Aurora

Halli i madh i Saliut: Krimet njerëzore, ekonomike dhe kombëtare që do të fundosin familjen Berisha

Krimet njerëzore, ekonomike dhe kombëtare që do të fundosin familjen Berisha

21 Janari

21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria Berisha vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor.

Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

Gërdeci

Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona.

Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Shitja e detit Greqisë

Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.

Skandali me rrugën Durrës-Kukës

9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

52 hidrocentrale në duart e klanit familjes

Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.

Trafiku i armëve

18 Korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.

Lejimi i Lazaratit

Sali Berisha ka pranuar se vendimi për të lejuar kultivimin e drogës në Lazarat ka qenë politik. Në këtë akt kriminal Sali Berisha ka përfshirë edhe të gjithë ish-ministrat e Brendshëm që nga Lulzim Basha, Bujar Nishani dhe Flamur Noka.

9 vendime për Samir Manen

Qeveria e Sali Berishës mund të konsiderohet si një satelit i biznesmenit të njohur Samir Mane. Kjo qeveria ka marrë të paktën 9 vendime për interesa të Samir Manes. Ky njeri shfaqet ku do; tek minierat, plazhet, borxhet, elktroshtëpiaket, supermaketet, qendrat tregtare, ndërtimi i pallateve, tenderat e autobusëve, ngjyrosja e naftës, pullat fiskale etj., thua se nuk ka mbetur tjetër për t’i ofruar shërbime shtetit shqiptar. 

20 ligje klienteliste

Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.

Skandali me ngjyrosjen e karburanteve

Kompania koncesionare e Samir Manes”Global Fluids” fitoi monopolin e ngjyrosjes së karburanteve, me një investim total vetëm 4 milionë euro. Nga ky koncesion, kjo kompani do të përfitojë 200 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare.

Shitja e Albtelekomit

Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

Shpërblimi i Jean Paul Carteron

Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen.

Fahri Balliu

15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

Ligji i gjobave

Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.

Skandali me shkollën e Korçës

Qershor 2007: Del skandali i shkollës “Omiros” në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

Dosja e “Argita Berishës”

Ka një dosje për Argita Bersihën. Studioja ligjore e saj është fshirë nga regjistri kombëtar pas dyshimeve për evazion fiskal. Vajza e Berishës nuk deklaroi llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bëri ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si “shërbim konsulence dhe avokatie”, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.

Skandali i MEICO-s

28 Mars 2008: Publikohet artikulli i New York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin.

Zhdukja e Kosta Trebickës

13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita

5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.

Lidhjet me Fazlliç

12 Maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj.

Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”

29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

Vjedhja e pronave

Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.

Përgjimet

Për 27 muaj me radhë, Sali Berisha urdhëroi përgjimin e ambasadorëve të huaj në Tiranë dhe të opozitës. Përgjimet u realizuan nga Shërimi Informativ i Ushtrisë. Kuvendi sabotoi çdo nismë të opozitës për kontrollin e SHIU.

Zonja 3 milionë euro

Vajza e Sali Berishës, Argita Berisha, i kërkoi biznesmenit pakistanez, Zafar Ansar 3 milionë euro ryshfet për një investim në Shqipëri prej 100 milionë eurosh. Skandali u denoncua nga vetë biznesmeni, por Berisha nuk dha asnjëherë përgjigje për këtë çështje.

Klubi Partizani

Dhëndri i kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, përvetësoi ish-klubin Partizani, edhe pse gjyshi i tij e kishte shitur një herë pronën në kohën e pushtimit të Italisë. Në këtë skandal u përfshi edhe Arben Imami./Gjurma.info

Foto: Karikatura Isa

Halli i madh i Saliut: Krimet njerëzore, ekonomike dhe kombëtare që do të fundosin familjen Berisha Read More »

Edi Rama kërcënon Xenin, Llallën dhe Metën: Do futeni në burg! S’ka më

Numri një i qeverisë, Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit ka kërcënuar hapur Ilir Metën, Adriatik Llallën dhe Shkëlzen Berishën duke thënë se do të shkojnë në burg.

