Dukati

Bujar Asqeriu komenton situatën politike në vend: ‘Po bëhet lu ftë klasash e moderuar, është kancer’

Aktori njohur dhe shumë i dashur për publikun, Bujar Asqeriu e ka përshkruar me tone të ashpra realitetin sot në politikë dhe në jetën sociale. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Asqeriu tha se sot po bëhet një luftë klasash e moderuar, duke e cilësuar një ka ncer. Ai ka folur për situatën politike në vend, jo duke e parë vetëm me sytë e një artisti por një qytetari të këtij vendi i cili e kupton edhe arsyen e lagimit të opozitës nga Parlamenti.

“Unë nuk jam politikan, por duke gjykuar si qytetar unë nuk mund të bashkëjetoj me një njeri që nuk më përfill. Bashkëpunimi i opozitës me pozitën mund të sjellë të mira për vendin. Çfarë efekti më lë mua ti kryeministri im kur zihesh me presidentin e Republikës. Mendo një fëmijë që shikon babain dhe nënën duke u zënë gjithë ditën.
Imagjino ai baba ditën tjetër t’i thotë të keqen babai sillu mirë… Ata kanë çelësat e shtetit. Ata duhet të merren me politikat e zhvillimit, jo çfarë tha Bujari këtu, jo aty. Jo hiqe nga puna këtë se piu kafe me atë tjetrin.

Sa vendime në Gjykatën Administrative kanë fituar punonjësit e hequr nga puna vetëm për bindjen. I kanë hequr nga puna kanë vendosur me tesera partie. Pse në kohën e partisë së punës jemi. Atëherë më thuaj se po zbatojmë luf tën e klasave por në një variant të moderuar. Është kan cer”, tha aktori i njohur.

Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të mos dëgjojnë udhëheqësit politikë sepse Shqipëria është mbi partitë.
“Vëllezërit e mi shqiptarë mos i dëgjoni indiciet e udhëheqësve politikë se këtu në Shqipëri fajin më të madh e ka politika. Jemi shqiptarë, Shqipëria është mbi partitë. Partitë po ishin të zonjat t’i shërbejnë Shqipërisë. Kjo është deviza ime”, u shpreh ai.

Bujar Asqeriu komenton situatën politike në vend: ‘Po bëhet lu ftë klasash e moderuar, është kancer’ Read More »

Presidenti Ilir Meta reagon për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano, ja cfarë thotë…

Nga Shkodra, presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano në një intervistë televizive, ku sulmoi kreun aktual të shtetit.

“Nuk kam asnjë koment për zero ngjarje. Nuk kam asnjë koment dhe një herë tjetër për zero ngjarje për zero akuza”. Ai gjithashtu nuk ka preferuar të komentojë nëse Nano ka shanse të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.

Nano, në emisionin “Opinion” deklaroi: “Meta është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESH-i, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë veten. Të gjithë thoshin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen në 2002-in, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh, se ai vjen mbrapa. Ai mendoi, se bashkë me krizën energjetike, do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Nuk ka politikan, tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, që është presidenti i sotëm”, – tha Nano.

Më pas, Meta, ka mohuar çdo hipotezë për një rishikim të mundshëm të datës së zgjedhjeve parlamentare në vend, për shkak të situatës së Covid 19.

Ai u shpreh i qartë se vendi ka nevojë për zgjedhje në 25 prill, për të kapur sipas tij trendin europian të integrimit.

“Nuk ka asnjë shans dhe asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve, sepse vendi ka pasur nevojë jetike për zgjedhje prej kohësh dhe ju e dini që kjo është vendosur me konsulta politike, – tha Meta. – 25 prilli do jetë një referendum i qartë për popullin shqiptar, për të ardhmen europiane të vendit. Treni i integrimit është nisur, mjerë ai që i del para, pasi nuk ndalet, jo më 25 prill, por edhe pas 25 prillit. Është turp i madh që jemi akoma larg Serbisë e Malit të Zi, kur 30 vjet para kemi qenë para tyre”. /noa.al/

Presidenti Ilir Meta reagon për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano, ja cfarë thotë… Read More »

Ditë pranverore në Vlorë, qytetarët ‘zb arkojnë’ buzë detit për të shijuar diellin

Pas reshjeve të dendura të shiut, vendi ynë prej disa ditësh është karakterizuar nga një mot me diell si në stinën e pranverës, pasi edhe temperaturat kanë shënuar një rritje të lehtë.
Ndërkohë në Vlorë, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur që të shijojnë rrezet e diellit përgjatë Lungomares.

