Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj njihet për lirshmërinë që ka para kamerave apo edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo flet gjithmonë pa dorashka si për jetën e saj private dhe atë profesionale.
Së fundmi ajo ka bërë një mini-intervistë në rrjetet sociale, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj kuriozë.
Pyetja që një zonjë i ka drejtuar Rudinës ka qenë: “Sa herë në javë bën se ks”?
Moderatorja nuk ka ngurruar ta bëjë publike këtë pyetje duke i përgjigjur sinqerisht:
“Mendova se ishe burrë që bëje këtë pyetje. Qenke një zonjë. Meqë pyetja është e sinqertë, do përgjigjem sinqerisht. Unë nuk bëj se ks, bëj dashuri”, ka qenë përgjigjia e Rudina Dembacaj./noa.al/
Ndryshimi i florës së zorrëve mund të jetë bashkëpërgjegjës i dështimit të zemrës. Studimet kanë treguar se pacientët me zemër të prekur nga kjo sëmundje, kanë në fakt një mikroflorë të zorrëve më të varfër se njerëzit e shëndetshëm
Rezultatet e studimeve të fundit, kanë treguar se një ndryshim i florës se zorrëve mund të jete bashkëpërgjegjës i dështimit të zemrës. Pacientët me zemër, të prekur nga kjo sëmundje, kanë në fakt një mikroflorë të zorrëve më të varfër se njerëzit e shëndetshëm. Por cilat janë rregullat e arta që këta pacientë duhet të ndjekin, për të përmirësuar si shëndetin e zemrës ashtu edhe florën e zorrës? Mjekja, Ervehe Dervishaj, jep këshillat për këtë kategori pacientësh.
Sëmundjet e zemrës
Zemra është organi që bën shpërndarjen e gjakut. Në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje të funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet si pompë, atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit. Ekzistojnë dy lloje të tjera sëmundjesh, siç janë hipertensioni dhe hipotensioni. Rritja e shifrave të trysnisë arteriore mbi normë, njihet si hipertension. Një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është dhe humbja e elasticitetit të enëve të gjakut.
Kjo sëmundje quhet ndryshe arteriosklerozë dhe prek mjaft njerëz. Ato shkaktohen nga ndryshimi i tensionit arterial që shkon në zemër. Kur prishet ritmi i zemrës kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikarditë, apo me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë. Infarkti i zemrës shfaqet si pasojë e bllokimit të enëve të gjakut të cilat furnizojnë muskulin e zemrës me gjak (tromboza, embolia). Si pasojë, shfaqen çrregullime të rënda në punën e zemrës, indi i zemrës vdes dhe të rrahurat e saj ndalen plotësisht.
Faktorët që rre zikojnë punën normale të zemrës janë: mosaktiviteti fizik i organizmit, streset e ndryshme psikike, puna e rëndë fizike, pushimi i pamjaftueshëm, pirja e duhanit, alkoolit etj. Për të detektuar me kohë çrregullimin e funksionit të zemrës, përdoret aparati i cili regjistron grafikisht punën e zemrës në formë të elektrokardiogramit (EKG). Çdo njeri duhet të kontrollojë rregullisht punën e zemrës. Ataket në zemër ndodhin kur furnizimi i pjesëve të zemrës me gjak, rrallohet apo pritet fare. Shkaqet që e krijojnë, janë arterie të bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonjë mpiksje gjaku, në ndonjë prej arterieve koronare. Stadi i fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës (insuficienca kardiake) në të cilën zemra nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu bëhet invalid. Në momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk mund të përballohet nga organizmi, atëherë organizmi vdes.
Ndërveprimet mes zemrës dhe zorrëve
Shëndeti ynë varet nga mjaft faktorë dhe në një ekuilibër të saktë midis organeve të ndryshme të trupit. Ekziston një ndërveprim midis zorrëve dhe zemrës, ndaj sot është e rëndësishme që mjeku ose kardiologu t’i kushtoje rëndësi edhe shëndetit të zorrëve dhe të ndërhyjë, nëse është e nevojshme, që të mbajë një funksion të mirë të këtij organi. Në shumicën e rasteve, kjo është për shkak të një bilanci të energjisë.
