Irina

Shqipëria Solidare/ Rama ndan videon prekëse të krijuar nga disa të rinj

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video sensibilizuese të krijuar nga një grup të rinjsh, të cilët përmes artit të tyre përcjellin mesazhe të rëndësishme solidariteti për kapërcimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Me një falenderim për dërguesit e panjohur të këtij mesazhi, duke postuar videon e tyre prekëse, i përqafoj dhe u them me plot gojën: Ju dua”, tha Rama.

Përmes kësaj videoje të rinjtë shprehin mirënjohjen për solidaritetin që treguan shumë vende me Shqipërinë, për përballimin e pasojave të tërmetit.

“Përshëndetje z. Edi Rama! Duke u ndikuar nga tragjedia që ka prekur gjithë shqiptarinë këto ditë, ne, si një grup të rinjsh që përpiqemi të bëjmë pak art, vendosëm të bënim një video sensibilizuese rreth kësaj teme. Është një video e bërë me shumë dashuri dhe ndjeshmëri dhe po shpresojmë që ta konsideronit për ta shikuar deri në fund, dhe pse jo ta shpërndanit në rrjetin tuaj social. Faleminderit!”, i shkruajnë Kryeministrit, të rinjtë që kanë realizuar këtë video.

Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania etj ishin disa prej vendeve që u solidarizuan menjëherë duke dërguar ekipet e tyre në operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2466915053421166/?t=0

Shqipëria Solidare/ Rama ndan videon prekëse të krijuar nga disa të rinj Read More »

Shpiket neuroni i parë artificial kundër Alzheimerit

Premton të bëhet një armë në të ardhmen për të luftuar sëmundjet e shkaktuara nga degjenerimi i qelizave nervore, siç është Alzheimer.

”Neuroni i parë artificial i silikonit i përgjigjet sinjaleve nga sistemi nervor dhe shënon një hap përpara drejt mundësisë së riparimit të qarqeve nervore dhe rivendosjes së funksioneve të humbura”, është rezultat i studimit të koordinuar nga Alain Nogareti, i universitetit britanik të Bathit, universiteti zviceran i Zyrihut dhe universiteti i Zelandës së Re në Auckland.

Të vëzhguara për disa kohë, neuronet e para të silikonit janë një shembull i të ashtuquajturit ilaç bioelektronik, i cili me materiale artificiale imiton qarqet natyrore dhe proceset.

“Dizenjimi i pajisjeve të tilla ishte një sfidë e vërtetë. Deri më tani neuronet kanë qenë ‘kuti të zeza’, por tani ne e dimë se si të shohim brenda tyre. Puna jonë ndryshon një paradigmë sepse ofron një teknikë për të riprodhuar në detaje funksionet elektrike të neuroneve”, theksuan studiuesit./atsh

Shpiket neuroni i parë artificial kundër Alzheimerit Read More »

Braçe-Bashës: “Në Bubq të gjithë kanë marrë ndihmë”

Zv.kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur sot kryetari të PD-së Lulzim Basha në lidhje me deklaratën e tij se në Bubq, gjendja është e rëndë dhe se nuk ka grupe për të vlerësuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Braçe thekson “në Bubq, çdo familje që ka shtëpinë të goditur rëndë, të pabanueshme, ka marrë paketën e plotë të ndihmës, nga çadra tek ushqimet; Po çojmë dhe ilaçet tek të sëmurët kronikë”.

“Ndërkohe, grupet e ekspertëve po bëjnë verifikimet shtëpi më shtëpi, kanë mbyllur tre fshatra të mëdhenj deri tani. Shpresoj të të vlejë”, shprehet ai.

Zv.kryeministri Braçe ka ftuar kryetarin e PD-së të bëhet pjesë e takimit me banorët në Bubq dhe të bashkëpunojë për situatën emergjente që po kalon vendi.

“Po hajde brenda ooo njeri, hajde! Nuk të quhet as bashkëpunim, thjesht komunikim, informim! Të hysh tek dera e të kthehesh nga rruga për kaq, në këtë situatë, nuk bën!” – shprehet Braçe. /atsh

Braçe-Bashës: “Në Bubq të gjithë kanë marrë ndihmë” Read More »

Basha inspekton në Borizanë: “Koha nuk pret, të bëhen vlerësimet e banesave”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi takimet sot me banorët e prekur nga tërmeti në Borizan, nga ku ka kërkuar që të bëhen me urgjencë vlerësimet e banesave të dëmtuar nga tërmeti.

Sipas Bashës, banorët janë lënë jashtë vëmendjes dhe në këtë zone asnjë inxhinier dhe asnjë ekspert nuk ka shkruar për të parë situatën e rëndë.

“Ata që kanë mbetur jashtë vëmendjes janë shumë. Ne Borizanë pak kilometra larg Thumanës, banorët që u janë dëmtuar shtëpitë kane fjetur prej 1 jave nën streha plastmasi. Familjet e dëmtuara presin vlerësimin e banesave nga ekspertë dhe inxhinierë por deri më sot askush nuk ka ardhur. Më thanë se po detyrohen të marrin borxhe sepse shteti nuk po kujtohet t’u vije në ndihmë dhe nuk kanë ku të shkojnë”, tha ai.

