Irina

Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

ryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga projekti për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Në fjalën e tij, Kreu i Ekzekutivit theksoi se ky nuk do të jetë thjeshtë një aeroport turistik. Ai theksoi se aeroporti i Vlorës duhet të jetë një aeroport më i madh se i Tiranës, me më shumë funksione se ai i Tiranës, dhe me një standard më të lartë se ai i Tiranës në tërësi.

Ai ka nënvizuar se aeroporti i Vlorës do të jetë aeroport me një pistë 3,2 kilometra, ndërkohë që Tirana e ka 2,7 kilometra dhe do të mundësojë uljen e avionëve me kapacitet të madh, jo vetëm për pasagjerët, por edhe për mallrat.

“Nuk kemi në rajon një aeroport mallrash dhe është një ekonomi më vete, me shumë interes, që me potencialin që ka zona këtu dhe me potencialin që ka vetë sot Shqipëria dhe Vlora është plotësisht i mundur”, – ka theksuar Rama gjatë prezantimit të projektit.

Një tjetër funksion i aeroportit të Vlorës, do të jetë edhe ai për riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve.

Të tre këto komponentë, pasagjerët, mallrat dhe mirëmbajtja e riparimi e bëjnë aeroportin e Vlorës, një aeroport ndërkombëtar të kompletuar dhe mbi të gjitha e bëjnë një qendër ekonomike, sepse kontributi në ekonomi i këtij aeroporti do të jetë shumë i ndjeshëm. /atsh

Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës Read More »

Projekti i Aeroportit të Vlorës/ PD: Do t’i nënshtrohet ligjit të Antimafias

Partia Demokratike ka reaguar pas prezantimit të projektit për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Në një deklaratë për mediet, sekretarit për burime njerëzore në PD, Ervin Minarolli tha se “askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjore. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai”.

Minarolli tha se “me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Rama duket se po ndjek një skemë të ngjashme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian si një ligj në shkelje të konkurrencës së lirë”.

“Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet kjo aferë do t’i nënshtrohet ligjit të ri Antimafia”, tha ai.atsh

Projekti i Aeroportit të Vlorës/ PD: Do t’i nënshtrohet ligjit të Antimafias Read More »

Arkitekti Borione: Aeroporti i Vlorës, impakt në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe turistik

Aeroporti që do të ndërtohet në Vlorë, do të ketë një pistë ndërkombëtare, 3,2 kilometra, ku do mund të ulen edhe avionët transoqeanikë. Nuk do jetë vetëm aeroport, por një zonë ekonomike me fusha sporti, qendra tregtare. Do jetë aeroport për uljen dhe ngritjen e avionëve, por edhe aeroport për kargo.

Arkitekti Matia Borione u shpreh se “konteksti ku do të zhvillohet situacioni është fantastik, ku kuadri ambiental është shumë delikat dhe duhet të sillemi me shumë kujdes, sidomos kur bëjmë ndërhyrje të kësaj natyre. Qasja jonë ka qenë të shkriheshim me kontekstin, me natyrën, një kontekst i cili shfaqet si fushor dhe është ideal për ndërtimin e një aeroporti”.

“Ne ndjekim zhvillimin që është parashikuar për qytetin dhe duam të bëjmë disa funksione. Ajo që është e rëndësishme te ky projekt është se do të ketë si synim fuqizimin dhe të jetë një nyje infrastrukturore për Shqipërinë dhe për të bërë këtë, duhet të funksionojë 365 ditë të vitit. Nuk mund të jetë një element i pjesshëm që të funksionojë me funksione të caktuara, duhet që kjo ndërhyrje të shoqërohet me shumë funksione të tjera p.sh., një pjesë për kantina të mëdha për një verë shumë cilësore, që mund të jetë një element shoqërues për biznesin për turizmin dhe zhvillimit urban të qytetit”, tha ai.

