Aurora

“Arrest me burg” për Tahirin, a ka provat e të reja që Prokuroria kërkoi prangosjen e ish-ministrit

Prokuroria për Krimet e Rënda kanë kërkuar sot masën e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Pas kërkesës së organit të akuzës. Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie, për Tahirin.

Mësohet se prokuroria ka treguar gjykatës prova të reja, por sipas informacioneve ende nuk dihet se çfarë provash janë.

Sipas informacioneve mësohet se prova e reja mund të kenë qenë në letër porositë  që mund të kenë ardhur nga Greqia dhe Italia.

Edhe pse ka pasur prova shtesë dhe është kërkuar arresti përsëri gjykata ka aprovuar vetëm masën e sigurisë, arrest shtëpie.

Tahiri vetëm para pak ditësh dorëzoi mandatin e deputeti dhe u shpreh se këtë e bënë për respekt të drejtësisë, dhe që hetimet për të vijojnë deri në fund.

Pas kësaj lëvizje nga Tahiri dhe prokuroria ka nisur lëvizjet e saj dhe tre ditë më vonë ka kërkuar arrestimin e tij.

“Arrest me burg” për Tahirin, a ka provat e të reja që Prokuroria kërkoi prangosjen e ish-ministrit Read More »

E dini pse aeroplanët janë të lyer me ngjyrë të bardhë? Nuk ja u pret mendja

Çdo aviokompani ka logon edhe emrin e saj në bishtin e aeroplanit, por shumica prej tyre janë të lyer me ngjyrë të bardhë.

Pse? Ngjyrat e lehta reflektojnë diellin dhe rrezatimin diellor, derisa aeroplani është duke fluturuar dhe e ndihmon që brenda kabinës të jetë më freskët

“Është njëjtë sikur i vëni trupi krem për ruajtjen e diellit nga rrezet e diellit”, ka deklaruar profesori John Hansman i Aeronautikës dhe Astronautikës.

Më poshtë mund të gjeni të detajuar shpjegimin se ndodh një gjë e tillë”
Pse shumica e aeroplanëve janë të lyer me të bardhë? Kjo nuk është ngjyra e tyre “natyrale”. Kompanitë që prodhojnë aeroplanët shpenzojnë 65 gallon për të lyer një aeroplan. Por pse?

Ekspertët e kanë krahasuar rastin e aeroplanit sikur kur një i ri vendosë të kalojë ditën në plazh, dhe për ta shmangur djegien e lëkurës lyen trupin me krem.

Njëjtë ndodh edhe me të gjithë ne kur veshim bluzë me ngjyrë të zezë trupi jonë do të ndjej më shumë nxehtësinë apo rrezet e diellit, por njëjtë nuk ndihemi nëse e veshim bluzën me ngjyrë të bardhë

E dini pse aeroplanët janë të lyer me ngjyrë të bardhë? Nuk ja u pret mendja Read More »

I kap paniku të gjithë! Mali mbulohet me dëborë në muajin Maj, nuk ka ndodhur ndonjëherë

Një zonë e maleve në Andet e Venezuelës veriperëndimore është mbuluar nga dëbora, një ngjarje e pazakontë për këtë kohë të vitit. Vendorët kanë mbetur të tronditur nga magjia e majit.

Banorët e Meridës, qytet i epokës koloniale në malin Pico El Aguila, po festojnë borën e rënë duke ndarë fotografitë në Twitter. Për shkak të lartësisë së madhe, zona zakonisht mbulohet me dëborë gjatë muajve korrik dhe gusht.

Pika e malit është e vendosur më shumë se 4.000 metra mbi nivelin e detit, ku temperatura mesatare është pesë gradë Celsius.

Në këtë mal ka nivel të ulët të oksigjenit në atmosferë, duke e bërë atë një vend relativisht jo-mikpritës, krahasuar me kryeqytetin e vendit Karakas, i cili ka temperatura mesatare 23 gradë.

Një alpinist i pasionuar udhëtoi për në ujëvarën e ngrirë në Pico Humboldt, maja e dytë më e lartë në Venezuelë, për të rrëmbyer disa fotografi.

