Dukati

Spiropali: ‘Kur Meta Dhe Monika vidhnin vota, unë isha studente ekselente’

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka denoncuar sot gjuhën e presidentit Ilir Meta, nga foltorja e Kuvendit. Ajo akuzoi edhe njerëzit pranë Metës, duke thënë se përdorin gjuhë urrejtje, seksiste dhe mizogjiniste, ndaj grave, kryesisht ndaj saj.

Nga foltorja e Parlamentit Spiropali tha sot se vetë ia ka kthyer përgjigjen e merituar Metës, pasi di si të mbrohet, por shtoi se gjuha e përdorur nga Presidenti është një shembull shumë i keq për shqiptarët, sidoemos për gratë.

“Dua të ndalem te diskriminimi gjinor, te gjuha e urrejtjes ndaj grave, te mizogjinia, një gjuhë që e gjen në krye të institucionit të presidentit të republikës”, tha Spiropali.

“Unë jam një grua, një nënë që jam përballur jo pak.”

“Jo vetëm zëdhënësi i tij, jo vetëm grupi i tij, por vetë presidenti i republikës përdor gjuhë urrejtje. Nuk është puna për mua personalisht, unë ua kam kthyer përgjigjen dhe di të mbrohem. Por është shembulli që jep presidenti për të gjithë qytetarët e këtij vendi, që të mos përdorin gjuhën e urrejtjes, gjuhë seksiste”.

Më tej ministrja u shpreh: Çfarë shembulli është ky, si ka mundësi të bjerë në nivele të tilla komunikimi. Kjo s’më përket mua. Unë në ’99 jam larguar nga Shqipëria kur personi në fjalë Ilir Meta dhe kryetarja e LSI vidhnin votat e FRESSH për të vjedhur Shqipërinë, unë kam ikur si ekselente, jo me paratë e babait në Londër. Presidenti nuk mund të thyejë çdo konventë, çdo kod, çdo moral. Të ulet e të lexojë konventat që ka nënshkruar. E kanë nga dëshpërimi”.

Sakaq, në Kuvend, deputetët e opozitës së re, më konkretisht Ralf Gjoni, kërkoi që të ndërmerret sërish nisma për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, dhe në vend të tij të emërohet një grua.

/NOA.al

Spiropali: ‘Kur Meta Dhe Monika vidhnin vota, unë isha studente ekselente’ Read More »

Monika Kryemadhi zbulon dy qarqet në të cilat mund të kandidojë për deputete

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi teksa ka qënë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Aktualitet’ ka zbuluar dy qarqet në të cilat mund të kandidojë për deputete.

Kryemadhi përmendi qarkun e Elbasanit dhe atë të Fierit, si dy opsionet për të kandiduar për deputete.

Ndërsa për dy qarqet e tjera, kryetarja e LSI-së tha se do e mendojë, meqënëse kaq alternativa i lejohen me Kodin e Ri.

“Është shpejt për të folur për listën e deputeteve të LSI-së. Po bëjmë zgjedhjen e delegatëve për Konventën e partisë me datën 5 dhjetor.

Monika Kryemadhi përballet me këdo që i del para. Nuk ka të bëjë me interesin tim personal, por ka të bëjë me parimet.

Nuk e kam problem fare. Akoma nuk e kam vendosur ku do të kandidoj për deputete, por kam dy ide Elbasan dhe Fier.

Meqë me Kodin e ri e kanë vendosur kryetarin e partisë të kandidojë në katër qarqe do të shikojmë.”- tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi zbulon dy qarqet në të cilat mund të kandidojë për deputete Read More »

Rama: Mos harroni maskën!

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar profilin e tij në Facebook.

Rama në foton kryesore të profilit ka vendosur një maskë.

Foton me maskë kreu i qeverisë e ka vendosur, për të sensibilizuar të tjerët, që sot të mbajnë të gjithë maska në ambjente të hapura.

Sot hyrën në fuqi masat e reja, të cilat parashikojnë gjoba, në rast se nuk mbahet maska në rrugë, nga 3 deri në 5 mijë lekë të reja.

Duhet theksuar fakti se masa të ngjashme janë vendosur edhe në vendet e tjera të zhvilluara, si Itali, Gjermani, Spanjë, Francë, Angli etj.

/NOA.al

Rama: Mos harroni maskën! Read More »

Sot është ditëlindja e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha/ Ja sa vjeç mbush

Sot është ditëlindja e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

Berisha në profilin e tij Facebook e ka shoqëruar këtë ditë të veçantë me një mesazh, ku është shfaqur krahas bashkëshortes së tij.

“Miq, sot 76 vjeç!”, tha Berisha.

“Mirënjohje të pakufishme Zotit, familjes dhe të gjithë atyre që me dashurinë, miqësinë, besimin dhe mbështetjen kanë qenë dhe janë eleksiri i udhëtimit tim jashtë imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekofte!”, ka shkruar Berisha, sot në 76-vjetorin e tij të lindjes.

Me profesion mjek, Sali Berisha është një ndër politikanët që ka dominuar jetën publike në vendin tonë, pas ’90.

Ai e nisi karrierën si një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë pluraliste në vend, për të marrë drejtimin e saj, në fillim të ’91.

