Irina

Kujdesi ndaj lëkurës në temperaturat e larta

Fëmijëve ashtu si të rriturve, dielli u sjell përfitime të rëndësishme për humorin, sistemin imunitar, kockat dhe lëkurën.

Por, ekspozimi i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm mund të ketë pasoja negative të tilla si djegie nga dielli, dhe në një afat kohor më të gjatë fillimin e tumoreve, përfshirë melanomat.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që asnjëherë të mos neglizhoni të kujdeseni për lëkurën tuaj.

“Qendroni në ambiente të freskëta gjatë intervalit kohor 10:00-17:00. Përdorni syze dielli. Përdorni kapele. 

Përdorni kremin me SPF 50. Përdorni kremin mbrojtës për lëkurën e fytyrës. Konsumoni sa më shumë ujë. Vishni veshje të lehta. Qendroni në hije”, -rekomandojnë ekspertët.

Kujdesi ndaj lëkurës në temperaturat e larta Read More »

Dogana e vjetër e Vlorës do të transformohet

Dogana në qytetin e Vlorës në jug të vendit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë duke u shëndërruar në një institucion me infrastrukturë dhe pamje bashkëkohore në shërbim të qytetarëve.

Rikonstruksionet do të kryhen brenda një afati 1 vjeçar. Punimet do të kryhen specifikisht mbi fasadën e godinës si dhe në ambjentet e brendshme të saj.

Fotot tregojnë formën dhe pamjen e re që pritet të marrë Dogana e Vjetër e Vlorës./atsh

Dogana e vjetër e Vlorës do të transformohet Read More »

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët

Në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit nr.65, datë 01.04.2019 “Për miratimin e masave përgatitore për mbarëvajtjen e sezonit turistik verorë 2019 dhe ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës Task-Force për menaxhimin e sezonit turistik veror”:

Autoriteti rrugorë kufizon lëvizjen e mjeteve të mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.5 ton, në aksin rrugorë Orikum – Palasë nga e Premtja ora 18:00 deri të Hënën ora 06:00

Kjo lëvizje do të jetë e kufizuar përgjatë gjithë sezonit, deri në datën 30 Shtatorë 2019 ⚠️🚚

Në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Qarkut të Vlorës janë marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të këtyre automjeteve .

Lutemi që të njoftohen të gjithë qytetarët për këto ndryshime, me qëllim që të jenë në dijeni për oraret e kufizuara gjatë fundjavës ose për të përdorur akse të tjera alternative, etj.
Faleminderit për bashkëpunimin!
#policiamëpranëqytetarëve 🤝
#siguriarrugore🚔
#telefonogratis112 📞🆘️

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët Read More »

Dritan Leli kryetar i Bashkisë Vlorë,Gjykata jep mandatin

Gjykata e Vlorës vërteton mandatin e kryebashkiakut Dritan Leli.

Ai mori besimin e vlonjatëve për një mandat të dytë me 94% të votave në 30 qershor pëballë Valbona Mezinit nga Bindja Demokratike e cila mori vetëm 6% të votave.

Po sot Gjykata e Sarandës miratoi mandatin e kryebashkiakut të ri të Finiqit Kristaq Kiço, njërerazi kryetar i partisë minoritare MEGA.

Në zgjedhjet e 30 qershorit triumfoi përballë kandidatit të pavaruar Leonidha Kristo.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve, të gjithë kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet.

Dritan Leli kryetar i Bashkisë Vlorë,Gjykata jep mandatin Read More »

Horoskopi

Dashi

Dashuria: Yjet njoftojnë pak trazira në jetën tuaj në çift, por juve ju takon t’i bëni gjërat në atë mënyra që të shkojnë në rrugën e duhur. Një ditë me takime për beqarët, ju do të jeni interesantë dhe intrigues dhe do të bëni shumë pushtime!

Puna: Në punë, merrni situatat me qetësi dhe luani gjithçka me inteligjencë. Vetëm atëherë do të keni sukses në qëllimin tuaj.

Demi

Dashuria: Kjo ditë do të jetë plot me lajme dhe yjet janë të gatshëm t’ju japin mbështetje në dashuri. Situata pozitive në fushën sentimentale. Beqarët do të duhet të lëvizin me mençuri, por ata do të kenë yjet e vetëkënaqur dhe të përgatitur mirë për të dëgjuar dëshirat e tyre.

Puna: Mos u dorëzoni, veçanërisht nëse një angazhim profesional duhet të jetë më kompleks se zakonisht.

Binjakët

Dashuria: Dita është nën kontroll, sot të gjitha raportet do të jenë kryesisht pozitive, dhe disa do të jenë gjithashtu të shkëlqyera. Koha e mrekullueshme për të falur dashuri falë Hënës në shenjë. Beqarët do të duhet të përfshihen në njohje të reja në qoftë se ata duan të gjejnë dashurinë.

Puna: Një ditë e komplikuar në punë sot, megjithatë ju do të vazhdoni t’i jepni vetes kurajo për të arritur qëllimet tuaja.

