Aurora

10 këshilla që mund t’ju bëjnë të dukeni më të ri se sa jeni vërtet

Shpesh, kujdesin për t’u dukur më të rinj njerëzit e lidhin me produktet e ndryshme. Sidoqoftë, çdo gjë duke filluar nga stilimi i flokëve deri tek qerpikët mund të ketë një ndikim të madh në pamje. Por, sipas Bright Side ka disa mënyra që në dukje janë të parëndësishme që mund të japin atë shkëlqimin rinor që çdo person kërkon të ketë.

Shmangni aplikimin e tepërt të make up-it

10 këshilla të papritura që mund t’ju bëjnë të dukeni më të ri se sa jeni vërtet

Konturimi është bërë një trend dhe shumë prej jush mund ta bëjnë rregullisht atë, duke menduar se do t’ju japë një pamje më të rafinuar. Por, në fakt nuk është një opsion i mirë nëse doni të dukeni më të freskët.

Vishni madhësinë e duhur të reçipetave.

10 këshilla të papritura që mund t’ju bëjnë të dukeni më të ri se sa jeni vërtet

Zgjidhni reçipetat e përshtatshme, pasi ata bëjnë që të dukeni më të gjatë dhe disa kilogramë më të dobët.

Mënyra se si drejtoni automjetin tuaj, mund të përshpejtojë krijimin e rrudhave.

10 këshilla të papritura që mund t’ju bëjnë të dukeni më të ri se sa jeni vërtet

Nëse keni shpenzuar shumë kohë në makinë dhe për shkak se dritaret e makinave nuk ju mbrojnë dot nga rrezet e rrezikshme të diellit, këta të fundit mund të shkaktojnë krijimin e rrudhave. Prandaj, nuk duhet ta ngisni kurrë makinën, pa aplikuar më parë krem mbrojtës.

Përmirësoni mënyrën se si qëndroni

10 këshilla të papritura që mund t’ju bëjnë të dukeni më të ri se sa jeni vërtet

Qëndrimi i keq mund t’ju ​​bëjë të dukeni më të vjetër se sa jeni në të vërtetë. Prandaj, është e nevojshme të përmirësoni qëndrimin në karrike apo edhe kur ndodheni në këmbë dhe të mos mbani shumë sende në çantë. Në këtë mënyrë, do të dukeni më të rinj por gjithashtu do të shmangni dhimbjen e shpinës, qafës dhe shpatullave.

Përfshini në garderobën tuaj veshje me ngjyra

10 këshilla të papritura që mund t’ju bëjnë të dukeni më të ri se sa jeni vërtet

Mbani në dollapin tuaj më shumë ngjyra festive si jeshilja, bluja, e bardha apo portokallia, pasi bëjnë që fytyra juaj të shkëlqejë dhe të nxjerrë në pah bukurinë. Ndërsa rrobat neutrale, gri apo të zeza do t’ju bëjnë të dukeni më të dobët.

Aplikoni buzëkuq të kuq.

10 këshilla të papritura që mund t’ju bëjnë të dukeni më të ri se sa jeni vërtet

Për shkak të moshës, linjat natyrore përreth buzëve fillojnë të zbehen dhe për këtë arsye është mirë që të aplikoni buzëkuq me ngjyrë të kuqe osë me një nuancë të ngjashme, pasi kjo ngjyrë simbolizon rininë, sensualitetin dhe bukurinë.

10 këshilla që mund t’ju bëjnë të dukeni më të ri se sa jeni vërtet Read More »

Gjendet macja e humbur para 12 vjetëve duke pritur në të njëjtin vend zotërit e saj

Amy Davies kishte humbur macen trivjeçare Georgie në një vend kampingu në Skoci në vitin 2008. Ajo kishte menduar se nuk do ta shihte kurrë macen.

Por për befasi të saj kafsha shtëpiake që kishte humbur para 12 vjetëve, është gjetur. Macja kishte qëndruar në vendin e njëjtë të kampingut, shkruan Daily Mail.

Macja kishte udhëtuar me familjen e Daviesit nga Rochdale për në kampin Rowardennan në Skoci, para se të zhdukej ndërsa ata po planifikonin të ktheheshin në shtëpi në tetor të vitit 2008.

Megjithëse kërkimin në atë zonë, familja nuk arriti të gjente macen. Ata shpresonin se dikush do ta gjente macen dhe do t’i kontaktonte fal mikroçipit në qaforen e saj. Gjatë gjithë kësaj kohe macja kishte qëndruar në parkun e kampingut, ndërsa për të ishin kujdesur dhe e kanë ushqyer stafi në atë vend. Kur filloi mbyllja shkaku i koronavirusit, një anëtar i shqetësuar i stafit të kampit më në fund e pa se macja është e pronarëve nga veriu i Anglisë, pasi çipi ishte skenuar nga një organizatë bamirëse për mbrojtje të kafshëve.