Po ashtu, Basha falënderoi kontribuesit dhe donatorët që, sipas tij, janë te vetmit që kanë shpërndarë ndihma në këtë zonë. “U bëj thirrje për shtimin me urgjencë të grupeve të vlerësimit në terren me qellim përmbylljen sa më parë të vlerësimit profesional të gjendjes së banesave. Koha nuk pret!”, tha ai. /atsh

Basha inspekton në Borizanë: “Koha nuk pret, të bëhen vlerësimet e banesave” Read More »

Meta ngushëllon familjen Abazi nga Gjilani për humbjen e jetës së dy vëllezërve nga tërmeti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot dhe i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes Abazi në Gjilan, për ndarjen e parakohshme nga jeta të dy vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi, të cilët mbetën nën rrënojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

“Nuk mund të mos vija sot në Gjilan për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi, për humbjen e pazëvendësueshme dhe të pangushëllueshme të dy njerëzve të tyre mjaft të dashur, pjesë e të gjitha atyre humbjeve tragjike njerëzore që pësuam me tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri”, u shpreh Meta, pasi u takua me anëtarët dhe të afërmit e familjes Abazi.

“Me këtë ndjenjë solidariteti që ekziston mes dy vendeve tona, që është një ndjenjë tepër vëllazërore dhe njerëzore, dhimbja do të jetë më e lehtë dhe kjo familje do të ketë mundësi për ta përballuar atë me mbështetjen e të gjithë komunitetit, e veçanërisht të të gjithëve ne në Shqipëri dhe Kosovë, në mënyrë që të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, të ndiejnë mbështetjen dhe kujdesin tonë, për një të ardhme më të mire”, tha Meta.

“Ngushëllime edhe të gjithë komunitetit të mrekullueshëm të Gjilanit për këtë humbje të dy qytetarëve të nderuar”, u shpreh ai./atsh

Meta ngushëllon familjen Abazi nga Gjilani për humbjen e jetës së dy vëllezërve nga tërmeti Read More »

Parashikimin e motit, do befasoheni nga çfarë vjen nesër

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se edhe pse dita sot nisi me vranësira, gradualisht mbi vendin tonë kanë nisur kthjellimet në pjesën më të madhe të terriotorit pasi vranësirat mbeten prezente në relievet malore në lindje.

Ajo që vlen për tu theksuar është era e cila po fryn me një shpejtësi mesatare 5-8m/s (moderuar) ndërsa pranë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton hera herës shpejtësi intensive deri në 20-25m/s.

Edhe për ditën e nesërme pritet që mbi vendin tonë të ndikojnë kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave duke nisur nga orët e mesditës.

Vlen për tu theksuar se nesër pritet një mëngjes i ftohtë pasi temperaturat në vlerat minimale pritet të arrijnë -5ºC në zonat malore, 0ºC në ato të ulta dhe 3ºC në ato bregdetare për këtë arsye vishuni fort. Në orët e mesditës temperaturat pritet të arrijnë 6ºC në zonat malore, 18ºC në ato të ulta deri dhe 19ºC në ato bregdetare. Sa i përket erës ajo do të fryje përsëri me drejtim lindje dhe shpejtësi mesatare 5-8m/s por humbet itensitet pas orëve të mesditës.

Parashikimin e motit, do befasoheni nga çfarë vjen nesër Read More »

“Mall nënë” – Poezi që përlot nga Zhaneta Braho

Mall Nene
Mall ..dashuri e endje,,
U shkriva ne zjarr si dru lisi,
Ndersa pija ne sisen tende,,,
M’u njomen buzet e thara e shpirti!!!
Sy perlotur shoh nga porta,
me duket se hyj aty tek tii,
O ky mall qe me djeg si pika gurin,,…
Hyj ne endrra e puth pragun
…tek e dashura shtepi!!!
..vezullimi yt i syve,,,.
si ashkla drush me hyn ne cdo qelize,
Puth guret e pragut , sofateve te luleve,
ku ..duartet e tua lyenin me llaven e zemres ….
Cdo gure …gjithe avlline!!!
Vrapoj ne mjegullen e dimrit,,,
Me shfaqet perpara shamia e bardhe,
Me duket vetja si sardele e ngrire nga akulli,,,
…e ti qe me nxierr nga deti e me mbeshtiell si vale!!!
Me fal Nene
Qe trokita shpejt e
shpirtin ta zgjova,,
por doja te te beja nje peshqesh,,,
me yjet ne qiell nje shall per ty ndertova,,,
nuk m’u desh pak ,,,,
por ..dyzet vjet!!!
Desha te te mbuloj krahet,,,
dhe me yjet desha te vallezoj,,
Ashtu si dielli i mengjezit cel syrin,,,.
edhe une si pika e veses
..mbi gjethe lotoj!!!
Sa shume u argetova me endrren e dashur,
Faqet nga djersa pikuan nettare trendafili,,
shpirti im u ndricua nga yjet,,,,
E aty afer filloi kengen edhe Birbili!!!
U zgjova nene ….
Perqafime nga bija,,, biri!!! Zh.M
4 dhjetor 2019

“Mall nënë” – Poezi që përlot nga Zhaneta Braho Read More »

Braçe: “E gjithë vëmendje të përqendrohet tek zonat rurale”

Në mbledhje e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave z/kryeministri Erion Braçe kërkoi evidentimin e çadrave në zonat urbane për të ofruar për banorët çadra në komode, dimërore.

Braçe tha se “duke parë situatën në territor në kushtet e reja të faktorëve atmosferike të reshjeve të borës dhe të shiut do të doja që gjithë vëmendja e Shtabit të Emergjencës dhe e sektorit të Emergjencave Civile duhet të përqendrohen tek zonat rurale apo periferitë e zonave të goditura ku njerëzit kanë preferuar të rrinë pranë banesave të tyre dhe të strehohen në çadra”.

“Që do të na duhet të bëjmë evidentimin me një herë të atyre çadrave që nuk janë të përshtatshme për këtë kohë dhe të bëhet zëvendësimi i tyre me çadra dimërore që ofrojnë kushte më të mira”, tha ai./atsh

Braçe: “E gjithë vëmendje të përqendrohet tek zonat rurale” Read More »