Dukati

‘Këngë moj’/ Vizion Plus sfidon Covid

Më në fund, muzikë e mirë shqiptare për të gjithë. Dhe me një mision të veçantë: T’i gëzohemi jetës, sidomos në këto kohëra kovidiane që po jetojmë.

Ndaj “Këngë moj” që nisi transmetimin në tv kombëtar Vizion Plus, tregoi sonte se ka sfiduar dukshëm pandeminë stresuese dhe të pambarimtë, duke sjellë në shtëpitë tona një atmosferë të gëzueshme.

Spektakli i vëllezërve Pandi dhe Bledi Laço, ka sjellë para ekranit në këtë natë të parë, këngë dasmash, nën interpretimin e emrave më të mirë të muzikës shqiptare.

Eli Fara, Era Rusi, Eranda Libohova, Juliana Pasha, Artiola Toska, Remzie Osmani, Soni Malaj, Ylli Baka, etj., po dhurojnë këtë mbrëmje të së martës në premierë, një buqetë këngësh dasmash nga veriu në jug. /noa.al/

‘Këngë moj’/ Vizion Plus sfidon Covid Read More »

Redon Makashi: Këta pseudoartistë janë në luftë me vetveten sepse nuk kanë identitet

Redon Makashi, këngëtari i njohur dhe autori i shumë këngëve, tregon se si e sheh ai muzikën e ditëve të sotme.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” , Makashi është shprehur mbi diferencat që ka mes muzikës live dhe asaj që është e regjistruar në studio.

Redon Makashi: Këta pseudoartistë janë në luftë me vetveten sepse nuk kanë identitet.

Arjola Shehu: Kur thua pseudoartistë për çfarë e ke fjalën?

Redon Makashi: Njerëz që janë si kërpudhat masive, që lindin për një muaj apo për një vit, qoftë edhe për pesë vite se varet si e mbajnë veten, me çfarë fondesh. Puna është kur del në skenë.

Unë kam parë disa këngëtare që dalin me inçizime dhe kur i kam parë live kam mbajtur barkun me dorë duke qeshur. Ndryshe është me brezin tonë, ne kemi marrë një kulturë tjetër.

Redon Makashi: Këta pseudoartistë janë në luftë me vetveten sepse nuk kanë identitet Read More »

Najada Çomo paralajmëron ashpërsimin e masave

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, njëherësh dhe anëtare e Komitetit Teknik, Najada Çomo, ka shpjeguar në emisionin “Opinion” vendimin për mbylljen e universitete për një muaj. Çomo u shpreh se vendimi është marrë pasi janë shtuar shumë rastet me COVID dhe universitetet shihen si një institucion risku për të përhapur COVID “Më lejo që në cilësinë e Komitetit Teknik, duke parë trendin e infektimeve u pa e udhës që për një muaj të zhvillohet mësimi online”, tha ajo
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se pse nuk është marrë i njëjti vendim dhe për lokalet dhe bare, Çomo tha se të shkosh në kafe është zgjedhje dhe e merr përsipër riskun e infektimit. “Mësimi është i detyruar ndërsa shkuarja në lokal është një zgjedhje. Kur zgjedh të shkon në një vend që që nuk mbahet maska ti ke risk që të infektohesh. Ndërsa në universitete ti shkon me detyrim dhe ke risk që të infektohesh dhe të infektosh të tjerët”, shtoi Çomo.

Lidhur me një mbyllje të dytë, shefja e infektivit u shpreh se mund të ketë një mbyllje të pjesshme nëse rriten rastet në ditët në vijim. “Shpresoj që jo, por nëse shifrat vijojnë që të jenë alarmante rrezikojmë një mbyllje të pjesshme të Shqipërisë. Mund të ketë një mbyllje të zonave që të janë më të rrezikuara”, u shpreh mjekja. Më tej Çomo u shpreh se dhe për lokalet mund të ketë një masë kufizuese. “Besoj dhe pjesa e lokaleve do ketë ndonjë veprim të dytë nga qeveria., Nuk është çështja e kontrollin se çështja e maskave dhe distancimi fizik, edhe në vende të tjera që kanë shtim rastesh shikon njerëz që mbajnë maska, ndërsa në Tiranë nuk e mbajnë”.