Borione foli edhe për krijimin e portit turistik Marina, që do t’i shërbejë aeroportit dhe zhvillimit urban të qytetit. /atsh

Arkitekti Borione: Aeroporti i Vlorës, impakt në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe turistik Read More »

Dyfishim i turistëve në Shqipëri, 4 milionë e 850 mijë vetëm në tetë muaj

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, ka nënvizuar se vendi ynë është kthyer në një atraksion të rëndësishëm për të huajt, ku vetëm gjatë 8 muajve të parë kanë hyrë 4 milionë e 850 mijë të huaj.

Sipas Ramës, vetëm gjatë tre muajve të verës janë regjistruar në territorin e vendit tonë, 3.4 milionë, 400 mijë më shumë të huaj se vera rekord e vitit të kaluar.

“Në tetë muajt e parë të këtij viti nga janari në gusht, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 4 milionë e 850 mijë të huaj, që është një shifër shumë më e lartë, se sa shifra e tre katër viteve më parë dhe vetëm në tre muajt e verës, janë regjistruar 3.4 milionë, pra 400 mijë më shumë të huaj se vera rekord e vitit të kaluar apo 900 mijë më shumë se periudha e pikut të 2017-ës dhe këtu po flasim për shifra të nxjerra nga sistemi “TIMS”, e jo për shifra të nxjerra nga kalkulime imagjinare”, tha Rama.

“Faktikisht në pesë vite kemi dyfishuar numrin e vizitorëve të huaj në Shqipëri. Kjo ka krijuar një kontekst tjetër, një nivel tjetër interesi për ata që investojnë në turizëm dhe për ata që janë të interesuar të zhvillojnë infrastrukturë të mikpritjes, gjë që ne e shohim dhe nga kërkesat në rritje për investime në hoteleri nga kompani të huaja. Po ashtu kemi dhe kërkesa goxha mbresëlënëse me të cilat shpresojmë të arrijmë të prodhojmë marrëveshje për investime të mëdha në turizëm”, – bëri të ditur Rama. /atsh

Dyfishim i turistëve në Shqipëri, 4 milionë e 850 mijë vetëm në tetë muaj Read More »

Organizata Botërore e Shëndetësisë akrediton laboratorin e Fruth-Rubeolës në ISHP

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka akredituar laboratorin e Fruth-Rubeolës në Institutin e Shëndetit Publik.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu duke theksuar se certifikimi është standard, standardi garanton cilësi.

“ Lajm i mirë akreditimi i plotë i laboratorit të Fruth-Rubeolës në Institutin e Shëndetit Publik nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pas një procesi të gjatë supervizimi, me rikonfirmimin e mostrave në laborator reference, rezultatet kanë dalë 100% të përputhshme”, thekson ministrja.

Me akreditimin e plotë të laboratorit të ISHP-së, thekson Manastirliu, garantohet hapi i parë i diagnozës së saktë të këtyre sëmundjeve të rrezikshme.

“Edhe një hap përpara drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, thekson ministrja. /atsh

Organizata Botërore e Shëndetësisë akrediton laboratorin e Fruth-Rubeolës në ISHP Read More »

Kolesteroli i lartë, super ushqimet për ta korrektuar

Kolesteroli i lartë mund të çojë në sëmundje koronare të zemrës, e cila është shkaku më i madh i sulmeve në zemër.

Kolesteroli mund të ulet duke bërë ndryshime dietike, siç është zvogëlimi i yndyrës së ngopur, por duke përfshirë edhe ushqimet e tjera në dietën tuaj.

Super ushqimet e mëposhtme do ju ndihmojnë të ulni kolesterolin e lartë:

Ushqime soje. Ushqimet e sojës janë plot me proteina, vitamina dhe minerale, dhe janë me pak yndyrë të ngopur.

Arrat. Arrat janë të pasura me proteina, vitaminë E, magnez dhe kalium, dhe përmbajnë sterole natyrale të bimëve dhe ushqyesve të tjera bimore që ndihmojnë në mbajtjen e trupit të shëndetshëm dhe largimin e sëmundjes.

Tërshëra dhe elbi. Tërshëra dhe elbi janë të pasura me një lloj fibre të quajtur beta glucan – që mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit. Kur beta glukani konsumohet, ajo formon një xhel që lidhet me kolesterolin dhe bile në zorrë. Kjo ndihmon në kufizimin e sasisë së kolesterolit që absorbohet nga zorrë në gjak.