Gaforrja

Dashuria: Pas një periudhe pozitive, pak pakënaqësi kthehet, kryesisht për shkak të lodhjes dhe stresit. Jini të durueshëm dhe tregoni pasionet tuaja për të tërhequr vëmendjen. Beqarët do të duhet të përpiqen për të parë gjërat nga një këndvështrim tjetër!

Puna: Deri tani ju keni qenë të palodhur, por puna është grumbulluar dhe ju nuk mund ta hiqni atë. Merrni një pushim!

Luani

Dashuria: Ditë e shkëlqyer në të cilën mund të përqendroheni në përpjekje për të zgjidhur ndonjë problem, veçanërisht në një nivel sentimental. Beqarët do të jenë të vëmendshëm dhe të hapur me njohjet e reja që kanë ngjallur interesin, por edhe pasionin.

Puna: Në punë, periudha premton të jetë pozitive, por kujdesuni për detajet e ndonjë biznesi që keni lënë të hapur.

Virgjëresha

Dashuria: Periudha nuk është aspak e vështirë dhe ju do të jeni shumë të mirë për të gjetur zgjidhje fituese në dashuri, falë Hënës që shpall zgjidhje të reja edhe për ata që janë në krizë. Dita për të jetuar në harmoni për beqarët, ndoshta me njerëzit më të shtrenjtë.

Puna: Në punë çdo gjë do të shkojë pa probleme, shmangni çdo diskutim në mënyrë që të mos humbisni prioritetet e projekteve tuaja.

Peshorja

Dashuria: Një ditë pozitive për dashurinë, përfitoni nga impulset më instinktive dhe do të shihni se ato do të zbulojnë gjithë pasionin që keni! Beqarët mund të bëjnë njohje të reja, ju mund të zbuloni dhe të mësoni kufij të rinj të kënaqësisë!

Puna: Venusi sugjeron shtigje të reja për të ndjekur dhe strategji të reja për të vënë në vend, kështu që përpiquni të dëgjoni intuitën tuaj.

Akrepi

Dashuria: Sot ju nuk doni të bëni asgjë në veçanti, jeni dembel dhe nuk jeni të prirur për të kënaqur madje edhe nevojat e partnerit tuaj. Ji më i dobishëm nëse nuk dëshiron të tingëllosh i vrazhdë! Beqarët do të duhet të bëjnë një lëvizje dhe të kthehen në lojë për të bërë njohje të reja.

Puna: Nëse ju mendoni se duhet të ndaleni, përpiquni të bëni më pak angazhime dhe të lini punën e panevojshme te të tjerët.

Shigjetari

Dashuria: Nuk do jeni në gjendjen tuaj më të mirë sot, dhe sfera sentimentare do të ndikohet gjithashtu, por edhe miqësia do të japë disa surpriza të këqija. Për të zbutur gjendjen, bëni mirë të përshtateni me rrethanat. Beqarët do të jenë në gjendje të marrin vendime.

Puna: Dita diskrete, jini të kujdesshëm me investimet dhe mbi të gjitha shmangni lehtësinë e panevojshme.

Bricjapi

Dashuria: Një ditë e rëndësishme, por ju duhet të jeni në gjendje të përfitoni nga momenti duke u përpjekur të vendosni gjërat që ju interesojnë më së shumti në lojë. Të tilla si të dashurit tuaj! Beqarët do të duhet të lejojnë që ndjenjat e tyre të vendosin për ta, pa sygjerime nga të tjerët.

Puna: Kini kujdes nga disa vështirësi që mund të ndodhin, mund të keni vështirësi të dilni nga ato.

Ujori

Dashuria: Do jetë një ditë e qetë në shumë fusha të jetës suaj. Periudha në tërësi është e mirë, madje në dashuri ju do përjeroni moment të bukura. Sot beqarët do të kenë shumë mundësi për të gjetur një shpirt binjak dhe për të krijuar një kuptim të përsosur!

Puna: Vendosni në punë vullnetin tuaj të mirë, përndryshe nuk do të keni rezultate.

Peshqit

Dashuria: Horoskopi i sotëm shpall një ditë të shënuar me një fillim të shkëlqyeshëm. Merrni këtë periudhë të bukur dashurie si një shije të momenteve të ardhshme. Zemrat e vetmuara do të kenë disa keqardhje, por më mirë t’i përkushtoheni situatave të reja dhe të pazakonta.

Puna: Sot ju keni një avantazh të madh, atë të njohjes paraprakisht të gjërave që ju presin në ambjentin e punës.

Horoskopi Read More »

”Shqipëria jo Duhanit”, zero tolerancë për subjektet që nuk respektojnë ligjin

“Nuk do të ketë tolerancë për shkelësit e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, por edhe për ju dhe çdo inspektor në terren që mbyll sytë përballë shkeljeve të ligjit”. Paralajmërimi u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me kryeinspektorët rajonalë të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, në analizën 6-mujore të këtij institucioni.

Manastirliu kërkoi angazhim maksimal nga Inspektoriati gjatë gjithë kohës, jo vetëm me inspektime periodike.

