Dukati

Kujdes/ Njoftim i rëndësishën nga OSSH për qytetarët e Vlorës

Me ar dhjen e di mrit rr itet ne voja për tu ngrohur prej të ftohtit dhe për rrj edhojë ,rritet ko nsumi i energjis el ektrike!

OSSH Vlorë ka ng ritur grupet e ko ntrollit për të parandaluar dhe ndalur mundësine e abu zimit me energjin el ektrike.
Pervetësimi i energjis el ektrike në mënyrë abuzive përben vepër pen ale dhe si e tillë është e dë nueshme nga ligji !

Kujdes/ Njoftim i rëndësishën nga OSSH për qytetarët e Vlorës Read More »

Berisha: PD ndahet sot përfundimisht nga humbjet

Ish-kryeministri, Sali Berisha, postoi një mesazh në kohën kur demokratët po votojnë masivisht për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Në mesazhin e shkurtër online, Berisha thekson se PD do ndahet sot përfundimisht nga humbjet dhe pazaret.

“Partia Demokratike ndahet sot përfundimisht nga humbjet dhe pazaret që të mos humbasë Shqipëria nesër,” shkruan Berisha.
Kujtojmë se në takimin e tij sot, Basha foli për Shqipërinë e nesërme, duke thënë se si është PD sot, do jetë Shqipëria nesër.

Berisha: PD ndahet sot përfundimisht nga humbjet Read More »

Vetëdo rëzohet në p olici ish-shefi i Sektorit të Lu ftës Kundër K rimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë

Ish-shefi i Sektorit të Lu ftës Kundër K rimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila është vetëdorëz uar sot në pol ici.

Ai është dën uar me 8 vite bu rg, pasi aku zohet për përfshirje në ban dën e traf ikut të dro gës së ‘Habilajve’. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanËeb se Kohila është vetedo rëzuar në prani të avokatit të tij. Prej më shumë se 3 vitesh, Kohila është dorëzuar në drejtorinë e Poli cisë së Tiranës.

Aktualisht po ekz ekutohet masa e gjy katës nga oficerët e na rk otikëve në poli cinë e Tiranës.

Në dosjen e Pro kurorisë së Kri meve të Rënda thuhet se ish-shefi i He timit të Na rkotikëve dhe Trafiqeve Gjergj Kohila ka pasur një rol aktiv, i cili thuhet të ketë bashkëpunuar drejtpërdrejt me traf ikantët.

“Po ashtu rezulton se ka dy shime për faktin se shtetasi Gjergj Kohila, me detyrë Shef Sektori për He timin e Nar kotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Pol icisë Vlorë ka mbështetur dhe ka bashkëpunuar me anëtarët e këtij grupi kr iminal në kult ivimin e bimëve na rkotike dhe më pas traf ikimin e saj. Gjithashtu, nga het imet e kryera rezulton se shtetasi Jaeld Cela, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së pol icisë Vendore Vlorë në bashkëpunim me punonjësit e poli cisë Gjergji Kohila, Sokol Bode dhe punonjës pol icie të tjerë, kanë mbështetur, garantuar e bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kr iminale për kul tivimin e bim ëve nar kotike, më pas trafi kimin e saj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, -thuhej në dosjen e pro kurorisë.

Vetëdo rëzohet në p olici ish-shefi i Sektorit të Lu ftës Kundër K rimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë Read More »

‘Për ata që duan sot e kësaj dite të përçajnë dukatasit’

Për ata që duan sot e kësaj dite të përçajnë dukatasit, Dukatin me Tërbaçin, unë mbi luftën e Dukatit kam një shkrim të babait tim, të cilin ai e ka botuar para 10 vjetëve në gazetën “Dukati”.

Tre përfundime të Historikut të Dukatit të vitit 1984 për Lu ftën e Dukatit
Nga Xhelo Petoshati

