Aurora

Ironia e Ramës: Nëse djalli do të vinte në tokë do të ishte politikan

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Kongresin e parë të Infermierisë shqiptare të organizuar në Tiranë. Rama lartësoi rolin e grave infermiere dhe u kërkoi burrave që të mos u mbetej qejfi për këtë, sepse sipas tij gratë janë më pak të korruptueshme.

Kryeministri paralajmëroi se infermierët do të kenë një tjetër rritje page sivjet.
“Nesë zoti do ishte njeri, do ishte infermier. Njerëzit kanë perceptimin e gabuar për shëndetësinë, ndaj edhe reforma në shëndetësi është themeli i zhvillimit dhe do të bëjmë që në sistemin shëndetësor të mos vendosin më partitë për punësimin” – e nisi fjalën kreu i qeverisë.

“Dëshiroj ta mbyll aty ku e nisa, nëse Zoti do ishte në tokë do ishte infermier, madje infermiere. Nuk pretendoj që të jeni mishërimi i Zotit në tokë, por do t’iu lutesha që secili të bëjmë të vetën për t’i dhënë sa më shumë dinjitet dhe për ta bërë sa më të respektueshëm rolin dhe detyrën e infermierit, sepse ka një rëndëis thelbësore, jo vetëm për momentin e sharbimit por edhe për shoqërinë.

Një shprehje thotë nëse trajton një smëundje, ose fiton ose humb, por kur trajton një njeri është e sigurt se ti vetëm ke fituar. Ju trajtoni shumë njerëz në ditë, dhe jeni vetëm të fituar. Mallkimi i punës time, sado që trajtoj ata të species time, vetëm humbas. Pa dashur të konkurroj me thënien e jashtëzakonshme të Atit të Shenjtë, ju them se nëse Zoti do ishte në tokë, do ishte infermier, nëse djalli do ishte në tokë do ishte në parlamentin tone”, thotë kryeministri

Ironia e Ramës: Nëse djalli do të vinte në tokë do të ishte politikan Read More »

Nuk ka shanse ta dini këtë! Fantastike çfarë mund të bëni me kripën përveç gatimit!

Kripa nisi të qarkullonte dhe të tregtohej si produkt 4,000- 5,000 vite më parë. Që prej atëherë është bërë pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Njerëzit e kanë përdorur kripën për funksione nga më të ndryshmet.

Në vazhdim njihuni me 6 rastet kur përdorimi i kripës bën mrekulli:

  1. Hiqni yndyrnën nga enët e kuzhinës

Hidhni kripë mbi sipërfaqen problematike dhe fërkojeni me një peshqir derisa tigani apo tenxherja të pastrohet plotësisht.

  1. Largoni njollat nga tavolina e drunjtë ku prisni mishin, zarzavatet apo frutat

Pasi i keni mbuluar njollat me kripë fërkojini duke përdorur si sfungjer një gjysmë limoni.

3.  Eleminoni zverdhjen e enëve prej qelqi

Mbusheni enën me ujë me kripë dhe shkundeni mirë e mirë. Më pas lajeni me detergjent dhe ujë të ftohtë.

  1. Bëni scrub

Ngroheni pak gjalpin, shtojini kripë (raporti 2:1) dhe me të masazhojeni lëkurën në lëvizje rrethore. Më pas lajeni fytyrën dhe aplikoni hidratantin e përhershëm.

  1. Mbrojeni djathin nga myku

Mbështilleni djathin me një letër kuzhine të cilën më parë e keni zhytur në ujë të kripur. Në këtë mënyra, djathi do të rezistojë disa ditë më shumë.

  1. Ndriçoni pllakat

Shtoni një gjysmë gotë kripë dhe pak detergjent në 3 litra ujë. Njomni një sfungjer dhe fërkojini pllakat mirë e mirë.

Nuk ka shanse ta dini këtë! Fantastike çfarë mund të bëni me kripën përveç gatimit! Read More »

Një super lajm “bombastik” për të gjithë shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi. Do lumturoheni pa masë

Pritet që së shpejti, komisionet e parlamentit grek të miratojnë disa ndryshime në ligjin për emigracionin e nënshtetësinë, çka do të sjellë një sërë lehtësirash për emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi.

