Irina

“Çmendet” moti

Gjatë kësaj jave në vend parashikohet ndryshueshmëri e motit sipas stinës në të cilën ndodhemi.

Reshjet do të jenë të përkohshme.

Temperaturat do të qëndrojnë konstante deri në mesjavë, por gradualisht të enjten e të premten si rezultat i hyrjes së masave të ngrohta jugore, parashikohet të pësojnë rritje.

“Çmendet” moti Read More »

Albin Kurti shpall fitoren e Vetëvendosjes

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga partia fituese e zgjedhjeve ka folur para mediave pas rezultateve të votimit.

Ka shpallur fitoren e partisë së tij, teksa ka thënë se i gjithë angazhimi ja ka vlejtur, shkruan lajmi.net.

“Unë si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës e shpall fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë ai.

“Kemi punuar shumë, jemi angazhuar gjatë mirëpo gjithçka ja ka vlejtur sepse për popullin tonë çka kemi bërë e kemi konsideruar si detyrë tonën”, ka shtuar ai.

“Qeveria e re duhet të kompensojë kohën e humbur dhe mundësitë e çuara dëm”, tha ai.

Teksa tha se që nga nesër do të fillojnë me angazhimet për formimin e Qeverisë së re.

Foli edhe për koalicionin e mundshëm me LDK-në.

“Sot, nuk do t’i kontaktoj, por qysh nesër do të vendos kontakt me LDK-në, që me subjektin që ishim në opozitë që ta kurorëzojmë ndryshimin”, tha ai.

Albin Kurti shpall fitoren e Vetëvendosjes Read More »

Bashkimi që s’bëri fuqinë, Limaj e Pacolli

Nisma-AKR po del se përformuan shumë dobët në këto zgjedhje.

Nga rezultatet e deritanishme, këto dy subjekte kanë edhe më pak vota se Lista Serbe, shkruan lajmi.net.

Lista Serbe aktualisht ka 25 mijë e 508 vota në tërë Kosovën, teksa NISMA-AKR, 28 mijë e 211 vota.

Vlen të theksohet që ende s’janë numëruar të gjitha votat nga vendvotimet.

Bashkimi që s’bëri fuqinë, Limaj e Pacolli Read More »

Konvikti i vajzave në Vlorë, standarde të reja për 300 studente

Konvikti i vajzave, në qytetin e Studentit, në Vlorë, po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë të tij, ku deri në fund të vitit do të mundësojë mjedise të reja funksionale, salla leximi dhe ambiente sportive.

Ndërtesa e amortizuar 5-katëshe i konviktit të vajzave, do të ruajë vetëm strukturën bazë, ndërsa gjithçka tjetër do të ringrihet rishtas si një mjedis modern dhe bashkëkohor për 300 studentet e saj.

Puna do të vazhdojë edhe me rindërtimin e plotë të konvikteve studentore në qytetin e Shkodrës dhe atë të Korçës./atsh

Konvikti i vajzave në Vlorë, standarde të reja për 300 studente Read More »

Blogerja që fitoi betejën me kancerin, mesazh për të gjitha gratë

Blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka e cila pak kohë më parë u ndesh me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit, i ka bërë apel të gjitha grave për të kryer kontrolle të shpeshta.

Përmes një mesazhi të ndarë në faqen zyrtare të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Ujka i ka thënë grave të jenë pozitive dhe të forta përballë kësaj sëmundje.

“Unë jam Estela Ujka, blogere, bankiere, mama dhe grua por mbi të gjitha kam fituar betejën me kancerin. Muaji tetor është muaji i kancerit të gjirit ndaj unë ndjej përgjegjësinë time dhe i them çdo gruaje që ka përballuar këtë sëmundje për të qenë të forta dhe pozitive, por mbi të gjitha të diagnostifikohen përmes kontrolleve rutinë të herë pas hershme”, -thotë blogerja e njohur në mesazhin e saj.

