Dukati

Basha prezanton programin ekonomik, nga rritja e pagës minimale te zh dukja e varfërisë

Partia Demokratike ka shpalosur sot programin ekonomik me të cilin pretendon të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërsa foli për objektivat e këtij plani ekonomik, kryedemokrati Lulzim Basha tha se synohet dyfishimi i të ardhurave për frymë.

Po ashtu ai shtoi se do të dyfishohet edhe ndihma ekonomike për të gjitha shtresat në nevojë. Basha theksoi mes të tjerash, se plani ekonomik i PD, synon edhe zhdukjen e varfërisë ekstreme.

“Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi që njerëzit të investojnë tek vetja e tyre dhe fëmijët e tyre. Unë angazhohem të rris pagën minimale dhe ta çoj atë në 36 mijë lekë të reja në muaj, – u shpreh Basha. – Zotimi im i para 2 viteve para Bashkimit të Sindikatave Shqiptare, është sot pjesë e planit tonë ekonomik. Rritja e pagës do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin, duke e mbështetur atë, që jo vetëm të rritet paga minimale, por edhe numri i të punësuarve dhe jo siç ndodh sot, ku për shkak të kostove, taksave, gjobave, biznesi detyrohet të shkurtojë vende pune”.

Basha, tha se ky është një program qeverisje dhe tërësisht i zbatuar, duke theksuar se këto nuk janë premtime, por vetëm angazhime, që sipas tij do të përmbushen në mënyrë të padiskutueshme.

“Një kryeministër që nuk përmbush angazhimet duhet të largohet direkt. Nuk kam ndërmend të fitoj besimin tuaj me gënjeshtra, koha e matrapazëve ka mbaruar. Objektivat e planit tonë janë dyfishimi i të ardhurave për frymë, objektivi ynë kryesor që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari. Angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme, nuk do të ketë më familje që vuajnë për bukën e gojës, ujë e drita”.

Kreu i opozitës, tha gjithashtu se në programin ekonomik të PD është edhe heqja e taksës “Rama” për karburantet.

“Për të gjithë operatorët e transportit shqiptar, për çdo pronar automjeti, nga më i riu tek më i vjetri, për të gjithë ata që nuk kanë një automjet, por e ndiejnë pickimin në lëkurën e tyre sa herë iu duhet të udhëtojnë brenda qytetit, nga një qytet në tjetrin, për këdo që e di apo e mëson sot se karburanti është pjesë e çmimit të gjithçkaje që blejnë në treg, dua tua them fare qartë, se prej ditës së parë të qeverisë së re të dalë nga vota juaj më 25 prill, çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë më pak të vjetra sesa ju kushton sot. Taksa “Rama” mbi karburantin do të eliminohet. Këto nuk janë thjesht shifra. Ky është një ndryshim që do të prekë çdo shtëpi, çdo familje, çdo individ”, – tha Basha mes të tjerash. /noa.al/

Basha prezanton programin ekonomik, nga rritja e pagës minimale te zh dukja e varfërisë Read More »

Meta thirrje SPAK: Të nisin menjëherë hetimet për zyrtarët shqiptarë

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të nisë menjëherë hetimet për zyrtarët e sekserët shqiptarë të përfshirë në pë rgjimet e An timafias italiane, në lidhje me grupin maf ioz të Ndrangheta-s.

Në një intervistë Meta theksoi se shtimi i kullave në Tiranë në mungesë të kredidhënies, shton dyshimet për burimet e financimit dhe pa strim parash.

“Për çështjen, që është në he tim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin heti met nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK.

Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është mëse i mjaftueshëm, që të het ohet menjëherë edhe në vendin tonë.
Së dyti, është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft pr oblematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave.

Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit.

Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej kohësh, për daljen nga shinat kushtetuese të gjithë shtetit. Ky është shqetësimi im kryesor, rivendosja e vendit sa më shpejt në shinat e Kushtetutës dhe të Integrimit Evropian.

Ashtu sikurse jam mjaft i shq etësuar dhe i bre ngosur prej vitesh për fenomenin e shpopullimit të Shqipërisë, për mosdhënien e mundësive të rinjve për të qëndruar në vend, për të mos investuar në edukimin e tyre më cilësor sipas kërkesave të tregut të punës, si dhe për të mos iu siguruar atyre një perspektivë me punë më të mirëpaguar”, tha Meta.

Meta thirrje SPAK: Të nisin menjëherë hetimet për zyrtarët shqiptarë Read More »

Kandidatja për deputete e PS-së zbulon detaje intime/ Ja cili është vendi më i çuditshëm ku ka bërë s*ks

Aktorja e humorit dhe kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Arjola Demiri ka bërë një rrëfim për jetën e saj personale.

Ajo ka thënë se përë momentin është beqare, pasi akoma nuk e ka gjetur personin e duhur.
Në një intervistë për “Afer Party”, Demiri rrëfeu se vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks është në mal dhe i pëlqejnë puthjet pranë zjarrit.

Pjesë nga intervista:

Shpenzon apo fiton më shumë para?
Arjola Demiri: Shpenzoj më shumë.

Arjola Demiri: Single

I bën apo të bën më shumë surpriza?

Arjola Demiri: Kujt? (qesh) Nëse jemi në të ardhmen, do më bëjë më shumë surpriza.

