Irina

Elvis Naçi drejton emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”,reagon gazetarja

Moderatorja Ola Bruko është larguar nga drejtimi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët.
Në një reagim, ajo shprehet:

Ndjej detyrimin te shkruaj dy fjale per te gjithe ata njerez qe kane nisur te me shkruajne qe prej ores 21.00 kur ne ekranin e Neës24 nisi sezonin e ri emisioni aq shume i dashur per mua dhe per ta “Shqiptaret per shqiptaret”.
Per ata por edhe per te tjeret qe pyesin veten “çfare po ndodh?”..

Une nuk do te jem me moderatorja e programit tuaj te dashur, por vetem pjese e ekipit te tij.
Ky nuk ishte nje vendim i imi!

Do deshiroja qe askush te mos ndikohej nga ky detaj per te dhene kontributin per ata njerez qe kane vertet h.alle e nuk duan te dine fare se kush moderon e kush jo!
Une vazhdoj te besoj te miresia!

Uroj edhe ju!”
Gazetari Artan Kristo ndërkohë ka treguar se Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe se i vendos vetë rregullat për emisionin.

“Arsyeja është fare e thjeshtë. Sipas të dhënave jozyrtare, (të verifikuara sigurisht) Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe, “meqë topin e kishte ai, penalltinë do e gjuante ai”.
Ola nuk duhej të drejtonte më emisionin. Nuk kishte rëndësi që nuk është gazetar, nuk kishte rëndësi që di, apo nuk di të drejtojë emisione, por e rëndësishme është që ai jep paratë dhe ai duhet te bëjë ligjin.

Ai dhe jo gazetari duhet te caktojë kush drejton emisionin, kush është i ftuar, kujt duhet t’i bëhet reklamë, si duhet të vishet drejtuesja, e mbuluar, apo pa xhihab, etj etj.
Sepse ai paguan dhe ai është gjthëçka. I talentuari , gazetari, profesionisti është një hiç, një njeri që hiqet nga ekrani me një të kërcitur gishti…”, shprehet ai.
Elvis Naçi ka blerë që prej vitit të shkuar hapësirën televizive në News 24, ku nëpërmjet veprave të bamirësisë, fshihet edhe propaganda fetare.(TemA)

Elvis Naçi drejton emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”,reagon gazetarja Read More »

Kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore shqiptare

Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore zhvilloi dje koncertin i cili solli traditën, muzikën dhe veshjet tona popullore në Otranto, Itali.

Përgjatë tre ditëve ky koncert me 28 solistë të Ansamblit Popullor do i përcjellë diasporës atje kërcimin të shoqëruar me muzikën e bukur popullore qytetare nga trevat shqiptare.

Ministrja e Kulturës Elva Maragariti shprehet se, “Ansambli Popullor me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës vendosën një tjetër gur themeli në njohjen e traditës dhe kulturës të paraardhësve tanë tek brezi i ri i diasporës”.

“Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore i rikthehet tureve të koncerteve jashtë Shqipërisë. Pas Ukrainës, dje në Itali, e në vazhdim me Kroacinë e kudo ku jeton diaspora shqiptare. Në mbrëmjen e së shtunës kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore shqiptare”, tha Margariti. /aatsh

Kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore shqiptare Read More »

“Ditët e Naimit”, 33 poetë nga gjithë bota në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Korçë

Poetë nga Franca, Gjermania, Anglia, Italia, SHBA, Belgjika, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Izraeli, Tunizia, Greqia, Malajzia, Palestina, Korea e Jugut, Kosova, Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bangladeshi, Kurdistani dhe Meksika u bënë bashkë në Korçë për poezinë.

Mbrëmja e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, përcolli motivet poetike të krijimtarisë frymëzuese të 33 poetëve nga e gjithë bota.

Në këtë edicion të 23-të, festivali poetik u organizua mes Korçës dhe Tetovës, duke sjellë një manifestim artistik të pakrahasueshëm për publikun./atsh

“Ditët e Naimit”, 33 poetë nga gjithë bota në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Korçë Read More »

Parandalimi i osteoporozës, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri

Në Ditën Botërore të Osteoporozës Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor jep disa këshilla dhe mënyra për parandalimin e saj.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dobësimin e kockave është aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri, dhe ruajtja e këtyre zakoneve edhe në moshë të rritur.

Sipas FSDKSH shenjat e osteoporozës shfaqen tek personat me moshë mbi 50 vjeç. Osteoporoza shfaqet 15% tek gratë. Një person me osteoporozë është më i rrezikuar ndaj frakturës.

Osteoporoza, e njohur ndryshe si “epidemia e heshtur e kockave”, është një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore. Kjo sëmundje e kockave, e cila deri para pak kohësh njihej si “sëmundja e grave”, për shkak se shfaqej kryesisht te gratë pas periudhës së menopauzës, nuk bën dallim në gjini dhe moshë.