Pas hapjes së negociatave, Rama duket i vnedosur që të zbatojë deri në fund Reformën në Drejtësi, si kusht i vetëm për Shqipërinë drejt Evropës.

Sipas tij ky proces jo vetëm që do të pastrojë gjyqësorin dhe prokurorinë, por do të çojë para drejtësisë edhe ata që kanë hesape për të larë me të.

Sipas tij faza e re e vetingut kërkon që jo vetëm sistemi të pastrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por të veprojë si një sistem i pastër ndaj kujtdo që ka hesape për të larë me drejtësinë.

Edhe pse Rama nuk përmendi emir, dihet se Ilir Meta do të ketë probleme me drejtësinë për shkak të raportit të Freedom House ku tha se Meta si President ishte gabimi më i madh i Shqipërisë pasi është njëriu më i korruptuar në vend.

Adriatik Llalla, zari i Ilirit, është i pari që do të përfundojë në pranga për shkak të dosjeve që ka mbyllur duke favorizuar krimin.

Shkëlzen Berisha ka një llogari të hapur me drejtësinë që i ka kushtuar plot 400 mln euro shtetit shqiptar, skandali i CEZ-DIA.

Edi Rama kërcënon Xenin, Llallën dhe Metën: Do futeni në burg! S’ka më Read More »

Arrestim? Tahiri “pushton” ekranet: E sigurt është që nuk do të lejoj të më ndodhi

Pasi foli ne emisionin “Opinion” ne Tv Klan, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shfaq në një tjeter lidhje telefonike për “360 Gradë” në Ora News, ku u pyet nëse i trembet ndonjë arrestimi për llogari të integrimit, duke deklaruar se nuk do ta lejonte këtë, por pa dhënë sqarime të tjera.

Myftaraj: Ju jeni jurist dhe e dini që politikanët e nivelit të lartë futen në burg me teorema politike. Mos ndoshta me rekomandimin për negociatat duhet arrestime ekselente.

Tahiri: Nuk shoh asnjë rrezik. E para nuk arrij ta konceptoj si mund të ketë një zgjidhje me “koka turku” dhe as që më duket se Shqipëria shkon gjëkundi me historinë e kokave të turkut. Ky është një hesap tjetër. E sigurt është që nuk do të lejoj të më ndodhi mua një gjë e tillë dhe jam i dedikuar vetëm për të vërtetën. Nuk besoj që është e kollajtë të bëhet kush edhe unë jo e jo, kokë turku.

Zheji: Cili është instrumenti?

Tahiri: Sepse besoj tek e vërteta ime dhe pse besoj se do t’i shkoj deri në fund. Këto të tjerat me koka turku, jo llogari politike që të blihet integrimi me mua, nuk i besoj dhe jam i qetë.

Dyrnjaja: Kë keni parasysh kur thatë se nuk do të lejoni bir nëne dhe bir kurve…

Tahiri: Për t’i shkuar deri në fund të vërtetës dhe për të mos u ndalur përpara asgjëje.

Arrestim? Tahiri “pushton” ekranet: E sigurt është që nuk do të lejoj të më ndodhi Read More »

Mesazhe të koduara për Ramën? Tahiri flet edhe për News24: Kur të kem di si t’i bëj

Ka vendosur të flasë për të gjithë, pas një heshtjeje jo pak të shkurtër. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndërhyrë sonte në emisionin “Studio e Hapur” në News24 për të folur për reagimet ndaj deklaratës të tij (“Se besoj se do ketë dhe bir kurve që të më ndalojë për të bërë drejtësi”) si në media ashtu edhe nga politika. Ai tha se nuk ka çuar mesazhe të koduara dhe nëse do ketë nevojë të çojë mesazhe do t’i çojë drejtpërdrejt.

Lidhur me deklaratën e Ramës se është rritur nën hijen e tij, Tahiri tha se është privilegj për të që ka punuar me Ramën.

Cili është imprsioni që keni nga reagimi i mediave sot dhe interpretimin e tyre për praninë tuaj në Kuvend?
Ju deformoni. S’bëj mesazhe të koduara, i çoj drejtpërdrejtë.