Puthje buzë detit apo pranë zja rrit

Arjola Demiri: Pranë zj arrit

Vendi më i çuditshëm ku kam bërë dashuri është në …

Arjola Demiri: Në mal

Kandidatja për deputete e PS-së zbulon detaje intime/ Ja cili është vendi më i çuditshëm ku ka bërë s*ks Read More »

Në familjen e Ardit Gjebreas sot ka festë, ja kush feston ditëlindjen

E vogla e familjes Gjebrea sot ka ditëlindjen. Ana mbush 12 vjeç dhe surprizën e parë të ditës e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Ana ka treguar se familja e ka surprizuar me një tortë me qirinj që mbajnë numrin dymbëdhjetë. “Gëzuar ditëlindjen Anna! Të duam”, shkruhet në tortë.
“E gëzofsha ditëlindjen”, shkruan Anna krahas fotos, të cilën e ka publikuar edhe Arditi.

Në familjen e Ardit Gjebreas sot ka festë, ja kush feston ditëlindjen Read More »

Rama nga Mali i Tomorrit e Meta nga Vlora, përshëndesin qytetarët me foto

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qytetarët me një foto nga Mali i Tomorrit që ndodhet mes Skraparit e Beratit duke i uruar një ditë të mbarë. Në foto duket maja e shenjtë e Tomorrit e mbuluar nga dëbora duke ofruar një pamje unike.

“Mirëmengjes dhe me këtë peizazh përrallor nga Maja e Shenjtë e Tomorrit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Përshëndetjet nuk kanë munguar as nga presidenti Ilir Meta, i cili këtë fundjavë ka zgjedhur që ta kalojë në Vlorë, vendin e përzemërt të Kryeministrit. Meta ka shijuar pamjen e detit dhe të qytetit nga Lungomare, ku shkruan se “Vlora e bukur në çdo kohë”.

Përmes një foto të shpërndarë në Facebook, Meta pozon me pamje nga deti, që për shkak të kohës jo të mirë është paksa i trazuar, por sërish shumë i bukur.

Rama nga Mali i Tomorrit e Meta nga Vlora, përshëndesin qytetarët me foto Read More »

Kineasti Dhimitër Anagnosti nderohet me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’

Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, presidenti Ilir Meta dekoroi sot regjisorin dhe kineastin e shquar Dhimitër Anagnosti me Dekoratën e lartë, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në motivacion e dekoratës thuhet: “Në vlerësim të personalitetit gjenial, i cili dominoi në mënyrë të pamohueshme me veprat e tij të jashtëzakonshme historinë e kinematografisë shqiptare, duke e lartësuar dhe përfaqësuar atë me dinjitet brenda dhe jashtë vendit. Me mirënjohje ndaj mjeshtrit të artit filmik, i cili u dhuroi artdashësve shqiptarë dhe të huaj shpirtin e vet autentik, duke krijuar një sërë kryeveprash filmike, që do të shkëlqejnë në çdo epokë”.

Në fjalën e mbajtur, regjisori Anagnosti tha: “Sot është një ditë e veçantë për mua. Falënderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra dhe bashkë kemi lëvizur në vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit. Vepra e kineastëve jeton në çdo brez. Falënderoj Presidentin e Republikës, z.Meta që më nderon me një titull të lartë“.

Ndërkaq, presidenti Ilir Meta iu drejtua regjisorit, familjarëve dhe kolegëve të tij, si dhe personaliteteve të artit të pranishëm, duke thënë: “Sot kam nderin e veçantë t’ju kem mysafirë në një ditë të shënuar, në 85-vjetorin e lindjes së ‘Artistit të Popullit’, Dhimitër Anagnosti! Emri dhe vepra juaj, i nderuar zoti Anagnosti, si kineast, regjisor, skenarist e shkrimtar, por edhe si krijues mendimtar, dedikuar me gjithë përkushtimin e qënies tuaj popullit dhe Atdheut, është sot për të gjithë ne një frymëzim”, – u shpreh kreu i shtetit. /noa.al/

Kineasti Dhimitër Anagnosti nderohet me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ Read More »

Spartak Ngjela e thotë troç/ Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, Rama apo PD?

Avokat Spartak Ngjela i pyetur në lidhje nëse mendon se do të ketë rrotacion pushteti apo mandat të tretë për Ramën, u shpreh i prerë se më këtë situatë ku është PD, e ka të vështirë që të fitojë.

“Rama ka luajtur që mban Saliun si gogol për të fituar zgjedhjet. PD nuk e bëri dot pastrimin për të nxjerrë figura të reja, koka. Me këto figura nuk e mund dot këtë mandat. Janë të konsumuar. Janë rrëzuar në 13-ën. Nuk kanë bërë asgjë të plotë. Nëse ka përballë figura të reja, me besim, Rama mund të humbasë”, përfundoi analizën e tij Ngjela.

Spartak Ngjela e thotë troç/ Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, Rama apo PD? Read More »

Gjykata e Lartë merr vendimin pas kërkesës së ish-ministrit Tahiri

Dosja penale ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të po licisë së Vlorës Jaeld Çela kalon për gjykim nga Gjykata e Lartë.

Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit.

Ish-ministri i Brendshëm është dën uar nga Kr imet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove.

Me 3 vite e 4 muaj b urg u dënua Jaeld Çela.

Të dy u akuzuan për tr afik dr oge në kuadër të grupit kr iminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë.

Pas kësaj Saimir Tahiri dhe Çela iu drejtuan gjykatës së Lartë me rekurs, kërkesa që u pranua prej saj.
/NOA.al

Gjykata e Lartë merr vendimin pas kërkesës së ish-ministrit Tahiri Read More »