Irina

Më 1 qershor 2021, Porto Romano gati për të mikpritur fëmijët në festën e tyre

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot Porto Romanon, nga ku deklaroi se në 1 qershor të vitit 2021, Porto Romano do të jetë gati për të mikpritur fëmijët në festën e tyre.

Rama tha se do ta transformojmë të gjithë këtë zonë, ku mblidheshin plehrat e zonës së Durrësit, në një park model për qytetin bregdetar brenda 18 muajsh nga 3 vite që ishte parashikuar në fillim ky projekt..

“Do t’i heqim plehrat dhe do të vendosim inertet për të sistemuar bazamentin e infrastrukturës së re për t’a kthyer nga një zonë kanceroze që ka 50 vite që prodhon helm, në një park model”, – deklaroi Rama.

Po ashtu, kryeministri kërkoi që materialet që do të dalin nga prishja e objekteve të ndërtuara të shitet për skrap dhe fondet të shkojnë për programin e rindërtimit.

Ai kërkoi po ashtu të përshpejtohet procesi i prishjes së godinave që rezultojnë të pabanueshme për të cilat Prokuroria dhe Policia ka gati dosjet./atsh

Më 1 qershor 2021, Porto Romano gati për të mikpritur fëmijët në festën e tyre Read More »

Qira nga shteti për 1 mijë familje, Rama: Kontrata për 1 vit të garantohet nga bashkia

922 nga 1 mijë familje me banesa të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë, kanë përfituar deri tani bonusin e qirasë për një periudhë deri në 1 vit.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi sot një familje në Sauk, e cila është sistemuar në një banesë me qira që paguhet nga shteti.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj u shpreh se “këto familje ishin në çadra fillimisht, por pas vendimit të qeverisë janë sistemuar në shtëpi me qira, duke mbyllur kështu pjesën e emergjencës”. “Kryesisht kemi rreth 180 familje nga konviktet e Qytetit Studenti dhe shtëpitë e vjetra të Saukut që janë dëmtuar”, – tha ai.

Veliaj tha se “janë 922 familje nga 1 mijë të tilla që janë paraqitur, ose 92,2%. Pjesa tjetër rreth 8%, sipas tij, “ndoshta mund të jenë jashtë Tirane meqë edhe shkolla nuk ka nisur, pasi është një pakicë e vogël që e kemi identifikuar te rastet e dëmtuara dhe nuk janë paraqitur”.

Kryeministri Rama tha se “shteti mbulon 100% qiranë deri në 1 vit dhe njerëzit të zgjedhin vetë se ku do të rrinë”. “Është bërë përcaktimi i familjeve që të mos ketë spekulime e mashtrime. Kështu në zonat urbane kjo çështje mbyllet komplet, ndërsa në zonën rurale është pak më e ngatërruar, pasi njerëzit duan të rrinë pranë banesave të tyre sepse e kanë jetën të lidhur e tokën dhe gjënë e gjallë”, – tha Rama.

Banorët që përfitojnë nga pagesa e qerasë e marrin atë përmes postës, por Kryeministri kërkoi që bashkia të dalë garant, dhe për këta banorë të lidhet kontratë qiraje. “Duhet garantuar që të bëhet kontrata e qirasë. Mos të vijnë nesër e të thonë është rritur qiraja. Bashkia duhet të jetë garanti i kontratës që këta të mos fillojnë dhe të thonë nesër që ka shumë kërkesa dhe dil jashtë. Kontrata është 1-vjeçare, ose 6 muaj me të drejtë rinovimi deri në 1 vit”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se “nuk ka qeveri në botë që të jetë e pakritikueshme, por situata ishte kaq e rëndë në raport me popullsinë dhe territorin sa që me një gjë të tillë tundet Amerika, jo Shqipëria”.

Por, Kryeministri Rama vlerësoi se “në pjesën më të madhe gjërat janë bërë mirë”. “Ka pasur edhe probleme, por nuk është kollaj, është gjithë kjo ndërhyrje. Të gjithë kanë qenë ditë-natë dhe janë akoma në terren. I kanë harruar fëmijët e tyre, por kuptohet që televizionet nuk e kanë mendjen tek ana pozitive, por duan vetëm të kapin një gjë dhe ta bëjnë qimen tra”, – tha Rama. /atsh

Qira nga shteti për 1 mijë familje, Rama: Kontrata për 1 vit të garantohet nga bashkia Read More »

Vjen së shpejti numri më i ri i estradës profesioniste të Vlorës “Laj…Thaj”

Së shpejti për publikun :
“Laj – Thaj…” numri më i ri i estradës profesioniste të Vlorës…
Është kënaqësi por edhe fat, të punosh dhe ti bësh bashkë fizikisht dhe virtualisht ata te “katert”, mjeshtrat e medhenje…Afrim Agalliun, Agron Hamon, Mane Lumanin dhe…Muhamet Likon…por edhe te mrekullueshmit Lavdie Bishen, Ludin, Torin, Matilden dhe te tjere…
Një shfaqje plot humor dhe të papritura, që trajton me finesë problemet sociale të jetës sonë të përditëshme…korrupsionin, mashtrimin, burokracinë, marredheniet familjare etj…E ideuar dhe me nje strukture moderne ku zhanret e humorit…skeçi, parodia, monologu, pantomima jane gershetuar bukur me kengen dhe materialet audio – vizive.

