Dukati

Basha: Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për mosmbajtjen e premtimit të tij për 300 mijë vende pune.

Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale, Basha shprehet se Rama premtoi punësim për shqiptarët, por numri numri i të larguarve nga vendi është më i larti në Europë.

“Rama premtoi punësim për shqiptarët, por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, shkruan Basha. /noa.al/

Basha: Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë Read More »

Rama ngre dolli me raki në Vlorë: ‘LSI u fut në vrimë, PD mbeti në det’

Kreu i qeverisë në fundjavë ishte në Vlorë ku inspektoi disa kantiere të hapura në qytetin bregdetar.

I shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut, Damian Gjiknuri, kryebashkiaku Leli dhe zyrtarë të tjerë, kryesocialisti qëndroi duke biseduar me banorët në disa nga lagjet që pa nga afër punimet për rrugën, ndërsa në një moment u ndal në një lokal duke ngritur dolli me raki me vlonjatët.
“Një gëzuar me vlonjatë mes të qeshurash që kulmuan në fund me një demokrat:

– Gëzuar vëlla e mos u mërzit për PD që të mbeti në det!

– Po ç’të mërzitem o vëlla, ne PD gomë rezervë e kemi sa të të kemi ty” shkruan Rama.

Batutat

Edi Rama: O kamarier, hajde, hajde

Qytetari: Është me LSI-në ai

Edi Rama: Janë futur nëpër vrima ata të LSI-së tani, çoç gatuajnë atje brenda

Pronari i lokalit: Të urojmë shëndet

Edi Rama: E do një gotë raki edhe ti?

Pronari i lokalit: Unë do ta jap se jam pronari i lokalit

Edi Rama: Jo, nuk ke cfarë na jep fare ti

Qytetari: Do të qerasim ne

Edi Rama: Bjere atë kamerierin, me LSI-në e ke jetë?

Pronari i lokalit: Kamarieri është me ty

Edi Rama: Hajde gëzuar çuna

Qytetari: Hajde shiko xhaxhi Edi Ramën LIVE, do ta shikojë LIVE

Edi Rama: Sa vjeç je?

Fëmija: 7

Edi Rama: Një vit më i madh se Zaho

Pronari i lokalit për gruan: Unë jam burri i kësaj

Edi Rama: Ti qenke burrë zotëri

Rama ngre dolli me raki në Vlorë: ‘LSI u fut në vrimë, PD mbeti në det’ Read More »

Edi Rama shpallet lideri i katërt më i ndjekur në Evropë në 2020 dhe i pari për…

Edi Rama është renditur në vendin e katërt si politikani me interaktivitetin më të madh në Facebook.

Gjithashtu ai është renditur i pari në botë për numrin e postimeve në 2020, me 812 postime.
Viti 2020 do të mbahet mend gjatë në histori, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rrjetet sociale kanë qenë platforma më e mirë dhe e sigurtë për të komunikuar në pamundësi të kontaktit fiuzik.

Takimet, mbledhjet, ndërveprimet përmes mjeteve digjitale rrëzuan për herë të parë këtë vit edhe mitin e zyrës, ndërsa rrjetet sociale njohën rritjen më të madhe të numrit të përdoruesve në kohë reale madje u panë si dobia më e madhe që prej krijimit të tyre.

Për herë të parë, partitë politike zgjodhën që të organizonin fushata online.

Sipas studimit më të fundit të të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në “Facebook”, të “Terradata”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekur në Evropë për vitin 2020, me 1.3 milion ndjekës.

Ai ka lënë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje si Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në vend të parë qëndron Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i ndjekur nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe pas tij në vend të tretë Kryministri anglez Boris Johnson.

Kryeministri Edi Rama renditet në vendin e gjashtë në Evropë për numrin e reagimeve të ndjekësve, me rreth 5.6 milion like, apo emocion, përgjatë 2020.

Në total numri i komenteve në faqen e kryeministrit Edi Rama ishte 524,9 mijë dhe 216,2 mijë shpërndarje.

Edi Rama shpallet lideri i katërt më i ndjekur në Evropë në 2020 dhe i pari për… Read More »

Rama: ‘Unë punoj shumë, problemet që duhen zgjidhur janë ta pafundme. Lëre pastaj bum tërmeti…bam COVID-i…çfarë sfidash’

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të vitit të vështirë që po lëmë pas.

Ai është ndalur në dy go ditje të mëdha, pasojat e të rmetit dhe pandemia e COVID-19.

Rama thotë se të gjithë ashtu sikurse dhe ai mendojnë se bëjnë punën më të vështirë.

