Dukati

Babai i Klodian Rashës bën gjestin e madh, paratë që kanë dhuruar për Klodianin i jep 11-vjeçaren që vuan nga skolioza

Qazim Rasha, babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha ka bërë një tjetër gjest fisnik. Më herët ai deklaroi se pensionin e miratuar nga qeveria për Klodianin do ta jepte për bamirësi, pasi nuk kishte nevojë për to, dhe se Klodiani nuk kthehej më.

Sot z.Qazim ka prekur me aktin e tij fisnik, duke deklaruar se të gjitha paratë që janë dhuruar për Klodianin, do t’i dhurojë për Adisën, vajzën 11-vjeçare nga Shkupi që vuan nga skolioza.
Ai falenderoi këngëtarin Noizy dhe gjithë të tjetër që kanë mbledhur donacione për Klodianin, por tha se nuk mund të pranojë para për të, ndaj do i dhurojë për bamirësi.

Rasha: Jam pa fjalë. Çdo zemër të shërohet, çdo nënë të gëzojë çdo fëmijë të shpëtojë. Zoti bekoftë zemrat e shqiptarëve. Asnjë familje mos e përjetoftë këtë që përjetova unë. Bëni mirë se zoti do jua kthejë në të mirë. Mua më iku djali në lule të rinisë! Falenderoj babain e Noizyt që me kërkesë të tij kërkoi të ndihmojë familjen time. Nuk mund të fusë në shtëpi gjëra për Klodianin, sepse çfarë pati për të marrë i mori me vete. Por dua që t’i falenderoj për atë që bënë për Klodianin. Të mundohemi që të shërojmë një zemër. Mos lëndoni zemra. Mos krijoni dhimbje. Shpëtoni jetë mos merrni jetë. Të gjitha këto lekë që janë dhënë për Klodianin unë i jap për Adisën e vogël. Të shërohet ajo të rritet në paqe.

Naçi: Qazimi na i mbushi dhe njëherë zemrat me dashuri dhe sytë me lot. Ka qenë dëshira e tij që të ardhurat që i kanë sjellë për shpirtin e Klodit t’i japë për të shëruar vajzën nga Shkupi.

Babai i Klodian Rashës bën gjestin e madh, paratë që kanë dhuruar për Klodianin i jep 11-vjeçaren që vuan nga skolioza Read More »

Vajza e të madhit Feti Brahimit,vargje të ndiera për h umbjen e tij: ‘Unë z’di fare për të qarë,di vec për të kënduar.Po për ty Feti Brahimi dy fjalë unë i kam shkruar…’

Vajza e te madhit Feti Brahimit i dedikon vargje te ndiera babait te saj i cili nderroi jete nje dite me pare.
‘UNE ZDI FARE PER TE QARE ,DI VEC PER TE KENDUAR
PO PER TY FETI BRAHIMI DY FJALE UN I KAM SHKRUAR’-I nis vargjet e ndiera vajza e rapsodit te Laberise.

‘TI O COI YNE
SA E DESHE JETEN
SA SHUM I KENDOVE
THOSHE TE VERTETEN’

Statusi i plote:

Me rastin e ndarjes nga jeta te babait tone Feti Riza Brahimi i ndrit shpirti atje ku eshte ..
UNE ZDI FARE PER TE QARE ,DI VEC PER TE KENDUAR
PO PER TY FETI BRAHIMI DY FJALE UN I KAM SHKRUAR
TI O COI YNE
SA E DESHE JETEN
SA SHUM I KENDOVE
THOSHE TE VERTETEN
SHKROVE E C NUK SHKROVE
PER HALLE PER DERTE
DHE PER ZIAFETE
PLEQ E TE RINJ I BEJE PER VETE
TE LIGEN E SFIDOJE
VEC ME NJE BUZEQESHJE
BASHKE ME LUMTURIN
RRITET 10 FEMIJ
PATE A SPATE HALLE
SE MORI VESH NJERI
DHE PER NAZIREN
QE SE NDAJE KURRE
DASHURI E MOTRES
ESHTE NJE MALLE ME SHUME
FETI BRAHIMI LAPARDHAJA
BERE SHUME NE KETE JETE
SA SHUM MORE ME VETE
TE QOFTE DHEU I LEHTE
NE ZEMER DO JESH PERJET !!
FALENDEROJ TE GJITHE MIQTE ,SHOKET QE U BENE PJESE E KESAJ DITE JO TE ZAKONTE PER NE .GEZIME TE KINI NE FAMILJET TUAJA.
Stafi i Orikuminews i shpreh ngushellime familjes dhe te afermve per kete humbje!

