Irina

Cigaret elektronike me rrezik për sistemin kardiovaskular

Cigaret elektronike mund të kenë efekte të dëmshme për sistemin kardiovaskular, sipas një studimi, që e gjykon si të parakohshme që ato të konsiderohen si alternativë e sigurt për cigaret e zakonshme.

“Cigaret elektronike përmbajnë nikotinë, grimca shumë të vogla, metale dhe aroma, nuk janë vetë avuj uji të padëmshëm”, theksoi autori kryesor i këtij studimi, Loren Wold i Universitetit të Ohajos.

“Studimet mbi ndotjen e ajrit tregojnë se grimcat e imëta (më pak se 2,5 mikronë) depërtojnë në qarkullimin e gjakut dhe kanë ndikim te zemra. Të dhënat mbi cigaret elektronike anojnë nga ky drejtim”, vazhdon ai.

Autorët e këtij studimi vënë theksin mbi veprimin e nikotinës, që rrit tensionin e gjakut dhe ritmin kardiak, si edhe mbi grimcat e imëta, që mund të shkaktojnë ngurtësim të arterieve dhe malcime.

Sipas studiuesve, të gjitha këto efekte sugjerojnë se përdorimi kronik i cigareve elektronike mund të rrisë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare./ atsh

Cigaret elektronike me rrezik për sistemin kardiovaskular Read More »

Kush flet për Shqipëri të madhe, tani do duhet thjesht të heshtë, nuk ka mundësi të më akuzojnë edhe për minijugosllav dhe për shqiptaromadh

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje gjatë konferencës së përbashkët pas samitit të Ohrit, se Kosova nuk duhet të vetëpërjashtohet nga procesi, për të cilin është dakordësuar me 6 vende të Ballkanit Perëndimor në shumë tryeza të tjera, si në Sofje, Londër, Poznan, Vjenë, Durrës Shkup apo Ulqin e Sarajevë.

Duke u ndalur tek mungesa e përfaqësimit të Kosovës në samitin e Ohrit ku u dakordësua përshpejtimi i zbatimit të marrëveshjeve për 4 Liritë e Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndimor – Liria e Lëvizjes së Njerëzve; Mallrave; Shërbimeve; Kapitaleve, Rama deklaroi se “nuk është ky momenti për të shpjeguar pse, sipas meje, bëjnë sikur nuk kuptojnë, apo nuk duan të kuptojnë, por është momenti për të thënë që sa herë jemi takuar, jemi ulur, kemi biseduar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë, tanimë jo si një dokument mirëkuptimi, por si një plan veprimi në këtë nismë mes liderësh të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofie, në Londër, në Poznan, në Trieste, në Paris, në Berlin, në Bruksel, në Vjenë, në Durrës, në Shkup, në Sarajeve, në Ulqin, me sa unë kujtoj, nuk më rezulton se në gjithë këto takime, Serbia apo Bosnje Hercegovina e kishin njohur Kosovën”.

“Por kjo nuk e ka penguar as Presidentin e Kosovës, as Kryeministrin e Kosovës të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës, si të barabartë me të tjerët dhe të dakordësohen për të gjithë elementët e kësaj nisme, në dokumente të bashkëmiratuar me partnerët tanë europianë”, theksoi kryeministri.

“Në kujtesën time, pas luftës për pavarësinë e Kosovës u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësuesit e shtetit të ri të Kosovës të pranoheshin në tavolinë, qoftë nga autoritetet e atëhershme të Serbisë, qoftë nga autoritetet e atëhershme të Bosnjë-Hercegovinës, kur bëhej fjala për takime ndërkombëtare, sepse asnjëra nga të dyja palët nuk pranonte të ulej me ta në tavolinë.

Tani, prej të paktën prej 5 vjetësh nga nisja e Procesit të Berlinit, pjesëmarrja e Kosovës as është vënë kurrë në diskutim dhe nuk di, mbase nuk arrij dot ta kuptoj, por as e gjej dot interesin, as e gjej dot përfitimin nga rikthimi vite e vite të largëta më parë, kësaj radhe, jo me mospranim, por me vetëpërjashtim”, tha Rama.

