Irina

Janar-gusht/ Mbi 115 mijë turistë gjermanë vizituan Shqipërinë

Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion të preferuar turistik për vizitorët nga e gjithë bota.

Pasuritë e vendit tonë po zgjojnë kureshtjen e vizitorëve të huaj përherë e më shumë.

Në rastin e shtetasve gjerman, shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), përmes raportit mbi lëvizjen e shtetasve, tregojnë se vetëm në dy vitet e fundit numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm.

Nga 102 mijë shtetas gjerman që numëroheshin të kenë hyrë në vendin tonë për periudhën janar-gusht të vitit 2018, në 8-mujorin e këtij viti kjo shifër arriti mbi 115 mijë.

Eksperienca e veçantë që u ofrohet vizitorëve nëpërmjet mundësive për argëtim, e ndërthurur me bukuritë natyrore të vendit tone, ka ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të turistëve ndër vite.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë përgjatë tetë muajve të 2019 është rreth 4.9 milion, duke u rritur me 10.8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018./atsh

Janar-gusht/ Mbi 115 mijë turistë gjermanë vizituan Shqipërinë Read More »

Unë e takova Marsidën nga Kavaja: Mos e thërrisni ku.rvë

Nga Dorjana Bezat
Këtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe nga një seri postimesh kuptova se dje paskësh qënë dita botërore e vajzave. E gëzofshim! Nuk e dija që ekzistonte një ditë e tillë. E nga ta dija?! A mund të ketë festë vajzash në vendin ku jetoj?!

Dy ditët e fundit i kam kaluar në Kavajë. Qytet i vogël, i lidhur fort pas fesë dhe paragjykimeve. Një qytet që në atë që unë pashë m’u duk se kishte 2 jetë. Atë që prezantohej si konservator dhe me atë jetën tjetër të pashfaqur që pëshpëritej nën zë brënda dyerve të mbyllura.

Dhe ndodh një ngjarje si ajo e 10 tetorit që jeta e fshehtë të dalë në shesh e të plasin fjalët: Ua sa turp! Një burrë mbeti i vrarë në pragun e shtëpisë së një gruaje e një tjetër burrë ishte brenda I plagosur. Një grua e martuar, me 3 fëmijë, me bashkëshortin në burg, kalonte natën me disa burra në shtëpi mes birrash e plumbash. Në turmë kësaj gruaje iu derdhën në fyt: KURVA!

Dhe jo vetëm kavajsit. Të gjithë. Të njohur e të panjohur.

Unë e takova atë grua. Është shumë e lehtë ta gjykosh e paragjykosh për veprimet e saj e për jetën që bënte.

Unë s’e bëj dot ketë. S’e bëra dot kur e pashë me rrathë të zinj në sy. Të denatyruar deri në deje.

M’u duk se frymonte një qënie që nuk ishte njeri, as femër, as nënë. Nuk di çfarë ta quaj, por ngjyra e lëkurës së saj, mënyra e jetesës, atë që ajo mendonte më lanë të kuptoja se ngjarja e së enjtes ishte drama e fundit e jetës së saj. Para se t’i thërrisni kurvë, mendojeni që e kanë martuar që 14 vjeç. Kur ajo ishte ende fëmijë u bë nënë. Teksa e pyesja për jetën e saj mes rreshtash kuptova se ajo shihte si vlerë tek partnerët e saj sa njerëz kishin vrarë. Kjo besoj tregon shumë për formimin e saj…

Po ç’mund të them për vajzën e saj 9 vjeç?! A mund të ketë ajo festë?! E pashë teksa kthehej nga shkolla me gjyshen përdore. Gjithë qyteti gumëzhinte për nënën e saj. Më kaloi para këmbëve e heshtur. Në shpinë mbante çantën e shkollës ngjyrë rozë me princesha. Sa larg jeta e saj nga përrallat…

Po vajzat e burrave që nxorën armët në këtë ngjarje?! Njëra është 14 e tjetra 6 vjeç? Uroj që ato kurrë të mos e mësojnë ç’kanë bërë baballarët e tyre.

Nuk mundem të harroj as nënën e Dritan Haxhollit. “Përse të rroj unë tani që s’e kam djalin”, më tha. Një grua e veshur kokë e këmbë me të zeza, në vaj pranonte se djali i saj nuk ishte ai që duhej, por ajo sërish e donte.

