Irina

Marrëveshja me Italinë për pensionet, ja si do të përfitojnë emigrantët shqiptarë

Shqipëria dhe Italia nënshkruan një marrëveshje shumë të rëndësishme për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore. Nga kjo marrëveshje përfitojnë 500 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali.

Në lidhje me këtë marrëveshje në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, në një lidhje “Skype” me gazetarin Aleksandër Furxhi, ka folur Beskida Aliaj, nga Sindikata e Punës për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve në Itali.

Ajo ka thënë se kjo është një ditë shumë e gëzuar për emigrantët shqiptarë në Itali, teksa shpjegoi si funksionon marrëveshja.
Aleksandër Furxhi: Ka vite që flitet për këtë marrëveshje, të paktën 5 vitet e fundit. Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për ju?

Beskida Aliaj: Është një ditë shumë e gëzuar kryesisht për emigrantët e Italisë por edhe për mua sepse kemi disa vite që po punojmë fort për këtë marrëveshje dhe mund të ngremë një dolli sot për këtë arritje.

Aleksandër Furxhi: Në Itali janë rreth 500 mijë shqiptarë zyrtarisht, por rreth 25 mijë dalin çdo vit në pension. Për këta që dalin në pension, le të marrim një shembull, një shqiptar që ka punuar 10 vite gjatë kohës së komunizmit, në vitet 90 emigron në Itali, si përfiton ai nga kjo marrëveshje?

Beskida Aliaj: Marrëveshja bën të mundur bashkimin e viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë. Nëse një emigrant ka ikur me eksodin e parë dhe ka 10 vite punë në Itali me siguracione të rregullta, atij do t’i bashkohen këto vite punë.

Emigranti, nëse nuk do të ishte kjo marrëveshje do t’i kishte të ndara këto vite pune dhe nuk do ishte përfitues i asnjë pensioni siç e dikton edhe ligji. Në këtë situatë të gjitha vitet e tij do të digjeshin. Ndërsa me anë të marrëveshjes asgjë nuk do të digjet, por do të përfitojë dy pensione nga secili shtet.

Aleksandër Furxhi: Dhe ndoshta merret me mend por vitet që ka punuar në të zeze nuk ka asnjë shans që të njihen?

Beskida Aliaj: Nuk llogaritet sepse nuk ke asnjë lloj dokumenti që vërteton se ke punuar. Ndërsa situata e dytë është kjo, Italia ka një ligj specifik që thotë se nëse ke 42 vite e 10 muaj punë për burrat dhe 41 vite e 10 muaj punë për gratë, mund të përfitosh një pension me vjetërsi pune në çfarëdolloj moshe, pension të hershëm, sepse mosha zyrtare në Itali është 67 vjeç, ndërsa ky emigrant mund ta marri pensionin që 60 vjeç.

Shumica e shqiptarëve i kanë arritur këto vite nëse vitet bashkohen me Shqipërinë.

Aleksandër Furxhi: Pensionin qytetari do e tërheq në Itali në rast se jeton në Itali dhe në Shqipëri një italian nëse jeton në Shqiëpri apo ka raste që do e marr në të dyja vendet sipas kontributeve që ka derdhur?

Beskida Aliaj: Nëse jeton në Itali pensioni shqiptar do transferohet në Itali, nëse jeton në Itali do të transferohet këtu. Unë do t’i ftoja t’i drejtohen zyrave tona sepse jemi në gatishmëri të çdo emigrant për ta ofruar këtë shërbim.

Marrëveshja me Italinë për pensionet, ja si do të përfitojnë emigrantët shqiptarë Read More »

Gjendet një trup i pajetë brenda një kanali në Vlorë

Një trup i pajetë është gjendur brenda një kanali në Vlorë.

Policia në një njoftim për mediat bën me dijse se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale A.L 54-vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanal.

“Mbrëmjen e sotme, në një kanal me ujë, në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. L., 54 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Gjendet një trup i pajetë brenda një kanali në Vlorë Read More »

Kokë keci e p rerë para shtëpisë, k ërcënohet me jetë gjyqtarja e antimafias

Një kokë keci e përgjakur me një teh të ngulur në të u gjet para derës së shtëpisë së Maria Francesca Mariano natën mes së enjtes dhe të premtes. Një kërcënim mafioz drejtuar gjyqtares për hetime paraprake në Leçe, e cila tashmë prej disa muajsh është marrë nën mbrojtje.

Më herët gjyqtarja e anitimafias kishte marrë letra kërcënuese.

Pranë kafshës së therur u gjet edhe një shkrim: “Kështu”. Koka e kafshës u vendos përballë derës, shkruan Il Nuovo Quotidiano di Puglia. Personi që e vendosi më pas u zhduk.

Hetimi për klanin Scu dhe letrat kërcënuese

Kërcënimet ndaj Maria Francesca Mariano, letra kërcënuese të shkruara me dorë, filluan pas hetimeve antimafia që çuan në arrestimin e 22 personave që konsideroheshin se i përkisnin klanit Lamendola-Cantanna të lidhur me Sacra Corona Unita më 17 korrik .

Mariano, gjyqtarja për hetimet paraprake, ka firmosur urdhrat e masës së sigurimit. Së bashku me të, nën mbrojtje është marrë edhe prokurorja përgjegjëse për atë hetim, Carmen Ruggiero.