“Bashkëpunimi rajonal dhe njehsimi i katër lirive të Bashkimit Europian në bashkëpunim me vendet e rajonit, përfshi edhe Serbinë, edhe Bosnje Hercegovinën, të cilat nuk e njohin Kosovën, nuk do të thotë as se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës, as se kam ndryshuar mendimin tim, që unë publikisht e kam thënë në vizitën time të parë në Beograd, se Serbia duhet të njohë Kosovën. Por, në ndërkohë, moszgjidhja ende e kësaj çështje nuk është absolutisht një arsye që Kosova papritur të vetëpërjashtohet, apo aq më tepër nuk është një arsye që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë interesat e zhvillimit ekonomik dhe social të qytetarëve të tyre, të cilat kalojnë përmes integrimit, kalojnë përmes bashkëpunimit, kalojnë përmes gjithëpërfshirjes dhe jo përmes vetëpërjashtimit dhe izolimit”, theksoi ai.

“Pyetja e thjeshtë që do ndihmonte qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullrit në kufi është nëse do të donin të vazhdonin me mallrat që presim me orë e ditë, me njerëzit që mbajnë radhë kilometrike në kufi apo do donin që njësoj si në gjithë Ballkanin Perëndimor edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelet plotësisht kufiri për 4 liritë e BE”, tha Rama.

“Një pyetje e thjeshtë do të ndihmonte qytetarët e Kosovës, por edhe të Shqipërisë, që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës; A do të donin të vazhdonte njësoj historia me mallrat që rrinë presin me orë dhe ndonjëherë edhe me ditë dhe me njerëzit që mbajnë radhë kilometrike për të hyrë në krahun tjetër, apo do të donin që njësoj si në të gjithë Ballkanin Perëndimor, edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelej plotësisht kufiri për të katër liritë e lëvizjes së Bashkimit Europian; liria e lëvizjes së njerëzve; liria e lëvizjes së mallrave; liria e lëvizjes së kapitaleve; liria e lëvizjes së shërbimeve”, nënvizoi Rama.

“Unë besoj se heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është një “Minishengen”. Nuk e di kush e gjeti këtë fjalën “mini”. Të paktën mua personalisht, kjo “mini” nuk më konvenon. Sepse duke qenë edhe 198 centimetra, s’jam ndjerë kurrë pjesë e ndonjë “mini”, tha ai.

“Ashtu sikundër, nëse duam ta quajmë ashtu siç është, është WB Shengen, (Western Balkan Schengen) që do të thotë që të gjithë qytetarët, jo vetëm ata të BE-së, por dhe ata të këtij rajoni, kanë të drejtë të lëvizin lirisht në të gjithë rajonin, kur të duan, ku të duan, pa patur pengesat absurde që kanë sot. Pengesa, të cilat përkthehen në kosto marramendëse. Janë miliarda euro që rajoni i ka humbur dhe i humb, që do të thotë ne i kemi humbur dhe i humbim si vende nga ky lloj barrikadimi pas kufijsh, të cilëve u ka dalë përfundimisht koha dhe funksioni”, vijoi kryeministri.

“Unë e konsideroj me rendësi të veçantë në këtë nismë që kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës, njësoj si të gjithë kufijtë e tjerë, të zhduken dhe që kjo e ka dakordësinë edhe të palëve të tjera, përfshirë edhe Serbinë. Kush flet për Jugosllavi mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi. Unë nuk kam jetuar asnjë ditë në Jugosllavi dhe kush flet për rilindjen e Jugosllavisë mbase është ende i lidhur me kujtimet e Jugosllavisë. Unë nuk kam asnjë kujtim nga Jugosllavia.

Ndërsa kush flet për Shqipëri të madhe, kur unë flas për heqjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, tani do duhet thjeshtë të heshtë. Nuk ka mundësi që unë të jem edhe “mini-jugosllav”, edhe “shqiptaro-madh”. Unë jam thjesht një qytetar europian, që s’po bëj asgjë të re, por thjesht po marr pjesë në një proces që e kam kërkuar vetë prej vitesh, që të mos mbetemi thjeshtë e vetëm pjesëtarë të nismave që organizohen në Bruksel dhe thjesht e vetëm pre e proceseve burokratike që nuk përkthen në të mira për qytetarët”, përfundoi Rama. /atsh

Kush flet për Shqipëri të madhe, tani do duhet thjesht të heshtë, nuk ka mundësi të më akuzojnë edhe për minijugosllav dhe për shqiptaromadh Read More »

