Irina

Udhëtoni të sigurt në avion me beben tuaj

Udhëtimi me avion është një nga ato hapat që e mendoni 100 herë përpara se të vendosni kur bëhet fjalë edhe për foshnje.

Por, një udhëtim i tillë mund të bëhet gjithsesi, mjafton që të keni parasysh disa rregulla që duhet të ndiqni për ta bërë udhëtimin sa më të qetë.

Moshën e foshnjës suaj: Mjeku i fëmijës suaj mund t’iu ndalojë të kryeni disa udhëtime të panevojshme menjëherë pas lindjes. Foshnjet e kanë akoma në zhvillim sistemin imun dhe udhëtimi nga ajri mund të rrisë rreziqet të preken nga një sëmundje infektive. Nëse zgjidhni të udhëtoni me një foshnje lani duart sa më shpesh ose përdorni antibakterial dhe shmangni kontaktet me udhëtarë që duken të sëmurë.

Dëgjimi i foshnjës suaj. Ndryshimi i presionit në kabinë gjatë fluturimit mund të shkaktojë ndryshim në veshin e mesëm përkohësisht, duke sjellë kështu dhimbje. Për të ndihmuar në balancimin e presionit në veshët e foshnjës, jepini të pijë nga gjiri, biberoni ose jepini pajtuesin para ngritjes dhe uljes së avionit. Kjo mund të ndihmojë që të provoni kohën e ushqyerjes së fëmijës tuaj në mënyrë që ai ose ajo të jetë i uritur gjatë kësaj kohe. Nëse fëmija juaj ka pasur kirurgji të veshit ose një infeksion të veshit gjatë dy javëve të fundit, pyetni mjekun e tij ose të saj nëse është në rregull të fluturojë.

Niveli i zhurmave në kabinën e avionit janë shumë të larta, sidomos gjatë ngritjes. Konsideroni të përdorni pambuk, kufje që zhdukin zhurmën ose tapa për veshët për të limituar sa më shumë ekspozimin nga zhurma kështu foshnja e ka më të lehtë të flejë.

Frymëmarrja e foshnjës suaj. Gjatë fluturimit presioni i ajrit në kabinë është më e ulët se në tokë. Ky ndryshim i përkohshëm nuk përbën problem për fëmijët e shëndetshëm. Por nëse foshnja juaj ka lindur para kohe, ka probleme kronike me zemrën apo mushkërinë është mirë që në këto raste të konsultoheni me mjekun e fëmijës suaj.

Ulësja e sigurt e bebes suaj. Shumë nga ulëset e fëmijëve për makina janë të certifikuara edhe për udhëtimet ajrore. Megjithatë, linjat lejojnë që fëmijët të udhëtojnë në prehrin e kujdestarit gjatë fluturimit, Administrata Federale e Aviacionit rekomandon që bebet duhet të udhëtojnë të sigurt. Nëse zgjidhni të mos blini biletë për foshnjën tuaj, kërkoni një vend të lirë në avion nëse mund ta përdorni për të.

Mos u tundoni t’i jepni foshnjës mjekime pa recetë, që t’i zërë gjumi gjatë fluturimit. Kjo nuk është e rekomandueshme dhe ndonjëherë ka efekte të kundërt. /atsh

Udhëtoni të sigurt në avion me beben tuaj Read More »

Rama: Në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për të drejtën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga puna për pastrimin e territorit në disa bashki, të cilat më herët kanë qenë në drejtimin e së djathtës.

“Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë – Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve”, shprehet Rama.

Kryeministri thekson se “meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës”.

“Në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TË DREJTËN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka”, shprehet Rama. /atsh

Rama: Në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për të drejtën Read More »

Rama: Vijojnë kontrollet intensive ndaj abuzuesve

Kryeministri Edi Rama publikoi pasditen e së shtunës disa foto nga Saranda, ku shihet se disa subjekteve u është bllokuar aktiviteti, pasi janë konstatuar në shkelje të ligjit.

Rama shprehet se vazhdon të shtohet goditja ndaj informalitetit. Ai nënvizon se goditje janë dhënë sidomos në zona bregdetare dhe me rëndësi për Shqipërinë, për të pasur zero tolerancë ndaj abuzuesve.

“Përshkallëzohet goditja ndaj informalitetit në zonën e Sarandës, ku një numër i konsiderueshëm subjektesh janë regjistruar, duke paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit dhe një numëri jo të vogël abuzuesish përsëritës, u është bllokuar aktiviteti.