Ditët pranverore zgjasin deri në fillim të javës që vjen e më pas parashikohet një situatë gati e rre zikshme për përmbytje serioze. Reshjet nisin ditën e diel gjatë natës në veri të vendit ku është edhe zona ujëmbledhëse e liqeneve të hidrocentraleve.

Ditë pranverore në Vlorë, qytetarët ‘zb arkojnë’ buzë detit për të shijuar diellin Read More »

‘PD dhe LSI me lista të veçanta’/ Kryemadhi: Synojmë votat e socialistëve të zhgënjyer

“PD dhe LSI me lista të veçanta”, Kryemadhi: Synojmë votat e socialistëve të zhgënjyer, në disa qarqe opozita formula të tjera

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha sonte se partia që ajo drejton do të dalë me listën e vet në zgjedhje dhe siguroi se ndarja në dy lista të përbashkëta nuk dëmton opozitën.

Në intervistë të drejtpërdrejtë në Top Channel, zonja Kryemadhi tha se në disa qarqe opozita mund të përdorë formula të tjera.

Po ashtu, Kryemadhi tha se LSI zgjodhi që të dalë në një listë të vetme për të marrë dhe votat e socialistëve të zhgënjyer.

“Që të jemi të sinqertë jam në kontakte të vazhdueshme me Lulzim Bashën. Drejtuesit e LSI në qarqe janë në kontakte të vazhdueshme me të deleguarit e PD. Duhet të rishikojmë pak stilistikën që përdorim për koalicionet. Është një koalicion që është opozita e bashkuar, që do t’i gjejmë emrin shumë shpejt dhe janë 1, 2 apo 3 lista janë detaj apo teknikalitete. Janë kalkulime matematikore që maksimizojnë votën.

Sigurisht që LSI do të dalë me një listë më vete, do të ketë listën e LSI, që do të jetë e regjistruar në fletën e votimit. PD do të dalë me kandidatët e saj, të përfshirë dhe partitë e tjera. Por mund të ketë dhe disa ekuacione, konkurrencën e njëri-tjetrit. Është një lloj perceptimi që ndahen votat, janë dy gjëra të ndryshme. Nuk ka ndarje votash, sepse duke qenë një listë e hapur sepse është një koalicion i partisë politike.

Klasa politike, media, analistët merremi e kalkulojmë sesa vota merr Edi Rama, por nuk merremi se sa kanë humbur me Edi Ramën. Kjo është ajo çfarë na intereson ne. Unë kam sondazhet e mia. Nuk mund të ec me sondazhet që bën Carlo Bollino, por e heq se ndoshta është institucion që ja jep Edi Rama. Sondazh që më nxjerr 2% dhe unë mora 14%. E njëjta kompani, më nxjerr 1 % dhe marr 14%.

Hyrja në një listë PD-LSI bën që të gjithë socialistët e zhgënjyer të rrinë në shtëpi.

Dalja e LSI më vete jo vetëm që u jep shansin e mundësinë shumë socialistëve të zhgënjyer për të dalë e votuar, por pjesën më të madhe të administratës publike që sot ndihet e frustuar, kujtoni 30 qershorin 2019. Ne parti e majtë jemi. Në një qeveri me Sali Berishën shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur të lirë, në një qeveri me Edi Ramën shqiptarët e kuptojnë shumë më mirë se kush e ndalonte atë në makëturinë që është sot.

Edhe vetë Edi Rama e pranon që 1 në 2 votues të rinj voton LSI dhe 1 partitë e tjera, synojmë votat e grave të vajzave, votat e të rinjve që duan të rrinë, të kthehen në Shqipëri që të ndërtojnë jetën këtu”, tha zonja Kryemadhi.

‘PD dhe LSI me lista të veçanta’/ Kryemadhi: Synojmë votat e socialistëve të zhgënjyer Read More »

Basha publikon sondazhin ku fiton bindshëm ndaj Edi Ramës: ‘Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme’

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një pyetësor ku shihen rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit. Në pyetësor ku ngrihet pyetja se kush mund të jetë kryeministër më i mirë për Shqipërinë fiton dukshëm Lulzim Basha ndaj rivalit të tij nga kampi socialist, Edi Rama.
Në rezultate 53, 2% e votuesve kanë zgjedhur Lulzim Bashës, përkundër kryeministrit aktual Edi Ramës me 38.7%.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Në 25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama humb”, shkruan Basha.

