Aurora

Ish ministrja shqiptare shpërthen në lot në emision live, i sjellin në studio kujtimet e…

Nëse nuk e keni parë ndonjëherë të përlotet ish ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin, eshte rasti te mos e humbisni kete moment. Edhe pse ajo njihet si nje grua e forte, per shkak te asaj qe shfaq ne daljet publike, si nje femer, ose me sakte si cdo njeri ne kete bote, edhe ajo ka dobesite e saj.

E ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, ku ndryshe nga herë të tjera foli për jetën private, gjatë emisionit politikanes i rikujtuan faqen e parë të ditarit të të atit, i cili e kishte shkruar ditën e parë që ajo kishte lindur.

Fjalët e tij kanë prekur Kodhelin e cila e emocionuar dhe me zërin që i dridhej nuk mundi t’i mbajë dot lotët.

“Kujto, gjithmonë kujto se jeta është një luftë në të cilën fiton herët a vonë ai që është i ndershëm, i drejtë dhe punëtor”, këto ishin fjalët me të cilat babai i politikanes mbyllte faqen e parë të ditarit kushtuar të bijës.

“Babai im ishte një djalë shumë vizionar dhe mendjehapur edhe pse jetonte në një epokë të vështirë. Unë kam patur një lidhje shumë të veçantë me të edhe ajo gjë që s’mund të kaloj pa u vënë re është ajo që ai thotë në fund: “Kujto, gjithmonë kujto se jeta është një luftë në të cilën fiton herët a vonë ai që është i ndershëm i drejtë dhe punëtor”. Kjo është edukata që familja më ka dhënë. Kërkoj ndjesë për prekjen, por ai është larguar herët nga jeta dhe nuk mund të mos mallëngjehem sa herë bëhet fjalë për të. Ai është larguar në moshën 54-vjeçare, në atë kohë unë e kam patur djalin 4 muajsh dhe ai sot është 28 vjeç. Edhe pse nuk është më, ai rri tek unë çdo ditë, fle tek unë çdo ditë dhe më korrigjon kur gaboj dhe është gjithmonë drita jeshile në tunelin ku unë futem. Ai është drita ime dhe ka ndikuar në shumëçka unë jam.

Edukata që më kanë dhënë ma ka bërë më të thjeshtë jetën dhe karrierën dhe më duhet të jem falënderuese deri në vdekje atij dhe mamasë time”, tha Kodheli.

Ish ministrja shqiptare shpërthen në lot në emision live, i sjellin në studio kujtimet e… Read More »

Edi Rama ‘shpërblen’ me post drejtori djalin e ish kryeministrit

Edi Rama “shpërblen” paraardhësin e tij në PS Fatos Nano duke i emëruar të birin, Sokol Nano, drejtor.

Të gjithë u befasuan kur ish-lideri i së majtës Fatos Nano u shfaq më 9 tetor të 2017-ës krah kryeministrit Edi Rama në Shkodër.

Përkundrejt gjithçkaje që flitet e shkruhej për marrëdhëniet e ndera mes tyre, si për të përgënjeshtruar gjithçka, Nano dhe Rama panë ndeshjen e asaj nate Shqipëri-Itali në stadiumin “Loro Boriçi” nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dhe duket se “shpërblimi i madh” ka ardhur nga kryeministri Rama i cili e ka përmendur vazhdimisht Nanon edhe nga foltorja e Kuvendit si një nga figurat e papërsëritshme në PS.

Djali i Fatos Nanos, Sokol Nano, i cili njihet edhe si pronar i një prej club-eve me famë në kryeqytet është emëruar drejtor ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, (AIDA).

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) që nga dita e sotme ka një titullar të ri.  Mësohet se Nano para dy javësh kishte fituar konkursin për nivelin e administratës civile TND (Trupi i nivelit të lartë drejtues).

Objektivat kryesore të AIDA-s janë tërheqja e investimeve të huaja, rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.

Më herët, këtë post të rëndësishëm e ka mbajtur Brisida Shehaj e cila tanimë është emëruar në krye të agjencisë së Task-Forcës së Bregdetit.

Sokol Nano është djali i Fatos e Rexhina Nanos, i lakuar jo pak mediatikisht, jo vetëm si biznesmen por edhe për jetën e tij private.