Ka dy situata të rrezikut të mundshëm: njëri ka të bëjë me bakteret e zorrëve që mund të dëmtojnë zemrën, duke rezultuar në dështim të zemrës dhe një tjetër varet nga një trimethylamine substancë të oksiduar të quajtur (TMAO), prodhuar nga mukoza e zorrëve dhe që ndikon arteriet, mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër. Rezultatet e studimeve të fundit kanë treguar se një ndryshim i florës se zorrëve, mund të jetë bashkëpërgjegjës i dështimit të zemrës. Pacientët me zemër të prekur nga kjo sëmundje, kanë në fakt një mikroflorë të zorrëve më të varfër se njerëzit e shëndetshëm. Kjo do të thotë se në pacientët kardiakë zorrët janë veçanërisht të lodhura e nuk janë ushqyer nga fluksi i gjakut dhe gjithashtu ka mure të trashë dhe të depërtueshëm për toksina dhe bakteret. Pa harruar se mikroflora është ndryshuar në shumë kushte patologjike, të tilla si diabeti tip 2. Flora e zorrëve, te njerëzit që vuajnë nga zemra, është më e brishtë. Ajo paraqet një sasi më të vogël dhe të ndryshme të mikroorganizmave dhe sidomos një marrëdhënie jo të balancuar midis baktereve “të këqija” dhe atyre “të mira”. Duke pasur parasysh se dështimi i zemrës është i lidhur me një gjendje kronike inflamatore, është e mundur që është pikërisht flora bakteriale në favor te saj. Mikroflora e zorrëve mund të jetë rezultat i dështimit të zemrës, por nuk përjashton të kundërtën: ndryshimi i profilit të zorrëve bakteriale, mund të jetë një faktor rreziku, apo edhe një shenjë e sëmundjeve të zemrës. Debati mbetet i hapur në komunitetin shkencor.
Këshillat
Duke pasur parasysh lidhjen e ngushtë mes zemrës dhe zorrëve, në rastin e sëmundjeve të zemrës apo ndryshe i çrregullimeve të zorrëve, është mirë të jeni vigjilent, të konsultoheni me një specialist dhe të adoptoni sjellje të shëndetshme parandaluese nga pushteti. Është gjithashtu e rëndësishme për të ushtruar vetëm një shëtitje të thjeshtë në një ritëm të shpejtë, një orë e gjysmë në ditë, është një bekim i vërtetë për të zgjuar metabolizmin. Në rast të një mbipeshe, është këshilluar absolutisht për të humbur peshë dhe për të ndaluar pirjen e duhanit.
Shqipëria prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.
Reshjet kanë shkaktuar probleme të theksuara në disa zona të vendit, ku situata më e vështirë paraqitet në zonën e Shkodrës.
Adiola Bani nga Meteoalb thotë se reshjet më të dendura të shiut janë regjistruar në zonat veriore dhe veriperëndimore.
“Zona më problematike vijon të mbetet zona veriore, dhe kryesisht veriperëndimore, Shkodra, Lezha, Bajram Curri dhe zona e Kukësit. Pellgu i Drinit në përgjithësi ka pasur sasinë më të konsiderueshme të reshje”.
Bami shto se në orët e mbrëmjes dhe deri nesër paradite do të këtë shkëputje të reshjeve të shiut, çka do të bëjë që situata të jetë më e qetë.
Specialistja e Meteoalb u shpreh gjithashtu se e diela dhe dita e hënë do të ketë shtime të reshjeve.
“Pritet të kemi një shkëputje reshjesh sot gjatë orëve të mbrëmjes dhe nesër gjatë paradites, për t’u rikthyer nesër paradite, por nuk do të jenë në nivelin që kanë rënë deri sot, por sërish e diela dhe e hënë do të sjellin fuqizim të reshjeve. Do të kemi ndërprerje të tyre gjatë të hënës dhe të martës, dhe përmirësimin e motit e kemi pas mesit të javës për t’iu rikthyer normalitetit”, tha Adiola Bami. /NOA.al
Elton Ilirjani është shumë i përfolur në media dhe rrjete sociale pas daljeve të tij me make-up dhe taka dhe deklaratës se është “gay”.
“Djemtë në “Për’puthen” sillen si femra, vetëm pjeshkërojnë. Flasin si të ishin femra. Janë bërë të gjithë njësoj, presin vetullën njësoj”, deklaron Ilirjani.
Thotë se asnjë nga djemtë nuk i pëlqen por do pranonte një takim 4 minutësh me Atdheun.
“Është i pashëmm, i gjatë, vetëm ai mund të shkojë pak, unë me taka dal më e gjatë se të gjithë aty”, thotë Ilirjani në një intervistë për “Shqipëria live”. /noa.al/
Ish ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksander Arvizu, në një intervistë ekskluzive për “Politik On” në RTV Ora, ka komentuar ngjarjet e djeshme në Kongresin Amerikan ku pas mësymjes së pro testuesve pro-Trump pati 4 vi ktima dhe shumë të pl agosur e të arrestuar.