“Ne na u thye zemra kur Georgie nuk u kthye. Ishte shumë mirë kur dëgjuam se Georgie jo vetëm që ishte mirë, por edhe po kalonte kohë të mrekullueshme në kamp”, ka thënë Amy.

Derisa numri i telefonit në çip më nuk ishte aktiv, u dërgua një email dhe letër te pronarët e maces.

Megjithë gëzimin e gjetjes së Georgiet pas gjithë këtyre vjetëve, macja do të vazhdojë të mbetet te “Mbrojtja e Maceve”, ndërsa do të tentohet të gjendet një shtëpi e re për të.

“Instinkti më thoshte të nisem me veturë dhe ta marrë menjëherë Georgien, por kemi edhe një mace tjetër nëntëvjeçare. Kur fola me qendrën e dija se nuk do të ishte e përshtatshme ta kthenim Georgien tash. Është vërtetë e trishtë që gjatë gjithë kësaj kohe ne nuk do të ribashkohemi, por duhet të bëjë më të mirën për Georgien”, ka thënë pronarja Amy./abcnews.al

Gjendet macja e humbur para 12 vjetëve duke pritur në të njëjtin vend zotërit e saj Read More »

Aktori Florian Binaj: ‘Njerëzit më rrinë larg, ndërkohë që duhet të kem unë frikë sidomos nga ata që nuk mbajnë maska’

Emisioni i humorit “Portokalli”, programi i përjavshëm i humorit në Top Channel, do të ridimensionohet në sezonin e ri televiziv që pritet të fillojë në tetor.

Flitej se ky emision do të mbyllej pas rreth dy dekadash që lindi, por duket se do të ketë një format tjetër në të njëjtin ekran dhe Binaj konfirmoi se do të jetë sërish pjesë e tij.

Florian Binaj ka konfirmuar se ai do të vijojë të jetë pjesë e show-t të ri edhe gjatë sezonit të ri në Top Channel, duke mos përgënjeshtruar lajmin për mbylljen e Portokallisë.

“Unë po punoj për personazhet që kam dhe personazhet e rinj. Tetori do të jetë një sezon gallatë, ku streset do të shfryhen mjaftueshëm me Portokallinë dhe ne mezi presim të jemi në ekran”, – tha Binaj në një intervistë për Tch.

Nga ana tjetër Flori ka folur edhe për pushimet e tij me familjen, duke treguar se ka shumë dëshirë që dy fëmijët e tij t’i prezantojë me bukuritë shqiptare. Ai ka treguar se me djalin e tij, Glaur (3 vjeç e gjysmë) janë ngjitur deri në majë të Malit të Tomorrit.

Flor Binajn foli edhe për Covid-19, pasi u prke disa kohë më parë. Ai tha se njerëzit vazhdojnë t’i qëndrojnë larg, ndonëse e ka kaluar virusin.

“Edhe pse ka kaluar një muaj nga pandemia, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, tha Binaj.

/NOA.al

Aktori Florian Binaj: ‘Njerëzit më rrinë larg, ndërkohë që duhet të kem unë frikë sidomos nga ata që nuk mbajnë maska’ Read More »

Familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të afërmit të tyre i humbur prej disa ditësh

Një 42-vjeçar nga Gjirokastra ka vënë në alarm familjarët e tij pasi prej disa ditësh nuk ka asnjë kontakt me ta.

Denoncimi është bërë nga familjarët, të cilët kërkojnë ndihmë për gjetjen e Gentian Vrekës.

Ditë më parë ai u largua nga banesa për të mos u kthyer më.

Për më tepër, 42-vjeçari, thonë familjarët, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për herë të fundit ai është parë në lagjen 18 Shtatori, në afërsi të një kopshti fëmijësh.

Humbjen e të afërmit të tyre familjarët e kanë denoncuar edhe në Policinë Gjirokastër, por deri tani as policia nuk ka rënë në gjurmët e 42-vjeçarit.

Policia po punon për gjetjen e tij, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve. /noa.al/

Familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të afërmit të tyre i humbur prej disa ditësh Read More »

Këngëtarja: Dasmat na i kanë ndaluar me qëllim

Këngëtarja Remzie Osmani u ankua për anulimin e koncerteve si dhe të damsave këtë vit.

Edhe Kosova ka marrë të njëjtat masa si Shqipëria, për shkak të pandemisë.

Remzia deklaro në një emision televiziv në Kosovë, se i ka përkrahur kolegët e saj, por pretendoi se kjo është bërë si e qëllimshme.

Sipas saj janë ndaluar vetëm pjesëmarrja e këngëtarëve në dasma.

Osmani tha se dasmat nuk janë ndalur, pasi dasma ka çdo natë.

Kujtojmë se Remzia është këngëtarja më e kërkuar kosovare nga dasmorët.

Ankesa të ngjashme kanë edhe këngëtarët shqiptarë.

