Irina

Kisha e Marmiroit në Dukat, vend që të shëron!

Ne banoret autokton kemi prova te gjalla per vetit sheruese te ketij vendi ne te cilin besojm te gjithe Kristian dhe Mysliman.

Eshte nje kult fetar i cili i perket qyteterimit Ilir. aty thuhet se eshte falur & lutur mbreteresha Ilire Teuta, si dhe fshataret e zonave perreth si Orikumi, Ravena,Siadovina,Erihoi etj.

Kisha ka pesuar demtime te shumta gjate pushtimeve te ndryshme te cilat jan kujdesur qe cdo monument kulti te shkatrrohej.

Kisha e Marmiroit në Dukat, vend që të shëron! Read More »

Kalaja e Gjon Boçarit, Tragjas, Vlorë/ Historiku dhe detaje mbi të

Kalaja e Gjon Boçarit Statusi i objektit: Kalaja e Gjon Boçarit është shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës me vendim Nr. 6, datë 15. 01. 1963. Viti/koha e ndërtimit: Shek. XV. Vendndodhja: Fshati Tragjas, Bashkia Vlorë.

Përshkrimi: Kalaja e Gjon Boçari është ndërtuar në një kodër dominuese midis fushës së Dukatit dhe fshatit Tragjas, duke kontrolluar bregdetin dhe rrugët që të çojnë drejt qafës së Llogarasë dhe Shën Gjergjit. Kjo kështjellë ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë (30 x l8 m), me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit. Kurtinat kanë një trashësi prej 1,80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave. Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes, arrin 4 m, ndërsa parapeti i ruajtur vetëm si gjurmë, kishte një gjerësi prej 0,54 m.

Kalaja e Gjon Bocarit

Kalaja e Gjon Bocarit

Në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore. Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese. Në burimet historike Gjonboçari mendohet se shfaqet që në shek. XVII. Një regjistrim osman në fund të këtij shekulli, shënon në Sanxhakun e Vlorës një qytet me emrin Gjoniqestra, i cili kish edhe një lagje hebraike me 61 kryefamiljarë. Ky vendbanim mendohet të jetë kalaja e Gjon Boçarit, pasi emri Gjoniqestra, mund të përkthehet kështjella e Gjonit, që i përgjigjet mjaft mirë kalasë së Gjon Boçarit. Fshati Gjonboçar përmendet në letrën që Himarjotët i dërguan careshës së Rusisë, Elisabeta Petrovna, më 1759. Sot në veri të kështjellës ruhen rrënojat e banesave të këtij fshati dhe janë pjesë e zonës së mbrojtur të monumentit. Kështjella vizitohet për herë të parë nga arkeologu austriak Carl Patsch, në vitin 1904. Nga vëzhgimet e kryera prej tij në brendësi të kështjellës nuk u gjetën rrënoja objektesh, për këtë arsye ai mendon se garnizoni që qëndronte në këtë kala, ka ndenjur në çadra ose ndërtime druri të lehta. Vëzhgime të tjera janë kryer nga arkeologu shqiptar Damjan Komata, i cili kështjellën dhe rrënojat e vendbanimit jashtë saj i daton rreth shek. XV. Nga vëzhgimet arkeologjike të viteve të fundit, në kodrën ku nodhet fortifikimi janë gjetur gjurmë të një varreze antike.

Kalaja e Gjon Bocarit

Bibliografia: C. Patsch., Das Sandschak Berat in Albania. Wien, 1904, f. 70; D. Komata., Disa qendra të fortifikuara të vendit tonë, Buletini Arkeologjik 4, 1974, f. 181-182; P. Xhufi., Arbërit e Jonit (Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV-XVII), Onufri, 2016, f. 104-119.

Itinerari: Për të vizituar kalanë e Gjon Boçarit duhet të shkoni drejt fshatit Tragjas i ri dhe të ndiqni një rrugë automobilistike të pashtruar, deri në afërsi të kodrës ku ndodhet kalaja. Drejt kalasë mund të shkohet vetëm me anë të një shtegu këmbësorësh.

