Irina

Nuk ka paqe! Zbulohen sherri mes Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit gjatë xhirimit të filmit

Olta dhe Luizi, dy armiq të përbetuar në lojën e BB VIP, kanë rolin e burrit dhe gruas n♪7 filmin që pritet të dal së shpejti . Të gjithë e kujtojmë marrëdhënien e tensionuar që ata kishin brenda shtëpisë, çfarë u reflektua edhe në ditët e para jashtë lojës.

Megjithatë dy personazhet u duk sikur bënë paqe, teksa ndanë rolet e tyre në film. Por duket se e vërteta është komplet ndryshe. Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës ka vijuar edhe në shesh xhirim. Dy protagonistët, janë shfaqur shpesh herë nervoz ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve.

Në rrafshin personal, Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti.

Dëshmitarët e këtyre problemeve mes tyre kanë rrëfyer se Olta shpesh herë ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit. Natyrisht që përplasjet jo në të gjitha rastet kanë nisur vetëm nga Olta, pasi dëshmitarët, kanë zbuluar se shpesh ka qenë Luizi ai që ka pasur momente acarimi me kolegen e tij në film.

Luizi nuk ka pasur probleme vetëm me Oltën gjatë xhirimit të filmit, por edhe me Dean, e cila gjithashtu është pjesë e kastit. Përplasjet e Deas dhe Luizit kanë nisur në Korçë, teksa kanë qenë duke xhiruar. Luizi është protagonist në këtë film, teksa Dea ka vetëm një rol episodik.

Nuk ka paqe! Zbulohen sherri mes Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit gjatë xhirimit të filmit Read More »

Telefonata e pushuesve të Orikumit alarmon policinë: ‘Kemi parë një peshkaqen’

Një telefonatë nga pushuesit në plazhin e Orikumit ka alarmuar policinë e Vlorës.

Ata kanë raportuar se kanë parë një peshkaqen në det. Blutë, pas telefonatës kanë monitoruar të gjithë zonën mesditën e sotme.

Pushuesit kanë njoftuar se e kanë parë peshkaqenin afër bazës së Pashalimanit.

Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet e rendit të policisë Orikum po kontrollojnë me mjete lundruese në det. Gjithashtu ka patrulla të shtuara nga toka për monitorimin dhe krijimin e një perimetri të sigurisë për notarët.

Drejtori i zonave të mbrojtura në Vlorë Nexhip Hysolakaj sqaron se zakonisht peshkaqenët që janë shfaqur në ujërat tonë nuk janë të rrezikshëm megjithatë nuk mund të neglizhohen këto raste./albeu.com/

Telefonata e pushuesve të Orikumit alarmon policinë: ‘Kemi parë një peshkaqen’ Read More »

Babai e braktisi, ish-banorja e BBV bën lutjen e ndjerë: Jam rritur, nuk mbaj inat në zemër…

Fotini një herë fituese e Big Brother, dhe ish-banore e Big Brother VIP 2 ka bërë ditën e sotme një rrëfim prekës ditën e sotme në “S’e luan topin”.

Ajo i ka dërguar një mesazh të ndjerë babait të saj, i cili vite më parë i ka braktisur.

Fotini i ka kërkuar të atit që të mund të ritakoheshin dhe të rregullonin raportet.

“Unë jam prapë edhe do jem e hapur gjithmonë sepse unë jam vajza e tij. Nëse ndryshojnë gjërat dhe me kalimin ee kohës krijojmë një raport të denjë unë jam këtu, kam gjakun e tij.

U bën disa vite që s’kam patur asnjë raport me babain. Unë kam bërë disa tentativa, e kam kërkuar ta gjej dhe ta takoj, por nuk e kam gjetur.

Unë babait do t’i thosha që jam rritur dhe tani i kuptoj mirë gjerat. Nuk mbaj inat në zemër. Në çdo moment që ai është i gatshëm për të krijuar një raport të mirëfilltë unë jam e hapur.”- tha Fotini.

Babai e braktisi, ish-banorja e BBV bën lutjen e ndjerë: Jam rritur, nuk mbaj inat në zemër… Read More »

Në ‘kërkim’ të një nuseje, Ledio Lako tregon për ‘luftën’ me prindërit: Unë nuk ha bukë moj, vë tapa tek veshët…

Aktori, shumë i dashur për publikun Ledio Lako ka treguar ditën e sotme se është “në kërkim” të një partnereje.

