Dukati

A u zgjerua Greqia me 12 milje në ujërat shqiptare,reagon Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama e pranon se Greqia është zgjeruar me 12 milje detare, por thotë se kjo është një e drejtë që Shqipëria e ka ushtruar që në vitin 1990.

Lidhur me zërat për tradhëti kombëtare, kreu i Qeverisë shkruan në Tuiter se ata që i fryjnë kësaj ideje janë llumi nacional-folklorik i politikës.

Shqipëria dhe Greqia sipas tij, ka arritur marrëveshjë për dërgimin e çështjes në Gjykatë Ndërkombëtare.

Reagimi i plotë:

Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë as ne s’kemi ne çfarë kontestojmë tek vendimi i Greqisë!

Lëreni llumin në batakun e vet. Jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Europës,ku nuk mund të “shiten” e “blihen” dot dete e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet i veçantë! Këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës,ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij!

E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s’ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq! Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra!

Pas rrëzimit të marrëveshjes famëkeqe të 2009 dhe mosmarrëveshjes që pasoi, ne kemi arritur më në fund dakordësinë me palën greke që delimitimin e kufirit tonë detar ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare! Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh!

Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të “shitjes së detit” Greqisë! Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s’duan të dëgjojnë e as të kuptojnë! /noa.al/

A u zgjerua Greqia me 12 milje në ujërat shqiptare,reagon Kryeministri Rama Read More »

Parodistët e Vlorës: ‘Në të s’ëmës 2020’ (video)

Nuk mund të mungonin për fundvit, siç edhe e do tradita.

Parodistët e Vlorës kanë realizuar së fundmi një parodi të quajtur: ‘Në të s’ëmës 2020’.

Në këtë parodi të luajtur nga Afrim Agalliu dhe Agron Hamo është përshkruar realiteti i ri, që duhet të jetojmë më tej, kjo për shkak të periudhës së vështirë që kaloi njerëzimi këtë vit nga Covid.

‘Nuk puthesh dot nuk të lë maska, si t’ja bëjmë na u nxi jeta, në të s’ëmës 2020”, – thonë parodistët ndër të tjera përmes vargjeve të tyre.

Video është bërë menjëherë virale në rrjet.

Parodistët e Vlorës: ‘Në të s’ëmës 2020’ (video) Read More »

Çani bën deklaratën e fortë: Në Shqipëri është futur një lloj tjetë kok aine, ja sa kushton…

Moderatori Arian Çani ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin e tij “Zonë e Lirë”, ku u shpreh se në Shqipëri është future një lloj tjetër kok aine.

Sipas tij, një kilogram nga kjo ko kainë kushton 350 mijë euro, ndërsa shtoi se këtë e përdor e lita, ndërkohë që tha se këtë e ka nga onformacione shumë të sigurta.
“Më tha një burim serioz se është futur një lloj ko kaine totalisht ndryshe nga sa është mësuar bota tani që quhet ko kainë pink ku kilja e saj kushton 350 mijë euro. Nuk e shesin me gramë, më thonë që në Shqipëri e përdorin shumë pak njerëz se thonë që nuk ka efekte negative, madje thonë që është kuruese për disa dro gëra. Personi që ma tha është i huaj, e përdorin elita këtë”, tha Çani.

Çani bën deklaratën e fortë: Në Shqipëri është futur një lloj tjetë kok aine, ja sa kushton… Read More »

Si e vlerëson Rama di ktatorin: ‘Pa dyshim që ka qenë…’

Kryeministri Edi Rama e konsideron di ktatorin Enver Hoxha si “ka fshën” më të madhe politike që ka pasur Shqipëria në histori.

“E kam parë si personazh. Mendoj se ka qenë ka fshë politike, një tërmet që përkufizon ata të cilët instinktin e tr iumfit dhe të unimit politik e kanë më të fortë se sa të tjerët apo instinktin e mbijetesës përmes politikës e kanë më të fortë se të tjerët, Enver Hoxha është ka fsha më e madhe politike që kemi pasur. Pa dyshim!”- tha Rama në “Opinion”.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek babai i tij, Kristaq Rama për të cilin thotë se besonte tek ko munizmi.

“Im atë ishte ko munist, artist dhe si i tillë, im atë ishte njeriu që krijonte dhe punonte në funksion të atij sistemi që punonte dhe besonte. Besonte tek ai sistem deri vonë dhe jo deri në fund. Ai ishte njeri i përmbajtur, i heshtur dhe si pjesë e pushtetit, ai nuk kishte asnjë lidhje me pushtetin”- shtoi ai.

Si e vlerëson Rama di ktatorin: ‘Pa dyshim që ka qenë…’ Read More »

Rama tregon fiksimin e tij: ‘Janë d roga ime, ul stresin deri në 50%’

Kryeministri Edi Rama, shpesherë është kritikaur se vizaton e shkarrativ dokumentat zyrtare, madje në media dhe rrjete sociale janë publikuar edhe disa dokumenta.

Për lidhjen e tij me pikturën, ka folur mbrëmjen e sotme edhe kreu i qeverisë, i cili tregoi se shkarravit gjatë gjithë kohës kur është në punë.
Duke iu referuar një studimi, Rama tha në emisionin “Opinion” se personat që shkarravisin kur flasin, i ulet st resi deri në 50%.