Kalaja e Gjon Bocarit

DRKK Vlore

Kalaja e Gjon Boçarit, Tragjas, Vlorë/ Historiku dhe detaje mbi të Read More »

Kufiri i Lumturisë – Namik Selmani

Kufiri i Lumturisë
Ah,sa u gëzuam kur një ditë na vunë në duar karamele.
Sytë na u diellëzuan
Kur na vunë në këmbë çorape të reja
U bëmë si lisa
Kur gjyshja na bleu sandale me kordele.
Një top i ri llastiku
Na bëri princër me kurora të argjenda.

Po e masnim jetën
Me dhuratat që na vinin mbase nga qielli
Dikush
Na thoshte se i sillte Babagjyshi i Përrallës
Nuk shihnim
Rrudhat që merrnin prindërit nga dielli
As zemrat
Që copëtoheshin kur mungonte zjarri i vatrës.

Në sheshlojërat
Flisnin për lumturinë tonë të zbehtë, lilipute
Për një
dritëz kandili që ndriçonte sofrën e varfër
Putrat
gjakoseshin nga gurët e ferrat e udhëve
Ballë Migjenit
humbnim betejat me lumturinë ditën e natën.

Prapë
Një metër për lumturinë s’e gjetëm kurrë
Edhe
Kur ca çelsa bensazh merren te derë e fabrikës
Edhe
Kur fluturojmë nën sedilje qiejve me furtunë
Edhe
kur çeqet numërohen mes gazit dhe frikës
Edhe
Kur kasafortat u mbushën me testamente solemn
Edhe
Kur na vunë vula të thata e të njoma në hipoteka.
Edhe
kur djesitëm kolltukët në parlament
Kërkuam lumturinë
Po ajo si struci mbeti larg shpirtërave dritëzbehta.

Kufiri i Lumturisë – Namik Selmani Read More »

Tragjasi i pamposhtur nga Sherif Lushaj!

Një fshat i vetëm, por me një histori të madhe.

Një fshat që mban mbi vete një histori të lavdishme të shkruar me gjakun e dëshmorëve dhe dijet shekullore, ku shënon një kontribut të vecantë në të gjitha periudhat kur është vendosur fati vendit.

Një fshat me shkollë shqipe qysh në vitin 1908 dhe që deri në vitet e çlirimit kishte të arsimuar me shkollë të lartë jashtë vendit, me shumë se sa qyteti i Vlorës. Komiteti i fshatit mblidhte të holla dhe dërgonte me studime në perëndim djemtë e fshatit.

Tragjasi, i vendosur aty karshi Karaburunit, 3 km në lindje të qytetit të Orikumit, si një kështjelle me kokë në shpatullat e malit dhe me këmbë në det flet shumë, flet për një histori që jo të gjiithë e njohin. Jo të gjithë e dinë që 5 km larg Tragjasit të sotëm gjendet një tjetër fshat me të njëjtin emër të vendosur karshi njëri-tjetrit.

Eshtë Tragjasi i vjetër, fshati që ka bërë histori përtej historisë të një fshati. I kthyer i tëri në një rrënojë historike në formën e një amfiteatri si një dëshmi e gjallë e historisë të këtij fshati dhe asaj që ndodhi në luftën me pushtuesit.

Ne vitin 1943 në periudhën 4-7 gusht, pas disa inspektimeve, fshati u sulmua nga mijëra forca ushtarake italiane, të mbështetur me avionë bombardues, nga kryqëzori në gjirin e Vlorës, me mortaja të vendosura në kodrat përreth dhe me mjete të tjera luftarake.

Është ndoshta një shembull i veçantë i kontributit të Tragjasit në Luftën Nacional-Çlirimtare. Kur ka përpara një ngjarje historike të tille, që shënon rezistencën e madhe ndaj pushtuesit. Me 5 gusht 1943, fashistët nisën mijëra ushtarë, artileri dhe mbështetje nga ajri për ta zhdukur këtë fshat “rebel”. Por për 48 orë rresht nuk e mposhtën dot as me artilerinë dhe as me avionët që nuk e pushonin zjarrin për asnjë çast. Rezistenca e fshatit, çetave partizane dhe formacioneve luftarake që e mbeshtetën, ishte historike.