Më vonë mësova se ajo grua ishte dhunuar e rrahur nga i biri shumë herë, por ajo vazhdonte të jetonte në një çati me të, duke pritur me ankth çdo natë që ai të kthehej në shtëpi pa bërë ndonjë të pabërë me armën që mbante me vete.

E pra, ta gëzojmë festën! Por, para se të bërtasim e shtrembërojmë fytyrën duke thënë “shih kjo kurva”, le t’i hedhim pak sytë vërdallë tek familja jonë, fqinjët, lagjja, shoqëria etj., të bëjë secili pjesën e tij që të rrisim vajza dhe jo kurva.

Unë e takova Marsidën nga Kavaja: Mos e thërrisni ku.rvë Read More »

Arta përlot publikun: Donin të më pr.ostituonin, mamaja më martoi me zor

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” ka sjellë përballë njëra- tjetrës, nënë e bijë. Historia e jetës së Artës merr tjetër rrjedhë kur ajo martohet me zor nga mamaja e saj.

Edhe pse vetëm 16-vjeç, me dëshira dhe ëndrra për të ardhmen, ajo duhet të martohet me burrin që zonja Bukurie kishte pëlqyer. Por kjo ishte një martesë nga e keqja sepse rrezikohej të trafikohej në Greqi ose Itali.

Mes lotësh, Arta tregon problemet para martesës por edhe vuajtjet, dhunën nga vjehrri, vjehrra dhe bashkëshorti i saj.

Arta – Arsyeja pse jam këtu është që kam sjellë mamanë time. Nuk e kam të lehtë zonja Eni. Unë jam dëshmitare e Jehovait dhe kam pasur mamanë time kundërshtare. Për shkak të mamasë sime m’u shkatërrua jeta ime. Mamaja ime më ka martuar me zor.

Eni Çobani-Ti nuk e njihje apo jo?

Arta-Kemi qenë në një fshat. E njihja shumë mirë se kush ishte. Donte motrën time të madhe dhe nga ana tjetër më dhunonte mua, që nga mosha 16 vjeçe dhe deri ditën që unë jam ndarë. Motra nuk e donte sepse i tillë ishte dhe mirë bëri.

Eni Çobani- Ai këtë inat e shprehu ndaj jush gjatë gjithë jetës apo jo?

Arta-Patjetër. Jo vetëm një dhunë ekstreme që ka marrë jetën e babait tim por edhe të dy fëmijëve të mi në barkun tim. Më ka çuar me zor tek doktori të hiqja fëmijën 3-muajshe. Kam bërë dy fëmijë të tjerë.

Eni Çobani-Pra dy ti hoqi dhe dy ti la.

Arta- Ata janë gjallë po m’i ka luftuar aq shumë sa unë si shoh me sy dot tani.

Eni Çobani- Zonja Bukurie për ju është një histori shumë e rëndë. Një nënë të dëgjojë një dëshmi të tillë!

Bukuria-Shumë e rëndë. Kam ardhur dhe me këtë, se evlati të ha kokën. Unë e besova familje të mirë dhe e kam fejuar të vogël. Por se kishte dashuruar, propozuar gocën e madhe nuk e dija.

Eni Çobani-Pra ia kishte propozuar vajzën tjetër, ajo nuk e donte dhe ju në padjeni të kësaj i dhatë vajzën tjetër.

Bukuria-Unë e kisha kuptuar që kur e shikonte Ganiun ndërronte rrugë.

Arta-Kur e kuptove moj mami pse më dhe?

Bukuria- I thashë burrit që kam parë këtë shenjë, më duket se Ganiu e pëlqen vajzën tonë.

Eni Çobani-Si mundet që një nënë dhe baba mundet të diskutojnë për të fejuar dhe martuar vajzën?

Bukuria- Babai kishte qejf ta bënte me dasëm dhe prandaj të fejuam aq të vogël.

Arta- Kur unë ngulja këmbë që se doja pse ngulnit këmbë?

Bukuria-Të kam bërë pajën, stoli, të bëra dasmën.

Arta-Ç’e doja dasmën unë?

Bukuria-Kishim qejf ne si prindër, moj bijë.

Arta-Më hoqët nga bankat e shkollës. Për çfarë? Për të më bërë gropën?

