Irina

Për herë të parë në Shqipëri, shkollë velash për të edukuar brezat e rinj

Nga Vlora, ku ishte i pranishëm për të ndjekur garën me vela, që u zhvillua sot nga porti i Vlorës drejt portit të Orikumit, ministri Klosi dha lajmin se për herë të parë në Shqipëri do të hapet shkolla e velave për të edukuar brezat e rinj, që ta duan dhe t’i shërbejnë detit.

“Në kuadër të një politike të re që po ndërtojmë për të zhvilluar ekonominë e detit dhe një strategjie të re që kemi me kryetarët e bashkive për të ofruar detin si potencial të madh turistik, sot është një ditë shumë e bukur, sepse kanë ardhur 24 varka me vela për të bërë garë nga porti i Vlorës drejt portit të Orikumit. Kjo është pjesë e atraksionit turistik, por më shumë se kaq sot do të fillojë për herë të parë shkolla e velave për fëmijët, për të edukuar një brez i cili do të jetojë me detin. Për ne si ministri strategjia e re e ekonomisë së detit do të jetë një nga prioritetet e punës sonë dhe le ta fillojmë këtu në Vlorë, në qytetin më portual të vendit dhe që ka një jetë kaq shumë të lidhur me detin”, tha ministri Klosi.

Për të nxitur këtë iniciativë të re, sipas ministrit duhet të kemi politika të reja fiskale për sa i përket afrimit të porteve dhe marinave shqiptare për investime dhe po ashtu për shfrytëzim nga barkat e ndryshme. “Me konsullatën italiane kemi punuar që kjo të jetë pjesë edhe e Cooperazionit italian për të na dhënë mbështetje në marrjen e leksioneve për zhvillimin e turizmit në det, nga industritë më të zhvilluara në Itali. Prandaj duam shumë që strategjia jonë e re, ekonomia e detit të marrë sa më shumë impulse nga kjo jetë e përditshme që zhvillohet edhe sot në qytetin e Vlorës”, tha ministri Klosi.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli tha se në këtë edicion të dytë, Regata vjen me një itinerar të plotë dhe me risi. “Risia e të ofruarit brezit të ardhshëm kursin e varkave me vela, duke ju mundësuar fëmijëve të përzgjedhur nga faqja e bashkisë Vlorë, 9-12 vjeç kursin e varkave me vela dhe fillimin e një dashurie dhe raporti me detin duke mundësuar me tepër kapacitete turistike në Vlorën e së ardhmes”, tha kryebashkiaku Leli./atsh

Për herë të parë në Shqipëri, shkollë velash për të edukuar brezat e rinj Read More »

Balla: Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se “Lulzim Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore”.

“‘Matematikani’ i shquar Lulzim Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore. Më të paaftin ndër prodhuesit e lajmeve të rreme ka “profesorin” këshilltar Sejamini.

Shikoni zbulimin e “profesorit” të Lulëzimit dhe krahasojeni me dokumentin zyrtar. Ka të drejtë Saliu kur për të fshehur paaftësinë e Lulit tha se “Bashën e rrethojnë këshilltarë mizerabël dhe të paaftë””, deklaroi Balla, duke publikuar tabelën e rezultateve zgjedhore në qarkun e Elbasanit./Atsh

Balla: Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore Read More »

Ushtaraku kthehet nga misioni paqeruajtës në Afganistan, takim emocionues me të bijën

Leonard Hida, pjesë e misionit shqiptar në Afganistan është kthyer sot në Atdhe, pasi shërbeu për 6 muaj në misionin paqeruajtës.

Pas kthimit në tokën shqiptare Hida ka surprizuar vajzën e tij, e cila luante me nënën e saj. Ndërsa ka shkuar të marrë topin, vogëlushja ka parë të atin dhe ka vrapuar drejt tij.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka publikuar videon emocionuese, ndërsa shprehet se “S’ka emocion më të madh kur pas kthimit nga Afganistani të pret kjo bukuroshe. Pas 6 muajsh shërbim në Herat, tetar Leonard Hida nga B2K kthehet në familjen e tij të vogël dhe në familjen e madhe të FA”. /atsh

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/484520438786128/?t=0

Ushtaraku kthehet nga misioni paqeruajtës në Afganistan, takim emocionues me të bijën Read More »

10 të rinj shqiptarë do të bëhen pjesë e “Albcontrol”, si kontrollorë të trafikut ajror

10 të rinj shqiptarë do të bëhen pjesë e “Albcontrol”, si kontrollorë të trafikut ajror.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bën të ditur se, të certifikuar me rezultate të shkëlqyera në Akademinë “Entry Point North”, në Madrid, sipas një përzgjedhje transparente dhe një trajnimi cilësor të rinjtë shqiptarë janë garanci për një staf të kualifikuar në një prej institucioneve të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Numri i të rinjve të punësuar në administratën shtetërore, mbi bazën e meritës dhe performancës pozitive në mësime, vitet e fundit ka shënuar rritje të ndjeshme. Qeveria po tregon si asnjëherë më parë, kujdes të veçantë për thithjen e të rinjve të talentuar që nesër do të jenë e ardhmja e intelektualëve drejtues të vendit./atsh

10 të rinj shqiptarë do të bëhen pjesë e “Albcontrol”, si kontrollorë të trafikut ajror Read More »

Virusi i gripit mund të kurojë kancerin e fshikëzës

Duke përdorur virusin e gripit, mund të kurohet kanceri në fshikëzë, sipas një studimi të botuar në revistën ”Clinical Cancer Research”.

Një pacient ishte krejtësisht i shëruar nga kjo sëmundje pas trajtimit dhe në 14 pacientë të tjerë të trajtuar, vdekja e qelizave tumorale solli zvogëlimin e masës tumorale.