Berisha shërbeu si President i Republikës në vitet ’92-’97, më pas për tetë vite ai udhëhoqi opozitën, për t’u rikthyer si kryeministër në tetë vite të tjera, 2005-2013.

Berisha edhe gjatë dy legjislaturave të fundit ka vijuar jetën politike, si deputet i PD-së.

Ai vendosi të djegë mandatin e deputetit rreth dy vite më parë, si shumica e deputetëve të opozitës, ndërsa pritet të rikthehet sërish në parlament pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, çka mund ta kthejë atë në deputetin më jetëgjatë në tërë historinë e Kuvendit të Shqipërisë.

/NOA.al

Sot është ditëlindja e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha/ Ja sa vjeç mbush Read More »

‘Do t’i thyej hundët, jo vetëm Edi Ramës, por…’

Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, nga qyteti i Durrësit teksa ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie, nuk ka lënë pa thumbuar edhe kreun e qeverisë Edi Ramën.

Kryemadhi tha se LSI do të jetë forcë e parë për të ndryshuar politikën e krimit, dhe se do ti thyej hundët jo vetëm Edi Ramës, por kujtdo që do të degradojë qytetarët shqiptarë.
“Jo vetëm që LSI do të jetë forcë e parë, por avangard për të ndryshuar politikën e krimit. Do t’i thyej hundët, jo vetëm Edi Ramës, por kujtdo që do të degradojë qytetarët shqiptarë. Kemi nevojë për të biseduar me çdo qytetar shqiptar për të dhënë vizionin tonë. Jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të gjithë shqiptarëve.”- tha Kryemadhi.

‘Do t’i thyej hundët, jo vetëm Edi Ramës, por…’ Read More »

Kryemadhi: Nuk e mbaj maskën!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket se nuk do ti bindet aspak urdhrit të qeverisë për të mbajtur maskat kudo veçse në shtëpi. Në një intervistë për RTV Ora, shprehet se nuk do e mbajë maskën dhe u bën thirrje shqiptarëve që të mos e zbatojnë vendimin që do të hyjë në fuqi të enjten e kësaj jave.

“Personalisht nuk kam për ta mbajtur maskën. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve. Maska mbahet aty ku është e domosdoshme për ta mbajtur
Po hyre 100 veta në lokal hyr pa maskë, po dole në rrugë me maskë. Ky zotëria që thotë se duhet mbajtur maska 24 orë, e ka bërë llogarinë sa u kushton kjo shqiptarëve? Sa është efekti te xhepat e shqiptarëve? Apo ka ndërmend të bëjë ndonjë koncesion për maskat? Unë për vete nuk do e mbaj maskën.

Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anullonte koncesionet në shëndetësi. Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët.

Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxori anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin… Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë. Do tu bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen. Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit”, tha Kryemadhi.
Në fundjavë, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për media, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe u shpreh:

“Ditën e mërkurë ne do të publikojmë masën dhe masat ndëshkimore dhe nga dita e enjte të gjithë me maskë sapo të nxjerrin veten nga shtëpia, kudo, kudo, kudo dhe gjobat do të zbatohen në kohë reale. Nuk do të ketë më asnjë mundësi për tju shmangur gjobave sepse do ti zbatojmë me OSHEE.

Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maska do jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ që mund ti shmanget gjobës”.

Kryemadhi: Nuk e mbaj maskën! Read More »

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli fjalë të ndjera për vëllain e tij, të ndarë nga jeta një vit më parë: ‘Më mungon shumë!’

Një vit nga ikja pa kthim e vëllait të tij Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli fjalë të ndjera për të.
‘Më mungon shumë, jo vetëm mua, por edhe shumë shokëve dhe miqve tanë, të cilët çdo ditë më flasin për ty, më tregojnë historitë dhe peripecitë që të karakterizonin ty.’

Statusi i plotë:
E fillova rrugën e jetës 50 vite më parë, ndersa ti ishe aty. Në çdo moment të jetës të kisha pranë, si rrallë herë vëllezër të tjerë, në njohjen time.
Sot, pas një viti që nuk je më, boshllëkun tënd nuk e mbush dot asgjë.
Më mungon shumë, jo vetëm mua, por edhe shumë shokëve dhe miqve tanë, të cilët çdo ditë më flasin për ty, më tregojnë historitë dhe peripecitë që të karakterizonin ty.
Falje pa fund shume dashuri… sot kemi vetëm boshllëk.
Jepje jetë nga jeta jote, sa më duket sikur harrove të mbaje ca më shumë për veten tënde… i paharruari Ed 😢

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli fjalë të ndjera për vëllain e tij, të ndarë nga jeta një vit më parë: ‘Më mungon shumë!’ Read More »

Përmbytje nga reshjet e shiut në Vlorë, Bashkia paralajmëron qytetarët: Shmangi lëvizjet

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje dhe probleme me qarkullimin e makinave në Vlorë.

Bashkia e Vlorës përmes një postimi në Facebook paralajmëron qytetarët të kenë kujdes nga përmbytjet dhe lëvizjet e panevojshme me makina.
NJOFTIMI NGA BASHKIA VLORË
Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme.

Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Përmbytje nga reshjet e shiut në Vlorë, Bashkia paralajmëron qytetarët: Shmangi lëvizjet Read More »