se i është drejtuar kutisë së votimit pasi vota është një fitore e madhe prej së cilës nuk duhet hequr dorë. Ai nënvizoi se vota nuk mund të jetë kurrë problem, ndërsa theksoi se të votosh do të thotë edhe të vlerësosh, të njohësh rrugën e madhe që po bën një qytet si Tirana, që gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një qytet referues në të gjithë botën.

“Të votosh nuk mund të jetë kurrë një problem, sidomos për zgjedhjet vendore. Të votosh do të thotë edhe të vlerësosh, të njohësh rrugën e madhe që po bën një qytet si Tirana që gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një qytet referues në të gjithë botën. Tirana po kthehet kësisoj në një kryeqytet botëror, pra jo vetëm i Shqipërisë. Kështu që, të votosh do të thotë të shprehësh vlerësimin tënd. Unë vij nga një shtet i madh siç është Italia, edhe kur ka probleme politike nuk mund të heqësh dorë nga vota. Vota është një fitore e madhe”, tha D’Alfonso.

Ai iu drejtua me një mesazh edhe të huajve të tjerë me të drejtë vote në Shqipëri. “Që duhet mbështetur kjo rrugë e madhe drejt Europës që vë përballë si demokracinë kombëtare të Shqipërisë, ashtu edhe demokracinë lokale të qyteteve si Tirana. Punë të mbarë kryetarëve të bashkive, një shtrëngim dore për gjithë klasën politike. Unë uroj që të kthehet arsyetimi dhe bashkëpunimi në të gjitha nivelet institucionale. Shqipëria duhet të jetë një dritë kalimi i Ballkanit drejt Europës”, deklaroi D’Alfonso./atsh

Voton senatori italian me shtetësi shqiptare: Vota është fitore e madhe, s’duhet të jetë kurrë problem Read More »

Zgjedhjet lokale, radhë të gjata në qendrat e votimit në kryeqytet

Që prej orës 7:00 të ditës së sotme ka nisur votimi në të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të bashkive dhe këshillave bashkiak.

Votimi ka vijuar normalisht. Ndërkohë është vënë re se radhë të gjata votuesish janë krijuar në qendrën e votimit ‘At Zef Pllumi’ në Bashkinë Tiranë.

Qytetarët kanë mbërritur prej orëve të para të mëngjesit, në 07:00 kur janë hapur qendrat, për të votuar për zgjedhjet lokale.

Në këtë qendër votimi vihet re pjesëmarrje e lartë e votuesve.

Edhe në qendrat e tjera të votimit në kryeqytet, ka vijuar normalisht procesi i votimit dhe pjesëmarrja e qytetarëve.

Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve për të votuar është vënë re edhe në qendrën e votimit në Kashar ku qytetarët kanë mbërritur prej orëve të para të mëngjesit./atsh

Zgjedhjet lokale, radhë të gjata në qendrat e votimit në kryeqytet Read More »

Rama: Sot mësimi historik se nuk luhet me popullin

Kryeministri Edi Rama votoi sot në Qendrën e Votimi në Surrel, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda.

Pas votimit, kryeministri Rama deklaroi se, “sot është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do t’i japë të gjithëve, sesa vota për njërin apo tjetrin që është e fshehtë. Besoj që kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet, se sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe. Dhe kush tenton t’ja marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër përveç se fundit me dështim dhe me turp”.

Rama tha se, “sot është e rëndësishme që çdo qytetar dhe qytetare në këtë vend të votojë ose të mos votojë, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Prandaj thashë. Historia e solli që këto zgjedhje shumë më tepër sesa zgjedhje për kryetarët dhe këshillat e rinj të bashkive janë zgjedhje për Shqipërinë që duam për të gjithë fëmijët tanë”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se “jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe është një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti politike, nga asnjë politikan dhe kurrë më interesat e një pale apo hesapet e politikës nuk do të mund t’i bien ndesh interesit të madh kombëtar dhe hesapeve të popullit për të pasur një shtëpi të përbashkët ku fëmijët tanë të rriten ashtu siç e meritojnë”.

I pyetur sesi ishte të votojë pas kaq kohësh si në kohën e komunizmit, Rama tha se, “jam në paqe me ju. Ju dua shumë. Nuk më tundoni dot. Akoma nuk e mësuat që rruga nuk i zihet askujt që është në të drejtën e vet. A mund të ma hapni rrugën. Ja ndryshimi i madh me dje dhe sot. Sot të zënë rrugën gazetarët”. /atsh

Rama: Sot mësimi historik se nuk luhet me popullin Read More »