Irina

Ligji për mediet nuk cenon të drejtën e shprehjes, mbron publikun

Kryeministri Edi Rama tha sot se ligji nuk cenon të drejtën e shprehjes lirinë e opinioneve, të drejtën për të dhënë lajme nga të gjitha burimet e mundshme, por mbron publikun.

Rama tha se “ky ligj nuk e cenon as një fije Rudina Hajdari, të drejtën e shprehjes, lirinë e opinioneve, të drejtën për të dhënë lajmë nga të gjitha burimet e mundshme, as një fije. Por ama ky ligj garanton mbrojtjen e dinjiteti dhe të drejtat e tua, kur të ngrenë dhe të ulin sipas qejfit, sepse në një moment të caktuar t’i mendon me kokën tende. E nëse ty nuk të bën përshtypje për veten tënde, mua me bënë përshtypje për ty dhe të gjithë të tjerët, jo për veten time, por për njerëzit e familjes time që nuk mësohen dot me këtë. Që nuk qetësohen me faktin se lere se kështu e kanë këtë. Për atë ambulancën që duhet të marri nënë time e ta çojë në spital që megjithëse ka 30 vite se i ndjek këta nuk arrin dot, ik nuk të dëgjoj”.

“Nga ana tjetër ky sistem është sot për Mediat Audiovizuale, i njëjti mekanizëm. Gjithkush ka të drejtë të shkojë të AMA të ankohet për një lajm apo një informacion që ai e konstaton në lidhje me veten e vet në një ekran”, tha Kryeministri Rama./atsh

Ligji për mediet nuk cenon të drejtën e shprehjes, mbron publikun Read More »

Kryhet për herë të parë ndërhyrja e rrallë në Spitalin e Korçës

Për herë të parë në spitalin rajonal të Korçës u realizua një intervent i ndërlikuar nëpërmjet endoskopisë së hundës.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë ky është një hap përpara drejt shëndetësisë që duam.

“Mjekët e shërbimit ORL, doktor, Tedi Minarolli dhe doktor Alfred Robo po mundësojnë ndërhyrje me metoda të avancuara në këtë spital rajonal, duke siguruar shërbime me standard të lartë, afër vendbanimit për qytetarët”, -thotë Manastirliu.

Endoskopia e hundës është një procedurë me të cilën është e mundur që të ekzaminohen me saktësi sipërfaqet e brendshme të zgavrës së hundës. Endoskopia është metodë moderne që aplikohet në kirurgji. z.tosku/atsh

Kryhet për herë të parë ndërhyrja e rrallë në Spitalin e Korçës Read More »

Majko: Këshilli Koordinues, strukture e re e forcimit të marrëdhënies së diasporës

Në Dita Kombëtare e Diasporës në Shqipëri u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës.

Mbledhja u hap nga Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, i cili në fjalën e tij, falenderoi anëtarët e Këshillit për kontributin e tyre të deritanishëm.

Më tej, ministri Majko theksoi se Këshilli Koordinues i Diasporës është një strukturë e re, e cila funksionon për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar dhe synon mbrojtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me Diasporën shqiptare.

“Diaspora shqiptare jep një kontribut me rëndësi në zhvillimin e vendit të origjinës në të gjitha fushat përfshirë arsimin, kulturën dhe ekonominë”, tha ministri.

Mbledhja u drejtua nga anëtari i Këshillit, Mark Gjonaj, i cili u ndal tek rëndësia e Diasporës shqiptare në fusha të ndryshme të vendit dhe angazhimin që duhet të kenë anëtarët e këtij Këshilli në forcimin e marrëdhënieve të Diasporës me institucionet shtetërore shqiptare.

Takimi vijoi me përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë,. Ilir Meta dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilët theksuan rolin e Diasporës si thesar i çmuar i Shqipërisë dhe solidaritetin dhe kontributin e saj me familjet e prekura nga tërmeti.

Gjithashtu, pjesë e takimit ishte edhe Drejtuesi i Operacionit të Emergjencës rreth situatës së pas tërmetit, Bledi Çuçi, i cili bëri një përmbledhje të shkurtër të menaxhimit të situatës pas tërmetit në Shqipëri, përfshirë shpëtimin, trajtimin shëndetësor, strehimin e qytetarëve dhe vlerësimin e dëmeve.

Ky takim do të vazhdojë përgjatë gjithë ditës së sotme për të vijuar diskutimin me fokus çështjet e Diasporës shqiptare./atsh

Majko: Këshilli Koordinues, strukture e re e forcimit të marrëdhënies së diasporës Read More »

Sizmiologu Duni: Tërmeti i djeshëm paslëkundje, nuk ka arsye për panik

Tërmeti i rënë mbrëmjen e djeshme ishte paslëkundje dhe s’ka arsye për panik”, tha sot sizmologu Llambro Duni.

Sizmologu Duni u shpreh se “bëhet fjalë për paslëkundje, e kemi thënë që do të vijojnë, s’ka arsye për panik”.

“Lëkundja e tërmetit nuk ishte 4.5 e shkallës Rihter, siç u raportua nga Qendra Sizmiologjike EMSC, por ishte 4.0 e shkallës Rihter sipas magnitudës lokale”, – bëri të ditur Duni.

Sipas tij, kohëzgjatja e lëkundjes së tërmetit ka qenë 5 sekonda.