Rama: Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë dhe Kosovës, të heqim kufijtë

“Nuk është politikë e mirë për Kosovën që të sulmohet politika e Shqipërisë, nuk sjell asgjë të mirë që të vetë përjashtohet Kosova pa asnjë arsye. Çfarë ka ndodhur që s’ka ndodhur më parë dhe në kohën e ndezur të debatit të tarifës, Kosova ka qenë pjesëmarrëse dhe është ulur në tavolinë, ku secili ka mbajtur pozicionin e tij. Kjo s’ka penguar vijimin e diskutimit. Nuk di të ketë pasur ndonjë zgjidhje në botë duke u vetëizoluar”-, tha kryeministri Rama, duke folur për mediet shqiptare pas samitit të Ohrit.

“Jam i befasuar nga deklarata e Isa Mustafës. Të flasësh për këtë proces për një proces që rikrijon Jugosllavinë është e tepërt dhe jo fort elegante. Çfarë është Shengeni ballkanik dhe lajmi këtu është pjesëmarrja e Serbisë. Pasi kjo nisëm është refuzuar nga BE dhe Serbia, të cilat e kanë parë si kërcënim. Sot kur Serbia lëshon në këtë drejtim sepse sheh interes që të përfitojë nga shtetet e tjera ne kundërvihemi. Sa herë është folur për hapjen e kufijve, është vënë kuja për Shqipërinë e madhe. Unë i kam thënë Vuçiç se nëse nuk përfshihet lëvizja e lirë ne nuk përfshihemi. Kam dëgjuar nga Albin Kurti që ka thënë se Kosova është mirë të jetë në tryeza por unë nuk marr përsipër të bëj më të madhin dhe të bind njeri. Janë liderët e Kosovës që vendosin”-, tha Rama.

“Nuk kemi marrë ndonjë nismë ta pa-dakordësuar nga 6 vendet. Fakti është se kjo gjë nuk ka ndodhur. Nuk është një nismë për të shpikur ndonjë gjë të re. Këto janë qasje dritëshkurtra të atyre që bëjnë sikur nuk kuptojnë. Unë se bëjë këtë as për Serbinë, as për Malin e Zi, as për Bosnjen, as për Maqedoninë e Veriut, por për Shqipërinë dhe Kosovën. Për Shqipërinë, se këto vende drejtohen nga të tjerë njerëz, unë skam asnjë lidhje dhe asnjë kapacitet për të punuar dhe folur për interest e tyre, por kam interes Shqipërinë, por nëse heqim kufirin, dhe realizojmë lëvizjen e lirë të plotë, gjë që nuk e bëjmë dot vetëm, pasi nuk të lë njëri ta bësh, të bllokojnë nga katër anët, se s’jemi as SHBA dhe as Kina, por jemi dy shtete shqiptare, që jemi të vegjël, por që duhet të bëjmë gjërat me vizion. Si t’ja u shpjegojë unë juve një gjë që është gjëja më e qartë dhe që është ndoshta e vetmja gjë si dritë e diellit, pa Serbinë në këtë proces nuk mund të hiqen kufijtë, është dhe Bosnja që është kundër, por është një tjetër aktor më me pak revelancë”-, tha Rama. /atsh

Rama: Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë dhe Kosovës, të heqim kufijtë Read More »

Zaev: Nisma parashikon lëvizje me kartë identiteti për qytetarët e rajonit

“Të gjithë duhet të biem dakord se Ballkani po ndryshon. Plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë identiteti të qytetarëve të këtij rajoni”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët për shtyp bashkë me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas punimeve të samitit të Ohrit, ku ndër të tjera theksoi se, “Serbia , Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hapën një nismë ku ftojnë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të bëjnë më shumë nga ajo që jemi duke bërë përmes procesit të Berlinit dhe agjendës Europiane ekonomike. Të gjithë duhet të pajtohen se Ballkani po ndryshon në një vend më të mirë dhe faktor më i rëndësishëm në Europë”.

“Nisma që paraqesim, flet për një ëndërr të qytetarëve dhe ky është Ballkani i ri modern i shekullit të 21, ku qytetarët nga gjithë rajoni kërkojnë të avancojnë për kushte më të mira për gjeneratat e reja, si ti motivojmë të rinjtë për të kontribuar më shumë në vendet tona përmes potencialeve të përbashkëta dhe nxitje të investimeve të huaja, por dhe të nxisim vëmendjen e partnerëve tanë”- tha ai.

“Plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni. Paraqesim një ëndërr për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri Perëndimor, me më shumë investime për të rinjtë. Nisma parashikon në të gjithë ditët e javës mundësinë e lëvizjes së qytetarëve me kartë ID, qarkullim të shpejtë të kamionëve, mundëson kushte për planveprimi me qëllim njohjen e ndërsjelltë të dokumenteve nga agjencitë e ushqimit të veterinarisë, me qëllim që të jepet mobilitet kapitalit dhe shërbimeve që paraqesin 4 liritë europiane. Sjell të mira për të gjithë Ballkanin dhe na faktorizon më shumë në Europë” -u shpreh Zaev./atsh

Zaev: Nisma parashikon lëvizje me kartë identiteti për qytetarët e rajonit Read More »

Samiti i Ohrit, Basha: Parakusht për lëvizjen e lirë, sundimi i ligjit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me samitin e Ohrit, ku u diskutua përshpejtimi i zbatimit të 4 lirive të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Bashës, “lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.

“Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!”-, nënvizoi Basha./atsh

Samiti i Ohrit, Basha: Parakusht për lëvizjen e lirë, sundimi i ligjit Read More »

Pirja e ujit me stomakun bosh ndihmon në mirëfunksionimin e trupit

Uji, edhe pse joushqyes, parandalon ndryshimet e papritura të temperaturës së trupit dhe ndihmon në largimin e nxehtësisë përmes djersës.

Në të njëjtën kohë, ai rregullon peshën e trupit dhe ndihmon në parandalimin e dehidratimit. Në lindje, 75% e peshës sonë është e përbërë nga uji, por ndërsa plakemi zvogëlohet në 60%.

Nevojat ditore për ujë ndryshojnë në varësi të moshës sonë, pavarësisht nëse jemi gra apo burra, dhe aktivitetet tona të përditshme. Si rezultat, duhet të pimë 7-8 gota ujë çdo ditë në mënyrë që trupat tanë të jenë të hidratuar.

Gota e parë e ujit duhet të konsumohet sapo të zgjohemi.

Natën trupat tanë lëshojnë lëngje. Prandaj dehidratohet. Pirja e gotës së parë me stomakun bosh ndihmon trupin tonë të funksionojë siç duhet.

Në të njëjtën kohë ne arrijmë:

– Të rrisim prodhimin e qelizave të reja;

– Të kemi lëkurë me shkëlqim;

– Shëndet më të mirë të sistemit limfatik;

– Peshë fikse ose humbje nëse kombinohet me një dietë të shëndetshme;

– Rezistencë më të madhe të trupit ndaj sëmundjeve. /atsh

Pirja e ujit me stomakun bosh ndihmon në mirëfunksionimin e trupit Read More »

As zhbllokuesi i banjove nuk na bën dot derman, pa ardhur ata të kanalizimeve, pra ndërkombëtarët