Kreu i qeverisë veçon sak rificat e mjekëve, ndërtuesve, shpëtuesve të jetëve e në veçanti të shqiptarëve të zakonshëm.

“Të gjithë mendojnë se bëjnë punën më të vështirë. Edhe unë mendoj se kjo punë që bëj është puna më e vështirë. Unë punoj shumë, problemet që duhen zgjidhur janë ta pafundme. Lëre pastaj bum tërmeti…bam COVID-i…çfarë sfidash. Por prapëseprapë puna më e vështirë është e atyre që duhet të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë edhe nën rrënojat e tërmetit”, tha Rama.

“Puna më vështirë, – shtoi kreu i qeverisë”, – “është e atyre që ndërtojnë shtëpitë dhe shkollat, puna pa orar dhe pa të diela e mjekëve dhe infermierëve që tash sa kohë nuk mbahet mend që luftojnë kundër COVID”.

“Puna më e vështirë është puna e shqiptarëve të zakonshëm që jetojnë edhe punojnë edhe në këtë kohë të vështirë, e prindërve që luftojnë për t’i dhënë fëmijëve të tyre një të ardhme më të fortë. Ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes për të bërë më të mirë për vendin”, tha Rama ndër të tjera, teksa bëri një përmbledhje të vitit 2020 që po lëmë pas./NOA.al

Rama: ‘Unë punoj shumë, problemet që duhen zgjidhur janë ta pafundme. Lëre pastaj bum tërmeti…bam COVID-i…çfarë sfidash’ Read More »

Nëna lutet për vajzën që v uan nga zemra:Duhen 200 mijë euro për operacionin

Me përhapjen e virusit Sars/cov2 në Shqipëri, kur e gjithë vëmendja është e përqendruar aty, familja Bërdufi mësoi një lajm tr onditës për vajzën e vogël të shtëpisë, Elonën. Që prej marsit 14-vjeçarja nuk shkon më në shkollë prej një tjetër sëmundjeje.

“Në karantinë siç rrinim të gjithë familjarët, aty e kuptova që Elena kishte diçka qe nuk shkonte, kishte marrje fryme , këputje … çfarë nuk na shkonte në mendje se ishim të traumatizuar prej virusit. Helmim nuk kishte, as virus, por kishte diçka që as unë s’e besoj, kur mjeku tha duhet ta çojmë me urgjencë. Më shpjegonin, por prapë s’e pranoja që fëmija ime vuante nga zemra”, – thotë nëna e saj, Enida Bërdufi.

E diagnostikuar me kardiomiopati e dilatuar, një formë e rëndë, 14-vjeçarja duhet të kryejë ndërhyrje në zemër, por ky operacion i ndërlikuar nuk mundësohet në spitalet shqiptare.

“Ilaçet janë sa me qenë Elena në këmbë. Doktoresha ka thënë se vetëm jashtë shtetit mund të bëhet në Turqi ose Itali, shkon 200 mijë euro. Ku t’i gjesh ato të ardhura? Do mendosh për pjesën e lekut dhe dhembshuria e fëmijës, dhimbje e dyfishtë. Kush nga 50, kush nga 100 që na kanë ndihmuar deri tani, imagjino të shkosh jashtë shtetit”, shton Enida.

Koha për Elonën është më e çmuar se kurrë tani. Ajo pas përmirësimit del nga spitali, por gjendja e saj përkeqësohet në banesë, ndaj ndërhyrja duhet të kryhet sa më shpejt.

“Thjesht na ka thënë mjekja, nëse sheh diçka të çuditshme kur vj ell, do e sjellësh me shpejtësi. Nga Kavaja të çosh me urgjencë një fëmijë me zemër? Nga momenti në moment ça s’mund të ndodhë!! Ça mund t’i bëj unë fëmijës në shtëpi vetë? Serumin s’ia bëj dot”, thotë ajo.

Netëve pagjumë, me frikën nga koha që kalon dhe vu ajtjet e të bijës që shtohen, Enidën e shoqërojnë lutjet. “Nuk dua asgjë, vetëm të shpëtoj fëmijën, ta kuroj e të jetë si gjithë shoqet“, – thotë e ëma.

“Ju lutem, të shërohem sa më shpejt”, shprehet Elona nga ana e saj. / Top Channel/

Foto dhe video: TCH

Nëna lutet për vajzën që v uan nga zemra:Duhen 200 mijë euro për operacionin Read More »

V rasjet në Shqipëri, Rama: Po afrohemi pranë mesatares së BE

Edi Rama deklaroi se gjatë qeverisjes së tij, Shqipëria është bërë një vend më i sigurt, ku janë regjistruar më pak vr asje me dashje.

