Irina

Inxhinierja e ndërtimit apel qytetarëve: “Fshini aplikacionin për tërmetet nga telefoni, nuk ka vend për panik”

Inxhinierja e ndërtimit prof. dr. Luljeta Bozo duke folur mbi sigurinë e ndërtesave në vendin tonë pas tërmetit të 26 nëntorit kërkoi që të ndryshohet mënyra sesi ndërtohet në Shqipëri.

Gjatë një emisioni televiziv, Bozo tha se ndërtimi i banesave duhet bërë duke u nisur nga respektimi i të gjitha hallkave që nuk janë respektuar dhe sollën tragjedinë e 26 nëntorit.

Gjithashtu Bozo i bëri një apel edhe qytetarëve ku kërkoi të fshijnë aplikacionin për tërmetet nga telefoni dhe të mbledhin mendjen për të mos i zënë paniku.

“Kam një apel njerëzit ta mbledhin mendjen të mos i zërë paniku sepse sipas të gjithave gjasave e madhja kaloi pasgoditje do ketë derisa të çlirohet energjia nga brendësia e tokës. Ta marrim me qetësi. Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 ne ndërtuesit se quajmë gjë fare. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë”, u shpreh Bozo.

Bozo u shpreh se mbas këtyre bisedave për tërmetin dhe pasojat e tij shpresojë që të ndryshoj mënyra e ndërtimit në Shqipëri.

“Kam një merak të madhe që ne që i kemi shprehur mendimet tona shpresojmë që diçka të ndryshojë, ose të ndryshojë shumë në mënyrën sesi ndërtohet në Shqipëri duke nisur që nga të gjitha hallkat që duhet të respektohen që nuk janë respektuar. Kjo është pasojë e kësaj pune. Duhet që specialistët më të mirë të bëjnë një draft t’ia çojnë qeverisë. Por duhet riorganizim tjetër sepse nuk funksionon kështu”, përfundoi Bozo. /atsh

Inxhinierja e ndërtimit apel qytetarëve: “Fshini aplikacionin për tërmetet nga telefoni, nuk ka vend për panik” Read More »

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Iliriana Olldashi.

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda u rivlerësua pa probleme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në të tre kriteret.

Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.

Iliriana Olldashi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2005, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht./atsh

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi Read More »

1670 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës

1670 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social në hotele dhe pikat e emergjencës, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit.

Nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimit Social, me mbështetjen e organizatave partnere, më shumë se 300 psikologë, punonjës socialë dhe vullnetarë, u janë bashkuar për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve, duke ofruar shërbime psiko-sociale për çdo fëmijë, kudo ku janë strehuar familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cilëson të paçmueshëm misionin për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve.

Ajo vlerësoi kontributin e psikologëve, punonjësve sociale dhe vullnetarëve në ndihmë të këtyre familjeve që janë prekur nga tërmeti.

Ministrja takoi dhe kaloi kohë me fëmijët në të gjitha pikat e emergjencës./atsh

1670 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës Read More »

107-vjetori i Forcave të Armatosura, Xhaçka: Simbol i përkushtimit dhe sakrificës

“Në 107-vjetorin e tyre, Forcat e Armatosura janë me pranë se kurrë më parë me komunitetin”, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Sipas saj, “këtë solidarizim të Forcave të Armatosura e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit”.

“107-vjetori i gjen Forcat e Armatosura më pranë komunitetit se ndoshta kurrë më parë!
Ndihmën e pazëvendësueshme të Forcave të Armatosura ndaj komunitetit e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ministrja tha gjithashtu se, një popull i tërë është mirënjohës për punën e këtyre heronjve të heshtur që mbërrijnë të parët, kudo ku shqiptarët kanë nevojë.

“Një popull i tërë ju është mirënjohës sot e gjithmonë, ju heronjve të heshtur që mbërrini të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi. 107 vjet Forcë e Armatosur, simbol i përkushtimit dhe sakrificës”, tha Xhaçka. /aatsh

107-vjetori i Forcave të Armatosura, Xhaçka: Simbol i përkushtimit dhe sakrificës Read More »

Rama mesazh Bashës nga Londra: “Eja të bashkëpunojmë.Mos kërko raste njerëzish ende të pasistemuar për politikë”

Kryeministri Rama i ka dërguar një mesazh nga Twitteri kryedemokratit Lulzim Basha, nga Londra, atje ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s me rastin e 70 vjetorit të krijimit të Aleancës.