Për personat e prekur nga kjo sëmundje, mjekët shprehen se një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetës, mund t’i ndihmojë ata t’a mbajnë nën kontroll. Mjekët rekomandojnë ndryshimin e stilin e jetesës duke shtuar aktivitetin fizik dhe shtimin e ushqimeve të pasura me kalcium, në regjimin tuaj ushqimor. /atsh

Parandalimi i osteoporozës, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri Read More »

Paratë që m’i dhanë shqiptarët do ia jap asaj nëne – Djali im nuk do të shërohet kurrë

Kishte shpresa se do ta dëgjonte të fliste djalin e saj, por bota i ra mbi kokë.

Sokoli nuk do të mund të dëgjojë e flasë dot. Kur nëna e Sokolit doli përballë doktorit dhe ai i tha se asgjë s’mund të bëhej, frymëmarrja iu bë e vështirë.

Sokoli vetëm 6 vjeç nuk ka nerv koklear dhe implanti i siguruar nga të gjithë shqiptarët përmes emisionit ‘shqiptarët për shqiptarët’ nuk do të mund të kryhet.

Nëna e Sokolit flet e përlotur për momentin kur doktori i tha se i biri nuk do të dëgjojë apo flasë asnjëherë.

Nëna e Sokolit: Mjeku na la një kohë tre muaj derisa të kryhej ndërhyrja por zemra po më thoshte sikur nuk do të kishte sukses pas asaj përgjigje. Në tre muajt e verës e kam pritur me shumë vështirë me padurim. Erdhi rezultati për JO…. Por falë Zotit djalin e kam mirë, më kupton me shenja, aftësitë i ka shumë të mira. Jam shumë e lumtur edhe me këtë dhuratë që Zoti më ka dhënë, unë do jem një mbështetje për të gjithë jetën. Sokolit i mungonte nervi koklear dhe pa këtë nuk e arrinte dot atë që kërkonte mjeku, operacioni do kishte funksionuar vetëm nëse ai do të kishte nervin koklear. Nuk i heq shpresat nga Zoti. Nuk i dihet jetës.

Një ditë djali më kërkoi kamer të vjetër. Ia bleva, e vendosi diku dhe më tha me shenja eja ulu, donte të fliste atje u preka shumë. I falënderoj shumë shqiptarët që bënë të pamundurën për Sokolin, që kontribuuan por ja që fati i djalit nuk ishte i mirë.

Po ashtu Flavia vuan nga i njëjti problem me dëgjimin dhe të folurën dhe nëse nuk operohet, atëherë edhe ajo do të mbetet shurdh-memece.

Nëna e Sokolit, Liljana: Kur e mora përgjigjen e Sokolit, që djalit nuk i funksionin aparati, unë mendova që këto para që i dhuruan shqiptarët përse mos të shkojnë për një fëmijë të vogël. Meqë paratë u nisën për një fëmijë, që implanti koklear meqë nuk i funksioni djalit tim Sokolit, të funksionojë për një fëmijë tjetër. Mua rasti i Flavias më ka prekur shumë, jashtë mase. Aq lot sa kam derdhur për Sokolin aq shumë kam qarë edhe për Flavian kur unë lexova mesazhin e saj. Dëshira ime ishte që paratë e Sokolit të shkojnë për Flavian me gjithë zemër me gjithë shpirt, që Flavia t’i dëgjojë prindërit e saj kur t’i thërrasin…

Historia e Flavias së vogël është po aq e dhimbshme. Një vajzë që shndërrit mirësi, por që fatkeqësisht nuk dëgjon dhe nuk flet dot. Dhimbja e nënës së saj është e madhe.

Nëna e Flavias: Ishte fëmija jonë i parë, gëzimi i parë. Siç do çift kur vjen fëmija i parë gëzimi është i madh. Kemi qenë shumë të përkushtuar, unë bashkëshorti vjehrra, Flavia po rritej ne prisnim se ajo do reagonte, do i përgjigjej emrit të saj. Kur Flavia mbushi një vjeç ne i bëmë vizitën e parë, por testi i dëgjimit i doli negativ. Për ne të dy u shemb bota kur na thanë se vajza nuk dëgjon.

Babai i Flavias është një dibran i fortë dhe para kameras e mban veten, por në fytyrë dhimbja i shfaqet kollaj. Kur është pranë të bijës dhe flet për emisionin shqiptarët për shqiptarët thotë se gjithçka do ta jepte, jetën, banesën gjithçka, vetëm që e bija të dëgjonte dhe t’i thoshte baba.

Babai i Flavias: Kur shkuam në spital më thanë se nuk mund të vendosi as kufje por vetëm duhet të kryejë operacion. Operacioni kushton shumë, unë më një rrogë jam. Dua të shes shtëpinë por kjo nuk është me letra, nuk e merr njeri. Do dilja të jetoja në çadër vetëm që fëmija të dilte në jetë… Jetën time do jepja që Flavia t’i kthehej jetës normale si gjithë fëmijët e tjerë. Kjo dhimbje i tejkalon të gjitha. Çdo ditë është vuajtje për mua. Para fëmijës jam i pafuqishëm, gjithë ky burrë që dukem kështu…se di!”