Kokë keci e p rerë para shtëpisë, k ërcënohet me jetë gjyqtarja e antimafias Read More »

Broja flet si lojtar i Fulhemit: Jam i emocionuar që jam këtu…

Armando Broja është lojtari më i ri i Fulhem. Pas nënshkrimit, sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka folur për FFCtv.
“Ndihet e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj, të takoj lojtarët, menaxherin dhe të luaj për tifozët.

Tifozët luajnë gjithmonë një rol të madh dhe mezi pres të shkoj në “Craven Cottage” dhe t’i takoj të gjithë. Do të punoj shumë për ekipin dhe do të krijoj një lidhje të vërtetë. Jam vërtet i nderuar dhe i emocionuar që jam këtu”, deklaroi Broja.

Broja flet si lojtar i Fulhemit: Jam i emocionuar që jam këtu… Read More »

Burra që vrasin gratë, gazetarja: Koha i harron, por Suelat nuk ndryshojnë, vriten njësoj!

I trishtë ishte fati i një gruaje shqiptare, e cila u vra barbarisht nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, gazetarja Ani Jaupaj risjell historitë me të njëjtin fund, dy Suela që u vranë nga partnerët e tyre. Bëhet fjalë për Suela Saliajn dhe Suela Sulën, e cila u vra pak vite më parë në Shkodër nga burri i saj.

“Duke kërkuar në google një fotografi të Suela Saliaj, gruas së vrarë nga ish bashkëshorti dy ditë më parë në SHBA, shoh që imazhi nuk përkonte me atë që kisha parë. Kisha shkruar emrin gabim.

Mirëpo, rezultati ishte i njëjtë. Edhe emri që kisha shkruar, Suela Sula, kishte vdekur njësoj si viktima tjetër, e vrarë nga burri, pak vite më parë.Gati dy vjet pas vrasjes së 45-vjeçares së Suela Sula, policia ka vënë në pranga autorin e vërtetë të vrasjes, i cili e mbyti atë me urdhër të bashkëshortit. Në pranga ka rënë 35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, pasi nga analiza e ADN, u vërtetua se është ai personi që ka shtrënguar me duar deri në vdekje Suelën.”-shkruante njoftimi i ngjarjes së asaj kohe. Sigurisht që për të shkuar pas lajmit të ri, sot nuk kujtohet më askush për Suela Sulën e sa e sa gra të tjera, fati i të cilave përsëritet, harrohet, dhe kujtohet vetëm prej një gabimi në google.”, shkruan Jaupaj.

Burra që vrasin gratë, gazetarja: Koha i harron, por Suelat nuk ndryshojnë, vriten njësoj! Read More »

‘Motra ime me kancer nuk duhet të operohej për 7 vite’- flet vëllai i viktimës 28-vjeçare

Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat. E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit (heqje dhjami) ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.

Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.

Sipas familjarëve, 28-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.

Ndërkohë Arenc Hasalla, vëllai i viktimës në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se motra nuk duhet të bënte operacion për 7 vite.

Ai theksoi se 28-vjeçarja ishte në vitin e dytë të kurimit për kancerin në mitër.

“Kur një njeri kurohet për kancer, për 7 vite nuk duhet të bëjë asnjë lloj ndërhyrje. Motra ishte në vitin e dytë që kurohej nga kanceri. Sëmundja nuk kishte shërim. Një njeri me kancer nuk pranon narkozë. Kur është zgjuar në mëngjes, i ka thënë infermieres dua të shkojë në banjo, ajo ka thënë shko vetë, dhe në momentin që është ngritur i ka ra trompozë.

‘Motra ime me kancer nuk duhet të operohej për 7 vite’- flet vëllai i viktimës 28-vjeçare Read More »

Mbyll sytë përgjithmonë kompozitori i njohur shqiptar

Është shuar në moshën 95-vjeçare, Nexhmedin Doko, kompozitori i shquar, autor i shumë këngëve të muzikës së lehtë dhe teksteve shkollorë.

Nexhmedin Doko lindi në vitin 1929, në qytetin e Beratit. Në vitin 1950 përfundoi me rezultate të larta Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Prof. Doko ishte “produkt” i Konservatorit të njohur rumun “Ciprian Porumbescu” (kompozitori i muzikës së himnit kombëtar), ku vijoi studimet në dirigjim dhe kompozim (1958-1962).

Kompozimet e tij janë interpretuar nga këngëtarë të njohur si Vaçe Zela, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi, Zija Çela etj. Ka marrë pjesë në disa nga festivalet e këngës ku ka fituar edhe çmime. Krijime të Nexhmedin Dokos janë midis të tjerave këngët “Kur jam pranë teje”, “Rini e Zjarrtë, etj., si edh e operetën “Dritë dhe këngë”.

Gjithashtu Nexhmedin Doko ka shkruar edhe tekste mësimore muzike. Pas goditjeve të sistemit komunist në fushën e artit dhe kulturës (1973-1974), Nexhemdin Doko u mënjanua thuajse totalisht nga sistemi, në kuadër të luftës famëkeqe së klasave dhe shumë nga krijimet e mëpasshme të tij nuk patën fatin të bëheshin publike, duke e lënë të cunguar CV-në e tij muzikore, fat i hidhur që shoqëroi shumë krijues e artistë të spikatur që jetuan në periudhën e diktaturës komuniste.

Mbyll sytë përgjithmonë kompozitori i njohur shqiptar Read More »