Projektligji i ri që tashmë është marrë në shqyrtim nga pala helene, synon që aplikimi për nënshtetësi greke të kryhet në momentin që shtetasi shqiptar të ketë mbi 10 vite qëndrim në Greqi, me çfarëdolloj leje qëndrimi.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Fatos Malaj, ndërmjetës kulturor pranë Drejtorisë të Emigracionit, njëkohësisht drejtues i organizatës Përkrahje-Arogji, tregon se firmosjen e marrëveshjes bilaterale me Greqinë, në mënyrë që të njihen periudhat kontributive nga të dyja shtetet, e shikon si diçka shumë të vështirë, për shkak të krizës ekonomike që po kalon shteti helen.

Më tej Malaj bën me dije se është propozuar që të gjithë individët që kanë mbushur moshën 65 vjeç, të mos kalojnë më në komision për të marrë nënshtetësinë greke.

Çfarë u diskutua në konferencën “Diskutim i hapur për çështjet e emigracionit dhe nënshtetësisë në Greqi”?

Takimi ishte një diskutim-panel mbi ndryshimet që priten në ligjin për emigracionin dhe nënshtetësinë, ndryshime që do të prekin emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi e do të krijojnë lehtësira për ta. Ky takim ishte shumë frytdhënës pasi u diskutua mbi shumë ndryshime nga të cilat do të përfitojnë shqiptarët. Në këtë konferencë ishin të pranishëm Miltiadhis Klapas, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Emigracionit; Llambros Baltsiotis, sekretar i posaçëm për nënshtetësinë në Ministrinë e Punëve të Brendshme; Ilias Hronopulos, drejtor i drejtorisë së shtetasve të huaj dhe emigracionit në Athinë; Dhimitris Siamatras, drejtor i drejtorisë së gjendjes civile në administratën e decentralizuar të Atikës etj.

Cilat janë disa prej lehtësirave që do të kenë emigrantët pas miratimit të projektligjit nga parlamenti helen?

Për sa i përket çështjes së nënshtetësisë, brezi i parë që përfshin të gjithë individët që nuk e kanë mbaruar shkollën në Greqi, deri më tani nuk mundej të aplikonin për nënshtetësi me çfarëdolloj leje qëndrimi, por kishin të drejtë të aplikonin vetëm personat që dispononin lejen europiane. Ndërsa tani, mjafton që të kenë vetëm 12 vite të njohura ligjërisht në Greqi e lejen e qëndrimit në mënyrë që të aplikojnë për nënshtetësi. Pas shqyrtimit ne shpresojmë që të arrihet që nënshtetësia të jepet me dy vite më pak qëndrim të ligjshëm në shtetin helen, pra vetëm 10 vjet. Gjithashtu, në projektligjin që kemi dërguar në parlament, përveç pikave të sipërpërmendura, kemi kërkuar që të gjithë individët që kanë mbushur moshën 65 vjeç, të mos kalojnë më në komision për të marrë nënshtetësinë.

Po personat që përfundojnë arsimin e lartë në Greqi, a kanë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi?
Për brezin e dytë, pra për fëmijët shqiptarë, ka një nen në kushtetutën greke që parashikon që të gjithë ata që kanë dhënë provimet e maturës e pasi përfundojnë dhe arsimin e lartë, iu lind e drejta për të aplikuar për nënshtetësi greke. Por vlen të theksoj se kjo vlente vetëm për ata që përfundonin arsimin e lartë në një institucion shtetëror. Ndërsa tani me ndryshimet e propozimet e reja, kërkojmë që të lejohen të aplikojnë për nënshtetësi edhe personat që përfundojnë arsimin në institucione të larta private.

A mendoni se do të nënshkruhet marrëveshja bilaterale mes Greqisë dhe Shqipërisë, pra të njihen periudhat e kontributeve nga të dyja shtetet?
Firmosjen e marrëveshjes bilaterale me Greqinë, në mënyrë që të njihen periudhat kontributive nga të dyja shtetet, unë e shikoj si diçka shumë të vështirë. Të dyja palët janë në diskutime, por e shoh të vështirë pasi në momentin që nënshkruhet një marrëveshje e tillë do të kalojë “blackout” gjithë ana ekonomike e Greqisë, duke qenë se vazhdon të jetë në krizë ekonomike.

Aktualisht, cilat janë kriteret që duhet të plotësojë individi për të marrë pension nga Greqia?
Për të përfituar pension nga shteti grek, emigrantët shqiptarë duhet të plotësojnë minimumi 4500 ditë pune të rregullta, me kontribute, pra mbi 12 vjet. Të interesuarit duhet të dorëzojnë vërtetimin apo librezën e sigurimeve shoqërore si dokument për të aplikuar si dhe të kenë mbushur moshën mbi 65 vjeç (ata që kanë kryer punë me vështirësi) apo mbi 67 vjeç (punët normale). Pensionin e përfitojnë si emigrantët që vazhdojnë të jetojnë në Greqi, si ata që riatdhesohen në Shqipëri.