Fruta dhe perime. Fruta dhe perimet janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe kimikate bimore të cilat ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe parandaloni sëmundjet. Ato përmbajnë pak ose aspak yndyrë dhe janë gjithashtu të lartë në fibra, disa prej të cilave mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Ushqime të pasura me yndyrë të pangopur. Zëvendësoni ushqimet e larta në yndyrna të ngopura me ushqime të larta në yndyra të pangopura, të tilla si vajra bimore, avokado, arra dhe peshk. /atsh

Kolesteroli i lartë, super ushqimet për ta korrektuar Read More »

Kryeministri Rama uron nisjen e vitit të ri shkollor

Kryeministri Edi Rama uroi sot nisjen e vitit të ri shkollor, me fotografitë e 10 nxënësve që shkëlqejnë me shembullin e tyre.

“Dhe me këta 10 yje që shkëlqejnë me shembullin e tyre në çdo lëndë mësimi, ju uroj të 455 mijë nxënësve nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, mësuesve e prindërve të tyre në të gjithë Shqipërinë, një Vit të Ri Shkollor sa më të mbarë”, u shpreh kryeministri.

Këtë të hënë, hapin dyert të gjitha shkollat në vend, duke nisur nga ato të klasës së parë e deri në klasën e 12-të. /atsh

Kryeministri Rama uron nisjen e vitit të ri shkollor Read More »

Ndahet nga jeta Gjeneral Rahman Parllaku

Gjenerali Rrahman Parllaku, u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Gjeneral Parllakut, të cilit i akordoi para disa kohësh edhe titullin “Nderi i Kombit”.

“Me pikëllim të madh dhe dhimbje të thellë mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Gjeneralit legjendar Rrahman Parllaku, partizanit dhe komandantit fitimtar antifashist, qëndrestarit të pamposhtur të burgjeve komuniste, veteranit me arsye dhe zë të kthjellët në mbështetje të demokratizimit të Shqipërisë”, është shprehur Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Në udhëtimin e tij shekullor, Gjeneral Parllaku, jetoi luftën dhe paqen, fuqinë e pushtetit dhe persekutimin e pamëshirshëm, duke sfiduar kohët dhe regjimet, me përkushtim ndaj kombit, trimërinë dhe urtësinë e malësorit, shpirtin e lirisë dhe atdhedashurisë, duke mbetur i pathyer në çdo betejë që zgjodhi dhe iu imponua përgjatë 100 viteve”, ka theksuar Meta.

“Në 75-vjetorin e çlirimit të Atdheut, ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për të gjithë ne, që mësuam aq shumë nga vepra e tij, jo vetëm për karakterin e pathyer të njeriut të drejtë, por edhe për luftën, sakrificat sublime dhe kontributet e jashtëzakonshme të popullit tonë gjatë Luftës së II Botërore”, ka shtuar Meta.

“Duke u shprehur familjes Parllakut, të afërmve, miqve e dashamirësve të tij të shumtë, ngushëllimet më të sinqerta, jam i bindur se emri dhe vepra e tij nuk do të ndahen kurrë prej nesh. Lamtumirë Gjenerali ynë fitimtar”, është shprehur presidenti Meta.

Edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Gjeneral Rrahman Parllakut.

“Ish-drejtuesi i formacioneve partizane në kohën e Luftës dhe gjenerali në paqe, Rrahman Parllaku ka ndërruar jetë. Veç të tjerash ishte një mik i tim eti, i cili nuk e hiqte nga goja edhe kur ai ishte në burg. Edhe për këtë arsye sa herë e takoja më nxirrte mallin e tim eti që ndërroi jetë përpara tij. Dhimbja sot për gjeneral Parllakun ka shumë kuptime. Një partizan më pak dhe një kujtim më shumë. Të qoftë dheu i lehtë gjeneral”, është shprehur ministri Majko./atsh

Ndahet nga jeta Gjeneral Rahman Parllaku Read More »