Vjen së shpejti numri më i ri i estradës profesioniste të Vlorës “Laj…Thaj” Read More »

Klauzolë e veçantë në ligjin anti-shpifje për gjendjet e jashtëzakonshme, Rama: Super dënime për lodrat mediatike

Një prej objektivave të artikuluara nga Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të së premtes, ka të bëjë me një klauzolë të veçantë për ligjin e shpifjes në gjendjen e jashtëzakonshme për ashpërsim të dënimit.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij theksoi se “në seancën e fundit në Kuvend më 19 dhjetor duhet të përcaktojmë një klauzolë të veçantë në ligjin e anti-shpifjes për gjendjen e jashtëzakonshme. Shpifja në gjendjen e zakonshme është e dënueshme, shpifja në gjendje të jashtëzakonshme duhet të jetë super e dënueshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata si kjo që kaluam janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shpërndarë se po bie spitali i Durrësit solli një të vdekur pa llogaritur kaosin dhe të plagosurit në përpjekjen për të ikur me vrap nga spitali i Durrësit. E gjithë dynjana sepse doli nëpër tendat e medies lajmi se po bie spitali, spitali nuk kishte asgjë. Këto janë gjëra që duhet të dënohen fort”. /atsh

Klauzolë e veçantë në ligjin anti-shpifje për gjendjet e jashtëzakonshme, Rama: Super dënime për lodrat mediatike Read More »

Rama përcjell fjalët e shenjta: Të vërtetën nga e pavërteta e ndajnë vetëm 4 gishta

Kryeministri Edi Rama solli sot përmes fjalëve të shenjta, një tjetër mesazh për përballimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Fjalët e shenjta . Të vërtetën nga e pavërteta e ndajnë vetëm 4 gishta. E pyetën për kuptimin e kësaj shprehje. Imam Aliu bashkoi gishtat e dorës, i vuri midis syrit e veshit të tij dhe tha: “Është e pavërtetë kur ju thoni “Unë kam dëgjuar për këtë”: dhe është e vërtetë kur ju thoni “Unë e kam parë këtë”.

Kryeministri Rama zgjodhi shprehjen e Imam Aliut, Ligjërata 141 për të dhënë një tjetër mesazh kurajoje për kapërcimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. /atsh

Rama përcjell fjalët e shenjta: Të vërtetën nga e pavërteta e ndajnë vetëm 4 gishta Read More »

Shqipëria merr Kryesinë e OSBE-së, Rama: Mundësi e jashtëzakonshme për të shkëlqyer

Shqipëria merr sot zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë

Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisë së OSBE për vitin 2020 Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bratislavë ka publikuar një video ku tregon momente pune përpara Ministerialit.

Rama deklaron se është “nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”.

Rama thekson se gjatë fjalës së tij është e rëndësishme që në hyrje të flasë për tërmetin e 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Gjithashtu Rama shton se, i duhet vënë theksi bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe mikpritjes si dy prej vlerave më të mëdha të Shqipërisë. Gjithashtu Kryeministri shtoi se si element të mikpritjes është pritja që populli shqiptar bëri për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore apo dhe pritjen e popullit të Kosovës në vitin 1999.

Sa i përket vlerës së barazisë gjinore, kryeministri Rama evidentoi faktin që Shqipëria është në 5 vendet e para në botë për numrin e grave në kabinetin qeveritar./atsh

Shqipëria merr Kryesinë e OSBE-së, Rama: Mundësi e jashtëzakonshme për të shkëlqyer Read More »

“Ti nuk do jesh kurrë vetëm”/ Klosi: Nuk ka asgjë më të bukur se sa buzëqeshja e fëmijëve pas ditëve të vështira

Jeta në qytetin bregdetar po i rikthehet normalitetit ku buzëqeshja në fytyrat e qytetarëve dhe sidomos tek fëmijët duket si dritë pas zymtësisë të 26 nëntorit.

Në strukturat hoteliere në Durrës ku janë akomoduar të prekurit nga tërmeti, fëmijët duken se e kanë lënë pas situatën e vështirë dhe po argëtohen mes lojërave, vizatimeve dhe shoqërisë që kanë krijuar me njëri-tjetrin.

Në një nga këto hotele sot fëmijët shijuan një ditë ndryshe plot aktivitete argëtuese ku vullnetarë të shumtë të veshur si personazhe vizatimor i rikthyen buzëqeshjen atyre pas ditëve të vështira.

“Fëmijët e strehuar në hotelin Albania Star në një ditë plot aktivitete argëtuese. Nuk ka asgjë më të bukur se sa buzëqeshja e tyre pas ditëve të vështira. Rikthimi në normalitet është i ngadaltë dhe i vështirë, por aspak i pamundur! Bashkë do t’ia dalim”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Në të gjitha hotelet ku janë akomoduar të prekurit nga tërmeti po zhvillohen aktivitete të ndryshme argëtuese për fëmijë të cilat po i rikthejnë këta fëmijë drejt normalitetit, bukurisë dhe pafajësisë së moshës së tyre. /atsh

“Ti nuk do jesh kurrë vetëm”/ Klosi: Nuk ka asgjë më të bukur se sa buzëqeshja e fëmijëve pas ditëve të vështira Read More »

Policia e Shtetit sekuestron disa pasuri me vlerë rreth 500 mijë euro

Policia e Shtetit ka sekuestruar disa pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e pastrimit të parave.

Në deklaratën për mediat bëhet ditur se “në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal të nisur prej vitit 2014, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, bënë zbatimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri dhe objekte, si: 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum, 1 pemishte në Radhimë, 2 automjete dhe 2 llogari bankare”.

“Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj shtetasit L. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme. Veprimet e tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”, sqaron policia../atsh

Policia e Shtetit sekuestron disa pasuri me vlerë rreth 500 mijë euro Read More »