Nisur nga takimet e Bashës me disa prej banorëve të prekur nga tërmeti, kryeministri thotë se ai nuk duhet të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë, ndërsa i bën sërish thirrje për bashkëpunim.

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…

Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll, shkruan Rama në Twitter.

Rama mesazh Bashës nga Londra: “Eja të bashkëpunojmë.Mos kërko raste njerëzish ende të pasistemuar për politikë” Read More »

25 vjeçari i shpëtuar tregon çfarë bëri 21 orë nën rrë nojat e tërmetit – Si arriti të merrte frymë?

Një nga ata që ishin me fat pasi arritën të dalë i gjallë nga rrënojat e tërmetit tragjik të mëngjesit së të martës së kaluar ishte edhe Klajdi Qato, 25 vjeç, i biri i pronarit të hotelit “Vila Palma”, i shembur plotësisht. Nga rrënojat u nxor i pajetë 85-vjeçari Sadik Qato, gjyshi i tij.

Pas 21 orësh, Klajdi Qato arrin të dalë i gjallë nga rrënojat, me një plagë fare të vogël në kokë. Në një intervistë ekskluzive për Top Story, Klajdi rrëfen 21 orë të ferrit, mes rrënojave, errësirës dhe mungesës së oksigjenit.

“Në moment që rashë kuptova që isha mirë, pata një shpresë në vetën time se do ia dal. Në moment të parë që rashë vazhdova heqjen e inerteve afër vetes, të hapej sa më shumë pjesa ajrit dhe çdo gjë shkoi mirë”, tregon për Top Story Klajdi Qato

Për orë e orë me radhë, zjarrfikësit shqiptarë gërmuan mes inerteve. Gjithçka bëhej me ritme të ngadalta për të shmangur shembjen e mëtejshme të platformave që mund të rrezikonin seriozisht jetën e të riut.

“Më pas ata arritën deri diku, që të afroheshin afër meje, më pas erdhi ekipi grek që ishin të mrekullueshëm. Nuk e besoja kurrë se mund dilja pa ata nga aty”, rrëfen Klajdi Qato

Kontakti fizik me të ishte një moment mjaft i rëndësishëm. Por, duheshin ende orë për të mundësuar nxjerrjen e tij të sigurt. Gjendja psikologjike e Klajdit vetëm sa rëndohej me kohën.

“Gjatë gjithë kohës që qëndroja deri te hapja e tunelit tek unë, isha në komunikim të vazhdueshëm me doktorin dhe njerëzit jashtë”, – rrëfen Klajdi.

25 vjeçari i shpëtuar tregon çfarë bëri 21 orë nën rrë nojat e tërmetit – Si arriti të merrte frymë? Read More »

Shpërthen artistja ndaj ndërtuesit: “Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir.I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi”

Ndërtuesi Hazir Gashi ish-deputet i Partisë Socialiste, ka deklaruar se nuk ka mundësi të rregullojë pallatet që janë ndërtuar pasi kompania e tij ka falimentuar.

Artistja Keti Bashhysa ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate të ish-deputetit socialist, disa prej pallateve të të cilit janë ndërtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, të cilët janë vlerësuar si të pabanueshëm ndërsa qindra banorë kanë mbetur në burg.

“Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir”, i shkruan e indinjuar Bashhysa ish-deputetit socialist.

Reagimi i plotë:

“Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir! Ama, ne, mijëra banorë të pallateve të tua, mos na le në rrugë, mos guxo! I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi, me shumë sakrifica“-shkruan Bashhysa.

Shpërthen artistja ndaj ndërtuesit: “Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir.I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi” Read More »

Blerim Destani krah Robert De Niros, legjenda bën shqiponjën

Aktori shqiptar, Blerim Destani ditën e sotme ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram një foto krah aktorit mjaft të njohur, Robert De Niro.

Në foton e publikuar duket se Destani dhe De Niro kanë realizuar së bashku me duart e tyre formën e shqiponjës.

“Me Robert De Niron-n në setin e flimit ‘Comeback Trail’. Një nga momentet më të mira të gjithë karrierës sime”, ka shkruar Blerim bashkangjitur fotos më të fundit.

Fansat kanë komentuar menjëherë në llogarinë e Blerimit duke e komplimentuar për këtë moment kaq të veçantë midis tij dhe Robert De Niro.

Blerim Destani krah Robert De Niros, legjenda bën shqiponjën Read More »