Sokol Nano

Edi Rama ‘shpërblen’ me post drejtori djalin e ish kryeministrit Read More »

Ditmir Bushati: Asnjë homolog s’më ka thënë gjë për Tahirin

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka folur në një intervistë  në News24 pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për Shqipërinë. Bushati tha se e sheh këtë rekomandim si angazhim të gjitha institucioneve shqiptare. Ai theksoi se është e rëndësishme që të gjithë aktorët politikë të jenë të bashkuar.

Lidhur me çështjen “Tahiri”, Bushati deklaron se asnjë ministër i jashtëm i vendeve të BE nuk i shprehur rezerva për këtë çështje.

Çfarë fitojnë shqiptarët nga rekomandimi?
Kjo është një pyetje e drejtë. KE ka bërë një rekomandim të qartë për sa i përket fillimit të bisedimeve. Një rekomandim që i shkon vendeve anëtare dhe KE ka konfirmuar arritjet që ka Shqipëria sidomos 2 vitet e fundit. Ka evidentuar krahas arritjeve fushat ku nevojiten më shumë punë dhe më shumë reforma. Siç e tha dhe dje Mogherini krahas rekomandimit dhe gëzimit për këtë rekomandim, fjalët kyçe mbeten thellimi i mëtejshëm i reformave dhe mbajtja e ritmit të reformave. Së pari është e rëndësishme që të gjithë aktorët politikë të jenë sa më të bashkuar për të korrur fryte të mëtejshme në këtë proces.
Rekomandimi meritë e kujt është?
Është shprehje e angazhimit të qartë të institucioneve shqiptare. Është gabim t’i ndajmë etapat e vendit në integrimin europian, apo euroatlantik. Janë teza shumë të vjetra e arkaike.

Ju thoni që momentet që është zgjatur kaq shumë..vonesën ja atribuoni fajin të gjitha qeverive?
Udhëtimi i Shqipërisë drejt BE-së ka filluar në 1991. Pikënisja nuk ka qenë e njëjtë me vende të Europës Qendrore, por sot për sot Shqipëria është vendi që është transformuar më shumë…
Maqedonia ka disa vite që merr rekomandimin për nisjen e bisedimeve. Në 2-3 vitet e fundit për shkak të krizës, rekomandimi u bë i kushtëzuar. Për Shqipërinë rruga ka qenë e gjatë, krahasuar me potencialin që ka Shqipëria. Shqipëria ka aplikuar në 2009 dhe vetëm në 2018 kemi një rekomandim të qartë. Janë 9 vite ku nuk është humbur shumë kohë.

Pse mendoni se qeveria po justifikohet me zotin Basha në Berlin, i ruheni një përgjigje negative në qershor?
Nuk e di se nga buron ky opinion i juaji. Kryeministri ka qenë konsistent për këtë çështje. Duke e konsideruar si një kurorëzim i një pune të madhe në vite.

Ju ishit pjesë e delegacionit ku ishte edhe Mogherini, pati ndonjë gjë që nuk u tha për mediat nga takimi?

Ju po kërkoni gjëra qw nuk janw thwnw? Rruga është shumë e qartë për Shqipërinë dhe nuk jam optimist që klasa politike mos përsërisë gabimet e të shkuarës. Mënyra si e ka lexuar PD këtë moment historik nuk më ka lënë një shije të mirë. Vijimi i sherrit sot në kuvend është një sinjal për të tensionuar situatën. Sot për sot situata në BE nuk është një mjedis i përshtatshëm.

Deklaratat e deputetit gjerman si i komentoni?

Është normale që për sistemet e demokracive liberale deputetë të ndryshëm të kenë qasje të ndryshme.

Keni nisur konsultimet me homologët tuaj, pasi tashmë Shqipëria do ndezë motorët pwr rrugwn e integrimit?

Shqipëria ka kohë që i ka ndezur motorët. Javës tjetër ne do jemi nw Gjermnai dhe në axhende kemi takim edhe me Merkel. E njëjta gjë do bëhet edhe me Francën.

Mund të digjemi nëse Gjermania nuk fut në axhendë Shqipërinë?