Bukuria-Të kërkoj falje, se të morëm në qafë shpirti i mamit. Të hymë në hak. Kur të përzuri vjehrra dhe dy kunatat kur ishe shtatzënë të përzunë. Ai ishte në Greqi dhe si thanë që të kishin përzënë. Ti bëre gabim, se erdhi ai dhe të mbushi mendjen, të mori prapë.

Arta-Çfarë më mbushi mendjen? Unë isha ajo që hëngra dajak nga vjehrri që më përzuri, nga vjehrra. Më bëri ster të zezë në trup, e mbytur nga duart e tij, më rraskapitën moj mami.

Bukuria-Ku ta dinim ne se çfarë truri kishte moj bijë?

Eni Çobani-Zonja Arta i ke denoncuar këta njerëz që bënin gjithë këtë dhunë ndaj teje që ata të rrihnin ty. Këto janë dëshmi të rënda, të tmerrshme, të llahtarshme. Këta njerëz jetojnë sot?

Arta-Vjehrra është e ndjerë.

Eni Çobani-Vjehrri po na ndjek atëherë.

Arta- Zoti Luan, që është vëllai i tij, ma ka bërë kurrizin komplet të zezë. Se burri im nuk ishte i përgjegjshëm.

Eni Çobani-Zonja Bukurie, kur e shihnit vajzën të dhunuar ç’bënit ju?

Bukuria-Ku e dija unë që e rrihte burri. Vjehrra më ka marrë dhe më ka thënë që hajde merre vajzën se këtu në shtëpinë time vajza nuk ha bukë më. E kam mbajtur vajzën 3 muaj në shtëpi që ishte 3-muajshe shtatzënë. Se hiqnim dot as fëmijën.

Eni Çobani- Gjithë kjo dhunë që ju keni pësuar kur keni qenë minorene, nuk është denoncuar asnjëherë pranë policisë së rrethit gjyqësor Elbasan?

Arta-Jo, dhe ka arsye të forta.

Eni Çobani- Përse?

Arta- Nëse unë denoncoja, nuk do kisha jetë. Jo vetëm unë por edhe vëllezërit e mi që ishin në Greqi sepse më kërcënonte me jetën e tyre. Vëllezërit e tu nuk do shkelin të gjallë në Shqipëri.

Eni Çobani-Pse e martuat vajzën zonja Bukurie në moshë të vogël?

Arta-Trego të vërtetën.

Ardit Gjebrea– Cila është e vërteta?

Arta- Donin të na bënin… të na nxirrnin në rrugë dhe babai nga frika na martoi.

Babai kishte dëgjuar në autobus se vajza e saj ishte përzgjedhur për t’u marrë dhe trafikuar.

Ardit Gjebrea-Çfarë kërkon nga mami sot?

Arta-Kur unë jam ndarë më lanë vetëm fare.

Ardit Gjebrea- Edhe mami të la vetëm?

Arta-Po, dhe njëherë më ka thënë ose bashkë me atë, ose e vdekur./tvklan.al

Arta përlot publikun: Donin të më pr.ostituonin, mamaja më martoi me zor Read More »

Qendra historike e Vlorës, larmi dhe dinamikë e re ekonomike

Rikualifikimi i qendrës historike të Vlorës e bën qytetin bregdetar jo vetëm destinacion për detin, plazhin, historinë dhe kulturën, por edhe destinacion të një zhvillimi të ri ekonomik.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga Vlora se hapësira e brendshme e qendrës historike të Vlorës, do të transformohet në larmi aktivitetesh ekonomike.

“Përpara se të vija këtu, në këtë foltore, bashkë me Majkun dhe me miqtë e tjerë që na nderojnë sot bëmë një vizitë të shkurtër në brendinë e një godinave ku po lind një hotel butik, i paimagjinueshëm për Vlorën pak vite më parë dhe ku me shumë shije po harmonizohet e shkuara me ambicien për të ardhmen në funksion të rritjes të rritjes ekonomike, të punësimit dhe të rritjes së fuqisë tërheqëse të këtij qyteti. Si ai hotel që po ndërtohet, kështu do të jenë të gjitha hapësirat e brendshme të këtyre godinave, natyrisht me një larmi aktivitetesh ekonomike”, tha ai.

Si ai hotel, tha Rama, që po ndërtohet, ashtu do të jenë të gjitha hapësirat e brendshme të këtyre godinave, me një larmi e dinamikë të re ekonomike, por duhet pak durim ashtu siç u desh pak durim për transformimin e ndodhur në Korçë.

