Aurora

Arta Marku, befasia që do trondisë politikën! (Telefonata e Shkëlzen Berishës pas mesnatës, dhe implikimi i Hajdarmatajt në trafikun e narkotikëve)

Gabuan ose të tmerruar ishin të detyruar të gabojnë Lulzim Basha dhe Monika, jo vetëm duke anatemuar, por dhe shantazhuar Kryeprokuroren Arta Marku, për shkak të largimit nga detyra të Besim Hajdarmajt.

Si do reagojë ky çift politik kur pas këtij ndryshimi në drejtim të Prokurorise së Krimeve të Rënda të perfundojë në qeli Sajmir Tahiri?! Por halli nuk është dashuria për Besimin, por halli është te Llalla nyja gordjane e ketij lëmshi korruptiv në organin e akuzës.

Mjafton që lexuesit të marrin vesh sesi u “qeras” Hadarmataj me këtë post për të kuptuar kuizin dhe kulisat që luhen. Hajdarmataj u emërua si Drejtues Prokurorie në Laç, por një telefonatë në 1.30 pas mesnate nga Shkëlzen Berisha dhe një takim urgjent në restorantin e preferuar të Llallës 35 metra poshtë shtëpisë së Sali Berishës bëri që vendimi i Llallës të ndërrohej dhe Hadarmataj të gdhihej Kryeprokuror i Krimeve të Rënda!

Arta Marku e heshtur dhe matur po aq sa e hekurt i qëndron pozicionit dhe profesionit dhe nuk flet….por ajo ka ne dorë dosjen e SHKB te MPB, e cila fakton implikimin e Hadarmatajt me drejtuesin e larte të Policisë Arjanit Arapi, person i shpallur në kërkim për implikim në trafikun e lëndeve narkotike. Sa me sipër ka filmime.

Por arsyeja e irritimit të krerëve të opozitës shkon me larg pasi megjithese i larguar Llalla kishte skeletizuar Këshillin e ardhshëm të emërimeve i cili do fillonte nga Rovena e të perfundonte te Ramadan Troci…Tani skema ka dështuar.Dhe deshtimi i kësaj skeme kriminale ka një dyshe që eshte Arta Marku-Donald Lu! Tronditja ka filluar. Donika Prela jo për hir të miqesise por të besimit sot është në atë pozicion…se Arta Marku ka një miqësi tjetër me te shenjte: Miqësinë e egzigjencën me drejtësinë./Pamfleti

Arta Marku, befasia që do trondisë politikën! (Telefonata e Shkëlzen Berishës pas mesnatës, dhe implikimi i Hajdarmatajt në trafikun e narkotikëve) Read More »

E papritur! Lirohet nga burgu ish deputeti Mark Frroku

Ish deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Gjykata e Fierit me një vendim të ditëve të fundit i ka falur kohën e mbetur të dënimit prej 1 viti e 5 ditësh, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Frrokut.

Ai u dënua në prill të vitit të kaluar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Ndërsa në janar të këtij viti gjykata e Apelit po në Tirane ia reduktoi dënimin ne 6 vjet burg për të njëjtat akuza. Ndërsa gjykata e Fierit së fundmi ka vendosur lirimin para kohe të Frrokut. Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksander Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan.

Ndërkohë javën e ardhshme në gjykatën e Tiranës pritet të nisë një tjetër proces ndaj Frrokut, atë ku së bashku me Tom Doshin dhe Durim Banin akuzohen për dëshmi të rremë për një atentat ndaj një deputeti të opozitës./TCH

E papritur! Lirohet nga burgu ish deputeti Mark Frroku Read More »

Kemi lënë nam të gjithë! E turpshme të jemi në vend të parë për këtë gjë

Ndotja e ambientit dhe ajrit janë dy çështje që shkojnë paralel me njëra-tjetrën dhe mbeten problematika më shqetësuese në të gjithë botën.

Edhe pse shumë herë është tentuar të ndalohet dhe të reduktohet përdorimi i plastikës, sërish nuk ka pasur sukses dhe gjenerimi i mbetjeve prej tyre mbetet ende shumë i lartë.

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të mbetjeve plastike në kontinentin europian, kjo sipas të dhënave të INSTAT.

Vetëm gjatë vitit 2016 çdo shqiptar ka prodhuar rreth 396 kg mbetje, nga të cilat rreth 40 kg kanë qenë mbetje plastike.

Referuar të dhënave të Eurostat një qytetar i BE-së mesatarisht ka gjeneruar 31 kg mbetje plastike. Vendin e parë për gjenerimin më të lartë të plastikës e mban Irlanda, me 61 kg plastikë për banor në vit edhe pse për nga numri i popullsisë është shumë larg nesh.

Ndërkohë, Bullgaria është vendi që prodhon më pak mbetje plastike në Europë, vetëm 14 kilogramë.

