Irina

Parashikimin e motit /Diell dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 08ºC deri në 20ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 28 ºC dhe në zonat bregdetare nga 19C në 29ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 19ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 24ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin për qytetet kryesore të vendin dhe të botës:

Parashikimin e motit /Diell dhe rritje temperaturash Read More »

Flutura Açka rrëfen dhimbjen e humbje së djalit: Hapësira dhe boshllëku nuk mbushet kurrë, akoma nuk mund…

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, në një intervistë për emisionin “Oda” në Fax News për gazetaren Edona Haklaj, rrëfeu ndër të tjera për ndarjen nga jeta të djalit të saj.

Djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açka, u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare pas një sëmundje të rëndë, më 6 maj të vitit 2018 dhe në një rrëfim të ndjerë shkrimtarja shprehet se nuk ka prind që pranon humbjen e fëmijës.

“Unë jam tërhequr. Lexuesi kërkon më të mirën tënde. Nuk mund të transmetosh vetëm zinë dhe dramën, sepse është e rëndë. Sa është intime marrëdhëniua me lexuesin, por nuk është aq e drejtpëdrejtë dhe prandaj jam përpjekur që të jem e kujdeshme. Kisha dy fëmijë, thoja gjithmonë kam dy fëmijë, tim bir edhe librin, tani kam vetëm një fëmijë, fëmijën e parë do ta mbaj në kujtesë me fëmijën e dytë, siç është libri.

Ke një detyrim personal ndaj jetës tënde, ndaj të shkuarës tënde, e cila është pjesa më qenësishme e imja, asgjë tjetër, gjithçka tjetër është më pak. Duke qenë gjëja më e rëndësishme e imja, ndjej nevojën që ta mbaj sa më pranë.

Një Flutur e drobitur, e humbur, e harruar që ska më interes në asgjë në këtë botë mendoj se nuk do t’i kishte pëlqyer as tim biri. Kjo është jeta ime në fund të fundit. Respekti ndaj qenies që më bëri mua njeriun më të lumtur në botë, dhe qënies që më bëri mua njeriun më fatkeq në botë, por ato vite që pata me të janë thelbi i jetës time. Hapësira dhe boshllëku nuk mbushet kurrë, është një proces i gjatë, pa limit. Nuk ka prind që të pranojë humbjen e fëmijës. Ky hendek, kjo zbrazëti është sa kozmosi, kështu që është e pamundur. Në momentin që ti e pranon pranimin e humbjes, të tjerat janë fjalë, unë jam akoma në procesin e pranimit. Akoma nuk kam bërë pranimin. Por shiko ‘Ti’ je një qënie njerëzore, një qënie biologjike, një qenie me mëngjeset, me gjumin, me mbrëmjet e tua, do të vazhdosh, por sigurisht nuk është e njëjta gjë. Unë jam një tjetër njeri, unë jam Flutura, por unë një qënie tjetër mentale.

Sigurisht ka ndryshuar fokusi, tema, derisa të ktehem tek ajo që unë kam shkruar. Ndoshta sepse kam nevojë që ta nxjerr, ta ndaj, në një formë të butë, më pak agresive, më pak dramatike, ndoshta kjo është edhe mënyra për t’ja transmetuar lexuesit në mënyrë të ngadaltë, jo t’ja ngarkoj të gjithë peshën.

Pastaj kam një ndjesi që zija për mua është një çështje shumë personale, është shumë vetjake. Kam pasur nevojë ta ndjejë thellësisht se çfarë më ka ndodhur. Qasjet e prindërve ndaj dhimbjes, secili ka mënyrën e vet. Kur shoh prindër të kësaj natyre unë i mirëkuptoj. Unë kam këtë qasje, mendoj se zija është intime, thelbësore e thëllë dhe nuk duhet ndarë. Unë kështu e kam kuptuar dhe kështu e kam bërë. Nuk kam dashur që ta ndajë, kështu e kam interpretuar unë.”- u shpreh Açka.

