Irina

Kontrolle për rritjen e sigurisë, 209 të proceduar në 72 orët e fundit

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë. Kështu, gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 209 shtetas, nga këta: 50 janë të arrestuar, 8 janë ndalur dhe 151 po procedohen në gjendje të lirë.

Sipas policisë, në fushën e narkotikëve janë evidentuar 25 raste në të gjithë territorin, me 8 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 19 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 28 raste, konkretisht: 8 raste të “Kanosja”, 9 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 9 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në qarkun Tiranë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja e mbetur në tentativë”, në qarkun Berat, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë. Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 28 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 23 raste, 4 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 19 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 6 raste në fushën e shkatërrimit të pronës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 8 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Gjatë 72 orëve të fundit në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 13 raste aksidentesh, me 3 viktima dhe 11 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.Janë evidentuar dhe arrestuar 12 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin. Janë evidentuar dhe proceduar 22 shtetas që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi. /atsh

Kontrolle për rritjen e sigurisë, 209 të proceduar në 72 orët e fundit Read More »

KPA nuk ndryshon vendim, shkarkohet nga detyra prokurori Ramadan Troci

Komisioni i Pavarur i Apelimit (KPA) ka vendosur të mos ndryshojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), duke shkarkuar nga detyra përfundimisht prokurorin Ramadan Troci.

Ish-prokurori Troci, i cili mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme u shkarkua nga KPK më 15 nëntor të vitit 2018, pasi KPK ngriti dyshimet për pasuri të fshehura. Sipas trupës gjykuese, Genta Tafa Bungo, kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Suela Zhegu anëtare, ish-prokurori Troci rezultoi me probleme në dy nga tre kriteret e rivlerësimit që lidhen me pasurinë dhe aftësitë profesionale. Ndërkohë që Troci mori vlerësime pozitive për pastërtinë e figurës nga DSIK dhe për aftësitë profesionale nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në fjalën e tij para Komisionit gjatë seancës dëgjimore, Ramadan Troci shprehu dakordësi për procedurën e ndjekur, por kundërshtoi gjetjet që e ngarkojnë atë me përgjegjësinë e fshehjes së pasurisë. Trupa gjykuese asokohe vendosi shkarkimin e tij, vendim që mbeti i pandryshuar tashmë edhe në Komisionin e Pavarur të Apelimit.

Ramadan Troci e nisi karrierën si prokuror në vitin 2001 dhe prej asaj kohe ka punuar në Bulqizë, Dibër dhe Tiranë. Në vitin 2014, ai u komandua në krye të Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2016 është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. //atsh

KPA nuk ndryshon vendim, shkarkohet nga detyra prokurori Ramadan Troci Read More »

Negociatat, Balla: BE rrezikon kredibilitetin, 25 vende anëtare thanë “po”

Kreu i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një emisioni televiziv, u shpreh se vendimmarrja e Bashkimit Europian duke lënë pa një përgjigje të qartë vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut mbi çeljen e negociatave, vë në dyshim kredibilitetin e vetë BE-së.

Balla tha se kurrë më parë nuk ka pasur kurrë një numër kaq të madh të politikanëve brenda BE që janë gati rebeluar ndaj kësaj vendimmarrjeje të Këshillit Europian. “Teksa vija për këtu, më kishte shpëtuar dje por e lexoja tani një “Twitter”, të Wolfgang Ischinger, presidentit të konferencës së Munihut, i cili perifrazonte dy vendime të gabuara të marra pothuajse në të njëjtën kohë, Europës bashkë, përfshinte këtu dhe vendimin e SHBA-ve lidhur me tërheqjen e trupave nga Siria por rendiste po aq të rëndë dhe vendimin për të mos filluar bisedimet për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Kurrë më parë në një rast të ngjashëm, edhe në historinë e re apo të vjetër të BE nuk kemi një numër kaq të madh qeverish, presidentë, kryeministra apo dhe përfaqësues të parlamenteve, kujtoj këtu deklaratën e djeshme të dy personaliteteve të nderuara të CDU/CSU që jo vetëm e rendisin si të gabuar por dhe një formë rebelimi teksa politikanë të shumtë të Europës janë rebeluar kundrejt kësaj vetoje të përdorur nga Franca e perifrazuar nga i nderuari zoti Macron, për të cilën nuk kam një argument të qëndrueshëm””-, tha Balla.

Lidhur me problemin e azilkërkuesve, Balla tha se numri shqiptarëve që përfitojnë azil në Francë është i papërfillshëm po të krahasohet me vendet e tjera. “Kjo është në shifrën 17% dhe këtu ha shumë diskutim. Shqiptarët destinacion primar kanë Gjermaninë, dhe Gjermania si vend praktikë ndryshojë legjislacionin për azil-kërkimin dhe atë që ka të bëjë me rezidencën e përkohshme për punësim të përkohshëm, duke demoralizuar këtë lëvizje”-, theksoi Balla.