Studimi u krye në Universitetin e Surreyt, dhe sipas shkencëtarëve, virusi i quajtur coxsackievirus (CVA21) mund të revolucionarizojë terapinë e kancerit dhe të zvogëlojë rrezikun e recidivave.

“Virusi depërton në qelizat e kancerit dhe i vret duke aktivizuar një proteinë nga sistemi imunitar i pacientit dhe stimulon qelizat e tjera të sistemit imun për të sulmuar tumorin, i cili normalisht nuk është sulmuar nga mbrojtësit e trupit dhe prandaj quhet tumor i ftohtë”, thotë autori i veprës, Hardev Pandha./atsh

Virusi i gripit mund të kurojë kancerin e fshikëzës Read More »

Parashikimi i motit

Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme por të nxehta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet i kthjellët e me zhvillim të vranësirave në mesditë përgjatë relieveve malore. Përgjatë vijës bregdetare në orët e mëngjesit do të kemi prezencë të mjegullës detare.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim deri në 8 m/sek dhe në bregdet deri në 10 m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/36 diell
Kukës 17/32 diell pak re
Lezhë 21/35 diell
Dibër 16/31 diell pak re
Durrës 21/35 diell
Tiranë 22/36 diell
Elbasan 22/36 diell pak re
Berat 19/36 diell pak re
Vlorë 21/33 diell
Korçë 15/32 diell pak re
Gjirokastër 15/37 diell pak re
Sarandë 21/34 diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Platforma e bashkëqeverisjes, Eftihia Pecallari përfiton rritje pensioni dhe tepricën kreditore

Platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al vijon t’u vijë në ndihmë pensionistëve në përllogaritjen e saktë të masës së pensionit dhe përfitimin e tepricës kreditore.

I tillë ishte edhe rasti i Eftihia Pecallarit nga fshati Petran i Përmetit, i cili u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama.

“Mirëmëngjes dhe me rastin e zonjës nga Petrani i Përmetit që prej vitesh merrte më pak pension se i takonte dhe iu drejtua platformës shqiperiaqeduam.al, duke marrë menjëherë çka i takon dhe pagesën e munguar, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama.

Eftihia kishte përfituar një pension në masën 139 mijë lekë i llogaritur mbi kontributin e 34 viteve pune, ndërkohë që 4 vite të tjera pune nuk i njiheshin.

Ajo iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes duke kërkuar përllogaritje pensioni dhe shqyrtim të viteve të punës.

Eftihia përfitoi diferencën e 4 viteve të humbura të pensionit në masën 128 mijë lekë dhe pensioni u rrit nga 13.900 lekë në 15.500 lekë./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/725219861239620/?t=0

Platforma e bashkëqeverisjes, Eftihia Pecallari përfiton rritje pensioni dhe tepricën kreditore Read More »

250 punonjës policie me grada të larta në sitën e Vetingut, Hodaj: Brenda qershorit 2020 mbyllet faza e parë

Pas Vetingut në sistemin e Drejtësisë, tashmë nis dhe Vetingu në policinë e Shtetit, i cili synon kontrollin e figurës së punonjësit të policisë së Shtetit, për një trupë policore me integritet.

Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se janë rreth 250 punonjës policie me grada të larta të cilët do të kalojnë të parët sitën e Vetingut.

Zv.ministri Hodaj theksoi gjithashtu se faza e parë do të zgjasë deri në qershorin e ardhshëm.

“Ka filluar faza e parë që është ajo e vlerësimit të rreth 250 punonjësve me grada dhe funksione të larta në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA.

 Në këtë moment Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i asistuar edhe nga Sekretariati Teknik përkatës po mbledh dhe përpunon informacionet nga institucionet publike dhe subjektet private për të bërë edhe ballafaqimin dhe verifikimin me çfarë është deklaruar ne deklaratat individuale”, bëri të ditur Hodaj.

Sipas tij procesi do të jetë transparent. “Është një procedurë transparente! Informacionet mblidhen nga të gjitha institucionet publike dhe subjektet private.

Hartohen raporte specifike për secilin nga komponentët, pra integritet, pasuri dhe profesionalizëm, vihen në dispozicion në punonjësit në vlerësim që mund të japë shpjegime të mëtejshme, të bëjë observime apo të paraqesë kundërshtime dhe në fund diskutohen në një seancë dëgjimore të hapur për mediat dhe publikun.

Deri në qershorin e ardhshëm pritet që të ketë përfunduar proçesi për punonjësit e parë, ndërsa më pas për gradat më të ulëta”, tha Hodaj.

“Njësoj si me komisionin e vetingut për sistemin e drejtësisë, edhe vetingu i policisë do të jetë i hapur për median dhe publikun. Plotësimi i vendeve për punonjësit e policisë që nuk do të kalojnë vetingun do të bëhet nga të diplomuarit e akademisë së sigurisë”, tha Hodaj.

“Ajo që kemi thënë gjithmonë, që ky proces të jetë një mjet vlerësimi dhe certifikimi për të gjithë ata punonjës të ndershëm, të aftë dhe të përkushtuar”, nënvizoi Hodaj për ATSH.

Sakaq, sipas planifikimit dhe ligjit për Vettingun në Policinë e Shtetit, të parët që do të kontrollohen janë 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, 12 punonjës në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave si dhe dy punonjës të Gardës së Republikës. Vlerësimi në fazën e parë do të bëhet nga një Komisionit i jashtëm i përbërë prej 15 personash, që do të ndahen në tre grupe, ndërsa fazat përfundimtare, ajo e dytë dhe e tretë do të bëhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. /atsh

250 punonjës policie me grada të larta në sitën e Vetingut, Hodaj: Brenda qershorit 2020 mbyllet faza e parë Read More »