Sipas diplomatit, presidenti Donald Trump ka turpëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ngjarjet e djeshme.
Arvizu shtoi se, kjo nuk është hera e parë që presidenti republikan turpëron amerikanët.
Alfred Lela: Si u ndjetë, si amerikan dhe si diplomat, me ato që ndodhën në Washington?
Aleksander Arvizu: Siç mund ta imagjinoni. Shumë emocione. Kisha një varg me emocione nga perspektiva e diplomatit. Sigurisht që u ndjeva i turpëruar sepse e dija që njerëz në mbarë botën apo njerëz që janë miqësore ose jomiqësorë do ta shikonin atë. Dhe të jem i sinqertë, presidenti Trump na ka turpëruar. Ka turpëruar Shtetet e Bashkuara dhe kjo nuk është hera e parë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Është më shumë një ndjesi shoku dhe e një shqetësimi të madh.
Alfred Lela: A ka ngjashmëri mes Shqipërisë dhe asaj çka ndodhi dje në Washington?
Aleksander Arvizu: Ka disa pika. Në rradhë të parë, në termat e ngjashmërisë, për fat të keq, është diçka që e kam menduar vitin e shkuar, është ky koncepti i medias false, i fake news, veçanërisht në mediat sociale ku dikush mund të thotë krejtësisht të pavërtetë por njerëzit mund ta besojnë. Këtë që po shoh në SHBA e kam parë çdo ditë në Shqipëri. Ne jemi bërë pak si Shqipëria.
Ajo që ndodhi dje në Washington ishte tu rpëruese dhe shkuese për ne.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një konferencë për mediat i është përgjigjur sot presidentit Ilir Meta në lidhje me marrëveshjen e Huasë me Fondit Saudit të Zhvillimit për projektin e rrugës Vlorë-Orikum.
Ministrja pohoi se nuk ka pasur negociata për marrëveshjen pasi nuk bëhej fjalë për hua të re, por për një hua të negociuar më parë. Ajo tha ndër të tjera se një pjesë e huasë është rialokuar nga një objekt në tjetër, brenda të njëjtës zonë gjeografike, ndërsa shtoi se janë respektuar të gjitha proceduat dhe nuk ka shkelje të Kushtetutës.
“Ky aks do të sjellë përfitime për qytetarët. Presidenti i Republikës është informuar me dy shkresa për huan, në lidhje me termin ‘negocim’ dhe arsyet e ndryshimit. Nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi financiar të ri jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave financiare të rialokuara më parë. Ky është rialokim i siguruar më parë pas një marrëveshje. Ajo që kërkohet të arrihet është që me të një fond të negociuar sipas parashikimeve kushtetuese, të realizohet një projekt infrastrukturor në të njëjtën vend. Nuk do të ndryshojë as shuma, as afati. Kjo dakordësi me kompaninë, i hapi rrugë punës. Ku qëndron kundërshtia me Kushtetutën?! Në germë? Në qëllim apo frymë? Ai është lehtësisht i lexueshëm, pasi është nevojë për të rritur investim instrastrukturor. Procedura është ligjore. Sqarojmë zyrën e presidentit se vetëm për kushtet e projektmarrëveshjes, nuk janë dakord me kushtet bazë të një marrëveshje të tillë, vetëm në këtë raste ngrihet grupet negociatore.”, tha Denaj.
Denaj tha se meta intepreton në mënyrë të gabuar. “Presidenti për të mbështetur arsyet e refuzimit të kërkesës së autorizimit të plotfuqishmërisë interpreton në mënyrë të gabuar. Ngre akuza për mashtrim, kundërshtim me Kushtetutën, akuza të panevojshme sepse nuk është ky qëllimi i qeverisë dhe ministrisë së Financave. Në këtë moment kërkoj të sqaroj publikisht se cila është nevoja e ndryshimit të objektit infrastrukturor. Analiza e vlerësimit të projektit të parë të lotit të 4 të lumit të Vlorës, nxori një vlerë më të lartë se vlera e huas dhe vetë projektin e parë jo ekonomik. U vendos kalimi i fondeve në një tjetër projekt. Projekti i ri ekonomik është gati dhe FSHZH është në fazat finale për të rakorduar financimin e tij. Kujtoj të gjithë banorët e zonave malore se prej gati 30 vitesh po shohin të bëhet realitet një ndërlidhje mes zonave që ishte ëndërr. Lidhja e Tepelenës me bregdetin e Jugut po realizohet nëpërmjet rrugës Gusmar-Kuç.”, pohoi ministrja.
