Irina

Gazetari i vrarë në diktaturë, Sula: Nis mbledhja e fakteve për gjetjen e varrit të humbur

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit vazhdon punën për mbledhjen e të dhënëve për varret e humbura të të ekzekutuarve në kohë të diktaturës komuniste.

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula ka zhvilluar sot një bisedë me mbesën e Xhemal Farkës, një gazetar i rëndësishëm dikur, qe ende sot nuk i dihet varri.

“Historitë e përndjekjes politike në qytetin e Tiranës kanë një natyre te veçante. Kryeqyteti bëhet qendra e lëvizjeve të forta politike e shoqërore për instalimin e një sistemi totalitar që nuk pranonte pluralizëm idesh, nuk pranonte fenë, nuk pranonte pronën private ne qytet dhe fshat: pra që në përgjithësi kërkonte një transformim rrënjësor të shpejtë dhe me dhunë. Elita dhe nomeklatura komuniste instalohet në Tirane duke deligjitimuar banorët autoktonë qoftë politikisht, qofte ekonomikisht, qoftë moralisht”, tha ajo.

Më tej Sula shton se “Pasardhësit e këtyre familjeve me të drejtë pyesin veten për rrënjët e tyre dhe kërkojnë të vënë në vend, përmes të vërtetës, dinjitetin e mohuar të familjarëve të tyre: ti respektojnë ata duke iu kthyer emrin dhe reputacionin apo duke mos pushuar së kërkuari vendprehjen e fshehur, siç është rasti këtu i mbesës së Xhemal Farkës, një gazetar i rëndësishëm dikur, që ende sot nuk i dihet varri”. /atsh

Gazetari i vrarë në diktaturë, Sula: Nis mbledhja e fakteve për gjetjen e varrit të humbur Read More »

Një mijë mësues ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini deklaron se 1000 mësuesit ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta, libra falas për 220.000 nxënës, kurrikulat e reja dhe librat shumë më të mirë janë disa nga rezultatet e politikave arsimore, çka sipas saj, kanë përmirësuar cilësinë dhe kanë përfshirë nxënësit vulnerabël në shkolla.

Shahini zhvilloi po ashtu edhe një bashkëbisedim me nxënësit e klasës së dhjetë në shkollën “Qemal Stafa”, me qëllim njohjen nga afër me pritshmëritë e tyre nga shkolla e mesme, si dhe marrjen e sugjerimeve për përmirësimin e punës së Ministrisë së Arsimit.

Sipas saj, në dy vitet e fundit janë 34.000 nxënës më pak në arsimin parauniversitar në Bosnjë-Hercegovinë, 32.000 më pak në Serbi apo 25.000 më pak në Kosovë.

“Të thuhet se rënia e numrit të nxënësve në Shqipëri është një dukuri që ndodh vetëm këtu, është populizëm i pastër dhe shpërqëndrim nga përpjekja e përbashkët për arsim më të mirë”, – thotë Shahini./atsh

Një mijë mësues ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta Read More »

Jeton prej 5 vitesh në Tiranë, australiania Lewis: Shqipëria një diamant për kulturën e peizazhin

Shqipëria është një diamant për kulturën, peizazhin dhe gjithçka tjetër.

Pikërisht kështu e përshkruan vendin tonë, australiania Aleksandra Lewis, e cila jeton prej 5 vitesh në Tiranë. “Vendi ofron shumë mundësi. Nga ato për sipërmarrjen, deri te kultura e pasur dhe natyra e pakrahasueshme, ku çdo turist do të ndalonte”, – thotë ajo.

“Një prej gjërave të para që njerëzit më pyesin është që: nëse ti je nga Australia, çfarë bën këtu? Nëse do të më thonin që në 2004 kur unë fillimisht vendosa të vizitoj Shqipërinë se do të kaloja pesë vite të jetës time këtu, nuk do ta kisha besuar. Por, kjo është Tirana, kjo është Shqipëria. Më pushtoi si era dhe nuk më lëshoi kurrë”, – tregon Aleksandra.

Sipas saj, vendi nuk është shumë i njohur jashtë ndërsa ajo që njerëzit dinë është e gabuar ose e keqkuptuar. Dhe padyshim për australianen, Shqipëria është një vend pa probleme.