Tragjasi u dogj, por nuk u mposht.

Sot, bukuria e Tragjasit po rritet.

Ai do të bëhet edhe më i bukur. Atë e zbukurojnë njerëzit me dije e kulturë, dashuria për njëri-tjetrin, atdhedashuria. Atë e zbukuron natyra, peizazhi, mali dhe fusha, deti dhe monumentet e kultures dhe natyrës.

Por edhe Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet ta thonë fjalën e tyre.

Nuk mjafton një status që i është dhënë fshatit, po ai status po kufizon iniciativen e njerëzve për të mos e parë vetëm si një monument, por të mbushet me turistë nëse bëhen ca shtigje e lidhje të lagjeve të fshatit të rrënuar, lidhje me qendrat e tjera të trashëgimisë kulturore përreth tij. Kontributi i Tragjasit flet se meriton të vlerësohet më shumë.

Tragjasi i pamposhtur nga Sherif Lushaj! Read More »

Parku i Orikut, thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike atraksion për brezin e ri

Qyteti antik i Orikut, i ndodhur pranë qytetit të sotëm të Orikumit, në Vlorë, i themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve për shkak të vlerës historike dhe thesareve arkeologjike që fsheh.

Nxënësit e shkollës së mesme “Hasan Pulo”, Orikum, vizituan ditën e sotme parkun arkeologjik të Orikut, ku u njohën nga afër me zbulimet më të fundit arkeologjike nga projekti shqiptaro-zviceran. Prezantimi i të dhënave më të reja arkeologjike u krye nga vetë arkeologët e këtij projekti të cilët janë në përfundim të kësaj fushate gërmimi.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për “Ditët Europiane të Trashëgimisë” dhe “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”.

Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r., si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Në shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.

Sot, qyteti i Orikumit mbetet një destinacion turistik tepër i preferuar për natyrën detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore./atsh

Parku i Orikut, thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike atraksion për brezin e ri Read More »

Hasan Pulo, figura i dekoruar me gjashte urdhera e medalje per merita te luftes ! (detajet)

Ka lindur me 15 Nentor 1893 ne Radhime.

Qysh i ri u radhit ne luften e popullit shqiptar per indipendence e demokraci. Shquhej per zgjuarsine, elokuencen e oratorine e tij dhe shpejt u fut ne lufte e ne udheheqie te saj.

Ne nje kohe qe mosha plakte patriotin e vendosur e perparimtar Ymer Radhimen, ne kete fshat rritet dhe ndjek me tej rrugen e tij, Hasan Pulo, i cili gjithe jeten e tij luftoi per nje demokraci dhe liri te vertete.

Ai kalon etapat e luftes dhe gjithmon eshte bashkuar me krahun me perparimtar te saj. Ne cdo kohe Hasani ka qene perkrahes i te drejtave te popullit dhe vecanerisht per fshatin e tij ka dhene nje ndihme te madhe.

Ai ne te kaluaren njihej si figure nder parine e krahines; per zgjuarsine dhe zotesine e tij njihej e cmohej edhe ne Vlore e Himare, ku kish zgjedhur miqesine e shoqerine e tij. Hasan Pulo me 1913 ka luftuar ne zonen e Leskovikut (Kolonjes) kunder grekeve, zogisteve dhe rebeleve te Esat Pashes deri me 1914 kur u pushtua Vlora nga Italia. Me 1920 ka marre pjese direkt ne luften kunder italianeve dhe ka qene qysh ne fillim anetar i udheheqies se shoqerise “Mbrojtja Shkollore” qe ish dege e org. “Mbrojtja Kombetare” ne Vlore.

