Irina

Rama: Po përcaktojmë vendet për ndërtimin e 500 banesave, të financuara nga qeveria turke

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Stambolli se jemi duke përcaktuar vendet për ndërtimin e 500 banesave që do të ndërtohen nga Turqia.

Në një prononcim per mediet nga Turqia ku u mbajt konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë për investimet publike e private, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “për banesat ka filluar puna, Ministria e Kulturës si koordinatore e planifikimit ka mbledhur edhe ekipin e arkitektëve jemi duke përcaktuar vendet dhe kemi identifikuar si më të përshtatshme për masën e projektit dhe për të ruajtur koherencën e projektit në zonën e Laçit, pastaj edhe mbase një bllok tjetër në varësi të nevojave rrotull apo gjetkë”.

“Takimi me Presidentin Erdogan zgjati 3 orë, folëm për të gjitha aspektet e rindërtimit, ndërkohë që u garantuam që kemi të gjitha çadrat e dimrit të nevojshme, kanë filluar të instalohen por të tjera nisen sot, kemi faktikisht ka qenë takim pune sepse gjatë gjithë kohës gjërat thuheshin dhe pastaj bëheshin telefonatat”-, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kemi identifikuar disa prej vendeve që do të ushtrojmë një trysni pozitive të veçantë. Presidenti Erdogan ka komunikuar vetë me telefon me disa prej liderëve të rajonit të vendeve myslimane, gjithçka duket se po shkon në drejtimin e duhur dhe do vazhdojmë sepse siç e tha edhe vetë Presidenti kur flasim për mjaltin nuk ta ëmbëlson gojën, se po nuk e preke me buzë nuk ke bërë asgjë”.

I pyetur se Presidenti Erdogan e ka bërë të qartë që një ditë pas tërmetit se Turqia do të ndërtojë 500 banesa, krahas kësaj dhe çadrave a mendohet ndonjë ndihmë tjetër, Kryeministri tha se “ndihma ka qenë e gjithanshme ne flasim për çadra , por kanë dhjetëra e dhjetëra njerëz për ekipet e shpëtimit , janë dhjetëra e dhjetëra inixhinierë aktualisht që flasim sot në Shqipëri, pa folur për ndihmat e tjera materiale, ushqime e veshje. Me Presidentin Erdogan kemi folur edhe për disa nxitje të natyrës strategjike për disa investime që do të shoqërojnë procesin e rindërtimit si investime private, por këto janë gjëra që janë në diskutim e sipër”.

Ndërsa pyetjes nëse ka marrë një ftesë nga Franca për të organizuar një samit për të ndihmuar Shqipërinë, Rama tha se ” kam folur me presidentin Macron dhe ai ka shprehur gatishmërinë për ta mikpritur, por kjo është një çështje që do të zgjidhet mes tyre, sepse edhe Gjermania ka shprehur interes, Bashkimi Europian, vetë Komisioni do ta koordinojë këtë proces”.

“E rëndësishme është të kemi të gjitha shtetet në tavolinë, ndërkohë ne po punojmë shumë intensivisht me ekspertët e huaj për të përgatitur raportin e post katastrofës në mënyrë që të kemi shifra konkrete që të jene pastaj në tryezën e vendimmarrjes”,- tha Rama./atsh

Rama: Po përcaktojmë vendet për ndërtimin e 500 banesave, të financuara nga qeveria turke Read More »

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Shënohet sot Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë, një fituese dhe një të humbur. /atsh

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë Read More »

Conte: E pamendueshme që Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nuk iu ofrua mundësia e dialogut, e ardhmja e rajonit në lojë

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte deklaroi se është e pamendueshme që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu ofrua mundësia e nisjes së një rruge dialogu.

Në fjaëln e tij gjatë edicionit të 5-të të konferencës “Mediterranean dialogues” të mbajtur në Romë, Conte nënvizoi se Europa ka një përgjegjësi të veçantë pasi aktualisht është në lojë jo vetëm e ardhmja e rajonit, por dhe e ardhmja, stabiliteti i sigurisë së kontinentit të vjetër.

“Europa ka një përgjegjësi të veçantë pasi aktualisht është në lojë jo vetëm e ardhmja e rajonit, por dhe e ardhmja, stabiliteti i sigurisë së kontinentit të vjetër. Dua t’ju them duke pretenduar se sot NATO vështron me vëmendje sfidat që vijnë nga Jugu, siç u konfirmua në samitin e fundit të NATO-s në Londër, falë edhe këmbënguljes italiane. E nga NATO na vjen edhe një tjetër tregues.

Në samitin e fundit rreth tavolinës së punës u ulën dhe përfaqësuesit e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. E unë shpresoj që dhe BE të kuptojë rëndësinë e përfshirjes strategjike me këto vende, të rolit strategjik të vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë dalje pikërisht në Mesdhe.

E pra hyjnë në perspektivën e arsyetimit tonë. Është e pamendueshme që Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nuk iu ofrua mundësia e nisjes së një rruge dialogu me perspektivën e përfshirjes së tyre në BE”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Italian.

Conte: E pamendueshme që Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nuk iu ofrua mundësia e dialogut, e ardhmja e rajonit në lojë Read More »

Rama përcjell fjalët e shenjta: “Gjithçka doni që të tjerët të bëjnë për ju, bëjeni vetë për ta”

Kryeministri Edi Rama solli sërish sot përmes fjalëve të shenjta, një mesazh solidariteti për përballimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Gjithçka doni që të tjerët të bëjnë për ju, bëjeni vetë për ta: këtu përmblidhet gjithë ligji, bashkë me profetët”.