“Sa i takon vendimmarrjes për negociatat, Këshilli Europian nuk mori asnjë vendim dhe s’kemi asnjë arsye që lidhet me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut. Së dyti, kemi një element që është vënë në dukje edhe nga vetë drejtues të BE, ku që prej viteve 60’ s’ka ndryshuar struktura vendimmarrëse e BE, dhe vetë drejtues të BE deklarojnë se kemi 59 vjet pra që ruhet e njëjta histori që duhet të kemi vendime unanime në një union me 27 apo 28 vende”-, tha Balla.

“Prandaj, duhet theksuar se mos vendimmarrja nuk lidhet aspak me çfarë ka bërë Shqipëria. Unë isha në Bruksel si sot një javë. Kam ndjerë në korridoret e grupimeve të ndryshme politike, sidomos ato franceze njëlloj problematike që ndjehej nga refuzimi i kandidaturës së ish ministres së mbrojtjes franceze të Sylvie Goulard për Presidente të Komisionit Parlamentarë të BE. Arsyeja përse dhe partitë popullorë europiane kanë këtë qëndrim, ka lidhje edhe me kandidaturën për president të komisionit”-, theksoi Balla.

“Duhet pranuar se ishin 25 vende anëtare të BE që unanimisht mbështesnin rekomandimin e Komisionit Europian për nisjen e bisedimeve, Franca me veto, Holanda dhe Danimarka, të cilat nuk është se kanë nënvizuar çështje të veçanta, por që kanë qenë jo shumë mbështetëse ndaj anëtarësimeve të reja. Holanda sot mban peng aderimin në Schengen të Rumanisë dhe Bullgarisë”- , tha Balla.

“Dhe ajo që shoh sot ka një prirje brenda BE. Ne jemi sot në një moment që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, jo për çfarë kanë bërë, por për shkak të konteksteve të ndërlikuara nuk na u dha një përgjigje e qartë për negociatat, Por, përfaqësues të BE përpara se të na thonë ne thellohu, thellohu, thellohu, duhet të shohin kredibilitetin e tyre, pasi janë vënë në dyshim komisionet e Parlamentit Europian. Kam dëgjuar një ekspert si Lulzim Basha që thotë se Komisioni Europian bën raporte të gabuara”-, tha Balla.

Ai shtoi se për vendin tonë nuk ka plan B, por vetë plan A, BE-në. “Këshilli Europian vlerësonte Shqipërinë për reformën në drejtësi, kurse Maqedoninë e Veriut për ndryshimin e emrit. Edhe francezët nuk e dinë se çfarë kërkojnë, lidhur me zgjerimin. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Edhe Serbia ka mbetur në vend e nuk hapen më kapitujt, edhe për Malin e Zi nuk po hapet kapitull derisa të ndajnë mendjen. Shqipëria ka vetëm plan A, nuk ka plan B. Ne duhet vetëm të përmbushim standardet që na kërkohet dhe kemi bërë detyrat tona”, theksoi Balla. /atsh

Negociatat, Balla: BE rrezikon kredibilitetin, 25 vende anëtare thanë “po” Read More »

I del anestezia gjatë lindjes, nëna: “I ndjeja muskujt e mi sesi po hapeshin. Nuk kisha provuar dhe nuk besoj se do të provoj asgje më të dh imbshme”

Një 27 vjeçare që do të lindte vendosi të kryente op erim cez arian që t’i ndjente dhi mbjet sa më pak. Por gjithçka mori një kthesë komplet tjetër.

Jodie Marsden, 27 vjeçe, i doli ane stezia gjatë momentit kur mjekët e kishin prerë që të nx irrnin djalin e saj, Arthur.

Jodie e p ërjetoi gjithë pre rjen për së gja lli dhe presioni i saj i gja kut u rrit aq shumë, saqë doktorët i bënë anestezi lokale, pasi ajo mund të kishte pësuar një atak në zemër.

Jodie i nd jeu gjithë dhimbjet për së gj alli dhe ka thënë se nuk do të lindë më ku rrë f ëmijë pas kësaj ng jarje të r ëndë që kaloi.

Jodie e p ërjetoi gjithë pre rjen për së gja lli dhe presioni i saj i gja kut u rrit aq shumë, saqë doktorët i bënë anestezi lokale, pasi ajo mund të kishte pësuar një atak në zemër.

Jodie i nd jeu gjithë dhimbjet për së gj alli dhe ka thënë se nuk do të lindë më ku rrë f ëmijë pas kësaj ng jarje të r ëndë që kaloi.

“Ndjeja se si org anet e mia po sht yheshin, dhe sesi mjekët po i tër hiqnin ato së bashku më fëmijën jashtë, ndjeja se si një mjek fuste dorën në bar kun tim, dhe se si një tjetër të rhiqte fëmijën për jashtë. I ndjeja muskujt e mi sesi po hapeshin. Nuk kisha provuar dhe nuk besoj se do të provoj asgje më të dh imbshme” , ka thënë 27 vjeçarja.