Emisioni “Stop” këtë të martë ka trajtuar temën e fallxhoreve parashikojnë fatin e qytetarëve. Një bashkëpunëtor i “Stop” ka zbuluar se në Maminas zgjidh problemet në familje. I pajisur me një kamerë të fshehtë, qytetari shkon të takojë një fallxhor në Maminas, dhe kërkon të zgjidh një problem personal.
Ai thotë, se e ka gruan me nerva dhe fallxhori i jep një nuskë e ujë për të pirë të dy bashkë. Fallxhori shprehet se pasi qytetari të dëgjojë të gjitha këshillat e tij problemet do të marrin fund.
Qytetari: Si je?
Hoxha: Selam Alekum, si kalon mirë
Qytetari: Mirë
Hoxha: Ça je tu bo mirë?
Hoxha: Hajde. Futu në dhomë aty para. Ça bohet nga je me shpi, nga je me shpi?
Qytetari: Tiranë
Hoxha: Ça lloj problemi (Nuk kuptohet)
Qytetari: Tani unë kam një problem me të fejuarën
Hoxha: Po
Qytetari: Kam një muaj që s’është në vete, nuk e di. Flet fjalë pa lidhje na një herë bërtet. Ku di gjë unë më duket si e pakuptimtë
Hoxha: Si e ka emrin nusja?
Qytetari: XXXX
Hoxha: Si?
Qytetari: XXXXx XXXXx
Hoxha: XXXXX. Nëna e Axxxx, nona
Qytetari: Mxxxxxxx po se kam, pff as se kuptoj domethënë pse ky ndryshim
Hoxha: Emri jot
Qytetari: Axxx
Hoxha: Mëma jote?
Qytetari: Ah mamaja ime? Axxxx
Hoxha: Ka mundësi nga është me origjinë?
Qytetari: Kwtu në Tiranë është. Më bën shumë përshtypje, nuk e kuptoj dot, ka vajtur është te doktori aty te QSUT-ja dhe s’është se i kanë thënë noi gjë dhe më thanë që më mirë shko
Hoxha: Nusja qenka e mirë, nusja qenka mashallah. Qenka e mbarë si nuse. Ça pune bën kjo?
Qytetari: Infermiere
Hoxha: Qenka e mire. Për mua s’ka vërejtje. E ka çik sy ajo e ka çik kështu si kas, zili kështu
Qytetari: Po pfff bërtet kot ose zihemi kot në kuptimin që s’ka qenë ashtu. jam shumë i shqetësuar
Hoxha: Qenke shumë i mbarë më fal një sekondë, qenke shumë i mbarë ta boft zoti hallall. Nusja ka çik sy qenka e mbarë faktikisht
Qytetari: Po ku mund ta ketë marrë këtë sy?
Hoxha: Kase është nuk ka gjë kështu. Do të qetësohet mos të ketë kështu nerva gjëra.
Qytetari: Jam shqetësuar në kuptimin që s’ecin gjërat se me sherr me kështu.
Hoxha: Do shkroj një nuskë mbaje te shtëpia edhe më pi çik ujë. Pini ujë të dy këtu? Ujë me pi. Ka për të ec mbarë
Qytetari: Se është mirë e bukur fillon edhe
Hoxha: Shikoje këtë ta kam bërë nuskë merre si nuskë te shpija për mbarësi, të ndihmoftë zoti
Qytetari: Ku ta vendos atë unë?
Hoxha: Nuskën ku të dush edhe këtë ujë me pi për shembull
Qytetari: Po atë si do ta
Hoxha: Në një pagur ujti hidhe me pi lëngun ose pije kështu. Të ndihmoftë zoti
Qytetari: Unë të falënderoj
Hoxha: Merre të ndihmoftë zoti merre vazhdo
Qytetari: Tani atë të voglën ta vendos
Hoxha: Te bufeja ku të duash
Qytetari: Te bufeja kurse këtë ta hedh në ujë po pastaj.
Hoxha: Pini të dy.
Me këtë formulë, duket se do të marrë fund edhe problemi i qytetarit. Një tjetër i ri i drejtohet një fallxhoreje në Kuçovë, pasi siç thotë, ai ka problem me dy vajza në Sarandë: njëra nuk i shqitet, ndërsa tjetra nuk ia var.