Muaji tetor njihet ndryshe edhe si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit ndërsa shifrat tregojnë se janë plot 700 raste në vit që zbulohen për herë të parë me këtë sëmundje./atsh

Blogerja që fitoi betejën me kancerin, mesazh për të gjitha gratë Read More »

Test i ri i gjakut zbulon praninë e 20 llojeve të kancerit

Një test i ri i gjakut premton të zbulojë praninë e 20 llojeve të kancerit, sipas zbulimit të institutit ”Dana Faber” në Boston (Harvard) dhe në testet e para tregoi saktësi të jashtëzakonshme në 99,6% të rasteve, ku testet ishin në gjendje të identifikonin saktë pacientët me tumor dhe organin nga i cili kishte origjinën kanceri.

Të dhënat u paraqitën në Konferencën e Shoqatës Europiane të Onkologjisë.

Analiza është zhvilluar nga ”Grail Inc”, një kompani e bioteknologjisë që përdor metoda novatore për të vëzhguar sekuencat gjenetike: konkretisht, provimi i ri kërkon të identifikojë praninë e substancave kimike mikro (metil) të përfshira përmes një proces i quajtur metilim në aktivizimin ose çaktivizimin e gjeneve që lidhen me zhvillimin e tumoreve.

Metoda është testuar në 3 600 pacientë, disa me kancer, të tjerë jo.

Testi zbuloi saktë disa tregues të pranishëm në gjakun e atyre që ishin të sëmurë si dhe identifikoi organin e origjinës së neoplazmës.

”Analiza e re është e ndryshme nga të ashtuquajturat biopsi të lëngshme, që kërkojnë mutacione gjenetike brenda ADN-së së qelizave të kancerit’’, theksuan shkencëtarët e institutit ”Dana Faber”./atsh

Test i ri i gjakut zbulon praninë e 20 llojeve të kancerit Read More »

96,2% e qytetarëve të kënaqur nga shërbimi në sportelet e DPSHTRR

96,2% e qytetarëve të anketuar kanë qenë të kënaqur nga shërbimi në sportelet e DPSHTRR.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zhvilluar një anketim për periudhën shtator 2019, ku janë realizuar 511 telefonata rastësore në 13 drejtori rajonale për të matur perceptimin e publikut mbi kënaqësinë dhe cilësinë e shërbimit në sportelet e DPSHTRR.

Nga ky pyetësor ka rezultuar se nga 511 qytetarë të anketuar, 492 qytetarë ose 95,5% kanë qenë të kënaqur nga shërbimi ndërsa 3,7% nuk e kanë vlerësuar pozitivisht për arsye të ndryshme si: radha dhe koha e pritjes në sportel, shërbimi në sportel, mungesa e informacionit e të tjera.

“Mendimet e qytetarëve na ndihmojnë të përmirësohemi, ndaj na kontaktoni për të adresuar të gjitha ankesat, denoncimet, apo sugjerimet që mund të keni”, – thotë DPSHTRR, pas publikimit të rezultateve. /atsh

96,2% e qytetarëve të kënaqur nga shërbimi në sportelet e DPSHTRR Read More »

Sarandë, rreth 10 mijë turistë me kroçera vetëm në shtator

Saranda në çdo stinë të vitit është një kërshëri që të tërheq, për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore.

Edhe pse prag vjeshte gjatë muajit shtator në portin e Sarandës, pati një fluks të shtuar të udhëtarëve vendas e të huaj.

Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “vetëm nga katër kroçera të ardhura nga Greqia në portin e Sarandës kanë mbërritur rreth 10 mijë turistë të huaj”.

Sipas portit, kroçerat kanë pasur në bord turistë nga Austia, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irani, Italia, Spanja, Zvicra, Ekuadori, Polonia, etj.
“Turistët e huaj kanë vizituar pikat turistike të Sarandës si Butrintin, Ksamil, Syrin e kaltër, kalanë e Lëkurësit, Mesopotamin, etj”, shprehet porti.

Qëndrimi për 6 deri 8 orë në qytetin e Sarandës u ka dhënë mundësinë vizitorëve të jenë në kontakte me vendasit, ku sipërmarrësit privatë përpiqen të ofrojnë më të mirën e shërbimit.

Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë me kroçera dhe jahte turistike. Vetëm gjatë këtij viti në portin e qytetit bregdetar kanë rezervuar 42 kroçera.

Qyteti i Sarandës ka filluar që në muajin shkurt të këtij viti të presë turistët e parë, të cilët gjatë pikut të sezonit turistik ka një fluks të shtuar./atsh

Sarandë, rreth 10 mijë turistë me kroçera vetëm në shtator Read More »