Ne na takon të mbajmë ritmin e reformave. Qeveria gjermane kërkon mbështetje për një vendimmarrje nga budestagu gjerman.

Për rastin Tahiri çfarë mund të thoni mendoni se është problematikë nga vendet e BE?

Ka pasur raste kur deputetë të mazhorancës edhe këtu kanë votuar ndryshe. Nuk është fundi botës që ne në 6 muajt që vijnë do dëgjojmë deklarime të ndryshme nga deputetë të ndryshme për këtë çështje. Asnjë homolog s’më ka thënë asgjë për këtë çështje. Shqipëria ka institucionet e saj dhe deputeti Tahiri është në hetim dhe po kryhen hetimet. Është kërkuar ndihmë edhe nga vendet anëtare te BE. Tahiri prezumohet i pafajshëm deri tani përderisa gjykata nuk ka thënë fjalën përfundimtare. Disa deputetë i ikën drejtësise me raporte mjekësore.

Tahiri e shpëtoi sot mandatin duke ardhur në Kuvend pas 6 muajsh. Ishte një mburojë kjo nga Tahiri?

Unë nuk jam Maks Haxhia, pra avokati i Tahirit. Unë di që edhe prokuroria ka kërkuar mbështetje nga prokuroritë e vendeve të BE. Është në interes të kësaj mazhorance që të ketë një hetim korrekt për këtë çështje.

Nëse në qershor nuk arrihet një përgjigje pozitive nga KE për hapjen e negociatave, rrezikon vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme?

Ne kemi një vendimmarrje dhe program pune në të 12 qarqet dhe për çdo parti politike kjo nuk ka lidhje me këtë proces që po diskutojmë. Të gjitha energjitë tona duhet të jenë të fokusuara tek këto detyra. Zgjedhjet nuk kanë arsye pse të ndodhin sot sepse ne kemi një mazhorancë solide dhe po punojmë për reformat.

Ditmir Bushati: Asnjë homolog s’më ka thënë gjë për Tahirin Read More »

Vasili “zemërplasur” komenton shpartallimin e LSI-së: S’na bëhet vonë, janë pre e meskiniteve të vogla

Ndërkohë që Monika Kryemadhi po mundohet herë duke qarë e herë duke bërtitur që t’i mbushë mendjen popullit që të dalë në protestë, nga ana tjetër po i avullojnë deputetët duke e braktisur LSI.

Sot, opozita braktisi sërish seancën e Kuvendit, një ditë pasi Federica Mogherini i solli Tiranës lajmin e mirë të hapjes së negociatave me BE-në. Por duket se bojkoti ka brenda një tjetër bojkot.

Kësaj nisme nuk i është bashkuar një deputet i LSI-së. Deputeti i Monikës, Robert Bitri, ishte i vemti nga radhët e partisë së Monika Kryemadhit që nuk është larguar.

I pyetur nga mediat, Bitri tha se nuk e ka frikën e vendimit të grupit të LSI, nëse e përjashtojnë, por kjo nuk do të thotë se ai do të kalojë me PS.

Duke komentuar këto largime, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i pranishëm sot në studion e “News 24” tha se për personat që sipas tij janë pre e meskiniteve të vogla, janë më mirë larg partisë

“Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë njeri që nuk ka më motive të militojë në një forcë politike me një ritëm të tillë si është LSI, ata që kanë ritme të tilla dhe janë pre e meskiniteve të vogla janë një lajm i mirë të mos jenë në një forcë që ka tjetër standard politik”- tha ai.

Vasili “zemërplasur” komenton shpartallimin e LSI-së: S’na bëhet vonë, janë pre e meskiniteve të vogla Read More »

Skandali/ Kaos dhe korrupsion për patentat, shifrat që paguhen nën dorë

Ashtu sikurse është denoncuar edhe më parë situata e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me kartonin e lejes së drejtimit vijon të jetë e njëjtë.

Prej rreth katër muajsh shqiptarët e kanë të pamundur pajisjen me patenta dhe të vetmit që mund ta marrin kartonin janë ata që paguajnë rreth 100 apo 200 euro nën dorë, dhe zakonisht janë vetë autoshkollat dhe drejtuesit e tyre që shërbejnë si sekserë mes kursantëve dhe DPSHTRR.