Fallxhorja thotë, se djali ka magji, ndaj nuk i bëhen gjërat mbarë. Ajo sugjeron si zgjidhje përdorimin e sheqerit 7 ditë deri në 3 javë, sheqer që më pas duhet hedhur te lulet.
Qytetari: Si kalove?
Fallxhorja: Mirë si jeni?
Qytetari: Ju jeni Dashi?
Fallxhorja: Po, ulu këtu i çik se jam një çik e zënë tani.
Qytetari: Ok! Mirë
Qytetari: Mbarove?
Fallxhorja: Po, po, hajde
Qytetari: Si kalon ti?
Fallxhorja: Mirë si je ti?
Qytetari: Unë kam një çik kështu me siklet.
Fallxhorja: Pse ça ka.
Qytetari: Po unë kam një problem me një vajzë tani. Me një vajzë, kam problem me dy vajza po.
Fallxhorja: Po ti paske dhe dy pa mirë.
Qytetari: Njëra s’më lë rehat, s’më shqitet.
Fallxhorja: Hëë.
Qytetari: Më bezdis shumë kështu kurse tjetra s’më afron fare kjo që dua unë.
Fallxhorja:Po merr atë që të afrohet.
Qytetari: Ça mundësish ka domethënë si mund të më ndihmosh?
Fallxhorja: Ke marr sheqer?
Qytetari: Jo, po se dija.
Fallxhorja: Po si ke ardhur kështu?
Qytetari: Po për herë të parë
Fallxhorja: Si e ke emrin?
Qytetari: Axxxxx
Fallxhorja: Axxxx sa vjeç je?
Qytetari: 34 e akoma beqar.
Fallxhorja: Emri i nënës?
Qytetari: Hxxxxxx
Fallxhorja: Po mbiemrin si e ke?
Qytetari: Fxxxxxxx
Fallxhorja: Duhet të kishe marrë çik sheqer në fakt, doja një element
Qytetari: Të vete të marr sheqer?
Fallxhorja: Jo ncuq, jo nuk do vesh. Ja një sekondë.
Qytetari: Që ta sqaroj tamam kjo vajza më bezdis jashtë mase. Më vjen ku të më gjej domethënë.
Fallxhorja: E ke pasur të dashur?
Qytetari: Po s’kemi pasur kështu.
Fallxhorja: Është fiksuar keq. Keni pasur intimitet bashkë?
Qytetari: Jo, jo nuk më ngjiti e kupton.
Fallxhorja: Po ajo? Ajo është e fiksuar ajo do patjetër.
Qytetari: Po.
Fallxhorja: Po kjo tjetra tani?
Qytetari: Kjo tjetra tani jam unë i fiksuar te kjo tjetra domethënë.
Fallxhorja: Po kjo nuk do për shkak të kësaj apo nuk do vetë?
Qytetari: Po se kuptoj
Fallxhorja: Ke pas marrëdhënie me këtë tjetrën ?
Qytetari: Kam pas marrëdhënie po
Fallxhorja: Larguar
Qytetari: Ftohur shumë
Fallxhorja: Po mbase s’ndihen siç je ti me këtë tjetrën është me të ngjitur ajo punë
Qytetari: Po si i bëhet domethënë që të kem një.
Fallxhorja: Nëse është kismet do bëhet. Nëse nuk është ta shohim. Si e ke emrin?
Qytetari: Axxx, Axxxx
Fallxhorja: Edhe njëherë Axxxx, 34-vjeç emri i nënës?
Qytetari: Hxxxxxx.
Fallxhorja: Axxxx ke shkarje ke shuplakë ke magji, s’para të bëhen gjërat mbarë më kollaj. si e ka emrin ajo që nuk do ta?
Qytetari: Exxxxxx.
Fallxhorja: Sa po bën ti me këtë që je njohur?
Qytetari: 1 vit pothuajse.
Fallxhorja: Në Sarandë është dhe kjo?
Qytetari: Në Sarandë, të dyja në Sarandë janë
Fallxhorja: Ajo tjetra si quhet?
Qytetari: Axxxxx
Fallxhorja: Sa vjeç është?
Qytetari: 25.
Fallxhorja: Ok, konsumoje këtë vet (sheqerin) dhe hidh në lule me na një kryqëzim se ke diçka të bërë edh ajo vajza ka diçka të bërë. Sa vjeçe është ajo?
Qytetari: Se kuptova?