Nëna e Flavias takon nënën e Sokolit, Liljanën. Dy nënat shqiptare përqafohen teksa Liliana thotë se paraja është thjesht një copë letër krahasuar me jetën e Flavias. E uron nënën e Flavias dhe shpreson që ajo të marrë një lajm të mirë për të bijën, ndryshe nga lajmi i rëndë që mori ajo për të birin, Sokolin.

Elvis Naçi: Spo gjejmë fjalë. Kemi mbetur pa tekst me këtë gjest që ke bërë Lilijana. Gjesti yt është kthyer në shpresë, vepra juaj dhe e bashkëshortit tuaj është e madhe. Të garantoj se nëse gjesti i bukur i Liljanës nuk do të ishte këtu, ta kesh të sigurt se ne dhe të gjithë shqiptarët do na kishe gati për të kontribuar për Flavian.

Paratë që m’i dhanë shqiptarët do ia jap asaj nëne – Djali im nuk do të shërohet kurrë Read More »

Toka shqiptare nuk po gjen qetesi.Tërmeti shkund serisht vendin, ja ku ishte epiqendra

Toka shqiptare duket se nuk po gjen qetesi.

Lekundje jane ndjere mbremjen e sotme rreth ores 23:17.

Sipas informacioneve paraprake, epiqendra ka qene ne Diber.

Lekundjet kane qene te forta aq sa jane ndjere edhe ne Tirane, Elbasan, Korce dhe Maqedonine e Veriut.

Termeti ka qene i magnitudes 3.1balle.Tërmeti shkund serisht vendin, ja ku ishte epiqendra

Toka shqiptare nuk po gjen qetesi.Tërmeti shkund serisht vendin, ja ku ishte epiqendra Read More »

Jonida Maliqi flet për lidhjen me Romeon

Prej kohësh Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj janë një ndër çiftet më të përfolur në media.

Ndonëse më herët dyshja nuk e kanë konfirmuar lidhjen, së fundmi duket se nuk po fshihen më.

Ishte Romeo i pari i cili deklaroi se është shumë i lumtur për lidhjen, edhe pse pa përmendur emra. Ndërsa së fundmi ka qenë radha e Jonidës për t’i shprehur hapur ndjenjat.

Në një intervistë për ‘Prive’, kur u pyet për lidhjen, Jonida u shpreh: ‘Tani kemi gjithë verën që merremi me këtë çështje. Po lodhen kaq shumë, po mundohen kaq shumë. Jam shumë e lumtur dhe kaq mjafton’.

Jonida Maliqi flet për lidhjen me Romeon Read More »

Aktori Denardo Neziri i kthen përgjigje Olti Currit: “Jam i lumtur që bëj teatër 5-lekësh, sepse i bëj njerëzit të lumtur dhe ndihem krenar për këtë. Nuk rri duke ngrënë gazeta dhe duke mbajtur në gojë të tjerët”

Rubrika “Përputhen” në emisionin e “E diell” po krijon javë pas jave dinamika dhe batuta nga më të ndryshmet me takimet e disa të rinjve shqiptarë. Bëhet fjalë për një konkurim të meshkujve për t’u fituar zemrat dy bukurosheve, Antoneta dhe Ina.

Kjo e diel nuk la një shije të mirë në publikun shqiptar, sepse Olti Curri ofe ndoi njërin nga djemtë e zgjedhur nga Top Channel në emisionin e frymëzuar nga një format i ngjashëm italian.

Siç bën zakonisht, Olti luajti rolin e ngacmuesit, por kësaj here duke e tepruar me komentet e tij. Njëri nga djemtë, Denardo Neziri, ishte shënjestra e tij e radhës. “Ti bën aktrim 5-lekësh”, ishte njëra nga fjalitë me të cilat Olti iu drejtua Denardos, i cili është aktor profesionist në TKSE.

Nuk ka vonuar reagimi i Denardo Nezirit, i cili me një Insta Story në profilin e tij në Instagram i ka dedikuar disa fjalë. “Jam i lumtur që bëj ‘teatër 5-lekësh, sepse i bëj njerëzit të lumtur dhe ndihem krenar për këtë. Nuk rri duke ngrënë gazeta dhe duke mbajtur në gojë të tjerët, që të jem në qendër të vëmendjes. Jam shumë i zënë duke u marrë me projektet e mia profesionale”, ka shkruar ai.

Kjo nuk është hera e parë që Olti Curri përfshihet në konflikte të tilla, sepse e kemi parë shpesh duke u përplasur me personazhe të ndryshme në TV. Synimi dihet: të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Aktori Denardo Neziri i kthen përgjigje Olti Currit: “Jam i lumtur që bëj teatër 5-lekësh, sepse i bëj njerëzit të lumtur dhe ndihem krenar për këtë. Nuk rri duke ngrënë gazeta dhe duke mbajtur në gojë të tjerët” Read More »