Najada Çomo paralajmëron ashpërsimin e masave Read More »

Gjyqtarë, sekretare dhe sanitare pozitivë me covid-19 në Gjykatën e Vlorës

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë është prekur nga Covid-19, ku pozitivë kanë rezultuar gjyqtarë, sekretare dhe sanitare.
Sipas infomacioneve, i janë marrë tamponet një pjese të stafit, ndërsa bëhet me dije nga burime konfidenciale se disa punonjës të gjykatës kanë kërkuar pezullimin e punës për shkak të përhapjes së masë të virusit.
Sakaq gjykata vazhdon normalisht punën edhe pse rastet po shtohen, teksa problem vazhdon të mbetet mungesa e tamponëve.
Thuajse të gjitha institucionet e Vlorës janë prekur nga Covid duke përmendur bashkinë, prefekturën, kopshtet apo edhe universitetin.

Gjyqtarë, sekretare dhe sanitare pozitivë me covid-19 në Gjykatën e Vlorës Read More »

Zyrtarizoi kandidaturën për deputete, flet mirditorja që përloti parlamentin

30 shtator 2017 ishte dita kur u ngjit për herë të parë në foltoren e Kuvendit, në një fjalim shumë të sinqertë siç rrallëherë shihet në Parlament, nuk e kishte menduar kurrë që do të ngjitej më në atë foltore, prandaj zgjodhi që të thoshte të vërtetën ashtu siç është, e ky sinqeritet u shpërblye nga publiku.

Sot kur kanë kaluar më shumë se 3 vite, Rigerta Loku kërkon një rikthim në atë sallë, pikërisht për të bërë atë që mendon se do e bëjë më së miri, të përfaqësojë njerëzit, që historitë e tyre të bëhen të prekshme nga të gjithë. Me premtimin se nuk do të ndryshojë kurrë, që do të jetë ajo Gerta e thjeshtë dhe e qeshur, siç ka qenë gjithmonë, ajo sot kërkon mbështetjen e qytetarëve për të marrë një mandat në zgjedhjet e 25 prillit. E ftuar në hapësirën live të pasdites në Report Tv, ajo ka rrëfyer se përse mori këtë vendim dhe pse pikërisht t’i bashkohet “Nismës”.

“Do më mbetej peng, dua ta ndihmoj vendin tim me aq sa kam në dorë. Nëse ata duan unë do kem dëshirë për t’i përfaqësuar. Kam zgjedhur nismës, sepse janë të rinj që marrin pjesë, janë njerëz që nuk kanë teser partie, ka profesorë, biznesmenë, njerëz të shkolluar, Rudina Hajdari është një zë i rëndësishëm dhe një i ri dhe unë shpresoj që të kemi mbështetjen e qytetarëve”, tha Gerta

Ftesa nga partitë e mëdha nuk ka pasur, por siç ajo tregon, as nuk e ka dashur që t’i vinte.

“Kam pasur ftesa nga partitë e vogla, dy partitë e mëdha nuk më kanë dashur dhe as nuk i kam dashur, dua të jem faktor në qarkun e Lezhës, e di që familja politike është e rëndësishme, unë kam besim te ata dhe dua që të besojnë te unë”, tregon ajo.

Komentet negative që kanë ardhur në adresë të saj që pas zyrtarizimit të kandidaturës, i ka marrë me sportivitet, edhe pse thekson se kanë qenë të pakta.
“Nuk është e lehtë, normal që nuk i shoh i lumtur, shoh që pas komenteve që ka një militantizëm, unë i garantoj ato që më shajnë se do më duam në shumë, unë kam shkuar aty ku më ka çuar zemra dhe me zemër dua ta çoj përpara mandatin tim dhe këtë detyrë të madhe që kam marrë përsipër. Janë sharë të gjithë, kjo nuk është një gjë e keqe, pastaj unë bëra një status për miqtë e mi në Facebook, nuk e marr parasysh bumin e madh mediatik, edhe pse është një shans shumë i mirë për të promovuar”, tha ajo.