Në fund të vitit 2017, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor shpalli një tender, me vlerë 420 milionë lekë për pajisjen e qytetarëve me kartonin e lejes së drejtimit të automjetit.

Ndërsa me 22 janar 2018, është caktuar kompania fituese te cilës i jepet e drejta për të shtypur 150 mijë leje drejtimi, sipas kritereve te reja të vendosura nga autoritetet përkatëse.

Edhe pse tashmë ka kaluar më shumë se gjysma e muajit prill, situata vijon të jetë e njëjtë, shqiptarët ende nuk e kanë të mundur pajisjen me kartonin e lejes së drejtimit të automjetit.

Burime zyrtare nga DPSHTRR i thanë CNA.al se shkak për këtë është bërë procedura. Tenderi pasi ka përfunduar ka shkuar në hallka gjyqësore dhe sot për shkak të procedurës dhe përplasjeve shqiptaret kanë ngelur pa patenta.

Procedura është problem teknik, por pse duhet që shqiptarët të vuajnë për shkak të përplasjeve të qeverisë dhe proceduarave.

Kujtojmë këtu se problemi është edhe më shqetësues për emigrantët shqiptarë, të cilët nuk e kanë luksin të presin që qeveria të zgjidhë “hallet” e saj përpara këtij shqetësimi tepër serioz të qytetarëve.

Skandali/ Kaos dhe korrupsion për patentat, shifrat që paguhen nën dorë Read More »

Gjermania kërkon punëtorë !

Punëdhënësi më i madh gjerman, aeroporti Fraport, ka njoftuar se punëtorëve të interesuar u ofron pagë vjetore midis 25 mijë dhe 30 mijë euro, shkruajnë mediet gjermane.

Punëtorët megjithatë do të duhej të kenë njohuri të gjuhëve gjermane dhe angleze, ku përpos punëtorëve të kualifikuar do të punësojnë edhe punëtorë të pakualifikuar.

Aeroporti i Frankfurtit i ka 81 mijë të punësuar, megjithatë ka ende mungesë të fuqisë punëtore, , transmeton portali “Zeri.info”.

Përpos pagës deri në 30 mijë euro, punëtorëve u ofrohet edhe banim i lirë që nuk do të kushtoj më shumë se 350 euro në muaj.

Gjermania kërkon punëtorë ! Read More »

Gazetari ‘shuplakë’ Fahri Balliut: Ta kemi bërë hallall që ishe komunist i Ramizit, por për djalin na e ke borxh

Gazetari Edmond Muhametaj, ka shpërthyer ndaj ish-gazetarit të “Zërit të Popullit” tashmë botues i gazetës “55”, Fahri Balliu.

Me anë të një postimi rrjetet sociale, teksa poston një foto të Fahri Balliut përkrah Ramiz Alisë, shkruan:

“Ky plehu ketu eshte Fahri Balliu . I beri fresk socializmit, tani jep ‘leksione ‘mbi demokracine . Te gjitha keto ti kemi bere hallall .

Nje gje nuk ta falim . T’et bir qe na i fute ne parlament !!!! Kete ja ke borxh te madh popullit.”

Gazetari ‘shuplakë’ Fahri Balliut: Ta kemi bërë hallall që ishe komunist i Ramizit, por për djalin na e ke borxh Read More »

Mesazhet e koduara ndaj Kryeministrit/ Reagon sërish Tahiri: Rama s’më intereson, ia them në sy…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se ende nuk i ka dalë inati me Edi Ramën pas vendimit për ta përjashtuar nga PS. Tahiri pas publikimit të lajmeve të shumta se deklarata e tij ishte mesazh i koduar për Ramën, ka reaguar në Facebook duke thënë se, nuk i intereson Rama por e vërteta dhe drejtësia.

Reagimi i Tahirit ne FACEBOOK:

Kur gjyqin moral ta ben djalli…keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet. Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament. Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine. Kete rruge do ndjek me durim.

Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte. Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.E nuk do ndalem!

Mesazhet e koduara ndaj Kryeministrit/ Reagon sërish Tahiri: Rama s’më intereson, ia them në sy… Read More »