Kryeministri shprehu bindjen se, pa dyshim zona historike e Vlorës, do të kthehet nga një gropë e zezë ku askush nuk i kalonte pranë dhe ku tregtarë të varfër përpiqeshin të nxirrnin bukën e gojës duke shitur rroba të përdorura, në një arsye për të ardhur në Vlorë, jo vetëm në periudhën e verës, por edhe të dimrit, duke u bërë një pikë tërheqëse për të gjitha stinët”.

“Sepse paralelisht me gjithë këto zhvillime jemi shumë pranë fillimit të një zhvillimi rrënjësisht transformues përmes shumë projekteve të reja në infrastrukturë dhe ekonomi”- tha kryeministri.

Në kuadër të rehabilitimit dhe restaurimit të lagjes historike të Vlorës është bërë rehabilitimi i gjithanshëm i të gjitha lagjeve të zonës, duke risjellë në vëmendje elementët e arkitekturës tradicionale, njëherësh duke iu përgjigjur kërkesave të jetës aktuale. Gjithashtu është bërë rivlerësimi urban i shesheve brenda zonës, duke studiuar hartat e vjetra të qytetit dhe duke ruajtur sa më shumë elementët tradicionalë dhe gjurmët e vjetra të zonës. Është bërë rikonstruksioni i rrugëve “Justin Godard”; “Irfan Shehu”, “Elham Doci” dhe është kryer restaurimi i objekteve historike të zonës./atsh

Qendra historike e Vlorës, larmi dhe dinamikë e re ekonomike Read More »

Projektet transformuese në Vlorë/ Nga bulevardi, porti e deri në zgjatimin e Lungomares në Orikum

Nga Bulevardi kryesor, sheshi Flamurit, Porti i Vlorës e deri në zgjatimin e Lungomares 2 në Orikum, janë disa nga projektet ku qeveria po investon për transformimin bashkëkohorë dhe me standarde moderne, të infrastrukturës në qytetin e Vlorës.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga Vlora se, paralelisht me një sërë investimesh të tjerë, është duke përfunduar projekti i ri i zonës së mbetur të Bulevardit kryesor të qytetit të Vlorës dhe të sheshit të Flamurit.

“Duhet bërë një ndërhyrje radikale për të krijuar një hapësirë, po kaq cilësore siç është krijuar tashmë hapësira e Lungomares, e bulevardit, që së bashku me zonën historike të Vlorës mbyll kornizën e hapësirës së trashëgimisë historike e kulturore të zonës. Ndërsa po fillojmë punën për zgjatimin e Lungomares 2, fillimisht me zgjatimin deri tek tuneli dhe pastaj me vazhdimin e segmentit tjetër deri në Orikum”- tha Rama.

Njëkohësisht shpjegoi kryeministri, në muajin në vijim, do të fillojë projekti i rindërtimit të plotë të shëtitores përballë portit të Vlorës, ku do të ndërtojmë një park të madh.

Njëkohësisht, tha Rama, në muajt në vijim do të fillojë projekti i rindërtimit të plotë të shëtitores përballë portit, aty ku faktikisht bëhet ndarja midis rrugës automobilistike që shkon drejt Lungomares dhe pjesës tjetër që përdor atë segment si shëtitore, ku do të ndërtojmë një park të madh qendror për Vlorën.

Gjithashtu, kryeministri theksoi se “po punojmë për ndërhyrjen e integruar të Kaninës, në përpjekjen për ta rivitalizuar Kaninën si një pikë referimi për turistët, por edhe për ta bërë më të qëndrueshme dhe më organike lidhjen mes qytetit dhe Kaninës”.

Duke u ndalur te porti i Vlorës, Rama u shpreh se “do të bëjmë shumë përpjekje për të transformuar Portin e Vlorës, i cili është në një gjendje të ndërmjetme, midis rrënojës që ishte dhe asaj që duhet të jetë, duke e transformuar në një port mirëfilli turistik dhe për pasagjerët, duke rregulluar gjithë aktivitetin tregtar që bëhet për mallra aty dhe duke synuar që të bëjmë një lidhje shumë organike midis asaj porte hyrëse nga deti me portën tjetër hyrëse nga ajri dhe pastaj me portat më të vogla nga toka, në mënyrë që Vlora të marrë të gjithë fuqinë për t’u bërë një qendër graviteti rrezatuese për ekonominë, për punësimin, për zhvillimin tërësor të gjithë këtij rajoni të madh që është Jugu i Shqipërisë.