Duke u ndalur tek ai fjalim që e bëri të “famshme”, Gerta thotë se as nuk e kishte menduar kurrë dhe kurrsesi nuk ka qenë ky qëllimi i saj.

“Vij nga popull dhe nëse populli do më dojë do më votojë. Nuk e kam kërkuar atë popullaritet, ka ardhur shumë rastësisht, ka qenë e paplanifikuar, pas atij fjalimi nuk qëndron askush, përveç Gertës dhe dorës së saj, ishte ideja ime, unë kam folur ndoshta me idenë që nuk do të shkojë më në atë foltore, kam thënë një herë do flas dhe ajo që do them është e vërtetë. Tani unë dua t’i përfaqësoj, nuk do të bëjë mrekullira, por do të mundohem që në atë foltore të çoj historitë e thjeshta të njerëzve të mirë që banojnë në këtë qark”, tregon Gerta.

Premtimet e saj nuk janë që do të bëjë mrekullira, por t’u gjendet pranë njerëzve dhe për këtë nuk është e nevojshme për një fushatë të kushtueshme.

“Nuk do të bëjë asnjë premtim madhor, do u premtoj njerëzve që do jem e thjeshtë dhe me këmbë në tokë. Do të jem po kjo Gerta që jam në jetën e përditshme, e thjeshtë, e qeshur, pastaj le ta cojë populli një grua në parlament, jo vetëm partia. Kemi parë ndryshime si dita me natën, po unë ju premtoj se do jem kjo, ndoshta pak më e thinjur dhe e plakur. Rrugë ujë dhe qendra shëndetësore, tani kërkoj që të kthehen njerëzit. Kanë ikur. Unë do bëj një fushatë të thjeshtë dhe nuk do të harxhojë aq sa do të harxhojnë sa partitë e mëdha”, premton Gerta.

*Kush është Rigerta Loku, ish-studentja e “La Sapienza” që u bë fermere në Mirditë? Studioi për shkenca politike në universitetin prestigjioz të “La Sapienza” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare, por prapë u përball me papunësinë. Rigerta Loku u kthye në vendlindjen e saj në Rubik të Mirditës me dy diploma në duar, por asnjëra prej saj nuk i siguroi vajzës një punë. Duke iu shfaqur përpara e papërfytyrueshmja, Rigerta gjeti “ngushëllim” te bujqësia dhe blegtoria, duke ndërtuar dhe një fermë në fshatin e saj dhe sot kërkon të ndryshojën vendin aq mundësi që ajo ka.

Zyrtarizoi kandidaturën për deputete, flet mirditorja që përloti parlamentin Read More »

Komentuesi i kërkon rikthimin e karantinës, ja si përgjigjet kryeministri Rama

Do të ketë karantinë, apo jo, kjo është tema që diskutohet çdo ditë.

Një qytetar i ka komentuar kryeministrit në faqen e tij në Facebook, ku i kërkon që të vendosë karantinën.

Kryeministri ka vendosur ti përgjigjet komentuesit, ku shkruan:
“E para ne nuk duhet të mbyllemi, po të ruhemi duke zbatuar rregullat dhe e dyta, ky virus po na stërmundon, po nuk na gjunjëzon, jo.”

Komentuesi i kërkon rikthimin e karantinës, ja si përgjigjet kryeministri Rama Read More »

Yuri Kim: Ne e përshëndesim njoftimin e BKH se ka shqyrtuar rezultatet e testit dhe ka korrigjuar një gabim.Kjo si duket reforma e vërtetë!

Pak momente pasi BKH me anë të deklarate sqaroi se ka skualifikuar padrejtësisht një kandidat për shkak të një gabimi, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores së SHBA-së në Tiranë.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim reagoi për deklaratën dhe vendimin e sotëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kim ka vlerësuar këë vendim, që sipas saj, tregon transparencën e BKH.

Sipas Yuri Kim ky është një sinjal pozitiv për të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë.

“Ne e përshëndesim njoftimin e BKH se ka shqyrtuar rezultatet e testit dhe ka korrigjuar një gabim. Sinjal i fortë se BKH po siguron transparencë dhe integritet, praktikon kontrollin e cilësisë dhe po merr përgjegjësi për veprimet. Kjo si duket reforma e vërtetë!”, shkroi në reagimin e saj ambasadorja e SHBA-së në Tiranë.