Teksa nëna dhe babi nuk e lënë rehat duke i kërkuar një nuse në shtëpi edhe vetë Ledio është shprehur se tashmë ka ardhur momenti.

“Ngacmojnë the, unë nuk ha bukë moj, vë tapa tek veshët.

Kishte blerë lëpjeta dhe bëri byrek dhe po më thoshte “ja të ta kishte bërë nusja, nuk do të të gatuaj unë se s’kam më fuqi. Më dhembin kockat.”- tha aktori.

Në ‘kërkim’ të një nuseje, Ledio Lako tregon për ‘luftën’ me prindërit: Unë nuk ha bukë moj, vë tapa tek veshët… Read More »

Betohet Taulant Balla si ministër i Brendshëm para presidentit Bajram Begaj

Taulant Balla është betuar ditën e sotme si ministër i Brendshëm para presidentit të republikës, Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit nisi në orën 11:00. Balla u emërua Ministër i Brendshëm pak ditë më parë, pas shkarkimit të Bledi Çuçit.

Ndryshimet në kupolën drejtuese të këtij dikasteri erdhën pas dy ngjarjeve të njëpasnjëshme në Krujë, konkretisht masakrës në Larushkë dhe dhunës së pjesëtarëve të fisit Rraja në Krujë.

Taulant Balla konsiderohet si një ndër zërat më të fortë të mazhorancës në Kuvend.

Karrierën politike, ai e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si këshilltar i kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.

Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partise Socialiste post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

Balla është deputet i Qarkut te Elbasanit dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Betohet Taulant Balla si ministër i Brendshëm para presidentit Bajram Begaj Read More »

Ngjarje e rëndë në Vlorë

Një pushues ka humbur jetën në Vlorë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës, 08:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë,

në vendin e quajtur “Plazhi i vjetër”.

Shtetasi K. P., rreth 80 vjeç, banues në Vlorë,

dyshohet se ka pësuar “arrest kardiak” dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 80-vjeçarit.

Ngjarje e rëndë në Vlorë Read More »

Gazetari: Dosja e SPAK për Ahmetajn e kopsitur, ndaj iu shmang ballafaqimit!

Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se Arben Ahmjetaj hetohet prej më shumë se 7 muajsh nga SPAK, ndaj dosja e sjellë prej tyre është voluminoze dhe e kopsitur.

Kjo, sipas tij është arsyeja pse Arben Ahmetaj zgjodhi të mos ballafaqohej me drejtësinë dhe u largua ndryshe nga disa të tjerë që menduan se do shfajësoheshin rrugës.

“Për herë të parë SPAK solli një dosje voluminoze dhe të kopsitur. Është një hetim që zgjat prej më shumë se 7 muajsh ku është punuar në mënyrë intensive dhe ndryshe nga çfarë jemi mësuar.

E gjitha filloi me atë shprehjen, ndiq paranë. Kjo kërkoi edhe kohën e duhur dhe mbledhjen e materialit. Është bëtë një tentativë më herë për të kërkuar heqjen e mandatit që u shty 1 muaj për disa materiale të tjera që u vërtetuan. Dhe duke qenë se kemi të bëjmë me një zyrtar shumë të lartë do kishte bujë të madhe dhe ndaj SPAK është treguar i kujdesshëm. Është akuza e kopsitur dhe kjo detyroi vetë Ahmetajn t’i shmangej ballafaqimit, ndryshe nga të tjerët që kanë menduar se rrugës do shpëtojnë”, tha gazetari.

Gazetari: Dosja e SPAK për Ahmetajn e kopsitur, ndaj iu shmang ballafaqimit! Read More »

U vra nga miku i tij pas sherrit për drogën, mediat greke publikojnë portretin e 50-vjeçarit shqiptar

Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme fotografinë e 50-vjeçarit, Shpëtim Bajrami, i cili u vra mesditën e së enjtes jashtë një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, i cili humbi jetën pasi u qëllua nga miku i tij 45-vjeçar, i cili hapi zjarr nga një mjet Peugeot, i cili i përket një gruaje që dyshohet se ka lidhje me të dhe që dyshohet të jetë e përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas dëshmisë së autorit, i cili u vetëdorëzua sot, ky i fundit dhe viktima po pinin kafe mesditën e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut. 45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.

Whatsapp Image 2023 07 14 At 22.52.54

U vra nga miku i tij pas sherrit për drogën, mediat greke publikojnë portretin e 50-vjeçarit shqiptar Read More »