Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha pranon gabimin e rende qe lejoi skemat p iramidale ne vend. Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka bërë gabim shumë të rëndë, lejimin e skemave pi ramidale. Berisha: Unë kam njohur në gabim shumë të rëndë, lejimin e skemave piramidale. Por sërish, në ’97 ishte Fatos Nano që u tha shqiptarëve që do t’u jepte çdo qindarkë të humbur, ndërsa unë u thashë që nuk do t’u jap asnjë qindarkë.
Nëse do të vendosja që të merrja një borxh të pa marrë, do t’i paguaja çdo qindarkë. Aty bëra një zgjedhje të drejtë, pas një tolerance dhe gabimi të madh.
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka ndarë një moment të vështirë personal me publikun.
Duke folur së fundmi për dashuritë më të madhe të jetës së saj ku përfshihen babai, djali, nëna dhe burri, ajo rrëfeu për ‘Faxnews’ se bashkëshorti i saj është përballur para disa kohësh me një problem shëndetësor.
Në momentin që po prisnin ambulancën, ajo kujton se është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar Zotit që të marrë atë dhe jo të shoqin.
“Unë me ju mund të ndaj diçka krejt personale, im shoq ka pasur një problem të rëndësishëm shëndetësor vite më përpara.
Në momentin që isha duke pritur ambulancën, jam ulur një sekond dhe i jam lutur zotit të më marrë mua dhe jo atë”, tha Kodheli.
Apelet për të qëndruar në shtëpi, duket se nuk kanë funksionuar me shqiptarët. Këta të fundit, me ose pa pandemi nuk heqin dorë nga zakoni i tyre për t’u kthyer në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit.
Porti i Durrësit ka shënuar një fluks të shtuar të udhëtarëve nga Italia, duke pritur çdo ditë 3 tragete të linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës. Mësohet se vetëm në një ditë në vendin tonë hyjnë të paktën 4000 udhëtarë, ndërsa dogana punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele.
Situata nuk duket e qetë as në aeroportin “Nënë Teresa”, i cili gjithashtu është i dyndur në em igrantë që vijnë nga gjithë bota. Ndërkohë që bota ka vënë al armin për mu tacionin e COVID-19 që është zbuluar në Britaninë e Madhe, në Shqipëri vijojnë ende fluturimet. Po ashtu edhe doganat janë të hapura për të mos ndaluar as shqiptarët që jetojnë në Greqi.
Edhe pse në kohë të vështira, duket se shqiptarët kanë ‘hedhur nga dritarja’ kështillat e autoriteteve shëndetësore për të shmangur lëvizjen, grumbullimet dhe vizitat në familje.
Alfred Cako ka befasuar jo pak sot në emisionin “E Diell” ku tha se kryeministri ynë nuk është Edi Rama por një klon.
Sipas Cakos edhe Putin është një klon dhe se kloni sipas tij projektohet në mënyrë të atillë që ka të gjitha informacionet dhe kloni mendon se është personi të cilin përfaqëson.
“Gojët e liga thonë se pasi u kthye nga SHBA, kryeministri ynë nuk është Edi Rama por një klon, edhe Putin është një klon dhe Mike Pence është një klon i cili sapo u vaksinua dje. Ndërsa Trump dhe Biden nuk janë shprehur për vaksinën. Liderët e vërtetë sipas ideve konsperacioniste edhe Hyseni është gjallë dhe ka jetuar në një nga qytetet nëntokësore të Brazilit dhe po kështu thuhet edhe për Abraham Lincoln ku mendohet se është vrarë, por nuk është vrarë, por ka jetuar në një vend të fshehtë derisa ka vdekur. Kloni projektohet në mënyrë të atillë që ka të gjitha informacionet dhe kloni mendon se është personi të cilin përfaqëson”, tha Alfredi.
Lëvizja Socialiste për Integrim në Vlorë ka de noncuar sot rrë mbimet e ndodhura në Vlorë duke ak uzuar shtetin për ortakëri me kr imin.
Në një prononcim për mediat, zëdhënësi i LSI të Vlorës Gëzim Lacaj tha se kjo është ana tjetër e shëmtuar e qeverisjes në Vlorë, ku kryeministri Rama është edhe deputet.