Flutura Açka rrëfen dhimbjen e humbje së djalit: Hapësira dhe boshllëku nuk mbushet kurrë, akoma nuk mund… Read More »

Lista e 1171 institucioneve shtetërore që nuk kanë paguar sigurimet

Një situatë alarmante është rikthyer në arkën e sigurimeve shoqërore, ku entet publike po refuzojnë në masë të paguajnë kontributet. Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, lista e debitorëve arriti në 1171 në maj 2019, teksa mijëra persona që punojnë në shtet u rrezikohen pensionet. Debitorë që nga Kuvendi, ministritë, tatimet, dogana, ujësjellësit, bashki, klube futbolli, qendra shëndetësore, zyra arsimore. Borxhi total arriti në 13.8 miliardë lekë në fund të 2018 dhe u zgjerua me 19% në një vit…..

Mijëra punonjës që aktualisht punojnë në shtet dhe në ndërmarrjet në pronësi publike do të përballen me dramë në pleqërinë e tyre, pasi institucionet ku ata punojnë nuk i paguajnë detyrimet për sigurimet shoqërore.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet një kërkese me të drejtë informimi nga “Monitor”, vuri në dispozicion një listë në përbërjen e së cilës aktualisht janë 1171 institucione dhe ente publike që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore për personelin e tyre.Lista e borxhlinjve dominohet nga ndërmarrjet e ujësjellësit, ish-komunat, klubet e futbollit, sh.a.-të shtetërore, qendrat shëndetësore, zyrat arsimore, repartet ushtarake, madje edhe institucione të larta të administratës publike, si Kuvendi i Shqipërisë, madje gjykatat dhe drejtori të ndryshme në Tatime dhe në Dogana.

Entet publike që nuk i kanë paguar rregullisht sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore deri në fund të vitit 2018 kanë akumuluar borxhe në vlerën e 13.8 miliardë lekëve, ose rreth 110 milionë euro. Detyrimet janë krijuar në katër vitet e fundit, pasi në vitin 2015, qeveria “Rama”, e cila sapo erdhi në pushtet i shleu të gjitha detyrimet e gjetura nëpërmjet një pakete të re borxhi mbi 500 milionë euro.

Detyrimet e akumuluara, të cilat duhet të shkonin për llogari të arkës së Sigurimeve Shoqërore kanë krijuar efekte negative të shumëfishta.
Buxheti i shtetit i subvencionon të ardhurat e munguara nga taksa e sigurimeve prej të ardhurave të tjera të përbashkëta nga buxheti. Në këtë mënyrë, shqiptarët i kanë paguar me taksa të tjera abuzimet që administrata e shtetit dhe entet publike kanë bërë me fondet e sigurimeve. Këto fonde janë të planifikuara, por drejtuesit e enteve buxhetore devijojnë përdorimin e tyre në destinacione të tjera. Ndërsa efektet afatgjata lidhen me dëmet që këto borxhe do të krijojnë në pensionet e pleqërisë ndaj personave që po punojnë aktualisht në entet borxhlie.

Skema e shmangies së sigurimeve

Rasti tipik për krijimin e detyrimeve ndaj sigurimeve shoqërore janë ndërmarrjet e ujësjellësit, pushtetit lokal dhe entet në varësi të tij dhe agjencitë publike që varen nga entet qendrore. Këto ente, sidomos ndërmarrjet buxhetore që i administrojnë fondet publike vetë nëpërmjet llogarive të veçanta dhe jo direkt nga thesari janë të prira të krijojnë borxhe. Në presionin e politikës për të punësuar sa më shumë persona, ndërmarrjet e ujësjellësit, sha shtetërore, bashkitë etj., e përdorin fondin e sigurimeve për të paguar punonjës të rinj.

Si po krijohen detyrimet

Devijimi i fondeve për pagesën e sigurimeve shoqërore janë abuzimi në ekstrem që një institucion publik bën, ndaj përgjegjësia në këtë rast konsiderohet vepër penale sipas ligjeve në fuqi. Por, fakti që institucionet shqiptare vijojnë të mos i paguajnë sigurimet në masë, do të thotë se ligji jo vetëm që vepron, por është lënë tërësisht në harresë duke mos frenuar së paku zgjerimin e mëtejshëm të detyrimeve. Burimet nga tatimet pohuan se rasti tipik për krijimin e detyrimeve ndaj sigurimeve shoqërore janë ndërmarrjet e ujësjellësit, pushtetit lokal dhe entet në varësi të tij dhe agjencitë publike që varen nga entet qendrore.