Reagimi i Yuri Kim vjen pas njoftimit që dha pak më herët BKH, si më poshtë:

Komisioni i Përzgjedhjes në Byron Kombëtare të Hetimit, me qëllim përmbushjen në mënyrë të saktë, të drejtë dhe transparente të detyrave që vijnë me rolin e tij në procesin e rekrutimit të hetuesve të BKH-së, si dhe pasi mori disa ankesa prej kandidatëve, ka kryer rishikimin e të gjithë dokumentacionit të kandidatëve të cilët morën pjesë në testin e aftësive fizike.

Prej këtij rishikimi të dytë të proces-verbaleve rezultoi se, si pasojë e një gabimi njerëzor, një kandidat i vlerësuar me pikë të mjaftueshme kualifikuese është vendosur gabimisht në listën e të skualifikuarve në programin Excel gjatë përpunimit të të dhënave prej Sekretarisë Teknike. Si pasojë, kandidati nuk është ftuar në fazën tjetër të rekrutimit. Në këto kushte, dhe në përputhje me parashikimet e Rregullores, kandidati i përmëndur më lart i nënshtrohet Testit të Shkrimit të Esesë. Të gjitha rezultatet e tjera janë konfirmuar të sakta.

Rregullorja në fuqi, e miratuar prej BKH-së, parashikon rregulla të qarta dhe të detajuara për vlerësimin e kandidatëve për hetues në BKH. Komisioni i Përzgjedhjes është tërësisht i angazhuar të zbatojë kërkesat e Rregullores nëpërmjet një procesi të drejtë dhe transparent. Të gjithë hapat e procesit të rekrutimit po monitorohen prej një Komisioni Ndërkombëtar për të siguruar ruajtjen e standardeve me të larta.

Gjithashtu, për çdo aplikant apo këdo që mbetet i paqartë mbi procesin e vlerësimit, Rregullorja për përcaktimin e procedurave të rekrutimit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit gjendet e publikuar më poshtë:

(Rregullorja për përcaktimin e procedurave të rekrutimit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit)

Yuri Kim: Ne e përshëndesim njoftimin e BKH se ka shqyrtuar rezultatet e testit dhe ka korrigjuar një gabim.Kjo si duket reforma e vërtetë! Read More »

Deputetja e Kosovës analizon veshjet e Ramës: ‘Rama ka dashë me thënë “unë jam stabil, jam fuqishëm’

Deputetja e Kosovës, Duda Balje, konsiderohet edhe si një nga deputetet më simpatike të poltikës mbarëshqiptare.

Ajo dallohet për stilin e vjeshjeve, ndërsa ka komentuar sot veshjen e kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në “ABC e Pasdites” me Ermal Peçin, deputetja Duda Bajle, ka komentuar se si vishen politikanët shqiptarë, mes tyre edhe një veshje të Ramës.

Duda Balje ka qenë një ndër politikanet më të komentuara në Kosovë, si për bukurinë, ashtu edhe për veshjet e saj provokuese në Kuvend.

Ajo është shprehur se në Kosovë politikanët janë më seriozë dhe nëse do visheshin si Rama, do të komentoheshin shumë.

“Nuk e di nëse i ka veshur këto ne kohën kur ka qenë në punë ose jashtë punës. Ditën e zgjedhjeve duket se ka qenë shumë lodhur, dhe unë mendoj se ka veshur diçka me ndje relax”, tha Duda Bajle.

“Kjo në dukje është “I don’t care çka do thotë dikush tjetër, unë ndjehem mirë me këto veshje dhe i kam vesh”. Rama ka dashë me thënë “unë jam stabil, jam fuqishëm. Tek ne janë shumë seriozë. Këtë veshje s’mundesh me e pa në asnjë politikanët e Kosovës. Nëse do ishin veshur kështu do e kishin komentuar shumë”, – u shpreh ndër të tjera deputetja.

/NOA.al

Deputetja e Kosovës analizon veshjet e Ramës: ‘Rama ka dashë me thënë “unë jam stabil, jam fuqishëm’ Read More »