Të paktën që nga viti 2000 e këtej, në disa organe shtypi, duke përfshirë edhe gazetën “Dukati”, disa autorë, pjesëmarrës ose jo në L uftën Nacionalçlirimtare, kanë shfaqur mendimet dhe pikëpamjet e tyre për Lu ftën e Dukatit. Është fjala për su lmin partizan që u bë kundër Dukatit, më datën 30 nëntor duke u gdhirë një dhjetori i vitit 1943. Për këtë ngjarje, janë shkruar dhe disa libra, përmbajtja e të cilave kundërshton njëra-tjetrën, sepse disa autorë këtë l uftë e quajnë të drejtë, disa të tjerë të padrejtë. Natyrisht, këto kundërshtime në vetvete, nuk kanë ndonjë gjë të keqe, sepse kërkohet që të dalë e vërteta e kësaj çështjeje. Por për të arritur te kjo e vërtetë duhet të hiqet dorë nga politizimi i pr oblemeve. Kjo për faktin, se historia duhet të jetë e paanshme nga politika, por kjo ka qenë e vështirë që të arrihet, sepse në tërë historinë e njerëzimit, ai që ka qenë në pushtet, është përpjekur që ta shkruajë atë sipas oreksit dhe prirjeve të veta. Më tepër kjo ka ndodhur në vendin tonë, ku para viteve 1990, për 50 vjet me radhë, ka mbizotëruar dhe udhëhequr partia shtet. Por edhe sot, ka akoma njerëz që nuk kanë arritur të kuptojnë se një nga parimet më të spikatura që krijoi demokracia, është pikërisht mënjanimi i bazës ideologjike dhe vendosja e këtij sistemi në përputhje të plotë me dialektikën e zhvillimit dhe të progresit që po bën shoqëria jonë gjatë këtyre 21 vjetëve. Mirëpo me gjithë arritjet, përsëri këto kohët e fundit, kam parë e lexuar disa shkrime, që nuk janë gjë tjetër veçse vazhdim i teorisë së luf tës së klasave, e cila ka qenë një fenomen që tashmë i ka kaluar koha. Nuk është aspak logjike, madje është e pamora lshme që njerëzit, mirë për së gjalli, por edhe mbasi janë ndarë nga jeta, t’i ndajmë nëpër shkrime nga njëri-tjetri për shkaqe të bindjeve të tyre politike, për të cilat secili nga këta kundërshtarë të atij regjimi ka pësuar dhe nd jerë në kurriz përndjek jet më të egra, jo vetëm për vete, por edhe për njerëzit e tij më të afërt. Në këtë kuptim, nuk duhet hed hur baltë mbi njëri-tjetrin me një fjalor arr ogant e mjaft banal nga njerëz që humbasin vlerat e etikës.
Tani le të futemi në temën e L uftës së Dukatit, për të cilën është spekuluar dhe po spekulohet shumë, si nga ata që e dinë të vërtetën e kësaj lu fte, ashtu dhe nga të tjerë që nuk kanë he dhur asnjë p ushkë apo nuk kanë haber fare se çfarë është bërë në atë ko hë. Që të dy palët janë jashtë loje. Në një artikull të kohëve të fundit, të gazetës javore “Kushtrim Brezash” nga një autor për këtë lu ftë, midis të tjerave shkruhej: “Dijeni, se edhe atëherë janë bërë analiza për atë l uftë, janë bërë edhe vërejtje, por kurrë për drejtësinë e saj, veçse për organizimin dhe zhvillimin e bet ejës.” Mirëpo ky konkluzion, është në kundërshtim fla grant me historikun origjinal të fshatit, i cili është diskutuar dhe miratuar nga të gjitha organet shtetërore dhe partiake të asaj kohe. Janë të njohura mbledhjet që janë bërë nga ana e komisionit dhe miratimi i tij përfundimtar më datën 24 prill të vitit 1984. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë komunistët e Dukat Fshatit dhe Dukat Fushës, ku është mbajtur një procesverbal ku janë hequr dhe shtuar çështje të ndryshme në materialin e këtij historiku. Pavarësisht, se ky komision ka qenë tërësisht i politizuar dhe i njëanshëm, në disa çështje të kësaj lu fte, i ka vënë mirë pikat mbi i. Veçanërisht, në faqen 168, janë nxjerrë tre përfundime të rëndësishme, të cilat nuk mund të anashkalohen nga askush. Po i citoj fjalë për fjalë, të tre përfundimet sipas Historikut të Dukatit të vitit 1984, për L uftën e Dukatit