Kontrollet vijojnë intensivisht me fokus mbi zonën bregdetare, sektorin e naftës dhe mallrat e tjera të akcizës me zero tolerancë ndaj abuzuesve”, shprehet Rama./atsh

Rama: Vijojnë kontrollet intensive ndaj abuzuesve Read More »

Festa e birrës ndez atmosferën në natën e tretë

Nata e tretë e festës së birrës në Korçë ka krijuar një atmosferë të shkëlqyer për vendasit dhe turistët e huaj.

E ndarë në dy pole të qytetit, tek sheshi para stadiumit “Skënderbeu” dhe tek Pazari i Vjetër i Korçës, kjo festë ka arritur të konsolidohet dhe t’i sjellë qytetit shumë turistë e vizitorë. Bashkia e Korçës ka bërë të ditur se nata e tretë ka krijuar atmosferë të shkëlqyer për vendasit dhe vizitorët.

“E mrekullueshme nata e tretë e Festës së Birrës tek Pazari i Vjetër.
Atmosferë e shkëlqyer me muzikën e zgjedhur, pjesëmarrje rekord dhe sigurisht birra pa limit”, bën të ditur bashkia.

Në natën e tretë të festës të gjithë janë harruar mes gotave të birrës e gatimeve tradicionale. Për pjesëmarrësit kjo festë mbetet e veçantë dhe sjell shumë gjallëri në qytet.

Për 5 mbrëmje Festa e Birrës në Korçë sjell një atmosferë të veçantë me show birra dhe gatime tradicionale. Festa e Birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e kësaj bashkie. /atsh

Festa e birrës ndez atmosferën në natën e tretë Read More »

Parashikimi i motit

Vendi ynë do të ndikohet sot nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta e mesatare në mesditë. Pranë zonave luginore e përgjatë bregdetit në orët e mëngjesit mjegullinë lokale.

Era do të fryjë nga Veriperëndimi e Juglindja 1-5m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit deri 10m/sek.

Valëzimi i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/33 Diell pak re
Kukës 15/30 Diell re
Lezhë 22/33 Diell pak re
Dibër 13/30 Diell re
Durrës 19/33 Diell pak re
Tiranë 19/33 Diell pak re
Elbasan 21/35 Diell re
Berat 15/34 Diell pak re
Vlorë 20/32 Diell pak re
Korcë 16/30 Diell re
Gjirokastër 16/34 Diell re
Sarandë 19/32 Diell pak re/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Siviaggia.it: Rilindja e Sazanit, nga një bazë ushtarake e paarritshme, në një ishull turistik

Nga një bazë ushtarake e paarritshme, në një atraksion turistik, ja përse ky ishull i vogël po shndërrohet në një destinacion që nuk duhet humbur, shkruan portali italian që i kushtohet udhëtimeve dhe turizmit, “siviaggia.it”.

Për grekët dhe romakët antikë ishte “Sason”, ndërsa për shqiptarët quhet “Sazan”.

Sazani është një ishull i vogël prej rreth gjashtë kilometrash katrorë, që ndodhet përballë gjirit të Vlorës, në Kanalin e Otrantos. Një shkëmb gjigant që prej dekadash ka qenë një bazë ushtarake e paarritshme, dhe që sot po shndërrohet në një prej atraksioneve turistike kryesore të Shqipërisë.

Në fakt, ishulli është një parajsë e vogël me natyrë të egër dhe të padëmtuar, ku mund të eksplorosh shtigje jo shumë të rehatshme, por jashtëzakonisht tërheqës dhe misterioz, dëshmi e të kaluarës së tij të trazuar ushtarake. Këtu ujërat e kristalta dhe plazhet mbresëlënëse shërbejnë si kundërpeshë ndaj relikteve të Luftës së Ftohtë, një pjesë e të cilave është mbledhur nga arkeologët dhe ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

E kaluara e trazuar e Sazanit shfaqet në çdo cep të këtij shkëmbi gjigant me një kulm prej gati 340 metrash mbi nivelin e detit, mes 3600 bunkerëve të shpërndarë në sipërfaqen e tij dhe galerive nëntokësore të gjata disa kilometra, të ndërtuara për ushtarët e Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës.

Gjatë fashizmit, këtu u shfaqën veprat e para të fortifikimit, por edhe rrugë, shtëpi, shkolla dhe teatro. Nga pak, kudo mund të admirohen disa prej godinave të ndërtuara gjatë dominimit italian dhe më pas ato të periudhës së Luftës së Ftohtë, ndonëse një pjesë e mirë e strukturave u shkatërruan gjatë manovrave të fundit të përbashkëta mes forcave ushtarake të NATO-s dhe atyre shqiptare. Mes këtyre u shkatërrua edhe vila që Musolini ngriti në ishull në vitin 1930.