A do të ketë ndonjë lehtësim për sa i përket vërtetimeve të shumta që duhet të dorëzojnë emigrantët shqiptarë për lejet e qëndrimit?
Të gjithë ata që qëndrojnë në Greqi për arsye të veçanta, e që deklarojnë që kanë 7 vite qëndrim në këtë shtet, deri më tani duhet të dorëzonin çdo vit vërtetime. Tani me projektligjin e propozuar, pritet të ndryshojë dhe mjafton vetëm që të vërtetojë që jeton në Greqi, pa pasur nevoja të paraqesë një sërë vërtetimesh.

Si do të veprohet me fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi, që u janë shfaqur probleme me emrat?
Të gjithë fëmijët që kanë lindur në Greqi e u janë shfaqur probleme me emrat, deri më tani duhet të hapnin një proces gjyqësor për t’i dhënë zgjidhje situatës. Ndërsa tani, pas propozimeve, pritet që kjo të marrë zgjidhje vetëm me një urdhëresë nga kryetari i bashkisë së zonës.

Kur pritet që të bëhen këto ndryshime në ligjin për emigracionin dhe nënshtetësinë?

Projektligji është dërguar për shqyrtim në komisionet e parlamentit grek dhe pritet që të miratohen e të hyjnë në fuqi.

Një super lajm “bombastik” për të gjithë shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi. Do lumturoheni pa masë Read More »

Edi Rama: Vuaj nga shiatiku, ja çfarë jam i detyruar të bëj

“Dua të falënderoj Kryetarin e Dhomës së Tregtisë shqiptaro-turke, mikun, sepse puna na ka bërë miq, dhe bashkëvuajtësin, sepse ndajmë së bashku dhimbjen e shkaktuar nga shiatiku. Po ndryshe nga unë, ai ka mundësinë të bëjë not përditë ndërsa unë jam i detyruar të notoj çdo ditë në politikën shqiptare. Prandaj dhe ai është më në formë se unë”, është shprehur me humor Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro – Turke.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se “ne jemi dy vende me histori që na lidh dhe me ambicie të madhe për të ardhmen që na bashkon. Falë kësaj dhome mund të japim më mirë bashkëpunim mes dy vendeve. Përpara se të them dy fjalë për këtë bashkëpunim dua të kujtoj se pas errësirës së izolimit komunist, Shqipëria ka pasur në krah Turqinë, me një kontribut të vazhdueshëm me ndihmë dhe asistencë teknike. Nga infrastruktura, tek shëndetësia”.

” Erdogan është investuar personalisht për të mbështetur një program të rëndësishëm për parandalimin e përmbytjeve duke na vendosur në dispozicion një ekip të gjerë ekspertësh të tyre dhe drejtues të vendit të tij.

Ndërtimi i aeroportit të ri të Vlorës dhe linja jonë ajrore do të rrisnin ekonominë dhe punësimin. Aeroporti i Vlorës do të jetë një stiuml i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë, punësimit, ndërsa linja e re ajrore kombëtare do të jetë më në fund një mundësi e re dhe e shumëpritur nga shqiptarët.

Falë këtyre dy ndërhyrjeve strategjike do të kemi rritje të fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë, por edhe ulje të çmimeve për shqiptarët, do të ndihen të çliruar nga laku i çmimeve të larta të udhëtimit. Ende ju ndesheni me vështirësi të llojeve të ndryshme, në aspektin e burokracisë, por së bashku do i kapërcejmë, falë edhe mbështetjes së na jep ministrja për Sipërmarrjen”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Edi Rama: Vuaj nga shiatiku, ja çfarë jam i detyruar të bëj Read More »

Frika nga “Izeti” dhe lufta e klasave në PD

Frika nga “Izeti” u ka futur 3- fazorshin gjithë kastës së kompromentuar të PD sotme, duke u mbrojtur me “deklarata denoncuese” apo duke shpikur dhe gërrmuar brez pas brezi, deri tek kushërinjtë e shtatë, lidhjet e ndonjë qeveritari, dhe duke harruar misionin e tyre, opozitën reale.
Shkruan Artur Ajazi