Shteti i Meridës, në Venezuelën perëndimore, është pjesë e Cordillera de los Andes, zinxhiri më i gjatë malor në botë.

I kap paniku të gjithë! Mali mbulohet me dëborë në muajin Maj, nuk ka ndodhur ndonjëherë Read More »

Mëshira, bijë bastarde e etërve dinakë! Hidri, i shtati minator që humb jetën në galeritë e Bulqizës

Një 62 vjeçar humbi jetën nën një masiv gurësh në një nga galeritë e nxjerjes së kromit në Bulqizë paraditen e së premtes. Viktima e radhës në minierën e Bulqizës quhet Medi Hidri dhe sipas policisë “ishte duke kontrolluar frontin, (kur) është shembur një masiv shkëmbor i cili i ka shkaktuar vdekjen”.

Policia nuk bëri me dije në njoftimin paraprak, ashtu si edhe në raste të tjera, se cila nga kompanitë e menaxhonte galerinë- nga më shumë se 100 të tilla që operojnë në Bulqizë. Sipas saj, aksidenti ka ndodhur sërish në Zonën D. Policia thotë se “vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet të zbardhen shkaqet”.

Hidri është i shtati minator që humb jetën në galeritë e zonës së Bulqizës brenda 7 muajsh. Ndërkohë, megjithë pretendimet e autoriteteve për hetime, BIRN gjeti në disa shkrime të mëparshme se në shumicën dërrmuese të rasteve, faji u lihej viktimave dhe në pak të tjera kolegëve të tyre minatorë.

Gjatë dekadës së fundit, rreth 300 minatorë kanë humbur jetën në të gjithë vendin si pasojë e aksidenteve në miniera. Por pavarësisht bilancit tragjik të viktimave, asnjë drejtues kompanie nuk është ndjekur penalisht gjatë tre viteve të fundit nga Prokuroria e Dibrës.
Nga informacionet mësohet se kjo galeri administrohet nga Sajmir Mane, i cili në vend që të rrisë standardet e sigurisë shfaqet sikur bën bamirësi.

“Varfëria nuk është natyrore, ajo është e krijuar nga sistemi ku jetojmë i cili na detyron që parajsa e Samirit të jetë ferri jonë. Bamirësia jo vetëm që të varfëron po të çon në mizerje pasi të mbyll gojën për të kërkuar drejtësi me një pako makarona dhe krijon idenë që varfëria po zhduket, ndërkohë që ajo vetëm sa po thellohet.

Sot e vetmja mënyrë që mjerimi të zhduket është ORGANIZIMI, ku të gjithë bashkë t’i marrim privilegjet Samirit dhe t’i kthejmë në të drejta duke ndërtuar një shoqëri ku zhvillimi yt të jetë edhe zhvillimi jonë dhe anasjellta.

Sot në zonën D të minierës së Bulqizës është vrarë në punë minatori Medi Hidri. Kjo është fytyra e vërtetë e kapitalizmit dhe jo kjo foto.
Mëshira, bijë bastarde e etërve dinakë!”, shkruan aktivisti Kristjan Zoto.

Mëshira, bijë bastarde e etërve dinakë! Hidri, i shtati minator që humb jetën në galeritë e Bulqizës Read More »

E panjohura e grupit të Kananit, “Eskobari nr.2” që kishte klientë yjet e showbis-it: si funksiononte rrjeti dhe lidhjet me politikën

Një rrjet perfekt që funksiononte nga Shkodra në Sarandë, me degë thuajse në çdo bashki të vetën dhe me “konsullata në Itali, Gjermani, Belgjikë, Hollandë dhe mbi të gjitha në ishujt grekë, nga ku bëhej lidhje me celulat në resortet turistike turke të Marmarisit dhe Bodrumit.

Grupi i Met Kananit, i mbiquajturi “Escobari nr.2” dhe për të cilin ambasadori amerikan Donald Lu tha që në fillim që është një “peshk i madh”, tashmë është i shthurrur totalisht.

Janë kapur kapitenët kryesorë, shefat e regjimenteve që blenin hashashin, heroinën dhe kokainën dhe e shpërndanin sipas porosive të “pikave të shitjes me pakicë”.