Sazani ndodhet gjysmë ore larg me traget nga Vlora, porti që pret turistët ndodhet në pjesën lindore. Nga këtu, mund të shkohet në këmbë në bregun perëndimor, ku ndodhet Gryka e Xhehenemit dhe Gjiri i Djallit, që përbëjnë një peizazh spektakolar.

Duke vazhduar në drejtim të jugut, do të shihni një prej vendeve më të jashtëzakonshme të ishullit, të mrekullueshmin Plazhi i Admiralit, mes shkëmbinjve që lagen nga ujëra, transparenca e të cilëve është një dëshmi e qartë e izolimit që ka mbrojtur Sazanin, duke i mundësuar që të mos ndotet.

Nga viti 2010, ishulli bën pjesë, bashkë me gadishullin e Karaburunit, në Parkun Kombëtar Karaburun-Sazan, që mund të arrihet nëpërmjet një prej shumë anijeve që nisen nga porti i Vlorës. Këtu mund të admirohet Shpella e Mrekullueshme e Haxhi Aliut, e konsideruar si më e madhja dhe e thella në gjithë Shqipërinë. Një spektakël unik dhe emocionues, si rrallë në botë. /atsh

Siviaggia.it: Rilindja e Sazanit, nga një bazë ushtarake e paarritshme, në një ishull turistik Read More »

Molla, fruti “magjik” i shëndetit para gjumit

Një ndër këshillat parësore për një gjumë të mirë është të mos konsumoni ushqim para se të shtriheni. Por kjo nuk funksionon për një frut ‘magjik’. Nëse konsumoni një kokërr mollë para se të shtriheni të flini do të merrni shumë përfitime.

Vitaminat dhe mineralet

Mollët janë të pasura me vitaminën C, B6 dhe kalium, të cilat mund të paralajmërojnë gjendjen e gjumit. Vitamina C, gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e frymëmarrjes dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar gjendjen e relaksit. Kaliumi shërben si një elektrolit që i dërgon sinjale trurit për të mbajtur një ritëm të rregullt të rrahjeve të zemrës. Vitamina B6 mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë nxitjen e serotoninës, neuroni që lajmëron gjendjen e gjumit. Po kështu, B6 ndihmon edhe në djegien e yndyrave gjatë natës.

Polifenolet

Polifenolet janë antioksidantë që gjenden kryesisht në lëkurën e mollëve. Kështu, lëngu i mollës ose molla pa lëkurën nuk mund të ketë të njëjtën përmbajtje polifenoli si molla me gjithë lëkurë.

Fibrat dhe uji

Përafërsisht 86 për qind e pjesës së ngrënshme të një molle mesatare prej 182 g është ujë. Një mollë e mesme përmban rreth 15 për qind të fibrave, të cilat të mbajnë në gjendje të ngopur derisa fle. Por fibrat gjithashtu ndihmojnë edhe në kontrollin e ujit në zorrë duke parandaluar tualetin gjatë natës dhe duke ndihmuar tretjen.

Kalori, karbohidrate dhe yndyra

Mollët nuk përmbajnë pothuajse fare yndyrë dhe kanë shumë pak kalori. Një mollë e mesme shton vetëm 95 kalori. Mollët përmbajnë pothuajse 10 për qind të karbohidrateve që merr çdo ditë dhe kjo përmbajtje vjen kryesisht nga sheqernat e thjeshta dhe fibrat. /atsh

Molla, fruti “magjik” i shëndetit para gjumit Read More »

Moti i nxehtë në Sarandë, ujitje e përnatshme pemëve dekorative

Kujdesi dhe mirëmbajtja e pemëve dekorative të mbjella në Sarandë është në vëmendjen e bashkisë së qytetit bregdetar.

Punëtorët e sektorit të gjelbërimit në Ndërmarrjen e Shërbimeve të bashkisë Sarandë në këto ditë të nxehta gushti po punojnë për mirëmbajtjen e tyre.

“Janë me qindra pemë dekorative ekzistuese e sidomos ato 600 fidanë pemësh të reja, të mbjella muaj më parë përgjatë shëtitores “Hasan Tahsini”, që nuk e kanë ndjerë thatësirën. Ujitja e tyre është punë e përnatshme e lulishtarëve, që nis pas mesnate e deri sa zbardh mëngjesi”, shprehet bashkia.

Bashkia e Sarandës që prej drejtimit të saj nga kryebashkiaku i ri Adrian Gurma ka nisur punën për pastrimin e qytetit, mirëmbajtjen e gjelbërimit në rrugët e lulishtet e qytetit duke i dhënë kështu një ritëm të ri punës në të gjithë territorin e kësaj bashkie./atsh

Moti i nxehtë në Sarandë, ujitje e përnatshme pemëve dekorative Read More »