Kryeministri Rama zgjodhi fjalët e Ungjillit sipas Mateut, 7:9-12, për të dhënë një mesazh solidariteti për të ndihmuar njerëzit në kapërcimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit./atsh

Rama përcjell fjalët e shenjta: “Gjithçka doni që të tjerët të bëjnë për ju, bëjeni vetë për ta” Read More »

Tjeter tërmet i fu.qishem godet vendin, epiqendra në detin Adriatik

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ende vijojnë lëkundjet sizmike në vend. Dje në orën 23:14 Shqipëria u lëkund sërish.

Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter, me qendër në detin Adriatik ka lëkundur sërish vendit.

Pas tij, ka pasur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm edhe 5 lëkundje të tjera, por me magnitudë shumë të ulët. Nuk raportohet për dëme materiale.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tr agjik, pasi hu mbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lë nduan dhe 47 u nxorrën gja llë nga rrë nojat.

Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëm e materiale, mijëra banesa janë d ëmtuar. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë

Tjeter tërmet i fu.qishem godet vendin, epiqendra në detin Adriatik Read More »

Artizanë shqiptarë marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar në Milano

Agjencia për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe artizanë nga treva të ndryshme të Shqipërisë marrin pjesë në Edicionin e 43-të të panairit ndërkombëtar “Artigiano in Fiera”, i cili po zhvillohet në Milano, në datat 30 nëntor deri më 8 dhjetor 2019. Janë mbi 3 mijë artizanë pjesëmarrës nga më shumë se 100 shtete, që sjellin produkte autentike të vendeve nga të cilat vijnë.

Shqipëria është pjesëmarrëse për herë të parë në këtë event, nëpërmjet përfaqësimit me një stendë të organizuar dhe mbështetur nga AIDA, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Zejeve dhe Fondacionin Tradita Popullore.

AIDA, si një institucion mbështetës i kompanive shqiptare, siguroi pjesëmarrjen dhe promovimin e produkteve artizanale “Made in Albania”. Ky lloj organizimi dhe kjo pjesëmarrje me një stendë të posaçme u krijoi mundësinë bizneseve për takime me kompani dhe artizanë të tjerë europianë, me qëllim shtrirjen e tyre, lidhjen e kontratave të reja të punës dhe krijimit të mundësive të reja për eksport.

Stenda shqiptare në “Artigiano in Fiera” po promovon produkte nga të gjitha trevat shqiptare, si kostume popullore, qilima, qeleshe, kapele të qëndisura me gajtan, si edhe qëndisma me motive të ndryshme.

Vizitorë nga e gjithë bota e kanë vizituar stendën e AIDA-s dhe kanë treguar interes të veçantë për produktet tona artizanale.

Vizita në këtë panair është një eksperiencë unike ku ke mundësi të njohësh nga afër kultura dhe punime origjinale./atsh

Artizanë shqiptarë marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar në Milano Read More »

Ja kush janë dy shoqet e moderatorit Alban Dudushi

Joelle, është vajza nga martesa e pare e moderatorit të njohur Alban Dudushit dhe siç shihet në foton e mëposhtem ajo tashmë është bërë një zonjushë e vërtetë.

Foton e ka publikuar në rrejetet sociale bashkëshortja e Albanit, moderatorja Bieta Sula ndërsa shkruan përkrah saj “Alban Dudushi me 2 shoqet e veta më të ngushta”.

Joelle ka mbaruar këetë vit klasën e nëntë, madje në minimaturën e saj është shoqëruar nga i ati.

Ja kush janë dy shoqet e moderatorit Alban Dudushi Read More »

Vajza e Niko Peleshit tregon dëshirën e rrallë

Aleksia Peleshi është 18 vjeçe. Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur u shfaq në kopertinën e një reviste italiane. Tiparet e bukura dhe veshja popullore bënë bujë në të gjitha mediat.

Ajo është marrë me modeling, ndërsa tani duket se i është përkushtuar letërsisë, pasi së fundmi ka shkruar librin “Epiphany”, një libër me poezi që kanë në qendër tema të ndryshme të ndërlidhura.

Aleksia merret gjithashtu me judo, ndërsa për dy vite ka qenë e aktivizuar në kickbox.

E ftuar këtë të shtunë tek “Rudina”, vajza e deputetit Niko Peleshi zbuloi edhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e Forcave të Ar matosura, apo e Forcave Speciale.

“Jam maturante dhe duhet ta vendos. Besoj se do të vazhdoj për biznes global, por po mendoj që para se të nis universitetin, pra pas gjimnazit, të bëj 1 ose 2 vjet pushim sepse dua të bëj një trajnim që të futem te Forcat e Ar matosura, ose Forcat Speciale. Që e vogël kam pasur shumë shpirt lu ftarak, edhe dua më shumë ta bëj sepse dua ta ndjej që po bëj diçka për të tjerët, për popullin, për vendin, jo vetëm për veten time dhe kjo do të më ndihmojë të ndihem më e arritur dhe më e plotësuar”.

E pyetur përse këtë fushë, Aleksia thotë se “në këtë mënyrë e provoj më shumë në kurrizin tim. Se OK mund të marr iniciativa sociale, por duke qenë pjesë e ushtrisë i provon vështirësitë vetë dhe kjo është ajo që kërkoj.”/tvklan

Vajza e Niko Peleshit tregon dëshirën e rrallë Read More »