Grupi i Met Kananit është një prej bandave më të rrezikshme dhe klientela e saj ka qenë ajo e “klasit të parë”. Që do të thotë: droga shitej për piacën e lartë të miliarderëve dhe yjeve që frekuentonin resortet superluksoze të rivierës turke të Bodrumit, ishujve grekë të Egjeut dhe natyrisht miliarderëve në qytetet kryesore të Europës.

Një rrjet perfekt që pë disa vite i solli këtij grupi një fitim gjigandesk, shifrat e të cilit mbahen sekret, pasi në llogaritë e fshehura dhe në investimet e kryera fshihen “peshq edhe më të mëdhenj”.

Një burim diplomatik bën të ditur se DEA amerikane ka arritur të interceptojë biseda shumë të fuqishme me njerëz me pushtet në Shqipëri, madje edhe në politikën e lartë.

Por këto janë pjesa tjetër e hetimit pas shkatërrimit të grupit, i cili ndodhi me arrestimet e djeshme, ku falë zbërthimit të të arrestuarve në Turqi, janë kapur të gjithë krerët e “zyrave” të një prej bandave më të fuqishme të trafikut të drogës në Shqipëri.

Përveç Fierit, aty ku grupi ka qendrën më të madhe, rrjeti i Kananit ishte i shtrirë në të gjithë jugun si Vlorë, Sarandë Gjirokastër, Korçë etj., si dhe në Shkodër në veri, e në Tiranë e Kavajë në Shqipërinë e Mesme.

Grupi i Met Kananit është njohur në mjediset e trafiqeve si “furnitori me bar”, heroinë dhe kokainë, i yjeve të kinematogafisë, muzikantëve të rock-ut, biznesmenëve të nivelit të lartë, e mbi të gjitha modeleve, rrjetit të modës dhe industrisë gjigande dhe fitimprurëse të eventeve.

Në fund, të paktën deri tani ata që ideuan dhe morën pjesë në operacion theksojnë se kanë arritur sukses pasi kanë dorëzuar në duart e prokurorëve prova që nuk e nxjerr më nga burgu bandën e Kananit.

Ajo që pritet në fazën e dytë është sekuestrimi dhe gjetja e pasurive të investuara e të fshehura.

Burime nga një agjenci ligjzbatuese bëri të ditur se edhe për këtë fazë është zbuluar gjithçka. Pritet vetëm zbatimi në ditët e ardhshme. /tesheshi.com/

E panjohura e grupit të Kananit, “Eskobari nr.2” që kishte klientë yjet e showbis-it: si funksiononte rrjeti dhe lidhjet me politikën Read More »

Kini shumë kujdes në jeni “rrugëve” sot! Pasditja rrezik i madh për këto zona

Kthjellime e vranësira kalimtare do ketë veriu dhe pjesërisht zonat qendrore, ndërsa vranësira më të shpeshta dhe shira sjell mesdita në zonat jugore.

Edhe pasditja vijon me rrebeshe shiu në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër, por shira të izoluar do të ketë në veri, ndërsa thuajse pa shira i gjithë bregdeti.

Priten reshje të dobëta në të gjithë territorin por ato do të jenë lokalisht mesatare në qarqet Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë ndërsa ekstremumet luhaten nga 9 në 27 gradë celcius.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 26 °C

në vendet e ulëta: 14 / 28 °C

në vendet malore: 9 / 22 °C

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 23km/h nga perëndimi ndërsa në det krijohet dallgëzimi i ulët.

Kini shumë kujdes në jeni “rrugëve” sot! Pasditja rrezik i madh për këto zona Read More »

Takimit me banorët e Orikumit, në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam” (Foto)

Gjatë takimit me banorët e Orikumit, në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”.

Takimi me banore te Orikumit Min. D. Gjiknuri i shoqeruar nga deputet e Vlores, prefekti Mamaj dhe Kreu i Bashkise Leli …

Ja disa foto te bera gjate takimit …

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Takimit me banorët e Orikumit, në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam” (Foto) Read More »