Përfundimi i parë: “L ufta mbi fshatin Dukat e nxitur dhe udhëhequr nga ar miku i partisë dhe i popullit Mehmet Shehu, nuk dha asnjë rezultat të mirë. Vetëm se e dë mtoi punën e partisë dhe zgjerimin e lëvizjes Nacionalçlirimtare në Dukat dhe në krahinë.” Natyrisht, kaq mund të thoshin ata në atë kohë, sepse dihet që Mehmet Shehu nuk ishte i vetëm, apo protagonisti kryesor i asaj l ufte, por ai ishte Hysni Kapo. Në një letër që ndodhet në arkivin e shtetit Dosja Nr.18, faqe 177, data 30 nëntor viti 1943, e cila është hartuar nga serbi Dushan Mugosha, dhe i drejtohet Mehmet Shehut, ku ky i fundit kritikohet se nuk ka organizuar dhe koordinuar mirë punët me Besnikun (Hysni Kapon) për zbatimin e shpejtë të këtij plani, e urdhëron atë, shprehimisht: “Duhet të mendohet për një s ulm duke koordinue luftën me Besnikun, si dhe me forca të tjera të brigadës, tue përdorë zj arrin më të tme rrshëm dhe duke qenë të pamëshirshëm…Shiko se sa forca të duhen për me shkelë Dukatin dhe kërkoi menjëherë.” Ishte pikërisht zbatimi i këtij urdhri që u ndërmor ky s ulm ogurzi mbi fshatin Dukat. Emisarët serbë, të cilët kryenin rolin e këshilltarëve si Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi, kërkonin me çdo kusht që Dukati të bëhej shembull kasaphane për interesat e tyre ar miqësore ndaj popullit tonë. Prandaj nuk mund të thuhet se në atë s ulm kishte mungesë organizimi, përkundrazi ishte bërë një plan lu ftimi me të gjitha hollësitë e tij, nga këta organizatorë. Në këtë su lm, merrnin pjesë forcat e Brigadës së Parë dhe të Pestë S ulmuese, dy nga formacionet lu ftarake më të kompletuara dhe më të afta të Ushtrisë Nacionalçl irimtare. Në ndihmë të këtyre brigadave kishin ardhur gjithashtu edhe forca territoriale nga fshatrat kufitare me Dukatin. Dukati nuk sulmoi askënd, përkundrazi u su lmua në mënyrë të befasishme në mes të natës, kur në atë kohë nga ky fshat ishin dhe tridhjetë familje që njerëzit e tyre i kishin të rreshtuar në forcat partizane dhe të tjerë simpatizantë priteshin të dilnin dhe të bëheshin pjesë e këtyre forcave. Por ky s ulm i padrejtë, e ngadalësoi këtë proces duke vënë pikëpyetje për ndershmërinë e këtyre drejtuesve të njësive partizane në sytë e popullit të Dukatit dhe jo vetëm.
Po si mund të justifikohet ky s ulm l uftarak mbi një fshat të tërë, pa marrë parasysh se aty jetonin gra, pleq e fëmijë të pafajshëm?! Kjo ishte një kapriço e sëmurë, një kokëfortësi e atyre që komandonin këto njësi lu ftarake që nxiteshin dhe urdhëroheshin nga serbi Dushan Mugosha si përfaqësues i një shteti me pikëpamje sho viniste që më se një shekull nga ajo lu ftë po bënte plane të tipit Naçertanie, që Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ilia Garashanin-i (1812-1874) figurë kryesore e regjimit konstitucional, si strumbullar i pikëpamjeve të zgjerimit të Serbisë, këtë pikëpamje të tij e paraqiti në mënyrë të sistematizuar në dokumentin sekret të cilin e quajti Naçertanie (1844) që do të thotë Projekt, d.m.th. Plan. Edhe su lmi mbi Dukat ishte pjesë e këtij plani për zhd ukjen e shqiptarëve dhe vendosjen e shtetit të tyre nën vasalitetin serb. Gjiri i Dukatit duhej të ishte nën vasalitetin e tyre.
Po si mund të justifikonin veten baballarët tanë që kishin dalë në lu ftë për të përzënë ar mikun që kishte pu shtuar atdheun dhe jo për të god itur e vr arë fëmijët, nënat, gratë dhe vëllezërit e tyre?! Kjo ishte e papranueshme dhe jashtë çdo logjike njerëzore.