Këto ente, sidomos ndërmarrjet buxhetore që i administrojnë fondet publike vetë nëpërmjet llogarive të veçanta dhe jo direkt nga thesari janë të prira të krijojnë borxhe. Në presionin e politikës për të punësuar sa më shumë persona, ndërmarrjet e ujësjellësit, sha shtetërore, bashkitë etj., e përdorin fondin e sigurimeve për të paguar punonjës të rinj. Gjithashtu ato mund ta përdorin fondin për të financuar edhe programe të tjera për të cilat nuk gjerojnë fonde të mjaftueshme.

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka ngritur më shumë se një herë shqetësimin se ndërmarrjet e ujësjellësve janë të mbingarkuara me staf. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2018, ndërmarrjet e ujësjellësit në të gjithë vendin punësonin 124 punonjës, ose 374 punonjës më shumë se ata të raportuar në vitin 2017. ERRU vlerëson se në përgjithësi, sektori është i mbingarkuar me staf të pajustifikuar. Lidhur me këtë tregues, kërkohet një analizë e thelluar për secilën shoqëri në lidhje me numrin e punonjësve dhe pozicionet në organigramë, përshkrimet e punës dhe ngarkesën reale për çdo pozicion pune. Në total, rritja e raportuar e numrit të stafit ka sjellë rritjen e Kostove të Punës me rreth 392.8 milionë lekë, e cila po mbulohet duke mos paguar sigurimet për stafet e punonjësve që realisht nevojiten.

E njëjta praktikë ndiqet edhe nga bashkitë. Sipas të dhënave nga Shoqata e Bashkive, pushteti vendor kishte të punësuar më 2018 rreth 33,500 punonjës nga 22,000 në vitin 2015, ose 11 mijë e 500 punonjës më shumë. Nga transferimi i funksioneve të reja nuk janë më shumë se 10 mijë punonjës. Edhe pa transferimin e funksioneve të reja (arsimi parashkollor, administrimi i pyjeve, mirëmbajtja, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri etj.) administrata e bashkive është më e fryrë se para reformës.

Për këtë arsye, shumë bashki në të gjithë vendin kanë dështuar të paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit. Për shkak të kësaj situate, kriza në disa bashki mund të përshkruhet si faliment, pasi tatimet kanë nisur procedurat e sekuestros në disa prej tyre. Problemet financiare të pushtetit vendor në disa raste janë përkeqësuar nga pushteti qendror, i cili ka transferuar funksionet e administratës, por jo të gjitha fondet për administrimin e tyre.

Bashkitë e falimentuara

Shumë bashki në të gjithë vendin kanë dështuar të paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit. Për shkak të kësaj situate, kriza në disa bashki mund të përshkruhet si faliment, pasi tatimet kanë nisur procedurat e sekuestros në disa prej tyre. Problemet financiare të pushtetit vendor në disa raste janë përkeqësuar nga pushteti qendror, i cili ka transferuar funksionet e administratës, por jo të gjitha fondet për administrimin e tyre.

Shkarkimet e padrejta nga puna, akumulojnë borxh te sigurimet

Ministria e Financave ka shtrënguar masat ndaj institucioneve publike që nuk paguajnë në mënyrë të rregullt detyrimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve. “Strukturat përgjegjëse në degët e thesarit nuk autorizojnë pagesën e pagës në muajin pasardhës, nëse nuk është kryer pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat personale, në muajin e mëparshëm nga njësitë shpenzuese të qeverisjes qendrore dhe vendore”, thuhet në udhëzimin për zbatimin e buxhetit 2, i cili është lëshuar për njësitë zbatuese nga Ministria e Financave.