“Vendi ofron edhe shumë mundësi. Nga ato për sipërmarrjen e deri tek kultura e pasur e natyra e pakrahasueshme, ku çdo turist do të ndalonte. Nga njohja e miqve nëpër kafene e deri tek peizazhet e bukura natyrore, është arsyeja e vërtetë pse ti do të qëndrosh në Shqipëri. Por gjithmonë ka një gjë të re për të parë që na bën të ndjehemi të huaj”, -përfundon australiania./atsh

Jeton prej 5 vitesh në Tiranë, australiania Lewis: Shqipëria një diamant për kulturën e peizazhin Read More »

Përmirësimi i shërbimit konsullor, qytetarët mund të raportojnë tek “Ambasada ime”

Shërbimi Konsullor, përmirësimi i tij dhe mbi të gjitha gatishmëria e ambasadave për t’iu përgjigjur në kohë të gjithë ankesave të qytetarëve shqiptarë në botë, është një ndër prioritetet e ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ministri në detyrë, për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që të raportojnë çdo problem që mund të hasin gjatë Shërbimeve Konsullore. E këtë ata mund ta bëjnë duke shkarkuar aplikacionin Ambasada Ime.

“Pasi të shkarkoni aplikacionin Ambasada Ime, me nje një klik zgjidhni rubrikën “Raporto“. Pas hapjes së rubrikës, vendosni të dhënat tuaja – emër, mbiemër, email dhe numër kontakti, për të evidentuar rastin në fjalë dhe lehtësuar komunikimin e përbashkët. Pasi të keni bërë zgjedhjen e vendndodhjes dhe shërbimit që keni marrë, në hapësirën “raportimi juaj” paraqisni hollësisht shqetësimet tuaja dhe raportoni drejtpërdrejtë për probleme të çfarëdolloj natyre”, shprehet Cakaj.

Ministri në detyrë i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo abuzim, problem, apo papërgjegjësi që shfaqet para tyre në komunikimin me përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë.

“Rubrika e re “Raporto” garanton tashmë që shqetësimet tuaja të përcillen drejtpërdrejt në të gjitha nivelet drejtuese në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Le të përpiqemi sëbashku për një shërbim sa më llogaridhënës, funksional dhe dinjitoz”, theksoi Cakaj./atsh

Përmirësimi i shërbimit konsullor, qytetarët mund të raportojnë tek “Ambasada ime” Read More »

Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti do të vijojë i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare ne pjesën veriore dhe jugore.

Era do të fryjë Verilindje-Veriperëndim 1-8 m/sek e përgjatë bregdetit përkohësisht deri 12 m/sek.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/30 Diell re
Kukës 12/28 Diell re
Lezhë 13/30 Diell re
Dibër 12/27 Diell re
Durrës 17/30 Diell re
Tiranë 17/31 Diell
Elbasan 18/31 Diell
Berat 11/31 Diell
Vlorë 14/29 Diell re
Korçë 10/26 Diell re
Gjirokastër 10/31 Diell re
Sarandë 16/30 Diell re/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Meta: Koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka theksuar sot se duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë.

Ai është shprehur se është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social

“Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit”, ka theksuar presidenti Meta.

“Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve. Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi”, ka shtuar presidenti. /atsh

Meta: Koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë Read More »

Aeroporti i Vlorës, Balluku: Impakt në zhvillimin ekonomik e turistik

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot gjatë prezantimit të projektit për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, se “ky aeroport do të jetë një nga çelësat për të zhvilluar dhe motivuar edhe më shumë turizmin”.

“3.2 kilometra është hapësira në të cilën do ndërtohet. Ndërkohë ka një gjerësi 60 metra, duke plotësuar kështu kushtet e një aeroportit modern, duke e kthyer Vlorën në portën drejt jugut të Shqipërisë. Dhe jugu është zona ku ne po ndërtojmë strategjinë tonë të turizmit”, – tha Balluku.

Ministrja theksoi se qeveria ka një strategji të qartë të zhvillimi të aviacionit, jo vetëm sa i takon linjës ajrore, por edhe çështjes së aeroporteve, duke i shtrirë investimet nga veriu në jug.

Balluku theksoi se risi e këtij projekti është ngritja e një qendre mirëmbajtje të avionëve dhe zonës kargo, për të zhvilluar tregtinë.