“Faqja që raportoi magniutdën 4.5 nuk e ka matur sipas magnitudës lokale, por me të tjera njësi matëse,”- shtoi Duni.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:20 janë ndier sërish lëkundje tërmeti, që është paslëkundje e tërmetit të 26 nëntorit. Thellësia ishte 10 km, epiendra ishte 6 km në veri të Shijakut dhe 22 km në perëndim të Tiranës./atsh

Sizmiologu Duni: Tërmeti i djeshëm paslëkundje, nuk ka arsye për panik Read More »

Prestigjiozja “The New York Times”: Shqipëria mes 10 vendeve ideale të 2019-ës

Revista prestigjioze “The New York” ka renditur Shqipërinë ndër 10 destinacionet më magjepsëse të këtij viti.

Kjo revistë e rendit Shqipërinë mes destinacioneve të tjera si Maroku, Greqia dhe Finlanda duke e cilësuar vendin tonë si parajsën e radhës në Europë për adhuruesit e artit nga e gjithë bota.

Këtë vit, New York Times ka përshkruar jo vetëm distanca të mëdha, por edhe hapësira kohore, duke vizituar vende ku u krijuan disa nga kulturat më të lashta në botë, nga Lugina e Draa-së në Marok, e cila dikur sundohej nga mbretërit Berber, deri në Itaka të Greqisë, për të cilën thuhet se ka qenë atdheu i dashur i Odisesë . Ashtu si ai, një shkrimtar arriti të gjejë rrugën e kthimit deri atje, ndërsa dikush tjetër i kaloi ditët duke bërë not në ujërat blu të thellë përreth bregdetit të egër të Milos.

Edhe të tjerët gjetën bukuri dhe paqe në ishuj, përfshirë ishujt e largët rustikë Aland në Finlandë, ku gjithkush ka mundësi të takojë shpendë të egër dhe kuajt që kullosin.

“Pastaj ka nga ato destinacione, si Tirana, Shqipëria e cila është gati të shndërrohet në parajsën e radhës në Europë për adhuruesit e artit nga e gjithë bota”, shkruan “The New York Times”.

Revista shkruan se, Shqipëria megjithëse është përtej detit nga thembra e Italisë, mund të duket si një nga kufijtë e fundit të Europës.

“Ndërsa vija e saj bregdetare 265 milje e gjatë tërheq pushuesit, kryeqyteti i vendit, Tirana, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një qendër kozmopolitane ku përplasen epokat. Shqipëria qëndroi mbi katër shekuj nën sundimin e Perandorisë Osmane përpara se të bëhej një shtet komunist deri në vitin 1991. Qysh atëherë, shumë vendas janë rikthyer dhe është vetëm çështje kohe që të tjerë të rikthehen në vendin e tyre. Këtu do të gjeni rreshta me pemë akacie dhe vreshta në Fermën Uka, jashtë qytetit, ku mund të shijoni një pamje të Parkut Kombëtar të Malit Dajt nga distanca”, thuhet në shkrim. /atsh

Prestigjiozja “The New York Times”: Shqipëria mes 10 vendeve ideale të 2019-ës Read More »

Ligji antishpifje merr dakordësinë e OSBE-së

“Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe me qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar draftin e ligjit të medies dhe për të sjellë në linjë me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së”, tha pasditen e sotme, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e Medies, Harlem Desir.

“Shumë përmirësime në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme: detyrimet e regjistrimit janë eliminuar; masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare të prezantuara (neni 4); janë futur kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes (neni 132); (2/5)”, theksoi ai në një reagim në Twitter.

“Rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është eliminuar. (3/5)”, tha ai.

“Puna do të vazhdojë për të zvogëluar nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor në të ardhmen, në mënyrë që të garantohet që asnjë gjobë joproporcionale nuk mund të vendoset për ofruesit e shërbimeve elektronike. (4/5)”, theksoi përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e Medies, Harlem Desir.

“Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit, i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve. AMA duhet ta zbatojë ligjin në mënyrë vërtet të pavarur. (5/5)”, përfundon reagimin Desir./atsh

Ligji antishpifje merr dakordësinë e OSBE-së Read More »

Orikum/ Shoferi humb kontrollin, kamioni përfundon në det

Një kamion, që po transportonte ushqim për vaskat e peshkut, ka rënë në det në gadishullin e Karaburunit.

Mjeti ka qenë duke ecur në një rrugë të ngushtë kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe pas disa saltrove ka rënë në det.

Kanë qenë punonjësit e vaskave ata që i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit duke e transportuar në spital. Aktualisht drejtuesit i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet, ndodhet në reanimacion, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër kompania nisi nga puna për nxjerrjen e kamionit, ku në një operacion të pa realizuar më parë, mjeti u transportua nëpërmjet disa balonave me ajër për disa milje, nga Karaburuni në Orikum. Po ashtu mësohet se mjeti është dëmtuar totalisht dhe sipas burimeve nga kompania demet janë të konsiderueshme.

Orikum/ Shoferi humb kontrollin, kamioni përfundon në det Read More »

Rama citon Albert Kamy: Më mirë të jetoj sikur ka Zot dhe kur të vdes të dalë që nuk ka

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot të citojë përmes rubrikës “Fjalët e Shenjta”, shkrimtarin e famshëm Albert Kamy.

“Fjalët e Shenjta: Më mirë të jetoj sikur ka Zot dhe kur të vdes të dalë që nuk ka, se sa të jetoj sikur s’ka Zot dhe të më dalë përpara kur të vdes “, shprehet Rama duke cituar shkrimtarin Kamy.

Përmes rubrikës “Fjalët e Shenjta”, Kryeministri Rama përcjell çdo mëngjes pasazhe nga librat e shenjtë ose nga personalitetet më në zë botërorë, si mesazhe urtësie e solidariteti për përballimin e situatës pas tërmetit. //atsh

Rama citon Albert Kamy: Më mirë të jetoj sikur ka Zot dhe kur të vdes të dalë që nuk ka Read More »