E keni fjalën që ne po deformojmë, nuk ishte mesazh i koduar?
Jo aspak, unë kur kam për të çuar mesazhe e çoj në mënyrë të drejtpërdrejt skam nevojë për kode.

Unë nuk besoj që autorësinë e fjalorit të gjuhës shqipe mund ta mbajë një nga ne. Është një shprehje dhe vetëm kaq. Përpjekja jo vetëm e juaj për t’i dhënë nuanca mistike është e tepruar.

Po thoni që nuk keni mesazh për askënd?
Kur ta kem di si ta bëj. S’kam nevojë për mesazhe të koduara.

Pra edhe mund ta keni?
Unë tu përgjigja. Ky nuk ishte rasti,.

Rama tha që më vjen për të qeshur, thotë që jeni rritur nën hijen e tij. Keni një koment?
Jo, s’kam asnjë koment.

E pranoni që jeni rritur nën hijen e Edi Ramës?
Sigurisht që kam punuar me të dhe s’kam arsye ta mohoj. Nëse kjo quhet se jam rritur nën hijen e tij apo në rrezen e diellit… Për mua është privilegj që kam punuar me të.

Keni frikë nga arrestimi?
Kam frikë vetëm nga gënjeshtra dhe jo e vërteta.

Kurban i negociatave?
Nuk më shqetëson kjo. Nuk besoj që kjo është edhe e mundur të ndodhë.
Unë di të vërtetën time dhe jam i përkushtuar për të vërtetën time. Rrethanat e tjera janë të parëndësishme.

Do ktheheni në politikë?
Nuk kam ikur.

Mesazhe të koduara për Ramën? Tahiri flet edhe për News24: Kur të kem di si t’i bëj Read More »

Manjani: Ekspertët e BE bënë spektakël me Kushtetutën tonë

Në raportin ku rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, Komisioni Europian rendit reformën në drejtësi, e sidomos procesin e vettingut si një ndër hapat më të vlerësuar për ecurinë e vendit.

Por, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e vë në mëdyshje këtë.

“Ne nuk kemi bërë reformë, por spektakël në drejtësi, sepse Kushtetutën që kemi ne sot në fuqi nuk ka shtet ta ketë në rruzullin tokësor dhe e kemi bërë sepse kështu e donin ekspertët e BE dhe ata që duhet ta votonin u kërcënuam dhe u bë kjo që është reforma”, deklaroi ai.

“Unë kam dyshimet e mia, sepse vetingu sapo ka filluar. Unë jam skeptik, sepse vetingu nuk ishte paraparë të ishte një ILDKP e dytë. Vetingu duhet të analizojë integritetin, profesionalizmin, çfarë vendimi është dhënë dhe pastaj çfarë pasurie ke. Këta merren me pasurinë direkt dhe kjo ndodh në një vend, ku vetëm në vitin 2004 ka hyrë kultura e Bankës, pra informalitet total”, vijoi Manjani.

Manjani: Ekspertët e BE bënë spektakël me Kushtetutën tonë Read More »

“A e ke pas të qartë detyrën”, Tahiri nxehet me analistin: Mund të ta sqarojë Grida

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon të jetë një nga politikanët dhe njerëzit më të përfolur të momentit për shkak të akuzave të ngritura nga prokuroria ndaj tij se ka bashkëpunuar me një grup trafikantësh droge. Deklaratat e bëra sot pas seancës nga ana e tij, e kanë rindezur edhe një herë debatin duke e vënë në shënjestër.

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinioni’ ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ndërhyrë në studio nëpërmjet një lidhje telefonike.
Teksa ka folur për rikthimin e tij në Parlament, Tahiri ka pasur një përplasje me pedagogun dhe analistin Mark Marku.

Marku i është drejtuar Tahirit me pyetjen: A e di ti punën e Ministrit dhe pse e ke lejuar kanabizimin e vendit, pas kësaj pyetje Tahiri duket se ka shpërthyer.