Sipas një studimi të publikuar vitin e shkuar nga “Science Advances”, Shqipëria gjatë 6 dekadave të fundit ka prodhuar 8.3 miliardë metër3 plastikë, ku pjesa më e madhe e tyre përfundojnë si mbetje.

Parashikimi i frikshëm nga kërkimi i Forumit Ekonomik dhe fondacioni “Ellen MacArthur”:
“Çdo minutë një kamion me mbetje plastike përfundon në oqeane.  Nëse plastika vazhdon të gjenerohet me këto ritme, deri në vitin 2050 në dete do ketë më shumë plastikë se sa peshq.”

Kemi lënë nam të gjithë! E turpshme të jemi në vend të parë për këtë gjë Read More »

3 shenjat e heshtura që të marrin jetën pa e kuptuar! Kushedi se sa njerëz mund t’i kenë këto shenja dhe nuk e dinë që vuajnë nga diabeti

Studimet e fundit kanë prezantuar një shifër tronditëse! Kjo shifër lidhet me diabetin.

Aktualisht 25 për qind e njerëzve janë me diabet të tipit 2, por ata nuk e dinë se janë.

Por, nëse ju përjetoni një nga simptomat e mëposhtme, e mira është që të konsultoheni me mjekun tuaj menjëherë!

Shkoni shumë shpesh në tualet
Në rast se vuani nga diabeti, në organizmin tuaj fillon që të zbehet roli i disa funksioneve  duke shkaktuar kështu uljen e sheqerit në gjak. Në rast se shkoni shumë shpesh në tualet duhet të kuptoni se kjo është një shenjë e fshehur e diabetit.

“Shumica e pacientëve nuk janë të vetëdijshëm se sa shpesh shkojnë në tualet. Kur pyesim për këtë, shpesh dëgjojmë, ‘Oh po, unë mendoj se po shkoj më shpesh sesa më parë’”, u shpreh Dr Cypress. Por kjo nuk është një përgjigje e duhur, pasi secili prej nesh duhet të kontrollojë sa shpesh shkon në tualet.

Keni rënie drastike në peshë

Duke pasur parasysh se mbipesha është një faktor rreziku për diabetin, kjo tingëllon kundërshtuese që kilogramët e humbura mund të jenë një nga simptomat e heshtura të diabetit, por kjo është e vërteta sipas studimeve të fundit.

Nuk jeni në humor

“Kur sheqeri në gjak është jo normal, ju thjesht nuk ndiheni mirë”thotë Cypress. Duhet të dini se sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me depresionin. “Ju ndiheni shumë të lodhur, ndiheni të padobishëm, nuk doni të dilni dhe thjesht dëshironi të flini”, vijon Dr Cypress.

3 shenjat e heshtura që të marrin jetën pa e kuptuar! Kushedi se sa njerëz mund t’i kenë këto shenja dhe nuk e dinë që vuajnë nga diabeti Read More »

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gati arrestimin, ish-prokurori Adriatik Llalla “fshihet” në Gjermani

Prokuroria e Krimeve të Rënda po bëhet gati për prangosjen e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ky i fundit, fill pasi u njoh me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku i ndalohej përjetësisht hyrja në SHBA, u zhvendos bashkë me familjen e tij në Gjermani duke kërkuar strehim në këtë shtet.

Aktualisht që Prokuroria ka nisur zyrtarisht hetimet mësohet se Llalla po vijon “arratinë” në këtë shtet, raporton CNA.

DASH mori vendimin që ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”.

Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha, edhe pse Llalla deklaroi para se të fillonte vettingu largimin vullnetar nga drejtësia.

Fakte dhe dokumenta zyrtare, të botuara në media, kanë bërë transparente për publikun shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqe të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gati arrestimin, ish-prokurori Adriatik Llalla “fshihet” në Gjermani Read More »

Shenjtëria e një dite…që po cënohet! Të gjithë në sulm ndaj drejtësisë si një kor i zi korbash politikanë & kriminelë

Shkruan Pranvera Vatoci

Drejtësia në një vend demokratik normal është afër shenjtërisë. Se vetë ligji është i shenjtë e i pacënueshem. Përballë tij të vegjlit rriten e të medhenjt zvogëlohen. Pas Zotit është ligji dhe së bashku veprojnë për t’i dhënë njerëzimit drejtësi.

Ligji vetëm në diktatura e neodiktatura është levë e pushtetit dhe e politikës. Në vendin tonë 27 vite më parë përpos shumë gjërave u duk se edhe drejtësia do shenjtërohej. Por fatkeqësisht dora e politikës u fut me egërsi për ta monopolizuar. Dhe kjo nuk dëmtoi vetëm trupën e drejtësisë por vetë qytetarët.

Natyrisht që ka korrupsion në drejtësi… dhe ky nuk është fenomen shqiptar. Por është politika prodhuesja parësore e këtij korrupsioni. Një gjyqtar shembullor përzihet nga sistemi për pak para të pajustifikuara, ndërkohë që e gjithë elita politike e shtetërore përflitet për miliona korruptive. Dhe pastaj turren e viktimizojnë deri në kryqëzim drejtësinë.