Fallxhorja: Exxxxxx. Sa vjeçe është Exxxxx
Qytetari: Ajo 30
Fallxhorja: Këtë do ti?
Qytetari: Po.
Fallxhorja: E ça pune bën kjo?
Qytetari: Ekonomiste.
Fallxhorja: Po ti?
Qytetari: Unë jam menaxher.
Fallxhorja: Shoh që me këtë ke më shumë shanse.
Qytetari: Me kë? Me Exxxxxx?
Fallxhorja: Hë.
Qytetari: Po ishallah se prandaj erdha.
Fallxhorja: U është bërë diçka juve u është bërë magji edhe ty edhe asaj.
Qytetari: Po kush?
Fallxhorja: Kështu që do hedhësh në bar jeshil ose lule nëse ke mundësi pak sheqer që të tretet brenda magjia mos të jetë më. Të hedhësh në kryqëzim ose të shkeli goca për të hequr magjinë. Nuk është se i bëra asaj gjë për tu bërë me ty. S’ka lidhje me kwtë pjesë më shumë për prishje magjie. Mbarë o zot. Do ta konsumosh këtë sheqer vetë 7 ditë deri në 3 javë.
Qytetari: Pastaj do ta hedh tek lulet?
Fallxhorja: Do hedhësh në të njëjtën kohë me ngrënien. Është me magji të vjetër (Flet Greqisht)….. është magji e hequr. Jo s’është hequr nuk arrij dot. Pavarësisht se them kështu po nuk është hequr (Flet Frëngjisht)…….
Fallxhorja: Magjinë ta hoqëm, magji nuk ke më shyqyr o zot
Qytetari: Po kush mund të ma ketë bërë këtë magji mua?
Fallxhorja: Kjo është e fortë ka goxha kohë. Njerëz që të njohin që të vogël. Jo kjo e tanishmja po është edhr më e hershme. 3 fëmijë jeni në shpi ju?
Qytetari: Po.
Fallxhorja: Edhe ata kanë magji.
Qytetari: Po si ka mundësi.
Fallxhorja: Po ka mundësi, njeriu i lig për të liga është kurdisur në fakt
Qytetari – Vetëm ta dija kush e ka bërë
Fallxhorja: Ça do bësh edhe po ta dish? S’ke ça i bën
Qytetari: Se vërteton dot.
Fallxhorja: Plak është.
Qytetari: Po ku mund të ma kenë vënë magjinë?
Fallxhorja: Plak është. Keni pasur shpi të tjera më përpara ju dhe jeni në shpi tjetër tani?
Qytetari: I kemi akoma ato shtëpitë e tjera ne.
Fallxhorja: Po që ju aktualisht jetoni në shpi tjetër?
Qytetari: Po.
Fallxhorja: Tek ato shtëpitë atje keni shumë magji të fortë dhe personi që të ka bërë magjinë jeton afër atyre shpive ose ka jetuar afër atyre shtëpive.
Qytetari: Janë nja 2-3 plaka aty
Fallxhorja: Plak është ajo që ta ka bërë.
Qytetari: Po kësaj vajzës ça ti bëj unë që të mos ndërhyj më mos të.
Fallxhorja: E bëra për tu ftohur ajo dhe hidh se harrova hidhi dhe asaj u ftohtë u bëftë akull thuaj me mua mos më ndjektë më mbrapa
Qytetari: Po ku t’ia hedh asaj?
Fallxhorja: Për të shkelur
Qytetari: Duhet ta shkeli me këmbë ajo?
Fallxhorja: E shkel ajo s’ka gjë hidhe me një kryqëzim që ajo e shkel se është vetë energjia nuk ka nevojë që ta shkeli me këmbë ajo ka lidhje me lutjen me energjitë. Do të vej mbarë
Fallxhorja: Këtë konsumoje njëherë në javë dhe hidhe për të shkel gocat njëra për t’u afruar dhe tjetra për t’u larguar dhe kur të vish herës tjetër nëse do të bëhet mbarë merr sheqer nga shtëpia me hedh një çik tek truni tjetër që ke atje te ajo plaka.
Qytetarja: Te ajo plaka hë
Fallxhorja: Atje keni magji shumë të fortë ju (Qytetari i jep lekët)
Fallxhorja: Vëri tek lulet ku të duash ti. Mbarë ishallah
Qytetari: Tani do ta ha vetë një pjesë
Fallxhorja: Yes. (Flet frengjisht) do i hedhësh nëpër lulet 3-5 ditë (Flet frengjisht)