Me implementimin e sistemit të ri informatik tatimor dhe me mbylljen e llogarive bankare në emër të Drejtorive Rajonale Tatimore, kërkohet çdo ditë të sigurohet dërgim elektronik i arkëtimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga struktura përgjegjëse për tatimet, sipas klasifikimit ekonomik buxhetor. Ekspertë të thesarit nga Ministria e Financave shpjeguan se udhëzimi zbatohet plotësisht.

“Ne koordinojmë çdo muaj me tatimet për debitorët në sigurime dhe i anulojmë fondet për pagat në muajin në vijim sipas udhëzimit, por ka një arsye tjetër pse po krijohen këto borxhe edhe nga administrata qendrore”, – shpjegoi ekspertja e Thesarit. Vitet e fundit, shumë punonjës edhe në pozicione të larta të administratës publike, duke përfshirë Kuvendin, ministritë etj., kanë fituar gjyqet për shkarkime të padrejta nga puna. Si pasojë e vendimeve të gjykatave janë akumuluar detyrime edhe në formën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj këtyre punonjësve. Ekspertja shpjegon se Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave nuk mund të veprojë në këto raste, pasi fondet nuk ishin të planifikuara në fillim të vitit.

Privati, më korrekt se shteti

Për vitin 2018, të ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore janë programuar 87.9 miliardë lekë dhe janë realizuar 88.8 miliardë lekë, me një rritje prej 0.9 miliardë lekë, ose 1% më shumë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezultatet tregojnë për rritje me 6 miliardë lekë më shumë ose 7.20% më shumë. Por rezultatet pozitive nga arkëtimet e sigurimeve shoqërore mësohet të kenë ardhur nga sektori privat, teksa performanca e pagesave nga entet publike ka ardhur me përkeqësim.

Në vitin 2018, sipas të dhënave zyrtare nga ISSH, numri mesatar i punonjësve në ndërmarrjet buxhetore që paguan sigurime ishte më i ulët se në vitin 2017, edhe pse numri i punonjësve në administratë nuk ndryshoi. Në vitin 2018, nga kjo kategori paguan sigurime 140,600 persona ose 0.6% më pak se në vitin 2017. Ndërsa në institucionet jobuxhetore, numri i personave që paguan sigurime shoqërore më 2018 ishte 3.1% më i ulët se në vitin 2017. Edhe numri i punonjësve në këtë kategori shënoi rritje të mëtejshme në vitin 2018. Duke lexuar të ardhurat sipas zërave, shihet se rritja e arkëtimeve në sigurimet shoqërore erdhi nga sektori privat. Numri i punonjësve nga sektori privat që u përfshinë në skemën e sigurimeve shoqërore u rrit me 14% në vitin 2018 në raport me vitin e mëparshëm.

Mospagesa e sigurimeve, vepër penale

Në vitin 2015, qeveria i forcoi masat dhe penalitetet ndaj biznesmenëve që shmangin pagesat e sigurimeve shoqërore. Sipas ligjit të procedurave tatimore, nëse nga kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.

Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të punonjësve, pas aplikimit të dënimit konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin. Katër vite më parë mospagesa e përsëritur e sigurimeve u konsiderua vepër penale. Mirëpo përderisa ka një borxh të akumuluar dhe institucionet nuk paguajnë në mënyrë të përsëritur sigurimet, shtrëngimet ligjore, sado të forta, nuk kanë funksionuar.

Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, Radha e pagesës së kontributeve dhe të detyrimeve tatimore bëhet duke paguar fillimisht pagesat e kontributet e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore, më pas kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit, kontributet e detyrueshme suplementare të sigurimeve shoqërore, kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit, tatimet, kamatëvonesat, gjobat dhe kostot administrative.

Lista e 1171 institucioneve shtetërore që nuk kanë paguar sigurimet Read More »

Ushtarakët e misionit XIV të Forcave Detare nisen në Egje, pjesë e operacionit të NATO-s

Ushtarakët e misionit të 14-të të Forcave tona Detare në Egje u nisën sot pas ceremonisë që u zhvillua në mesditë në kalatën 4 të portit të Durrësit. 21 detarët e anijes “Lisus” do të jenë pjesë e operacionit të NATO-s “Aegean Sea”.