Në selinë “blu” të Partisë Demokratike, prej 2-3 javësh është prishur qetësia e dikurshme, është krijuar një gjendje tensioni, amullie, përçatjesh, dhe lloj-lloj situatash të tjera. Përballë dhe pas saj, qëndrojnë “si një trup i vetëm” leninistët e asaj partie, të vjetrit dhe të rinjtë që kopjojnë të vjetrit, qëndrojnë përkujtuesit e përhershëm të luftës klasore, ata që kanë vuajtur dhe ata që kanë bërë të tjerët të vuajnë, qëndrojnë milionerët e vjetër dhe ata që ëndërrojnë të bëhen milionerë, qëndrojnë dosjexhinjtë dhe ish-spiunët.

Kudo në korridore dhe zyra, lëvizin ata që Lulzimi u ka besuar partinë, vijën e saj, kryesinë e saj, kuvendin e saj, janë ata që kryetari i ka kapur “kokën” me derë dhe po i përdor në salla dhe foltore. Frika nga “Izeti” në PD e Lulzimit po gërshetohet shëmtuar me nisjen e propogandës leniniste të luftës klasore, nga ata gjoja kanë “vuajtur” nga diktatura dhe që e mbajnë akoma gjallë si teori drejtimi.

Nga ata që në emër të “vuajtjeve” nga diktatura, çfarë nuk bënë përgjatë qeverisjes së PD nga 1992 deri 1997, por edhe nga 2005 deri 2013. Nga ata që nuk lanë tender dhe pronë të ish-pronarëve legjitimë pa grabitur dhe tjetërsuar, në mal, fushë, bregdet, lumenj dhe liqene, nga ata që nuk lanë pronar firmash ndërtimi pa mashtruar dhe pa u marrë atyre perqindjen, nga ata që sot u kujtojnë çdo ministri apo politikani familjarët, duke harruar zullumet e veta.

Frika nga “Izeti” u ka futur 3- fazorshin gjithë kastës së kompromentuar të PD sotme, duke u mbrojtur me “deklarata denoncuese” apo duke shpikur dhe gërrmuar brez pas brezi, deri tek kushërinjtë e shtatë, lidhjet e ndonjë qeveritari, dhe duke harruar misionin e tyre, opozitën reale. Edhe seanca e fundit në Parlament, tregoi se PD ka mbetur peng i mentaliteti leninist, duke marrë në mbrojtje prokurorë të përfolur apo gjyqtarë të akuzuar dhe të lidhur me afera korruptive.

Lufta e klasave ka qenë dhe mbetet platforma politike dhe propaganda më e ethshme e kësaj PD, pavarsisht se jemi në 2018, dhe se kryetari saj Lulzim Basha pretendon dhe nuk harron të deklarojë se “do ta bëj europiane partinë sipas modelit gjerman apo anglez”.

Si mund të besosh europianizimin e PD së Lulzim Bashës, tek dëgjon ish-ministrat e qeverisjes tij të dalin dhe lexojnë deklarata naive, dhe pa asnjë logjikë politike, duke gërrmuar në fisin dhe farefisin e ministrave dhe politikanëve të mazhorancës, duke harruar farefisin e tyre dhe misionin e opozitarit ?

Si mund të besosh reformimin e një partie “demokratike” kur ajo nuk ka kryer asnjëherë në gjithë historinë e saj 30 vjeçare, vetëpastrimin (catharsis) nga ish-sigurimsat, ish-komunistët, ish-pushtetarët e djeshëm, të cilët janë flamurtarët e sotëm të luftës së klasave, me tipare leniniste? Jo kjo PD nuk e ka moralin të kërkojë drejtësi, barazi dhe liri, kur brënda saj këto nocione, kanë qenë dhe janë të ndaluara apo të pazbatuara.

Frika nga “Izeti” u kishte humbur kontrollin shumicës së deputetëve të PD edhe në seancën e fundit në Parlament, dhe kjo shihej tek përpjekjet e tyre për të dalë në rreshtin e parë të “protestës” para kamerave, duke tentuar të bindin kryetarin se “ ja na ke besnikë deri në fund”. Por ajo çfarë dihet, çfarë nuk befason i më shqiptarët, dhe çfarë parashikohet për një parti si PD që thotë nga mëngjesi deri në darkë se “është e djathtë”, natyrisht është qëndrimi i saj politik konstant, që lidhet me mungesën e opozitarizmit.