“Aeroporti i Tiranës nuk mban një emër të mirë, duke parë dhe ngjarjet e fundit. Edhe pse ka emrin e “Nënë Terezës”, ky aeroport i ka prekur xhepat e shqiptarëve siç nuk do donim. Ka cenuar dhe sigurinë dhe për këtë kemi marrë masa. Ka pasur ndryshime në linjën menaxheriale në dy muajt e fundit dhe tashmë presim planin e investimeve në dy vitet e ardhshme nga grupi ri menaxherial, pasi ka kohë që nuk ka investime, pavarësisht se numri udhëtarëve ka qenë në rritje dhe vetëm në vitin e fundit ky numër ka kapur shifrën rreth 18 milionë pasagjerë”, – shtoi Balluku.

“Tani jemi këtu për të ndërtuar aeroportin ndërkombëtar i Vlorës. Një aeroport modern ku 3.2 kilometra është pista në të cilën do ndërtohet. Ndërkohë ka një gjerësi 60 metra, duke plotësuar kështu kushtet e një aeroportit modern, duke e kthyer Vlorën në portën drejt jugut të Shqipërisë. Dhe jugu është zona ku ne po ndërtojmë strategjinë tonë të turizmit”, – vijoi tha Balluku.

“Turizmi insiston, kërkon mbështetje infrastrukturore në aeroport. Prandaj dhe ky aeroport është një nga çelësat e suksesit për të zhvilluar dhe motivuar edhe më shumë turizmin. Aeroporti do ndërtohet në zonën e Akernisë, zona ku jo vetëm do të ndërtohet aeroporti, por dhe do shndërrohet në një zonë multifunksionale ekonomike me njësi tregtare, fusha sporti, vreshta për përpunimin e verës… etj”, theksoi Balluku.

Duke folur për projektin, ministrja tha se aeroporti është i ndarë në tri pjesë. “Së pari, do të jetë aviacioni civil, pra ulja e ngritja e avionëve që do aksesojnë Shqipërinë përmes këtij aeroporti. Zona e dytë është zona e kargos, pra e tregtisë. Kjo pjesë mungon në Rinas dhe jo vetëm, pasi dhe në rajon kemi vënë re se mungon. Pra, përmes këtij aeroporti, Vlora do të kthehet dhe në një nga vendet më atraktive për tregti, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në rajon. Pjesa e tretë bën fjalë dhe për mirëmbajtjen e avionëve. Në këtë drejtim kemi pasur dhe kërkesa nga disa kompani italiane. Për të hyrë në detaje, kjo do sillte dhe rritje të kërkesës së tregut për inxhinierë avioni”, – tha Balluku. /atsh

Aeroporti i Vlorës, Balluku: Impakt në zhvillimin ekonomik e turistik Read More »

“Air Albania” drejt të gjitha aeroporteve të Europës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë prezantimit të aeroportit të Vlorës, theksoi se qeveria Rama është e fokusuar në investimet që lidhen politikat e aviacionit civil dhe Aeroporti i Kukësit dhe Projekti i Vlorës janë një dëshmi e kësaj.

Po ashtu ajo bëri të ditur se “Air Albania” më datë 30 do të ngrejë në qiell avionin “Migjeni”, që do udhëtojë drejt Italisë, ndërsa “Naimi” pritet të udhëtojë drejt destinacioneve të tjera europiane.

“Vetëm para një viti, ne ngritëm në qiejt e Europës avionin e parë shqiptar, dhe vetëm në datë 30, “Air Albania” do të realizojë një premtim tjetër dhe avioni i dytë, atë që mban emrin e “Migjenit”, do të ngrihet për të udhëtuar në destinacionet më të kërkuara të Italisë. Ndërsa, jo më vonë se fundi i këtij viti avioni i tretë, ai me emrin “Naimi” do udhëtojë drejt të gjitha aeroporteve të Europës, në Londër, Bruksel, Athinë dhe kudo ku ka shqiptarë e kudo ku zemra e shqiptarisë rreh”, – tha Balluku.

“Por jo vetëm kompania ajrore ka qenë në planet tona, tashmë ne flasim për një bosht të tërë të aeroporteve duke nisur nga veriu dhe deri në jug. Kemi nisur punën me aeroportin e Kukësit. Nuk është më një ëndërr apo premtim, por një realitet. Aty ku sot punohet për të mbaruar sa më parë me punët civile, e më pas për të plotësuar të gjitha kushtet për të qenë një aeroport ndërkombëtar “Low Cost”, ku shqiptarët mund të aksesojnë veriun e Europës me çmime shumë të ulta”, – tha Balluku. /atsh

“Air Albania” drejt të gjitha aeroporteve të Europës Read More »