Të gjithë moshatarët e mi të asaj kohe, nga tetë deri në dhjetë vjeç, e kujtojnë shumë mirë atë s ulm të tm errshëm se si na vërshëllenin pl umbat në rrëzë të veshit kur dilnim dhe hynim nëpër shtëpitë tona në lagjen Thilpat, ku ishte drejtuar i gjithë ai su lm me mor taja? Për t’u ruajtur nga këta plu mba e pre dha art ilerie që vinin si breshër, nja dy tre familje duke përfshirë dhe familjen tonë, ishim str ehuar te shtëpia e xha Xhafer Ali Tahirit, e cila ishte më e mbrojtur për shkak të pozicionit të saj. Por nuk ishte e thënë që edhe këtu mund të shpëtonim nga rrez iku i god itjes. Madje, ne fëmijët, duke luajtur në oborrin e shtëpisë kemi shpëtuar për mrekulli pa u bërë fërtele nga një pr edhë mor taje 60 mm, e cila vinte nga Hunda e Golashit, duke r ënë para nesh, që për fatin tonë të mirë nuk shp ërtheu. Ndërsa tani, disa nga këta që e kanë përjetuar atë ndodhi, dalin e na thonë nëpërmjet shkrimeve të tyre se ajo ishte një lu ftë e drejtë, kur në fakt ishte një su lm i padrejtë, apo ishte për bisedime. Po ku bëheshin bisedimet në mes të natës, kur dihet që ato bëhen me marrëveshje e përfaqësues.
Përfundimi i dytë: “Në botimin e librit të parë dhe të dytë të Brigadës së Parë Sulmuese në drejtim të L uftës së Dukatit, nuk është shkruar realisht, sepse aty jepen gjëra të paqena, se në fshat ishin 400 gjermanë, etj, që nuk kanë asnjë të vërtetë me realitetin.” Mirëpo, numri prej 400 forcave gjermane do t’i shërbente komandës së forcave partizane për të justifikuar jo vetëm su lmin që do të ndërmerrnin mbi fshatin Dukat, por edhe për h umbjet që pësuan prej 17 partizanësh dhe shumë të tjerë të pl agosur. Dhe këto hu mbje i pësuan nga qëndresa e patundur dhe heroike e 15 dukatasve, sepse shumica e burrave të fshatit ishin në punë të tyre, me bagëti, me bujqësi dhe me punë të ndryshme. Nga ky su lm u vr anë tetë dukatas dhe u pla gosën tetë të tjerë, midis këtyre të fundit katër prej tyre ishin gra. Versioni i ndodhjes së forcave gjermane në Dukat bie poshtë edhe nga fakti se në fshat nuk u gjend asnjë trup gjermani i v rarë apo i kapur rob nga forcat partizane. Nga ana tjetër, forcat partizane kishin marrë masa të forta organizative dhe usht arake duke vendosur trupat e tyre për të bllokuar të gjitha shtigjet dhe rrugët nga mund të priteshin ardhjet e forcave gjermane “në ndihmë” të Dukatit. Kështu, një batalion i Brigadës së Pestë Su lmuese i komanduar nga Abaz Shehu kishte zënë pozicione lu ftimi që nga konakët e Hysen Kushtës, buzave të Gjoleket e duke dalë në brinjë mbi konakët e Velo Çelos. Qëllimi i vendosjes së këtyre forcave në fushë, ishte që të parandalonte ardhjen e trupave gjermane nga Vlora. Po kështu, një pjesë e forcave partizane ishin vendosur në Hundën e Moçalit, në pritje të ardhjes së gjermanëve nga drejtimi i Llogorait. Pra, të gjitha hamendjet për ndodhjen e forcave gjermane në Dukat, bien poshtë. Këto forca erdhën në fshat në orën katër pasdite të datës një dhjetor të vitit 1943, kur forcat partizane ishin tërhequr nga Dukati, mbas 14 orëve lu ftimi.
Përfundimi i tretë: “…Mehmet Shehu me su lmin mbi Dukat dhe vra sjen e dy Derojve (është fjala për vëllezërit Bino e Selim Binoj –Xh.P.) u bëri një shërbim të madh Ballit Kombëtar dhe reak sionit, të sabo tonin lëvizjen Nacionalçlir imtare në fshatin tonë duke u dhënë ar më atyre të përça nin popullin.”
Pushk atimi në Kula, i këtyre dy vëllezërve të pafajshëm dhe të paarmat osur, duke i marrë nga shtëpia e tyre në Sotiran, ishte një kr im i shëmtuar i asaj lu fte. Ata që sot e kryejnë këtë lloj kri mi përgjigjen para Gjyk atës së Hagës duke marrë dëni min e merituar kushdo qofshin.