Rama nënvizoi faktin që paralelisht me këto investime po rritet ambicia dhe po rriten investimet private për të përmirësuar hapësira ekzistuese, apo për të ndërtuar struktura të reja. “E nëse deri përpara disa vitesh nuk mund të imagjinonim investime për 5 yje në zonën e Vlorës, për shkak se asgjë nuk të çonte në përfundimin se duhet të bëjmë investime që kanë nevojë për klientë që shpenzojnë shumë para, sot jemi në kushtet kur këto investime janë kryer dhe po vazhdojnë të kryhen dhe shumë të tjera më tutje do të vijojnë”, u shpreh Rama./atsh

Projektet transformuese në Vlorë/ Nga bulevardi, porti e deri në zgjatimin e Lungomares në Orikum Read More »

Në Kantierin e Rilindjes së Lagjes Historike të Vlorës/Fotogaleri

Lagjja historike e Vlorës, nga një rrënojë e zhytur me dekada nën pluhur e rrecka të vjetra, harrese e dëshpërimi, po rilind si një tjetër zonë rrezatuese zhvillimi turistik dhe ekonomik, punësimi dhe shprese tek e ardhmja.

I pranishëm në ceremoninë e përfundimit të rehabilitimit dhe restaurimit të lagjes historike të Vlorës, Kryeministri Edi Rama theksoi se është një hapësirë tërësisht e re, jo thjesht pastërtie dhe bukurie, por edhe zhvillimi ekonomik.

Në kuadër të këtij investimi është bërë rehabilitimi i gjithanshëm i të gjitha lagjeve të zonës, duke risjellë në vëmendje elementët e arkitekturës tradicionale, njëherësh duke iu përgjigjur kërkesave të jetës aktuale.

Gjithashtu është bërë rivlerësimi urban i shesheve brenda zonës, duke studiuar hartat e vjetra të qytetit dhe duke ruajtur sa më shumë elementët tradicionalë dhe gjurmët e vjetra të zonës.

Është bërë rikonstruksioni i rrugëve “Justin Godard”; “Irfan Shehu”, “Elham Doci” dhe është kryer restaurimi i objekteve historike të zonës./atsh

Në Kantierin e Rilindjes së Lagjes Historike të Vlorës/Fotogaleri Read More »

Truri i njeriut ka tre navigatorë

Truri i njeriut ka tre navigatorë, një për të njohur një vend, një për të lëvizur në të njëjtin vend dhe tjetri për të lëvizur nga një vend në tjetrin, sipas psikologëve të Universitetit të Emory që identifikuan tre zona të trurit që funksionojnë në pjesë të ndara dhe më pas ndërveprojnë.

Eksperimentet treguan se zona e paragokampusit të trurit është e përfshirë në njohjen e një lloji të veçantë të vendit, ndërsa lëvorja retrospleniale e trurit është e përfshirë në hartëzimin mendor të vendndodhjeve të vendeve të veçanta.

”Këto kërkime mund të rezultojnë të dobishme për përmirësimin e sistemeve të vizionit artificial, siç janë ato për veturat pa pilot”, thanë studiuesit.

Studimi u botua në revistën shkencore ”Proceedings of the National Academy of Science”./atsh

Truri i njeriut ka tre navigatorë Read More »

Proces shembullor votimi, zgjidhen kryetarët e qeverive të nxënësve

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve kanë zgjedhur të dielën qeverinë e tyre përmes një procesi zgjedhorë shembullor.

“Me një proces shembullor, përfundoi zgjedhja e kryetarëve të Qeverive të Nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë Shqipërinë”-, deklaron ministrja e Arsimit dhe Rinisë, Besa Shahini.

“Kryetarët e zgjedhur do të paraqesin platformat e tyre për një përfaqësim sa më cilësor të interesave të fëmijëve dhe të rinjve në Parlamentin e Nxënësve, zgjedhjet e të cilit do të mbahen më 18 tetor. Suksese të gjithë kandidatëve”-, u shpreh Shahini./atsh

Proces shembullor votimi, zgjidhen kryetarët e qeverive të nxënësve Read More »