Ai eshte shquar per aktivitetin e tij, per mobilizimin e popullit vecanerisht ne Radhime, per luften kunder ushtrise italiane. Pas clirimit te Vlores, ne Janar 1921 eshte emeruar mesues ne Shkollen Fillore te Tragjasit. Me 07.06.1921 kur e permbys “Autonomia” e Niko Milos ne Himare nga forcat clirimtare ku merrte pjese edhe ai vete si vullnetar, eshte emeruar zv/komisar i Policise ne Himare. Me 29.02.1922 me urdher te Ministrit te Brendshem Ahmet Zogu, pushohet si antizogist dhe si anetar i Partise Kushtetonjese. Ka qene anetar i opozites, anetar 71 suplementar i Shoqerise “Bashkimi” dhe ka marre pjese ne luften kunder Zogut ne Qershor 1924.

Me formimin e qeverise demokratike te kryesuar nga Fan Noli me 1924, eshte emeruar zv/komisar i Policise ne nenprefekturen e Pogradecit, ku ka punuar deri ne kthimin e regjimit monarkist te Zogut. Me 27 Dhjetor 1924, se bashku me antizogistet e tjere eshte arratisur ne Greqi, prej andej ne Itali dhe ne Tetor 1926 eshte kthyer ne vendlindjen pa te drejte pune shteterore. Me formimin e Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE) ne veren e vitit 1925 ne Itali eshte bere anetar i saj.

Si gjate regjimit zogist ashtu edhe gjate pushtimit italian prej 07 Prillit 1939 nuk ka qene i punesuar, por perkundrazi nuk ka dashur. Me formimin e PKSH dhe dhenien e kushtrimit te Luftes Nac-Cl, Hasan Pulo qysh ne fillim u vu ne dispozicion te luftes kunder pushtuesit dhe veglave te tij me vendosmeri e pa kompromise dhe shtepia e tij u be baze e kesaj lufte. Ai ka qene Kryetari i Pare i Keshillit Nac-Cl i fshatit Radhime, detyre te cilen e mbajti deri ne Gusht 1943, kohe te cilen u zgjodh dhe u dergua delegat i Qarkut te Vlores per te marre pjese ne Konferencen e Labinotit qe u mbajt me 3-8 Shtator 1943. Mbas saj Konferenca e Qarkut Vlore e zgjodhi Kryetar te Keshillit Nac-Cl per Vloren duke qene keshtu kryetari i pare i ketij keshilli. Me 06 Mars 1942 ka marre pjese ne mbledhjen e perfaqesuesve te fshatrave te Vlores, qe u be ne bazen e Komitetit Qarkor ne Vlore per t’u dhene udhezimet e rastit per qellimin, veprimin e organizimin e Demostrates se Bukes, qe u zhvillua ne Vlore po ate date, duke perqafuar organizimin dhe qellimin politik te saj.

Pjesemarrja e tij aktive ne Luften Nac-Cl, qe e udhehoqi PKSH e beri ate me te vendosur deri ne fund, besnik te saj, per vijen e drejte qe kishte ajo lufte dhe per qellimet demokratike popullore per te cilat behej ajo. Me autoritetin dhe elokuencen qe ai propagandonte drejtesine e kesaj lufte si dhe respekti qe gezonte ne vendlindje si person i drejte, i ndershem, popullor e me ide perparimtare, ndikoi ndjeshem ne banoret e Radhimes, qe u 72 radhiten qysh ne fillim ne kete levizje duke mos u percare e lekundur nga perpjekiet e reaksionit.

Per aktivitetin e tij antifashist e antiballist, Hasan Pulo kerkohej per t’u kapur e likujduar. Prandaj edhe me 25 Dhjetor 1943 forca te shumta italiane rrethuan fshatin e ne pamundesi per ta kapur kercenuan per pushkatimin e djalit te tij te vogel e duke i djegur si perfundim shtepine. Me 31 Korrik 1943 mori pjese ne Konferencen e mbajtur ne Terbac per zgjedhjen e shtabit te Zones se I-re operative VloreGjirokaster, duke u zgjedhur nenkryetar i ketij shtabi. Ai ka qene pjesemarres ne shume mbledhje e depate per mbarevajtjen e luftes deri ne Maj 1944 ku u caktua delegat per ne Kongresin e Permetit.