Frika nga “Izeti” dhe ringjallja e luftës së klasave, janë sot si të vetmet teori dhe praktikë të kësaj partie, e cila ka vendosur të mos bëjë opozitën në Parlament, por të krijojë kaos dhe zhurmë me karrige, dhe ta braktisë pastaj atë pas fishkëllimit të “shefit” , të bllokojë ndonjë rrugë apo rrugicë dhe pastaj të lexojë dyshe ndonjë deklaratë për shtyp, që ngjet më tepër me hartimet e dikurshme me temë “Armiku i Klasës”

Frika nga “Izeti” dhe lufta e klasave në PD Read More »

Bëni si të bëni edhe ca ditë sepse kjo datë e Majit është dita që do fillojnë gjërat të ecin “vaj”

Paraditja mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, vranësira më të shpeshta lokalizohen në zonat lindore

Pas mesditës, vranësirat bëhen të dendura në territor duke sjellë shira të përkohshëm në Ultësirën Perëndimore, por shira më të dendur në zonat malore, ndërsa jugperëndimi vijon pa shira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë sjell mesdita kur maksimumi ngjitet mbi 27°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor por në det vijon dallgëzim i ulët.

Parashikimi i Meteoalb

Tabloja AFATMESME: shirat vijojnë gjatë 15-ditëshit të parë të muaji por mbeten prezent deri në fund të tij kryesisht në zonat Qendrore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit mbeten relativisht të larta gjatë gjysmës së parë të muajit Maj por pas dt. 15 maj, mot kryesisht më i freskët.

Bëni si të bëni edhe ca ditë sepse kjo datë e Majit është dita që do fillojnë gjërat të ecin “vaj” Read More »

Del shifra zyrtare sa policë kanë dorëzuar uniformat të trembur nga Vettingu

Së paku 220 efektivë të Policisë së Shtetit kanë refuzuar të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, të procesit të Vettingut. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë se kanë dorëzuar formularin mbi 98 për qind e 11 mijë policëve brenda datës 7 Maj, që ishte afati i fundit. 220 efektivë nuk i dorëzuan formularët ose kërkuan dorëheqjen.

Deri disa ditë përpara mbylljes së procesit, nga Garda e Republikës ishin rreth 20 persona që kishin kërkuar largimin nga radhët e këtij institucioni. Nuk ka të dhëna se sa efektivë kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme.

Por numri i efektivëve që mund të lënë radhët blu, pritet të rritet pasi të nisë verifikimi nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Komisioni me 15 anëtarë do të kontrollojë 300 efektivët me grada të larta policore. Më tej do të verifikohen gradat e mesme, që arrijnë në rreth 2500. Efektivët e rolit bazë që janë rreth 8 mijë do të verifikohen të fundit.

Në formularët e vetëdeklarimit, efektivëve iu duhej të deklaronin nëse kanë qenë bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, përdorues të lëndëve narkotike dhe nëse kanë patur takime me persona të përfishirë në aktivitete kriminale. Vlerësimi në polici pati në fokus të tij tre elementë të rëndësishëm; pasurinë e ligjshme, figurën e pastër të policit dhe aftësitë profesionale. Ligji parashikon si mundësi për t’u rikthyer në radhët e policisë edhe ata punonjës që janë larguar më herët nga strukturat, por më parë duhet të kalojnë Vettingun./Tv Klan

Del shifra zyrtare sa policë kanë dorëzuar uniformat të trembur nga Vettingu Read More »

LSI drejt shfarosjes. Hemoragjia nuk di të ndalet tek partia e Monikës

Tre Administratorë të Njësive Vendore në Bashkinë Memaliaj kanë dhënë dorëheqjen nga LSI dhe kanë njoftuar kalimin te PS.

Partis familjare të Ilir Metës po i vjen fundi, pas dorëheqjes së këshilltarëve Bashkiak pothuajse në të Bashkitë e vendit, së fundi nga gjiri i kësaj partie ka filluar hemoragjia edhe tek Administratorët e Njësive Vendore.

Tre Administratorë të Njësive Vendore në Bashkinë Memaliaj kanë dhënë dorëheqjen nga LSI ditën e sotme dhe kanë njoftuar kalimin te PS.

Më konkretisht janë larguar Mariglen Lamaj, Administratori i Njësisë Administrative Krahës, Arjan Leka Administrator i Njësisë Administrative Buz si dhe Sefer Kanushi Administrator i Njësisë Administrative Luftinje.

LSI drejt shfarosjes. Hemoragjia nuk di të ndalet tek partia e Monikës Read More »