Një nga vlerat e spikatura të Dukatit gjatë Lu ftës Nacionalçlir imtare ishte dashuria, harmonia, respekti dhe kompaktësia midis të gjitha familjeve dukatase, pavarësisht përkatësive politike të krijuara midis tyre në atë kohë. Në çdo rast (tre – katër të tilla) kur forcat gjermane janë futur në fshat për ndonjë su lm, arr estime, apo ba stisje, të gjitha familjet së bashku, pa asnjë dallim, jemi shpërngulur dhe strehuar nëpër shpellat e Kozërës e gjetkë. Po ashtu, nuk pati asnjë de noncim nga asnjë dukatas që i përkiste Bal lit për familjet tona partizane te forcat gjermane, të cilat mund të na kishin dje gur shtëpitë, mund të na vri snin apo çonin në internime siç ka ndodhur në shumë raste në fshatra apo qytete të tjera të Shqipërisë e më gjerë. Kjo është e vërteta historike dhe kjo nuk duhet mohuar nga askush.
Në fakt, sul mi mbi Dukat siç dihet, i nx ehu mjaft gja krat e njerëzve në fshat, veçanërisht të disa të rinjve kokëkri sur, që kërkonin të ha kmerreshin ndaj familjeve të pafajshme partizane, por mençuria e burrave më të moshuar, të drejtuesve kryesorë të çetës nacionaliste që gëzonin respekt dhe autoritet në popull, por edhe për shkak të li dhjeve familjare dhe miqësore me njëri-tjetrin, e qetësuan situatën për një kohë mjaft të shkurtër. Natyrisht, është e vërtetë se për shkak të kësaj situate nga ana e udhëheqjes së çetës nacionaliste u bënë edhe disa izo lime të përkohshme të familjeve partizane, apo edhe ndonjë gjy q, por që vendimet që u morën mbetën formale pasi nuk u zbatuan asnjëherë dhe shërbyen për t’i hed hur ujë zjar rit të ha kmarrjes derisa u shua plotësisht.
Është e lehtë, apo një fjalë goje, të thuash edhe sot e kësaj dite që l ufta kundër Dukatit, ishte një lu ftë e drejtë dhe padrejtësinë t’ia he dhësh popullit të Dukatit, për shkak të asnjanësisë që mbajti ai atë kohë për mbrojtjen e fshatit dhe pronës nga dje gia dhe shkat ërrimi, por e vërteta edhe pse e hi dhur duhet thënë qoftë dhe kundër zotit. Gjithashtu Dukati nuk mund të ishte pro gjermanëve sepse është i njohur fakti që Dukati më 11 shtator të vitit 1943 ishte i pari fshat në Shqipëri që i priti autoblindat gjermane me grykën e pus hkës në afërsi të Përroit të Shkallës. Prandaj forcat gjermane, këtë god itje e mbanin vëth në vesh dhe prisnin rastin më të parë për të gjetur ndonjë shkak për t’u ha kmarrë kundër tij. Përveç kësaj, Dukati ishte nën mbikëqyrje të rr eptë të forcave gjermane për shkak të lidhjeve që ai mbante me misionet anglo-amerikane, të vendosura në Gjongjilekë, apo në Gjirin e Gramës. Kështu që Dukati ishte nën trysninë e trefishtë: partizanëve, gjermanëve dhe aleatëve anglo-amerikanë. Këta të fundit, i tre mbeshin ndonjë den oncimi që mund t’u bëhej prej dukatasve te fo rcat gjermane, gjë që nuk ndodhi kurrë.
Që Lu fta e Dukatit ishte e padrejtë, kjo nuk kërkon shumë mend nga askush, sepse kjo padrejtësi qëndron në faktin se ajo u bë pa asnjë shkak të qenësishëm, veçse për arsye shoviniste të emisarëve serbë duke vr arë njerëz të pafajshëm nga të dy palët ndërl uftuese. Jo më kot rapsodi popullor e cilësoi atë luf të qysh atëherë si “një taksirat që të vjen tjetri e të gjen në prag.”
Në përfundim të këtij shkrimi, ju bëj me dije se në faqen 325 të Historikut të Dukatit të vitit 1984, në një nga pikat kryesore të tij, thuhet se: “Shënime të tjera që bien në kundërshtim me këtë material, nuk duhet të merren parasysh.” Atëherë, mua më lind e drejta të pyes këta historianë që këmbëngulin dhe bëjnë deklarime në shtyp në kundërshtim me ato që janë vendosur në atë kohë, përderisa nuk është bërë ndonjë material tjetër historik mbi këtë çështje nga ndonjë komision i ri pluralist, ku e gjejnë këta të drejtën të bëjnë këto deklarime e zezë mbi të bardhë mbi fshatin tonë!?
E bëra këtë shkrim i detyruar nga ndërgjegjja ime, edhe pse kisha vendosur prej kohësh që të mos i rikthehesha asaj ngjarjeje që më ka tro nditur fëmijërinë time dhe nuk më është shlyer sot e kësaj dite nga kujtesa. Por duke parë se po abu zohet, nuk mund të rri pa thënë të vërtetën, e cila na bën të lirë dhe vendos paqe në shpirtrat tanë të trazuar.