/NOA.al

Këngëtarja: Dasmat na i kanë ndaluar me qëllim Read More »

Plazhet e Dhërmiut zhyten në errësirë

Zona turistike të jugut të Shqipërisë janë zhytur në errësirë pasi prej orësh mungon energjia elektrike.

Situata në Dhërmi raportohet e nderë. Plazhe dhe rrugë të boshatisura, njerëz të strukur në dhoma, pa energji dhe një pjesë e mirë edhe pa ujë. Për më tepër shtrënguara shiu që përfshinë jugun në mëngjes, kanë bërë që moti të jetë i zymtë dhe i ftohtë me temperatura nën 20 gradë celsius

Pushues që njoftuan tek noa.al, thanë se po përballen me situatë mbijetese në plazh, duke theksuar se këto janë pushimet më të zymta në vite, duke e ilustruar me ndalimin e beach bareve, boshatisjen e lokaleve dhe shezlonëve, si dhe mungesën e turistëve.

Sakaq, për mungesën e energjisë elektrike nuk ka asnjë informacion se kur do të bëhet rikthimi i saj. Noa.al kërkoi të dhëna për arsyet e mungesës së energjisë dhe mësoi se shkarkesat elektrike kanë shkaktuar dëmtim të një shtylle ku po punohet nga ekipet e OSHEE.

Siç shihni në foto, si pasojë e shkarkimeve elektrike nga moti i keq me shi dhe stuhi ere është dëmtuar një prej shtyllave elektrike në zonen e ish-kampit të Dhërmiut. Grupet e avarise së OSSH Vlorë po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë në zonën e plazhit të Dhërmiut, tha OSHEE./noa

Plazhet e Dhërmiut zhyten në errësirë Read More »

Lajm i fundit/ Përplasen tre makina, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përfshirë tre automjete.
Në fshatin Murrash mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin A.I., rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 43-vjeçarja Gentiana Isaraj,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”.

Gjithashtu janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /noa.al

Lajm i fundit/ Përplasen tre makina, humb jetën një person Read More »

Vlerat çudibërëse të propolisit dhe përfitimet për shëndetin

Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore.

E megjithatë arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit. Propolis.

Propolis nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve.

Ky dyll zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën.

Për mijëra vjet me rradhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne.

Studimet kanë treguar që nuk janë vetëm njerëzit ata që ia dinë vlerën propolisit.

Kjo lëndë e çmuar jo vetëm që riparon hojet, por edhe shërben si mburojë ndaj sëmundjeve dhe u ofron bletëve një mjedis të shëndetshëm për të jetuar.

Vlerat e Propolisit Për Shëndetin

Antibiotik Natyral

Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm.

Ekspertët kanë konfirmuar se përdorimi i propolisit ndihmon në shkatërrimin e shumë baktereve përgjegjëse për një sërë infeksionesh që trajtohen me vështirësi.

Ata sugjerojnë që propolis të shfrytëzohet për përgatitjen e ilaçeve më të avancuara kundër mikrobeve që i rezistojnë antibiotikëve tradicionalë.

Shëndeti Dentar

Propolis është fantastik për përmirësimin e shëndetit të gojës.

Duke qenë se ai është antibiotik i fuqishëm, pastron mishrat e dhëmbëve dhe vetë ato nga akumulimi i baktereve të dëmshme.

Imuniteti

Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar duke e furnizuar atë me flavonoidë.

Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sëmundje serioze siç është kanceri.

Ulja e Tensionit Të Gjakut

Konsumi i propolisit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por edhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Ekspertët thonë se kjo substancë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Alergjitë

Një studim Brazilian ka zbuluar se konsumi i propolisit ka efekt në zbutjen e simptomave të alergjisë duke penguar çlirimin e histaminës.

Helmimi Nga Ushqimi

Ekspertët thonë se propolisi duhet përdorur në terapitë tradicionale kundër infeksioneve por edhe helmimit nga ushqimi.

Propolisi është efikas sepse siç e thamë më lart ka një nivel të lartë flavonoidësh.

Infeksionet e Veshit

Këto infeksione janë më të përhapura tek fëmijët.

Ekspertët thonë se përdorimi i propolisit bashkë me zinkun ul rrezikun e infeksioneve të veshit dhe nevojën për përdorimin e antibiotikëve.

Shëndeti I Lëkurës

Kleopatra e Egjipitit të Lashtë ka qenë një prej përdoruesve më fanatike të propolisit.

Ai përmirëson dhe zbut lëkurën, përshpejton rritjen e qelizave dhe zhbllokon poret.

Propolis është efikas kundër psoriazës por edhe ekzemës.

Infeksionet e Rrugëve Të Frymëmarrjes

Studimet tregojnë se kombinimi i propolisit me vitaminën C mund të parandalojë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët./AgroWeb.org

Vlerat çudibërëse të propolisit dhe përfitimet për shëndetin Read More »