Irina

Parashikimi i motit

Ditën e sotme priten reshje të dobta në të gjithë vendin. Po kështu sipas IGJEUM, në të gjithë vendin do të ketë një ulje temperaturash.

Parashikimi i motit:

RESHJET

(E hënë, dt. 09) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt. 09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 6 / 15 °C
në vendet malore: 1/ 9 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt. 08) dhe nesër (e hënë, dt. 09) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Parashikimi i motit Read More »

94-vjeçari dhuron 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Një i moshuar 94 vjeç ka dhuruar 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti i datës 26 nëntor.

94-vjeçari mori live në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, ku tha fjalën e tij me këtë rast.

I moshuari u shpreh se ka dhënë pak, kurse shtoi se uron që Zoti t’ju japë më shumë atyre që janë prekur nga tërmeti shkatërrimtar.

“Unë kam dhënë pak.

Zoti t’ju japë më shumë.

Mua kaq vite m’i ka dhënë Zoti.

Të gjithë shqiptarët, kudo që janë në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, në diasporë e kudo uroj të jenë bashkë, të bashkuar, sidomos në ditë të vështira”, u shpreh i moshuari.

Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri thanë se falënderojnë pa masë 94-vjeçarin për ndihmën e çmuar që ka dhënë për të prekurit nga tërmeti.

94-vjeçari dhuron 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti Read More »

Fifi flet për personin që ia dedikoi këngën “Marova”

Kengetarja e njohur “Fifi” ka folur për personin të cilit ia ka dedikuar këngën “Marova”.

Fifi ka treguar një ditë pas finales së “Kënga Magjike” se kënga “Marova” ka qenë dedikim.

Ajo ka lënë të kuptohet se ka ekzistuar dikush i rëndësishëm në jetën e saj dhe falë tij tani ajo po krijon projekte muzikore tek të cilat njerëzit po e gjejnë veten.

“Mirë ë ishte, prandaj po krijoi perla” u shpreh këngëtarja e cila ngriti sërish të gjithë në këmbë kur këndoi këngën “Marova” në E diela shqiptare, një ditë pas finales ku edhe e mori vendin e dytë.

Fifi flet për personin që ia dedikoi këngën “Marova” Read More »

Erdogan: Brenda harkut kohor të një viti, gati 500 banesat për familjet e prekura nga tërmeti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan premtoi sot se, brenda harkut kohor të një viti 500 banesat e premtuara për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit do të jenë gati.

Në një prononcim për mediet, nga Turqia, ku u mbajt konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë për investimet publike e private, presidenti turk siguroi për vijimin e mbështetjes për Shqipërinë.

“Për sa i përket ndërtimeve, ka filluar puna. Të gjitha ekipet janë andej dhe në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri. Po presim që të vendoset për vendin ku do të ndërtohet, në mënyrë që të nisë sa më shpejt procesi”, – deklaroi Erdogan.

Erdogan theksoi po ashtu se po diskutohet që një pjesë të ndërtimeve t’i bëjmë çelik dhe një pjesë ndërtim normal.

“Diskutuam me Kryeministrin dhe ai tha se banesat mund të jenë gati brenda 6 muajsh, deri në një vit”, – tha Erdogan.

Po ashtu, presidenti turk bëri të ditur se janë dërguar drejt Shqipërisë edhe një numër i madh çadrash speciale dimërore, pasi koha është e ftohtë.

I pyetur nëse kishte besim se vendet e tjera do t’i përgjigjeshin kërkesës së kryeministrit Rama për ndihmë, presidenti turk theksoi se “edhe Kryeministri bëri thirrje, edhe unë e përsërita thirrjen për ndihmë edhe një herë pas kryeministrit Rama dhe shpresoj të marrim përgjigje pozitive”./atsh

Erdogan: Brenda harkut kohor të një viti, gati 500 banesat për familjet e prekura nga tërmeti Read More »

“8 Dhjetori, ditë për solidaritet”, Basha mesazh të rinjve

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe djemtë e vajzat e Forumit Rinor të PD, këtë 8 Dhjetor ishin në Mamurras, ku gjenden me qindra familje të prekura nga tërmeti.