Në fjalën e tij përshëndetëse zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se gjatë këtyre tre vjetëve ushtarakët tanë kanë shpëtuar qindra jetë njerëzish, në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndaluar trafikimin ilegal dhe migrimin në këtë rajon të trazuar.

“Ushtarakët tanë janë pjesë e misioneve të tjera edhe në Afganistan, Letoni, Bosnjë, Kosovë, etj.”, – tha më tej Koçi. Ai u uroi sukses ushtarakëve detarë për detyrën që nisin sot.

Detarët i përshëndeti edhe zv.komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari.

Në ceremoninë e zhvilluar në port morën pjesë edhe familjarë të ushtarakëve që u nisën në mision, si dhe detarë veteranë të forcave tona. Forcat e sigurisë portuale FSPD u kujdesën për mbarëvajtjen e ceremonisë./atsh

Ushtarakët e misionit XIV të Forcave Detare nisen në Egje, pjesë e operacionit të NATO-s Read More »

Gjirokastër/ Kryebashkiaku Golemi: Investime në krijimin e parqeve dhe këndeve sportive për fëmijët

“Do të investojmë në krijimin e parqeve dhe këndeve sportive për argëtimin tuaj”.

Ky premtimi që kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, iu dha nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Urani Rumbo” gjatë një takimi të zhvilluar në zyrën e tij.

Nxënësit ngritën shqetësimin për mungesën e hapësirave dhe këndeve të lojërave në qytet, ku ata mund të kalojnë kohën e lirë.

Nxënësit i drejtuan Kryebashkiakut Golemi pyetje rreth mënyrës së organizimit të institucionit të bashkisë.

Gjatë bashkëbisedimit, ata shprehën dëshirat, ëndrrat dhe profesionet që duan të kenë kur të rriten./atsh

Gjirokastër/ Kryebashkiaku Golemi: Investime në krijimin e parqeve dhe këndeve sportive për fëmijët Read More »

Mijëra shqiptarë peticion për revokimin e Nobelit në Letërsi për “adhuruesin” e Millosheviçit

“Anuloni çmimin Nobel për Letërsinë për shkrimtarin austriak, Peter Handke!”. Është ky peticioni që po nënshkruhet me shpejtësi nga mijëra shqiptarë anembanë botës pas reagimeve të ashpra që shkaktoi në publik, e madje dhe në qarqe politike e akademike vendimi i jurisë që akordon çdo vit çmimin Nobel të Paqes, e që këtë vit ka vendosur dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit austriak, Peter Handke, i akuzuar se ka mbështetur krimet çnjerëzore të Slobodan Milosheviçit, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.

Qytetarët, të cilët në më pak se 24 orë kanë arritur në mbi 18 mijë, shprehin zhgënjimin e tyre të thellë lidhur me këtë vendim të jurisë prestigjioze.

Në peticionin e shpërndarë në “change.org” ku kërkohen të paktën 25 mijë firma, shkrimtari cilësohet si njeriu që u frymëzua nga krimet e Millosheviçit, të ashtuquajturit “kasap i Ballkanit”, përgjegjës për vdekjen e qindra-mijëra njerëzve të pafajshëm dhe dhunimin e dhjetëra-mijëra burrave dhe grave gjatë luftës.

“Një person që mbron një përbindësh të tillë nuk meriton as një njohje të thjeshtë letrare, e jo më çmimin Nobel në Letërsi”, thuhet nga nënshkruesit e këtij peticioni që është mbështetur nga mbarë shqiptarët, e jo vetëm, duke bërë thirrje që në këtë mënyrë “t’i dërgojmë edhe një mesazh të qartë Akademisë së Çmimit Nobel, për të mos shpërblyer mbrojtësit e vrasësve masivë”.

https://www.change.org/p/decent-human-beings-and-members-of-nobel-price-committee-revoke-nobel-price-for-literature-awarded-to-peter-handke?recruiter=34842129&utm_source=share_petition&utm_campaign=psf_combo_share_abi&utm_medium=whatsapp&utm_content=washarecopy_18329527_en-US%3Av3&recruited_by_id=7c8d7a50-16df-0130-22b0-38ac6f16d25f&share_bandit_exp=abi-18329527-en-US&share_bandit_var=v0 /atsh