DEKLARATA E PLOTË
KRIMI ËSHTË FYTYRA E VËRTETË E QEVERISË NË VLORË.
– Deklaratë për shtyp e zëdhënësit të LSI-së Vlorë, Gezim Lacaj
Në cilësinë e zëdhënësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim të bashkisë Vlorë, dua që me anë të kësaj konference për shtyp, të tërheq vëmendjen e opinionit qytetar në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë mbi një fakt tr agjik:
Gjatë qeverisjes së Edi Ramës dhe falë inkurajimit shtetëror të kr imit, Vlora u shndërrua në teatrin tra gjik të rrë mbimeve kr iminale, me pasojë zhd ukjen pa lënë gjurmë të shumë qytetarëve.
Sipas burimeve zyrtare, që prej kur Edi Rama është kryeministër e deri sot, janë referuar në Prokurorinë e Vlorës rreth 80 raste të rr ëmbimit dhe të zh dukjes së personave.
Vetëm në vitin 2016 kur k anabizimi i Shqipërisë arriti kulmin, janë rr ëmbyer dhe zh dukur pa lënë asnjë gjurmë, 16 qytetarë të Vlorës, fatin e të cilëve nuk e di askush.
Nuk është e rastit që sa herë rriten sasitë e ku ltivimit të dr ogës, shfaqen edhe rastet e rr ëmbimit të qytetarëve, siç ndodhi edhe në tetor të këtij viti, kur u shënua rr ëmbimi i radhës së një qytetari nga Vlora.
Rr ëmbimi dhe zhd ukja pa lënë gjurmë e qytetarëve, është njëra nga pamjet e kr iminalizimit të Vlorës, ku mosveprimi i shtetit, është në ortakëri të plotë me grupet kri minale.
Shteti nuk të vr et vetëm kur të që llon pas shpine, por të vr et edhe kur lejon kri min të lulëzoje, edhe kur lejon dro gën të mbulojë Shqipërinë, edhe kur lejon gra bitjen e qytetarëve në mes të ditës dhe në mes të Vlorës.
Kr imi është fytyra e vërtetë e qeverisë dhe Vlora për fat të keq, është pjesa më e kri minalizuar e vendit, që është padyshim edhe për meritën e veçantë të deputetit të Vlorës dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Kr iminalizimi i Vlorës është vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës, ndaj që Vlora të shpëtojë nga kr imi, duhet më parë të shpëtojë nga Edi Rama dhe çibanët e kr imit që ai i ka sjellë Vlorës.
Ta shpëtojmë Vlorën nga Edi Rama!
Ta pastrojmë Vlorën nga Edi Rama!
Nje sindazh i publikuar se fundi nga emisioni i Baton Haxhiut ne Abc News, sugjeron se Edi Rama do ti firoje zgjedhjet e 25 prillit te pakten sipas bindjes se deritanishme te votuesve.
Dokumentari i “Memory” në ABC nga Baton Haxhiu prezantoi të dhënat e fundit të një sondazhi të realizuar në Shqipëri katër muaj para zgjedhjeve. Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri.
Nga anketimet e sondazhit zbulohet se shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin e tyre politik. Ndërsa për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas. Ndërkohë tani bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës.
Në sondazh vihet re se të tria partitë politike më të mëdha në vend kanë pësuar rënie në mbështetje. Megjithatë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme ato do t’i fitonte Partia Socialiste.
Nga përgjigjet rezulton se PS ka 29% të votave të shqiptarëve, PD 15% dhe LSI 2%. Ndërkohë shqiptarët e pavdneosur për votën e tyre zënë 28% të të anketuarve në këtë sondazh.
“Kjo përqindje e bën interesante garën zgjedhore. Partitë politike po e shikojnë se kanë një komunitet ë njerëzve që janë të pavendosur”, thotë Valon Feka.