“Sot është Dita e Rinisë, siç e keni parë, ne nuk kemi organizuar një festë, sepse nuk është koha për festë, por ju uroj gëzuar Ditën e Rinisë të gjithë të rinjve që kanë ndihmuar. Shumë prej djemve që janë këtu, kanë qenë që orën e parë në rrënoja, duke gërmuar me duar në operacionet e kërkim shpëtimit dhe që nga ajo ditë e deri më sot nuk kanë pushuar asnjë orë për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Po hyn java e tretë e fatkeqësisë, gjithçka duhet të ishte e organizuar dhe e mirëkoordinuar nga shteti, por për fat të keq, akoma janë në dorë të vullnetarëve. Për fat të mirë, ju po e bëni këtë punë si askush tjetër. Duhet të jeni krenarë, se po lehtësoni, me sa mundeni vuajtjet dhe dhimbjet e mijëra njerëzve dhe për këtë keni nderimin maksimal timin personal dhe të të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Të rinjtë dhe banorët dëshmuan se në Mamurras, prej gati 2 javësh, të vetmet ndihma që u janë shpërndarë familjeve të prekura nga tërmeti janë ato të vullnetarëve të rinj të opozitës.

Në ditën e 8 Dhjetorit, Basha u shprehu të rinjve mirënjohjen për kontributin e tyre të çmuar dhe të pazëvendësueshëm në këto ditë të vështira për qindra familje në nevojë.

“Po hyjmë në javën e tretë të fatkeqësisë dhe nuk kanë parë asnjë njeri me sy, jo më ndihmë. Janë familje nga më të varfrat në Shqipëri. Ju e keni bërë diferencën, nëse do të flenë me barkun plot apo me barkun bosh fëmijët e kësaj zone. Nëse do të kenë ftohtë, do të kenë një batanije më shumë, do të kenë rroba më shumë apo jo. Duhet të jeni krenarë siç jam unë krenar, në veçanti sot që është edhe dita juaj, është dita e rinisë, Gëzuar Ditën e Rinisë!”, u tha Basha të rinjve në këtë 8 Dhjetor solidariteti./atsh

“8 Dhjetori, ditë për solidaritet”, Basha mesazh të rinjve Read More »

Sugjerimet për bizneset e dëmtuara në Durrës, Rama-Bashës: Refuzimi i tryezës së përbashkët, gabim i madh

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se refuzimi i tryezës së përbashkët nga ana e kryetarit të PD, Lulzim Basha është gabim i madh.

Duke reaguar ndaj sugjerimeve të kreut të PD në lidhje me bizneset e dëmtuara në Durrës, Rama ka theksuar se përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe Ministrja e Financave.

“Lulzim Basha, një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”, është shprehur Rama.

Basha ka propozuar përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura, nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e riinvestojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit, si dhe pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.

Gjithashtu, Basha ka propozuar përjashtimin nga TVSH për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve dhe pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Ai i ka bërë thirrje thirrje sistemit bankar të riskedulojë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura./atsh

Sugjerimet për bizneset e dëmtuara në Durrës, Rama-Bashës: Refuzimi i tryezës së përbashkët, gabim i madh Read More »

Studentët në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, mesazhi më i mirë i rimëkëmbjes së shpejtë

Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, një grup i madh vullnetarësh në mënyrë individuale ose të organizuar kanë qenë në terren në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti.

Blendi Çuçi në cilësinë e ministrit fuqiplotë për adresimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit ka informuar se një pjesë nga grupi i madh i vullnetarëve në terren kanë qenë edhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, një grup i madh vullnetarësh në mënyrë individuale ose të organizuar kanë qenë në terren në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, pjesë e tyre edhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës”, thotë Çuçi.

Sipas tij, rreth 130 studentë shërbyen në Durrës, Manzë, Ishëm, Sukth, Kullë, Kurbin etj. “Ky angazhim është mesazhi më i mirë i rimëkëmbjes së shpejtë”, përfundon ai./atsh

https://www.facebook.com/bledarcuci/videos/562214584612501/?t=0

Studentët në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, mesazhi më i mirë i rimëkëmbjes së shpejtë Read More »

Shkollat e përkohshme, gjithçka gati për rifillimin e mësimit

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, në drejtim të të drejtave të fëmijëve, kanë marrë të gjitha masat për funksionimin e shkollave të përkohshme të vendosura pranë hoteleve, për nxënësit e prekur nga tërmeti.

“E mbyllëm edhe planin e zhvendosjes së nxënësve në Durrës. Të gjithë gati për nesër”, theksoi ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

Edhe “UNICEF” në Shqipëri, po ndihmon në pajisjen me çanta, mjete didaktike, rikrijuese për fëmijët që nga parashkollorët, e deri në klasë të nëntë.

“Janë afro 400 fëmijë që do rikthehen në “shkollat e përkohshme” të ngritura në mjediset e hoteleve në Durrës, ku ato janë strehuar bashkë me familjarët e tyre. Hapësirë shoqërore për fëmijët dhe mbështetje psikosociale”, bëjnë të ditur specialistët e organizatës ndërkombëtare për fëmijë “UNICEF”./atsh

Shkollat e përkohshme, gjithçka gati për rifillimin e mësimit Read More »