Vajza e të madhit Feti Brahimit,vargje të ndiera për h umbjen e tij: ‘Unë z’di fare për të qarë,di vec për të kënduar.Po për ty Feti Brahimi dy fjalë unë i kam shkruar…’ Read More »

Lajm i mirë për emigrantët/ Greqia shtyn afatin e lejeve të qëndrimit, ja cfarë duhet të dini

Ministria e Brendshme greke ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës dhe lejet që skadonin ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.

Lajmi bëhet publik prej burimeve të Top Channel në këtë ministri, të cilat sqarojnë se drafti ligjor u dërgua në parlamentin grek pasditen e së premtes dhe merr vlefshmëri që prej të hënës së ardhshme, më 21 dhjetor.

Ky vendim u jep një frymëmarrje lehtësuese mijëra emigrantëve që jetojnë në vend, shumica e tyre shqiptarë, të cilët rrezikonin të mos rinovonin lejet e qëndrimit, pasi qendrat e decentralizuara të Ministrisë së Brendshme ishin të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19.

Burime qeveritare greke thanë se po merren masa që edhe emigrantët që jetojnë në vend të trajtohen njësoj si vendasit jo vetëm nga ana financiare, por edhe përsa i përket pajisjes me dokumente, ndaj edhe për ta janë marrë masa lehtësuese për përballimin e efekteve të Covid-19.

Më herët, burime qeveritare thanë se po punohet për përgatitjen e disa drafteve ligjore që lehtësojnë në jetën e përditshme emigrantët, si dhe për krijimin e database-ve të posaçme për punonjësit sezonalë që mbërrijnë në vend, kryesisht për t’u punësuar në sektorin e bujqësisë.

Për përshtatjen e drafit ligjor po punohet ngushtë edhe me ekspertët shqiptarë të emigracionit, Fatos Malaj dhe Arminda Plangarica.

Përsa i përket punonjësve sezonalë, burimet sqaruan se të interesuarit duhet të zbatojnë me rigorozitet afatet e tyre të qëndrimit në vend dhe nëse nuk do të kryejnë rinovimin e kontratës së punës me punëdhënësin që i ka kontraktuar, pranë rajoneve të policisë në zonat që punojnë për shtyrje të tremujori që mundëson ky program, duhet të largohen nga vendi brenda afateve.

Në të kundërt rr ezikojnë gj oba dhe penalitete të rënda, të cilat arrijnë deri në 1200 euro gj obë për këdo shkel afatin e qëndrimit në zonën Shengen.

Po ashtu, edhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në Greqi kanë hapur sportelet e tyre dhe u mundësojnë emigrantëve shërbim edhe me dy turne, me qëllim pajisjen sa më të shpejtë të tyre me pasaporta dhe karta identiteti. /noa.al/

Lajm i mirë për emigrantët/ Greqia shtyn afatin e lejeve të qëndrimit, ja cfarë duhet të dini Read More »

Marku, Gonxhes: ‘Ju jeni h ajdutë mor’ (pjesë nga d ebati)

Analisti dhe pedagogu Mark Marku është përfshirë ne debate të forta me drejtorin e Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në lidhje me hu mbjen e shpresës nga ana e shqiptarëve.

Marku shp ërtheu ndaj Gonxhes në emisionin “Opinion”, pasi tha se shqiptarët kanë ikur nga Shqipëria, sepse qeveria u vo dhi pasurinë.

Nga ana tjetër Gonxhe u përgjigj duke thënë se nuk është ky niveli që duhet të ketë d ebati.

Blendi Gonxhe: Nëse ka një ar mik të madh që na ka ndodhur, përveç pandemisë e të gjitha këtyre është h umbja e shpresës, është de presioni i shoqërisë, sepse hu mbi shpresa.

Mark Marku: Po pse humbi shpresa?

Blendi Gonxhe: Dhe ky nuk është faj i Ramës as i dikujt tjetër. Nuk ka lidhje.

Mark Marku: Pse ikën 300 mijë shqiptarë para se të ndodhte kjo?

Blendi Gonxhe: Sepse shteti që na le ti në 2013-n ishte mi zerabël, por nuk dua që të merrem me këtë gjë.

Mark Marku: Pse ikën, pasi erdhët ju pra?

Blendi Gonxhe: Kujt i tregoni tani ju, se pse kanë ikur shqiptarët në 2013-n, jeni në vete apo jo?

Mark Marku: Po çfarë që duhet të mbash kompanitë tuaja…

Blendi Gonxhe: Rri ore tani. Janë dy botë të ndryshme.