Basha publikon sondazhin ku fiton bindshëm ndaj Edi Ramës: ‘Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme’ Read More »

Gjobitet Ermal Mamaqi, ja për cfarë…

Bëri bujë organizimi i Ermal Mamaqit që mblodhi disa njerëz në një sallë të mbyllur, në kushtet kur është e ndaluar për shkak të koronavirusit.

Një ditë më parë u tha se Mamaqi ka marrë gjo bë për atë që bëri.

Ndërkohë sot ka reaguar edhe vetë Kryeministri Rama, që e mbështeti masën ndaj tij.

“Kam respekt për Ermal Mamaqin e kam mik, por nuk mund t’u japë këtë shembull shqiptarëve. Po e përmend atë meqë e kam mik, po nuk mundet që ai ta bëjë këtë, prandaj e mori gjobën, përfshi këtu edhe njerëz të PS-së që e harrojnë këtë.

Kjo është indiferencë harresë, por është e pafalshme, që kështu nëse do kemi shtrëngim masash, do ngulmojmë që të zbatojnë këto njëherë”, tha Rama në konferencë me gazetarët. /noa.al/

Gjobitet Ermal Mamaqi, ja për cfarë… Read More »

Piktori vlonjat Skënder Kamberi feston sot ditëlindjen/ Kryebashkiaku Dritan Leli i bën urimin e vecantë: Sot i jam mirënjohës, siç duhet t’i jetë jo vetëm Vlora.Gëzuar Mjeshtër i Madh!

Artisti vlonjat Skender Kamberi feston sot 82 vjetorin e lindjes
Kryebashkiaku Dritan Leli i ben urimin e vecant nepermjet rrjetit social facebook.
Urimi:
Kur u takuam, pak ditë më parë, Dona, e bija e profesorit, Skënder Kamberit, na tha se shumë shpejt do të ishte ditëlindja e tij e 82-të. Sot është dita e tij! Marrëdhënien me figurat e ngjyrat e Kamberit e kam krijuar ende pa pasur asnjë mendim për artin, por përmes tij u rrita dhe kultivova vëmendjen ndaj pikturës. Ishte fat fqinjësia me të! Atëherë nuk e kuptoja, as këtë e as rëndësinë e librave që huajta nga biblioteka e shtëpisë së tyre! Sot i jam mirënjohës, siç duhet t’i jetë jo vetëm Vlora, për kujtimet e karaktereve e shpirtit të qytetit që diti të përjetësojë nëpër dekada! Përmes veprës së Skënder Kamberit, qyteti dhe i gjithë vendi, është pasuruar me dëshmi për brezat që do të vijnë! Çfarë mund ta bëjë më të rëndësishëm njeriun?
Gëzuar Mjeshtër i Madh!

Stafi i orikuminews i uron  jete te gjare, shendet dhe krijimtari sa me te vrullshme!

Piktori vlonjat Skënder Kamberi feston sot ditëlindjen/ Kryebashkiaku Dritan Leli i bën urimin e vecantë: Sot i jam mirënjohës, siç duhet t’i jetë jo vetëm Vlora.Gëzuar Mjeshtër i Madh! Read More »

Sh okon me deklaratën, politikani shqiptar: ‘Kanë dashur të më vr asin, më kanë bërë at entat’

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se ndaj tij ishin bërë at entate dy-tri herë dhe kishin dashur ta vra sin.

Haliti në Pressing të T7 ka thënë se është bërë propagandë, sipas tij, për ta eli minuar politikisht.
“Kemi realizu një projekt që nuk realizohet dy herë. Nuk lejoj kurrë me man iplulu me projektin e UÇ K-së, askënd, as Vet ëvendosjen as LDK-në, as vëllaun tem.

Propaganda që është bë e di pse është bë. Është bë edhe në kohën e Se rbisë. Më kanë ba ate ntate dy tri herë, kanë dashtë edhe me më vr a. Kjo që kanë bë pr opagandë e kanë bë me më el eminu politikisht”, ka thënë Haliti.

Sh okon me deklaratën, politikani shqiptar: ‘Kanë dashur të më vr asin, më kanë bërë at entat’ Read More »