“Nga përvoja ime 12 vjeçare problemi më i madh është me votuesit e LSI. Me këta vorues gjithmonë kam pasur problem se në sondazh para zgjedhjeve më dalin më pak dhe në zgjedhje dalin dyfish”, shprehet Zaloshnja.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një emision sportiv për ”Top Albania Radio” me humor ka folur për përballje në basketboll e not me disa prej politikanëve më të rëndësishëm në vend. Sa për basketbollin, Meta ka theksuar se Rama ia merr për faulla, por ka garantuar se është i paparë në 3-pikësh dhe e mposht. Madje ai e sfidon kryeministrin nën praninë e kamerave, duke mos pasur merak fare për arbitrin.
Sa i përket një gare noti me Berishën, Meta duket se në këtë sport nuk e konkurron dot ish-kryeministrin. Ai thekson se vendi i parë është i paprekshëm, dhe do garonte për vend të dytë.
PJESË NGA INTERVISTA E PRESIDENTIT ILIR META
Gazetari: President për t’ju ngacmuar pak, në qoftë se do t’ju zbrisnim nga mali në det e t’ju fusnim në një garë me rekordmenin e notit Sali Berisha, kush do të fitonte nga ju të dy?
Presidenti Meta: Absolutisht vendi i parë është i paprekshëm, absolutisht. Do të l uftoja për vendin e dytë.
Gazetari: Po me basketbollin si i keni marrëdhëniet Zoti President?
Presidenti Meta: Për basketbollin kur të dëshironi për 3-pikësh jam i paparë.
Gazetari: Menduam si një organizator i mirë për të futur skuadrën në lojë.
Presidenti Meta: Edhe si organizator, por për 3-pikësh jam i paparë, kur të dëshironi me kamera.
Gazetari: Ne njohim një tjetër që është i mirë për këto personalet, por nuk di nëse do ta bënit një sfidë bashkë me kosha?
Presidenti Meta: Për faulla ma merr ai, por për 3-pikësh jam i sigurt që fitoj.
Gazetari: Ndoshta dhe me mik me arbitrin ai tjetri.
Presidenti Meta: Nuk ka problem fare.
Gazetari: Po shohim që kohët e fundit shumë sportistë po afrohen tek politika, është mirë kjo gjë, do t’i bëjë mirë politikës, që sportistët të vijnë, a duhet t’i besojmë ne këtyre sportistëve, të paktën se çfarë na kanë treguar në këto 30 vite, ish-sportistë që merren me politikë? A mos është kjo dëshpëruese që shumë vet e shikojnë të ardhmen vetëm nëpërmjet tranpolinës së politikës duke përfshirë këtu edhe sportistët? Mos i kemi mbyllur shumë rrugët dhe mundësitë sa që duhet të harxhohesh patjetër në politikë që të bëhesh dikush dhe të kesh një të ardhme?
Presidenti Meta: Së pari ju keni një të drejtë. Në tërësi në shohim që angazhimi në politikë, në një vend që është politizuar më shumë se sa duhet dhe që nuk ka asnjë arsye për të ndodhur kjo, ka ngelur si një rrugë eskluzive për të arritur diçka, futja në politikë. Kjo mendoj që është tërësisht e gabuar për njerëz të cilët kanë një pasion dhe talent e që mund të japin për shoqërinë shumë më tepër se sa në politikë.Megjithatë fakti që sportistë, ish-sportistë apo përfaqësues të botës së kulturës mund të angazhohen në një moment të caktuar në politikë, nuk ka asgjë shqetësuese në rast se ata e ndiejnë që mund të kontribuojnë në këtë drejtim.E rëndësishme është që njerëzit të udhëhiqen nga dëshira për të kontribuar në interes publik dhe jo thjesht për të realizuar disa objektiva të tyre përmes angazhimit politik, pasi kjo nuk do të ishte e shëndetshme dhe nuk e ndihmon as vet politikën, por mund të dëmtojë edhe personalitetin e tyre.Mund të kesh qenë një sportist shumë i mirë, shumë i dashur nga të gjithë, por në momentin e angazhimit tënd në politikë e zvogëlon veten, në drejtim të ndjekjes së disa interesave të caktuara që nuk e ndihmojnë politikën të jetë garante ndaj interesave publike. Atëherë kjo ta dëmton dhe reputacionin si ish-sportist, apo si ish-artist.Kjo varet edhe nga motivimi i personave të caktuar.