Ne këto foto janë dësh mitarë okularë të asaj lu fte Xhelo Petoshati e Xhemil Vangjeli, së bashku me korrierin e forcave aleate Bilbil Vangjeli. Majori Anthony Quayle, Kapiteni Sterling Hayden dhe në shpellën e Karaburunit “Syri i detit” Nik Kukiç, Dejl Mekadu, Hodo Meto dhe gjenerali italian Adolfo Infante/ Laureta Petoshati

‘Për ata që duan sot e kësaj dite të përçajnë dukatasit’ Read More »

Sot në 30 Nëntor përkujtojmë të rë nët në l uftë kundër Dukatit/ Lavdi Dukatit me emër dhe histori të thellë kombëtare!

Sot në 30 Nëntor përkujtojmë të rënët në lu ftë kundër Dukatit ! Në këtë lu ftë vëllavr asëse, të ideuar nga kri mineli kom unist Mehmet Shehu mbas urdhërave të kryekr iminelit Enver Hoxha,me qëllim që të nënshtronte Dukatin nac ionalist, fshatin më të madh në Vlorë e Labëri, u vr anë në betejën vëllavr asëse 24 shqiptarë , 9 nga forcat naci onaliste të Dukatit dhe 15 nga partizanët .

Rapsodi dukatas Azem Vangjeli për të rë nët këndoi :

S’jam fa shist, por i Dukat,

As ti rus, por i Tërbaç,

Por na qenka taksirat

Që na vjen dhe vr et në prag!

Ka mbetur si legjendë de bati i zhvilluar ndërmjet partizanit Myrto Sadiku nga Tërbaçi dhe ba llistit Murat Bodo nga Dukati ,i pari foli Myrtua:

“Hidhe ar mën, fa shist i ndyrë!”

Ndërsa Murati i përgjigjet sipas rapsodit (lexo më sipër).

U q ëlluan të dy zj arr për zj arr. Dukati fisnik i qau të gjithë të rë nët pa dallim politik apo krahinor dhe i va rrosi të dy palët me nderime sipas zakonit shqiptar.

Nënat Dukatase va jtuan pa dallim bijtë e Shqipërisë ,të rë në në këtë be tejë vëllav rasëse :

Korba, na u vr anë djemtë,

Ca këtu e ca në çetë.

Ca këtu, ca në parti,

Vaj medet, o Shqipëri!

Sot përkujtojmë Ma rtirët e Dukatit,në qëndresën epike ndaj kr iminelit M.Shehu ,që i su lmoi pabe sisht më 30 nentor 1943.

Qoftë i përj etshëm kujtimi i tyre!

Lavdi Dukatit me emër dhe histori të thellë kombëtare ! Nga Bujar Leskaj

Sot në 30 Nëntor përkujtojmë të rë nët në l uftë kundër Dukatit/ Lavdi Dukatit me emër dhe histori të thellë kombëtare! Read More »

Shqipëria të ndahet nga Maqedonia dhe t’i hapen negociatat/ Bullgaria kërkesë zyrtare

Bullgaria ka kërkuar zyrtarisht nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen për sa i përket procesit të negociatave për integrimin në BE.

Bullgaria ka kërkuar që Shqipëria të gjykohet për meritat e saj dhe të vijojë rrugën drejt integrimit. “Maqedonia e Veriut nuk plotëson ende kriteret për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, thuhet në reagimin e qeverisë bullgare.

Këtë propozim e ka bërë edhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi. Vendimi për hapjen e negociatave është bllokuar për shkak të vetos që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut. Por shtetet anëtare të BE-së kanë kundërshtuar ndarjen në procesin e hapjes së negociatave, duke penalizuar kështu edhe Shqipërinë.