“Unë gjatë gjithë kohës shkarravis këtu kur janë në punë. Këto (lapsat dhe penelat) janë dro ga ime. Kjo ndodh ndërkohë që unë jam krejtësisht i fokusuar te bashkëbiseduesi dhe dora ime shkarravit.

Ka një studim se shumë njerëz shkarravisin gjatë bisedimit. Studimi thotë se personat që shkarravisin kur flasin, i ulet stresi deri në 50%”, theksoi kryeministri.

Rama tregon fiksimin e tij: ‘Janë d roga ime, ul stresin deri në 50%’ Read More »

Rama: Edhe objektet kanë më shumë karakter se Basha, s’është lider si Berisha

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Lulzim Bashën si një politikan që nuk është lider. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Rama tha se Bashës i mungon karakteri i lidershipit që ka pasur ish kryeministri Sali Berisha apo Fatos Nanos.

Sipas tij, Basha është një drejtues pa karakter.
“Nuk është se e kursej. Hiri i së vërtetës e do të thuhet. Mund ta diskutosh gjerë e gjatë karakterin e lidershipit të Saliut, karakterin e lidershipit të Nanos.

Mund të diskutosh jo aq gjerë dhe gjatë se është më e thjeshtë, por gjithsesi mund ta diskutosh karakterin e lidershipit të Ilir Metës, që gjithsesi nuk mund të krahasohet me këta dy të tjerët për nga pikëpamja e kapaciteteve të lidershipit, po ka stof politik. Luzlim Basha nuk është lider.

Nuk ka lidhje me fitoren e zgjedhjeve. Lulzim Basha është një drejtues pa karakter.

Nuk ka karakter, si të them. Kjo tryezë ka karakter, ky abazhur ka karakter, ky mermer këtu ka karakter, ndërkohë që ajo është një lloj paluzeje, që nuk di merr formën, nuk di.

Se ka politikanë që marrin formën e vazos gjithmonë, por nuk janë lider. Nuk ka lider që merr formën e vazos”, tha Rama.

Rama: Edhe objektet kanë më shumë karakter se Basha, s’është lider si Berisha Read More »

Rrëfimi i oficeres së po licisë/ Si u a ksidentua teksa ruante një person të rr ezikshëm

Majlinda Brahja është një figurë shumë e njohur në radhët e po licisë së shtetit. Prej vitesh me një karrierë të shkëlqyer e tashmë specialiste shërbimesh dhe komandante grupi në ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, ajo këtë herë, e ftuar në “E ardhmja është vajzë” ndau një moment shumë të vështirë nga jeta e saj.

Në vitin 2006 teksa ishte në detyrë për të ruajtur një person me rëndësi të lartë hetimi, Linda pëson një ak sident i cili fillimisht u mendua se ishte i që llimshëm.

“Duhet të lëviznim nga vendi ku ndodheshim për ta çuar familjen e këtij personi diku tjetër. Mu desh të kaloja rrugën për të marrë një qetësues dhe më vjen një makinë që po ecte shumë shpejt dhe më pë rplas duke më shkaktuar shumë d ëmtime fizike. Vë shtirësia nuk qëndron vetëm në një mision të pambaruar por edhe tek fakti që unë qëndrova në koma për disa ditë”.

Oficerja e po licisë tregon se pësoi mjaft dë mtime fizike.”Kisha 17 të qepura në kokë dhe 4 thy erje në këmbë. E kam jetë të dytë këtë”, rrëfeu Brahja me lot në sy, duke treguar edhe një herë forcën dhe përkushtimin ndaj profesionit të saj.

Rrëfimi i oficeres së po licisë/ Si u a ksidentua teksa ruante një person të rr ezikshëm Read More »

Nga sot nis zbatimi i masave të reja që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve Anti-Covid

Nga sot deri më datën 4 janar, nis zbatimi i masave të reja që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve Anti-Covid, për kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Kështu, duke filluar nga mbrëmja e sotme, do të hyjë në fuqi fasha e re orare e kufizimeve për festat e fundvitit.

Nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së premte do të ketë ndalim qarkullimi për qytetarët. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.

Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.

Me kufizime do të punojnë edhe lokalet, bar restorantet dhe fast food-et, të cilat do të duhet të ndërpresin punën në orën 20:30 deri në orën 06:00 prej 24 dhjetorit.

Masat do të jenë në fuqi deri me 4 janar 2021. Prej datës 5 janar, kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00.

Ndërkaq mbeten në fuqi edhe masat e tjera, ajo e mos grumbullimit në ambiente me më shumë se 10 persona, vendosja e maskës në të gjitha ambientet, ndërkohë që nxënësit në shkolla kanë marrë pushimet e festave për t’iu rikthyer mësimit në 11 janar 2021.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2.210 testime të kryera gjithsej në 24 orët e fundit, janë shënuar 503 raste të reja me Covid dhe 6 humbje jete. Ndërsa janë regjistruar 550 persona të shëruar nga koronavirusi.

Nga sot nis zbatimi i masave të reja që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve Anti-Covid Read More »