HEROI I MOMENTIT

Sot, nëse ke dy lekë mënjanë për ditë të këqia dhe njeh mjaftueshëm njerëz, mund të gjesh dhe të marrësh shërbimin e cilitdo profesionisti! Edhe nëse nuk e ke në rubrikën e telefonit, të mjaftojnë dy-tri telefonata dhe mund të gjesh deri edhe më të mirin e specialitetit të vet! Ka probleme që presin, por ka halle për të cilat profesionisti të duhet aty, në atë moment! Një gjë është të të duhet një arredues shtëpie; me të mund ta lësh takimin të martën ose të shtunën, ose pas dy javësh, por kur të plasin ujrat, gjinekologu duhet të jetë gati dhe i përqëndruar në aq pak kohë sa të bën rruga deri për tek ai…!
E solla tek plasja e ujrave, sepse ekziston një situatë me një emër të tillë ku obstetër-gjinekologu nuk të bën punë; të duhet një tjetër lloj specialisti, i cili nuk e ka fatin të ketë një emërtim të latinishtes së vjetër për titull, por e thërrasin me emrin foljor të punës që kryen. Pa dashur t’ju nervozoj me zgjatje që vonojnë kënaqësinë ankthioze të fundimit të kureshtisë, (e shkrova me ndërgjegje këtë dhe ju betohem që ka kuptim, edhe nëse pas rileximit të dytë nuk bindeni) po i bie shkurt: mu bllokua haleja dhe filluan të dalin në rrugë jo natyrale, pra nga poshtë-lart, mukubete të patregueshme por të vetëkuptueshme!
Pa pritur të mbledh veten, kapa telefonin dhe kërkova dikë që mund të njihte dikë që mund të njihte ndonjë ZHBLLOKUES BANJOSH! Duke kërkuar ethshëm, kuptova se në telefon kisha ruajtur qindra numra personash që nuk i duhen as dreqit, që nuk i kisha telefonuar kurrë… ndala tek një mik, të cilin e telefonoj gjithnjë kur kam kësi hallesh banale. Është një multimilioner, por e ka pasion zgjidhjen e problemeve banale që kanë njerëzit. Herën e fundit më ndihmoi të gjej një tub gize me diametër 38 cm. Ai e di se ku e gjeti, por ma sollën aty ku më duhej. Nëse jeni kuriozë të dini për çfarë më hynte në punë një tub gize 38 cm, i përkisni kategorisë së personave që vuajnë nga kurioziteti i sëmurë por nuk e pranojnë… Ju premtova që nuk do zgjatem dhe po e mbaj. Zhbllokuesi i banjove më erdhi në derë (hapur dera!) njëzet minuta pas telefonatës dhe dhjetë minuta përpara sesa tëkishtemarrëmutishalët! Kur e pashë tek dera, mu duk si një Mesi, si një Profet… ç’tju them… isha gati ta përqafoja dhe ti zgjasja një çek të bardhë, sepse nuk ishte hall dosido… ishte hall muti! Aty për aty më erdhi në kokë një krahasim, Shqipëria e momentit është shumë e ngjashme me banjon time të momentit dhe ai për të cilin paska nevojë ky vend, nuk qenka një LIDER i gjithëditur dhe karizmatik, por NJË ZHBLLOKUES BANJOSH, një hero i momentit!
Unë i përhumba disa sekonda me këtë mendim, kurse ai jo; ai befti në tualet për të vlerësuar gjendjen! I nguliti sytë diku dhe nuk foli për disa minuta. Ndërkohë të pëgëra të reja gëlonin dhe prezantoheshin me mua në tualetin tim. Ai mendohej kurse mua më kaloi filmi i jetës përpara syve, nën aromën si të një salle kinemaje ushtarësh që lëshonin lirshëm gazrat e menusë së tyre fikse me fasule…
“Nuk bëhet, tha! Duhet të vijnë ata të kanalizimeve të hapin pusetën poshtë, po sot nuk ke njeri se është e Diel!” Kaq tha dhe iku aq shpejt, sa nuk pata kohë t’i bëj asnjë pyetje.

Mallkova veten që për një çast guxova të krahasoj situatën e tualetit tim me situatën e vendit tonë… në kuptimin që as zhbllokuesi i banjove nuk na bën dot derman, pa ardhur ata të kanalizimeve, pra ndërkombëtarët…!

As zhbllokuesi i banjove nuk na bën dot derman, pa ardhur ata të kanalizimeve, pra ndërkombëtarët Read More »

491 të punësuar nga Zyrat e Punës gjatë një jave

Zyrat e Punës po funksionojnë si instrumente strategjikë të punësimit në të gjithë vendin.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bëri të ditur sot se, “491 punësime janë realizuar gjatë kësaj jave nëpërmjet Zyrave të Punës”.

Gjithashtu vijon procesi i punësimit nëpërmjet Zyrave të Punës, ku ministrja Denaj sjell në vëmendje rastin e Leonisës, e cila pasi kreu praktikën profesionale, të mundësuar nga Zyra e Punësimit Has, aplikoi për punë pranë një kompanie.

Pas periudhës së provës, ajo sot është e punësuar si ekonomiste pranë kësaj kompanie.

Falë Shërbimit Kombëtar të Punësimit, çdo shtetas tashmë ka mundësinë që jo vetëm të kërkojë punë, por edhe të trajnohet për përmirësimin e aftësive personale./atsh

491 të punësuar nga Zyrat e Punës gjatë një jave Read More »