I del anestezia gjatë lindjes, nëna: “I ndjeja muskujt e mi sesi po hapeshin. Nuk kisha provuar dhe nuk besoj se do të provoj asgje më të dh imbshme” Read More »

Media në zi, ndahet nga jeta gazetarja e njohur shqiptare

Është ndarë nga jeta ditën e sotme gazetarja e njohur e Radio Tiranës së Jashtme, Natasha Këlliçi (Dulaku).

Ajo ka qenë redaktore letrare në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” gjatë viteve 1972-1974.

Këlliçi u shqua për redaktimin e veprave të disa prej shkrimtarëve tanë më të shquar, ndër të cilët; Skënder Drini, Dhimitër Xhuvani, Teodor Laço, Kico Blushi, etj,.

Më 1992 Natasha nisi të punonte gazetare në Radion e Jashtme. Ndonëse në një profil krejt te ri, ajo u shqua për reportazhet dhe intervistat radiofonike me personalitete më te njohura të kohës, për probleme social-politike që lindën pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri. Dhe shumë shpejt u rendit krahas gazetarëve më të mirë të mikrofonit te viteve 1950-2000, Pirro Nace, Timo Luto, Alfons Gurashi, Agron Cobani, Amali Dhamo, Zamira Koleci, etj,.

Veçanërisht popullor u bë emisioni “Mesazhe malli’, në Radion e Jashtme, që ishte një komunikim i shqiptarëve me të afërmit e tyre të emigruar në vende të ndryshme të botës, dhe radioreportazhe për dukuritë e reja pas rrëzimit të komunizmit.

Më 1999 ajo se bashku me të shoqin, shkrimtarin dhe pubicistin, Skifter Këlliçi dhe familjen, u vendos në Boston, dhe nuk u shkëput nga veprimtaria shoqërore, duke u bërë edhe presidente nderi e Shoqatës së Grave Shqiptare. Krahas përfaqësuesve të shquar të inteligjencës së Diasporës, ajo ishte pjesëmarrëse aktive në debatet për problemet që po kalon sot shoqëria shqiptare.

Media në zi, ndahet nga jeta gazetarja e njohur shqiptare Read More »

Gazetari përlotet në studion e emisionit: Kampi është ferr,Alvini duhet marrë

Gazetari Taulant Kopliku është përlotur në studion e emisionit ku po flitet për historinë e vogëlushit Alvin Berisha i cili ka mbetur në kampin sirian Al-Hol.

“Ai fëmijë duhet marrë. I tha i ati ke për të ngrënë ,ai thotë s’kam lekë. Aty duhet të paguash. Imagjinoni ai i jepte zemër të atit,” tha Kopliku.

“Lidhjet me kampin janë të pamundura për të qenë periodike, Autoritetet e kampit nuk përgjigjen. Sa i përket lajmeve në media, mbeta i befasuar për alarmin që u bë sepse nuk është në të mirë të sjelljes së djalit në shtëpi.

Në zonën rreth kampit ka pasur luftime. Në brendësi të kampit ka pas tentativa për të carë rrjetën edhe përplasje mes grupeve brenda kampit. Alvini është ndër të vetmit fëmijë që është i pashoqëruara të paktën disa fëmijë kanë nënë, Babai i Alvinit nuk u lejua të rrinte, paraqiste rrezik, mund të përfundonte shumë keq”, tha ai më tej.

Gazetari përlotet në studion e emisionit: Kampi është ferr,Alvini duhet marrë Read More »

Elvis Naçi: Si u mashtruan shqiptarët për të shkuar në Siri?

Cila është lidhja mes Islamit dhe Shetit Islamik? Si u mashtruan shqiptarët për të shkuar në Siri?

Për këtë foli në Open në Top Channel teologu i njohur Elvis Naçi.

“Po flasim për 79 meshkuj. Po ta krahasojmë me numrin e besimtarëve është shume i vogël. Duhet të theksojmë se shumë nga këto persona ishin mercenarë, janë persona të paguar. Kanë shfrytëzuar varfërinë. I kanë thënë se do marrësh kaq dollar dhe kaq do marrësh kur të marrësh atje. Janë mashtrua sepse u kanë thënë se lufta do të mbarojë shumë shpejt, por që nuk ndodhi kështu”- tha Naçi.

Naçi vazhdoi duke thënë edhe se sot është situate më mirë ku fryma radikale nuk ka kaq shumë influencë sa më herët, ku Naçi iu referua viteve 2012.

“Ka ekstrezimëm mendor që sjell ekstremizëm të dhunshëm. Këtu kemi gabuar. Këtu nuk ka pasur një bashkëpunim të mirë mes institucioneve fetare me ato shtetërore”- tha Naçi./TCH

Elvis Naçi: Si u mashtruan shqiptarët për të shkuar në Siri? Read More »