Mark Marku: Ua v odhe pasurinë zotëri, ti me gjithë soj e sorollopin tënd i v odhe dhe i përzure shqiptarët nga Shqipëria.

Blendi Gonxhe: Bëje personale diku tjetër, jo me mua.

Mark Marku: Jeni ha jdutë mor. Pikë. Dhe për këtë ikin shqiptarët. Nuk ikën nga Covid. 300 mijë shqiptarë ikën se po i vidhni, po i rripni o zotëri. Dhe po i po shtëroni. Jeni ha jdutë ordinerë.

Blendi Gonxhe: Nuk është ky niveli.

Mark Marku: Po mor po, ia keni vjedh gjithçka, i keni lënë pa bukë. Po na bën diskurs, po na bën moral, na mbani ne që ti vjedhim… ore do u vidhni edhe hunjtë e gardhit.

Blendi Gonxhe: Kaq i mirë ju dukem unë, por unë jam dhe i paeksperiencë…

Marku, Gonxhes: ‘Ju jeni h ajdutë mor’ (pjesë nga d ebati) Read More »

Ja kush është deputetja socialiste që votoi kundër emërimeve të reja në qeveri, sqaron gjithçka ndodhi

Deputetja socialiste Mimi Kodheli e ka cilësuar si lapsus votimin kundër emërimeve të reja në qeveri.

Në bazë të fletës së votimit rezulton se Kodheli ka votuar kundër Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit, por deputetja socialiste ka folur për Report Tv ku thotë se kjo ishte një lapsus dhe se është ngatërruar me dekretet.
“Ka qenë lapsus. Ishte dekret presidenti dhe nuk e kam parë që ishte për ministrat. Për të dy personat do kisha ngritur të dyja duart për detyrën që morëm. Milvën madje e kam shoqe fëmijërie”, tha Kodheli.

Ja kush është deputetja socialiste që votoi kundër emërimeve të reja në qeveri, sqaron gjithçka ndodhi Read More »

Kuvendi i Shqipërisë voton ministrin e ri të Brendshëm dhe atë të Bujqësisë

Me 97 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe po me këtë numër votash ka miratuar edhe ministren e re të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Ndërsa me 101 vota pro, Kuvendi miratoi shkarkimin e Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm.

Çuçi u propozua një ditë më parë nga kryeministri Rama, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj nga posti.

Emrat e dy ministrave të rinj u dekretuan sot pa vonesa nga presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi i futi ato në rendin e ditës, pasi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ata duhet ta marrin detyrën sa më shpejt.

Lëvizjet erdhën pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, për shkak të vr asjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv po licie. /noa.al/

Kuvendi i Shqipërisë voton ministrin e ri të Brendshëm dhe atë të Bujqësisë Read More »

‘Lamtumirë Fetiu ynë/Me këgën shpuzë mbylle synë/Penë artë për Labërinë/Për iso-polifoninë!’

Lamtumir Fetiu ynë
Me këgën shpuzë mbylle syn.
Penë artë për Labërinë.
Për iso-polifoninë.
Këngët kurora të rrinë
Ikonë e madhja Janinë.
Fjala jote vetëtinë
Maleve me trëndelinë.
Sharku muzës në krahinë
Lapardha ngrite selinë.
Alimeja të dha gjin.
Riza Saliu melodinë.
Skalite grupin violinë
Skenave derdhe magjinë.
Lapardhiote farfurinë
Ylberore në ç’do stinë.
Se kurseve mjeshtërinë
Dhe për Ansamblin Çipin.
Gdhënde nderin dhe lavdinë
Prehu i qetë te kjo lëndinë.
Krah për krah me Nertesin,
Me Dulen dhe me Hamndin,
Takoni Asllan Alin.
Në xh ehnet hyjnorët rrinë,
Në qiell me yllësin.
Meritoni përjetësinë.
/Tomorr Lelo/ Ansambli Folklorik Cipini

‘Lamtumirë Fetiu ynë/Me këgën shpuzë mbylle synë/Penë artë për Labërinë/Për iso-polifoninë!’ Read More »

Qeveria merr vendimin, rrit pagën minimale, ja sa do të jetë…

Qeveria shqiptare me anë të një VKM-je ka miratuar rritjen e pagës minimale, e cila që nga 1 janari 2021 do të bëhet 30 mijë lekë të reja në muaj, nga 26000 lekë që është tani.

Për të marrë këtë pagë bazë duhet që të kryhen 174 orë pune në muaj ndërsa shtesat jepen mbi pagën bazë.
Këshilli i ministrave vendosi:

1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Qeveria merr vendimin, rrit pagën minimale, ja sa do të jetë… Read More »