Ne kete kongres Hasan Pulo u zgjodh nenkryetar i Keshillit Antifashist Nac-Cl dhe ne legjislacionin e I-re ne Dhjetor 1945 u zgjodh deputet i rrethit te Fierit, kurse ne parlamentin e pare u zgjodh anetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor. Per merita te luftes dhe te punes eshte dekoruar me 6 urdhera e medalje te ndryshme dhe per te nderuar aktivitetin e tij, ne vitin 1968 Shkolles 8-Vjecare Orikum ju vu emri “Hasan Pulo”. Ne figuren e Hasan Pulos shikojme personin popullor, liridashes, demokrat e revolucionar, i cili gjate gjithe jetes se tij dhe sidomos gjate Luftes Nac-Cl. u vu me mish e shpirt ne dispozicion te saj, pa marre parasysh asgje…

Hasan Pulo, figura i dekoruar me gjashte urdhera e medalje per merita te luftes ! (detajet) Read More »

Qeveria shqiptare zyrtarisht kundër fituesit të çmimit Nobel në Letërsi

Pasi reaguan dy ministrat e qeverisë radhën e pati Kryeministri Edi Rama. Me një status në Twitter ai është shprehur se dhënia e çmimit Nobel shkrimtarit austriak Peter Handke ishte një akt i turpshëm, por paturpësia po bëhet diçka normale në botën ku jetojmë.

“Asnjëherë nuk e kam menduar do të më përzihej për shkak të një çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet normale në botën ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë një nga autoritet me moral si Akademia e Nobelit, turpi është vulosur si një vlerë e re. Jo ne nuk mund të mpihemi përpara racizmit dhe genocidit,”-u shpreh Rama në Twitter.

Çmimi Nobel në letërsi për vitin 2019 iu akordua shkrimtarit austriak Peter Handke.

Ai është i njohur për qëndrimet e tij kundër bombardimeve të NATO’s që sollën Lirinë në Kosovë.

Shkrimtari, të cilit sot iu akordua çmimi prestigjioz njihet gjithashtu për lidhjet e tij me serbët dhe kundërshtinë ndaj bombardimeve të Natos në vitin 1999.

Gjithashtu gjatë luftës në ish Jugosllavi, 1992 1995 që shkaktoi mbi 100 mijë viktima, shkrimtari Handke akuzoi një pjesë të madhe të mediave përendimore se mbronin sistematikisht qëndrimet anti-serbe. Ai është gjithashtu anëtar i akademisë së shkencave dhe arteve të serbëve të Bosnjës./Opinion.al/

Qeveria shqiptare zyrtarisht kundër fituesit të çmimit Nobel në Letërsi Read More »

Lavdosh Ferruni: “Jam nip i Tragjasjot,vellezerit niper te Radhimjot por ja si quhet krahina jone”

Zoti Lavdosh Ferruni, biri i krahines tone dhe ambjentalisti i mirenjohur ja si shprehet ne lidhje me emertesen qe duhetperdoret per krahinen tonea jone.

Ai thekson se duhet te perdorim termin ‘Krahina e Dukatit’ sepse kjo eshte ajo qe njeh historia e afert dhe administrimi faktik i para Luftes se Dyte Boterore. Sipas tij kjo eshte menyra per te ruajtur identitetin e krahines.

Komenti i tij i plote :

Me vjen mire qe perdorni fjalen Krahine. Dhe do ishte mire akoma te perdorni ate qe njeh historia e afert dhe administrimi faktik, i para luftes se 2te Botrore, dhe deri vone, krahina e Dukatit.

Keshtu ruhet identiteti i krahines. Une jam nip i tragjasjot dhe jam kranar, vellezerit e mij ne Dukat jane niper te Rradhimjot dhe jane krenare.

Orikumasit jane pak me konglomerat, por jane mirepritur nga Krahina. Por Orikumi thjesht duhet te jete pjese e krahines. Forca cuna. ta ruajme identitetin.

Lavdosh Ferruni: “Jam nip i Tragjasjot,vellezerit niper te Radhimjot por ja si quhet krahina jone” Read More »