Më poshtë debati i plotë:
Marku: A e ke pas të qartë detyrën si Ministër Rendi?
Tahiri: Mund të ta sqaroj Grida se sa mirë e kam pasur parasysh detyrën.
Marku: Grida mund të ta shpjegoj ty, se e ke drejtpërdrejtë. Unë po them që, a është detyra e një ministri Rendit që të mbillet gjithë vendi me kanabis? A është detyra që komisarët dhe punonjësit kanë marrë pjesë në kultivim?
Tahiri: Ku e ke parë ti që janë përfshirë punonjësit? Unë detyrën time e kam shumë të qartë. Unë parimet e mija i kam të drejta. Unë nuk jam si ti që i fshihesh të vërtetës, unë i bie drejtpërdrejtë.

Në fund ka ndërhyrë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i cili i është drejtuar Tahirit që është duke intimiduar të ftuarit dhe është shumë i nxehur.

“A e ke pas të qartë detyrën”, Tahiri nxehet me analistin: Mund të ta sqarojë Grida Read More »

Rama për kërkesën e arrestimit të Tahirit: Presion mua nuk më bën dot njeri

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot deklaratat e opozitës së kancelari të huaja i kanë kërkuar kreut të qeverisë arrestimin e Saimir Tahirit.

Rama u shpreh se “presion mua në shqip apo anglisht nuk më bën dot njeri”, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur një kërkesë të tillë.

Ai shtoi se në takime i kanë kërkuar sqarime për atë që ka ndodhur, por nuk ka pasur asnjë kërkesë. “Ka të huaj që janë interesuar për të kuptuar si qëndron çështja, por jo kërkesë”,- tha Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka folur në sot emisionin “Real Story” për votimin e qeverive të BE në qershor për hapjen e negociatave me Shqipërisë.

Kryeministri tha se deri sa të gjitha vendet të thonë “Po” duhet marrë në konsideratë dhe mundësia që të mos çelen negociatat.

Ai hodhi poshtë zërat se Franca është kundër integrimit të Shqipërisë. “Franca do të jetë në krahun tonë. Gjermania, forca e gravitetit. Nuk duhet te ngatërrojmë qeveritë me individët”,- tha Kryeministri.

Në hyrje të intervistës, Balla u kujtoi Edi Ramës, se 20 vite më parë kur ai hynte në politikë ishte Fatos Nano që premtoi se do ta çonte vendin në BE.

“Ky rekomandim është kërkuar në vite dhe mund të kishte qenë shumë më i shpejtë. Shqipëria mund të kishte përparuar shumë më tepër se të tjerët.  Me që e përmende Fatos Nanon duhet thënë se dhe ai ka kontribut për këtë proces”,- tha Edi Rama.

 

Rama për kërkesën e arrestimit të Tahirit: Presion mua nuk më bën dot njeri Read More »

Ngjela: Reforma në drejtësi është për eliminimin e njerëzve në pushtet, ja ‘peshqit’ e mëdhenj

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, avokati Spartak Ngjela tha se reforma në drejtësi është për eliminimin e atyre qe janë në pushtet. Duke folur për temën e emisionit “kush do bëhet kurban për negociatat”, Spartak Ngjela u shpreh se peshk i madh është Sali Berisha, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Kjo është një reformë që drejtohet nga Washingtoni. Rama kërkon t’i japë mundësi palës tjetër të bëjë politikë. Ka progres në reformën në drejtësi. Analiza ime politike është që BE nuk e pranon këtë klasë politike me frymën që kanë. Kjo nuk është ‘kurban’, nuk është sakrificë. Kjo është drejtësi e re. I shqetësuar është Saliu për hapjen e negociatave.

Njeriu i shqetësuar e humbet ekuilibrin mendor. Ambasadori Lu ka kërkuar ‘peshq’ të mëdhenj, por ai e di çfarë ka kapur rrjeta. Reforma në drejtësi është e gjitha për eliminimin e atyre që janë në pushtet. Vetting nuk do të thotë ‘kurban’, deri në maj do ketë akuza. Peshk i madh quhet Saliu, Rama dhe Basha”- tha Ngjela.

Ngjela: Reforma në drejtësi është për eliminimin e njerëzve në pushtet, ja ‘peshqit’ e mëdhenj Read More »