Shqipëria të ndahet nga Maqedonia dhe t’i hapen negociatat/ Bullgaria kërkesë zyrtare Read More »

Horoskopi për ditën e mërkurë

Dashi
Sot partneri do t’ju bëjë që të qeshni pa masë, në fund të fundit ka bërë gjithçka për t’ju marrë një buzëqeshje dhe një ledhatim. Mos hezitoni. Beqarët duhet të vendosin me kujdes para se të hedhin hapa më tej. Gjendja e financave do jetë delikate për shkak të shpenzimeve.

Demi

Perspektiva të mira për një kërkesë të dërguar prej kohësh: zgjidhja është afër ndaj bëni dhe pak durim. Shumë mirë për gjithçka që i takon dashurisë. Beqarët duhet t’i shprehin sa më shpejt ndjenjat se përndryshe do e humbin atë që pëlqejnë. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar.

Binjakët

Advertisements

Mos e kushtëzoni veten, por përpiquni të jeni sa më e lirshme në prani të partnerit. Përpiquni të shkoni përpara në rrugën tuaj për të marrë fryte të mira. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do munden ta ndryshojnë statusin. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj.

Gaforrja

Mos i jepni motive partnerit për t’ju kritikuar, nëse po jetoni një dashuri të bukur ruajeni si sekret të madh për vete. Beqarët do kenë ndryshime rrënjësore pas një takimi të papritur që herët në mëngjes. Në planin financiar gjendja do vi duke u përmirësuar.

Luani

Kini kujdes ndaj një personi që nuk është aspak i sinqertë. Mos i besoni. Disa prej jush do të jetojnë momente vërtet speciale dhe të paharrueshme përkrah njeriut të zemrës. Beqarët do kenë takime interesante, por nuk do duan të hedhin hapa të rëndësishëm përveç njohjes. Në planin financiar tregoni kujdes.

Virgjëresha

Mos kini frikë, sot do të keni mundësi të mira për t’i bërë shumë përshtypje partnerit me një dozë të mirë suksesi, do ju komplimentojë. Beqarët sado që do e kërkojnë princin e tyre të kaltër nuk do e gjejnë atë. Buxheti do vazhdojë të jetë problematik.

Peshorja

Zemra juaj do të rrahë fort prej gëzimit dhe emocioneve, disa prej të cilave do t’ju shtyjnë të bëni hapa përpara lidhur me marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do lodhen duke kërkuar dashurinë e jetës, por nuk do arrin ta gjejnë. Çështjet financiare do kërkojnë më shumë maturi dhe përkujdesje.

Akrepi

Mos i mbani mëri partnerit edhe nëse është treguar pak i ashpër me ju kohët e fundit. Mundohuni t’ia ktheni me një buzëqeshje, pasi gabime ndaj partnerit keni dhe ju. Beqarët do realizojnë disa takime dhe personat do ju duken interesantë. Në planin financiar vështirësitë do jenë të mëdha.

Shigjetari

Do të vonoheni shumë në një rast të rëndësishëm dhe partneri do ju kritikojë. Por sensualiteti juaj do ta zbusë atë pasi do e justifikojë mjaftueshëm vonesën. Beqarët do ndihen të lirë të bëjnë ato që duan. Do kenë disa takime. Gjendja financiare do jetë e konsoliduar.

Bricjapi

Sot do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm lidhur me marrëdhënien tuaj në çift dhe atë duhet ta përballoni vetëm pasi të keni qartësuar me veten objektivat që do të ndërmerrni. Beqarët do kenë mjaft komplekse dhe nuk do dalin me personat nga të cilët do marrin ftesa. Financat do jenë të mira.

Ujori

Të reja të mira financiare e ekonomike për të lindurit ditën e hënë, të martë dhe të enjte. Për të dashuruarit paraqitet një ditë e qetë dhe momente të bukura përkrah partnerit. Beqarët nuk duhet të nxitohen për fillimin e një lidhjeje pa e njohur mirë personin. Në planin financiar tregohuni të logjikshëm.

Peshqit

Do të gjeni mijëra motive për t’u “shëruar” nga stresi i akumuluar që keni përjetuar gjatë kësaj kohe në çift. Do të ndiheni të rilindur dhe të tjerët do t’ju admirojnë. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do realizojnë takime interesante. Buxheti do jetë i kënaqshëm dhe për shpenzime.

Horoskopi për ditën e mërkurë Read More »