Mijëra shqiptarë peticion për revokimin e Nobelit në Letërsi për “adhuruesin” e Millosheviçit Read More »

Xhaçka: 18 bursa fala për të rinjtë për t’u shkolluar në Forcat Detare të SHBA-së

“18 bursa janë në dispozicion për të rinjtë shqiptarë për FD për tu shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha sot Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndërsa bënë thirrje për aplikim për shkollë falas

“Jeni gati për një supershkollim dhe më pas për një superkarrierë Falas?Eja apliko për të studiuar në akademitë më të mira ushtarake amerikane”, shprehet ajo.

Po ashtu Xhaçka thekson se “plot 18 bursa janë në dispozicion të të rinjve shqiptarë për të ndjekur Akademinë e Forcave Ajrore, atë të Forcave Detare dhe Akademinë West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vitet akademike 2020 – 2024”.

“Në qendër të fotos, Mario Trupja, kadeti shqiptar që u diplomua sivjet në Akademinë e Forcave Detare në Annapolis”, shprehet ajo, ndërsa publikon linkun e aplikimit që mbyllet më 03 dhjetor 2019. /atsh

Xhaçka: 18 bursa fala për të rinjtë për t’u shkolluar në Forcat Detare të SHBA-së Read More »

Çelja e negociatave, ministri Lleshaj: Shumica e vendeve të Europës, pro progresit të Shqipërisë

Shumica dërmuese e vendeve të Europës janë shprehur në mënyrë të paekuivok në mbështetje të progresit që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt çeljes së negociatave.

Kështu, është shprehur, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një prononcimi për media pas ceremonisë së përurimit të zyrës së Zyrës së Shërbimit ndaj Qytetarëve në Komisariatin e Malësisë së Madhe.

Duke folur për çeljen e negociatave, Lleshaj theksoi se është tejet optimist për rrugëtimin e vendit tonë. “Kam pasur mundësinë gjatë këtyre ditëve, të cilat kanë qenë ditë intensive me vizita në Gjermani, në Bruksel, në vende të tjera, për të parë ecurinë e punës që po bëhet për hapjen e negociatave. Sigurisht që procesi është në rrugë të mbarë”, – tha ai.

“Shumica dërrmuese e vendeve të Europës janë shprehur në mënyrë të paekuivok në mbështetje të progresit që Shqipëria ka bërë në këtë fushë. Sigurisht ka patur një farë skepticizmi nga Holanda, Franca, skepticizëm të cilin ne përpiqemi ta kuptojmë”, – vijoi Lleshaj.

“Megjithatë më duhet të them atë që ja kam thënë edhe kolegut tim holandez, edhe me atij francez që Shqipëria për hir të së vërtetës i ka bërë të gjitha ato që Europa ka kërkuar ndaj saj. Ne sigurisht nuk mund ta ndërrojmë veten tonë, por ne kemi bërë gjithçka që na është kërkuar për plotësuar ato kritere për integrimin e vendit tonë në BE”-, theksoi Ministri i Brendshëm.

“Dua t’ju them këtë, që në Holandë ka një nivel të caktuar kriminaliteti që buron nga disa qytetarë që mbajnë pasaportë shqiptare, por edhe në këto kushte niveli i kriminalitetit që po ushtrohet nga këta qytetarë është shumë herë më i ulet nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarët e vendeve të tjera anëtare të BE, që jetojnë në Holandë të cilët janë nga pikëpamja numerike më të vegjël sesa Shqipëria”, – vijoi Lleshaj.

“Pra nuk është se shqiptarët përfaqësojnë një gogol të rrezikshëm për vetë Holandën, dhe këtë e dinë edhe politikanët holandezë dhe besoj që edhe në vendimin e tyre të ardhshëm do të reflektohet ky fakt”, – tha Lleshaj. /atsh

Çelja e negociatave, ministri Lleshaj: Shumica e vendeve të Europës, pro progresit të Shqipërisë Read More »