A mund të jepet drejtësi me paga skandaloze? A mund të jepet drejtësi kur gjygjtari e prokurori nuk kanë me të voglën mbrojtje “madje dhe armët i detyruan t’i dorëzojnë“, teksa dërgojnë pas hekurave kriminel e banda trafikantësh.

A ju kujtohet Skerdilajdi ne Vlorë?! Të gjithë në sulm ndaj drejtësisë si një kor i zi korbash politikanë & kriminelë. Vetingu po përdoret jo për pastrim, por si një aksion që i ngjan revolucionit kulturor të Mao Ce Dunit!   Ndaj në këtë ditë le të reflektojmë të gjithë jo vetëm punonjësit e drejtësisë. Drejtësia e shantazhuar është drejtësi e munguar.

Shenjtëria e një dite…që po cënohet! Të gjithë në sulm ndaj drejtësisë si një kor i zi korbash politikanë & kriminelë Read More »

Pakt me politikën? Izet Haxhia reagon qelia, mesazh për personelin e burgut 302

Përmes të dashurës së tij, Izet Haxhia ka përgënjeshtruar lajmet për një pakt mes tij dhe politikës. Sipas tij gjithça është spekulim dhe se do i shkojë deri në fund të vërtetës.

Postimi i plotë:

Miq të dashur të Izetit!

Në radhë të parë, keni të gjithë një pershendetje dhe falenderim nga Izeti! Eshte mire, eshte i vendosur dhe i palëkundur në të Vertetat e tij!

Më kërkoi të komunikoja diçka:

Izet Haxhia, në menyre kategorike, apsolute dhe te panegociueshme nuk ka bëre ASNJË marrëveshje, ASNJË shitje-blerje, ASNJE bisede te fshehte a te pa-fshehte, me absolutisht ASNJE krah te politikes ne Shqiperi!!!! Qofshin të majtë, apo te djathte!! Çdo spekulim mbi këte teme, është i genjeshtert dhe leverdisës për ata që i fshihen te vertetave!! Dëshmitari me i parë dhe i besueshëm për ketë, është Zoti vetë!!! Ai u vetëdorezua me dëshirën e tij të lire, për të kërkuar të drejtën legjitime, si çdo shtetas tjetër, të gjykohet me DREJTËSI!!

Izet Haxhia, është tërësisht i shkëputur nga çdo politikan shqiptar dhe këte e ka zgjedhur vete ai, me integritetin dhe burrërine që e karakterizon!

Por, nuk eshte i vetmuar nga shqiptaret, nga unë, nga ty, nga ti tjetri, nga ne të gjithe! Qe duam drejtesi për çdo bashkëkombas tone! Drejtesi për te pafajshmit dhe drejtësi për fajtorët!!!

E dyta, nje FALENDERIM të veçantë për personelin e burgut 302, te cilet po e trajtojnë me korrektese dhe profesionalizëm maksimal

Me shpresën tek Zoti dhe tek e Vërteta, le të solidarizohemi të gjithë në kërkesen tonë për Drejtësi!

Qofshi të gjithë të lumtur e të plotesuar ne jetet tuaja!

Pakt me politikën? Izet Haxhia reagon qelia, mesazh për personelin e burgut 302 Read More »

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, gruaja që “ha koka burrash”

Prokuroria e Krimeve të Rënda që prej ditës së djeshme është vënë nën “këmbët” e prokurores Donika Prela.

Rikujtojmë se para se të zinte vendin e Hajdarmatajt, prokurorja Prela i zuri karrigen kreut të Prokurorisë së Durrësit Agron Gjana.

Dhe pesë muaj pasi drejtoi Prokurorinë e Durrësit, Prela ka zbarkuar në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Donika Prela e cila ndryshe mund të quhet gruaja që “ha koka burrash” të servirura nga Arta Marku, pritet që të mos ndalet këtu.

Prela vjen në këtë detyrë, pas urdhërit të Kryeprokurores Arta Marku, për shkarkimin e Besim Hajdarmatajt.

Pasi ka “ngrënë kokat” e prokurorëve Agron Gjana dhe Besim Hajdarmataj, tashmë pritet të “hajë” edhe kokën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Një muaj më parë ajo ka kërkuar arrestimin e këtij të fundit, i cili është refuzuar nga Hajdarmataj. Tashmë pasi ka “ngrënë dy koka burrash”, pritet të hajë kokën e tretë. Nuk  dihet se me sa qejf i ka Donika Prela “kokat” e burrave.

Sido që të shkojnë hetimet për dosjet e “nxehta” që ka patur në duar Hajdarmataj, për një gjë Arta Marku duhet të jetë e sigurtë.

Donika Prela “ha vetëm koka burrash”.

CNA

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, gruaja që “ha koka burrash” Read More »