“Ka një intensifikim të kontrolleve por ende nuk jemi aty ku duhet, ndaj me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, kërkoj impenjimin maksimal për të monitoruar zbatimin e tij në terren dhe marrjen e masave për këdo që shkel ligjin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkoi gjithashtu nga Inspektoriati kryerjen e një fushate intensive informuese për qytetarët dhe subjektet, që të njihen me ndryshimet ligjore, para fillimit të marrjes së masave.

Amendimet në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produketet e duhanit” parashikojnë që njëlloj si për duhanin, do të ndalohet konsumimi në ambientet e brendshme edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile, që janë të dëmshme për shëndetin e popullatës.
Në ligjin e ri, janë vendosur limite për përqëndrimin e nikotinës dhe sasinë e lëngut me përmbajtje nikotine, me qëllim mbrojtjen e mëtejshme të konsumatorit nga kjo substancë që krijon varësi. Dy vite pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të ndalohet shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh – si masë për të dekujaruar duhanpirjen, sidomos tek të rinjtë, gratë dhe vajzat.

Një ndryshim shumë i rëndësishëm që bëhet efektiv menjëherë me hyrjen në fuqi të ligjit antiduhan është forcimi i masave ndëshkuese në rast të shkeljes së ligjit.

Më konkretisht, nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme.

Në 6 muajt e parë 2019 janë kryer 4513 inspektime dhe monitorime nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor për zbatimin e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” dhe janë vendosur 296 gjoba për shkelësit e ligjit. z.tosku/atsh

”Shqipëria jo Duhanit”, zero tolerancë për subjektet që nuk respektojnë ligjin Read More »

Sezoni turistik/ Fluks i madh i qytetarëve nga Kosova, Veliu inspektim në Morinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, inspektoi që në orët e para të mëngjesit të sotëm Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar në Morinë.

Veliu vlerësoi nga afër zbatimin e masave për përballimin e fluksit ndërsa u ka kërkuar punonjësve të Policisë kufitare angazhim maksimal dhe performancë duke iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor.

Ai porositi drejtuesit e Policisë kufitare në Morinë që në raste raste fluksi të aplikojnë procedurë të përshpejtuar, por nga ana tjetër punonjësit e policisë të ushtrojnë kontroll në vijën e dytë për të gjitha mjetet që dyshohen për paligjshmëri.

Veliu gjatë bisedës me drejtuesit e Policisë kufitare u kërkoi atyre që gjatë sezonit shërbimet e policisë qoftë për pikën e Morinës, qoftë për kufirin e gjelbër të jenë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe në parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjithashtu Veliu ka kërkuar rritje të patrullimit në kufirin e gjelbër, pasi në sezone apo raste fluksesh tendenca për të zhvilluar paligjshmërinë orientohet në kufirin e gjelbër.

Gjate inspektimit Veliu ka takuar edhe punonjësit e Policisë kufitare të Kosovës.

Gjatë mëngjesit të sotëm ka patur një fluks të madh të qytetarëve kosovarë në drejtim të Shqipërisë, ku vetëm orët e parë të mëngjesit kanë hyrë mbi 5000 shtetas.atsh

Sezoni turistik/ Fluks i madh i qytetarëve nga Kosova, Veliu inspektim në Morinë Read More »

Protesta për Teatrin, Basha: E mbështesim me të gjitha format për të ndaluar këtë grabitje

Disa artisë dhe aktivistë kanë protestuar sot para Teatrit Kombëtar në kryeqytet duke kundërshtuar shembjen e godinës.

Që në orët e para të mëngjesit, aktivistë dhe artistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të mbështetur edhe nga ish-deputetë të opozitës kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë dhe kanë kërkuar largimin e tyre nga hapësira e teatrit të cilët kishin rrethuar godinën për të nxjerrë jashtë objektet që ndodhen brenda.

Në mbështetje të protestës kanë shkuar dhe ish-deputete të opozitës dhe vetë kreu i PD, Basha.

“Jemi në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me të gjitha format dhe mjetet”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili iu bashkua protestës. Ai tha se “Teatrin e kanë mbrojtur me kurajo të pashoqe artistët dhe Aleanca për Teatrin, ne jemi dhe do jemi në mbështetje të tyre me të gjitha format dhe mjetet për të ndalur këta grabitje kriminale”.

“Opozita ka qenë dhe do jetë këtu. Çështja është më në fund para çdo shqiptarëve duket qartë se nuk kemi qeveri por kemi një bandë dhe tani është koha ta kuptojë se kjo që po ndodh te teatri po ndodh te shtëpitë e tyre, siç po ndodh tek unaza në Shkozë dhe në Himarë dhe të bëhemi gati t’i japim një përgjigje totale siç ia bëmë me 30 qershor për ta larguar këtë bandë”, tha ai.

Basha tha se Aleanca për Teatrin është ajo që ka përcaktuar aksionin këtu, ne jemi në mbështetje të tyre me të gjitha format dhe mjetet.

Pas përplasjeve me efektivët e policisë, protestuesit të mbështetur edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-deputetët e opozitës kanë hyrë brenda ambienteve të godinës së Teatri Kombëtar./atsh

Protesta për Teatrin, Basha: E mbështesim me të gjitha format për të ndaluar këtë grabitje Read More »