“Numri i vra sjeve me dashje vijon të jetë në rënie, shifra janar-nëntor 2020 ishin 45 vr asje, 7 më pak se një vit më parë dhe për të gjithë ata, për të cilët janë të interesuar të dinë të vërtetën e përmbledhur në një shifër duke pasur parasysh edhe bombardimin mediatik që krijon një hapësirë dispropoziconale për kr onikën e zezë duke krijuar një panoramë jo të lidhur me realitetin, – vijoi kryeministri. – Nga një vend ku praktikisht kishte mesatarisht një vra sje në çdo 2-3 ditë jemi një vend që sa i përket numrit të vra sjeve po stabilizohemi pranë mesatares së BE-së”, tha Rama.

V rasjet në Shqipëri, Rama: Po afrohemi pranë mesatares së BE Read More »

Ambasadorja shqiptare në SHBA, mesazh p rekës për kampionin shqiptar që u shua në moshë të re

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, ka bërë një dedikim pre kës në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta në moshë të re të sportistit dhe kampionit në not, Klavio Meca.

Ajo ka zgjedhur ta kujtojë 24-vjeçarin me një video shumë kuptim plotë, ku ai reciton vargjet e Naim Frashërit shkëputur nga “Fjalët e Qiririt”.

“Kur të më shihni se jam tretur mos pandehni se kam vd ekur”, reciton Meca mes miqve të tij gjatë takimit në ambasadën shqiptare në SHBA.

Faber kujton se Klavio ishte pjesë e grupit të studentëve të zgjedhur vitin e kaluar me takim dhe vizita në institucione amerikane.

“Të njohëm shumë shkurt dhe ndamë me ty veçse pak ditë, por do të të kujtojmë gjatë për ngazëllimin që përçoje dhe entuziazmin që solle tek të gjithë që ishin pjesë e programit. ‘Ditët Shqiptare në Uashington DC’ është një nga aktivitetet më të vyera që Ambasada shqiptare zhvillon.

“The very smart, sweet and easygoing” Klavio ishte pjesë e grupit të studentëve të zgjedhur për vitin e kaluar (2019). Tradita e këtij aktiviteti dy-ditor me takime dhe vizita në shumë institucione amerikane shpresojmë të vijojë vit pas viti, por tashmë për një arsye me shumë, kujtimin e paharruar të tij.

Ngu shëllimet më të sinqerta për këtë humbje tr agjike e të parakohshme për familjarët, të afërmit dhe gjithë miqtë e Klavios. Videon e mëposhtme e kam regjistruar personalisht gjatë takimit në Ambasadë. E publikoj me qëllim që të ndaj një kujtim të bukur të Klavios nga një moment që sot merr tjetër vlerë. I përjetshëm kujtimi tij!”, shkruan ajo krah videos.

Klavio Meca u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare. Ai ka pasur një sërë arritjesh sportive mes tyre në Budapest të Hungarisë, ku vendosi një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë në not. Ai humbi jetën ditën e djeshme pas një ataku kardiak teksa ndodhej me miqtë e tij në Prishtinë

Ambasadorja shqiptare në SHBA, mesazh p rekës për kampionin shqiptar që u shua në moshë të re Read More »

Këngëtarja Leonora Jakupi zbulon për herë të parë më shumë detaje të lidhjes së dashurisë së saj

Këngëtarja Leonora Jakupi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”. Këngëtarja e shumë HIT-eve u vendos përballë një interviste mjaft speciale ku titujt e këngëve të saj ishin “pyetjet” e intervistës.

Nëpërmjet përgjigjeve të Jakupit u zbuluan shumë detaje të lidhjes së dashurisë së saj.

Me anë të këngës “Zemra të kërkon”; Leonora zbuloi se tashmë e ka gjetur të duhurin; gjithashtu zbuloi se ai nuk i ka dhuruar diamante, nga kënga “Diamant”.

“Pa asnjë dyshim” që do të kemi një dasmë në vitin 2021; pasi 2020 ia prishi planet për martesë. Të paktën Leonora dëshiron dhe shpreson të bëjë një dasmë vitin që vjen, por jo tradicionale.

Sipas Leonorës nëse në lidhje nuk ka dashuri, respektit dhe komunikimit i vjen fundi.

Këngëtarja Leonora Jakupi zbulon për herë të parë më shumë detaje të lidhjes së dashurisë së saj Read More »